Dua nje Grua Objekt

Cruel_Intentions

Primus registratum
Dua nje Grua Objekt

Artikullin me posht e lexova ne gazeten Klan dhe mu duk interesante te dija mendimin tuaj.

Teza me e perhapur nder keto ankime: tridhjetevjecaret beqare jane te ftohta dhe egoiste, meendojne gjithmone vetem per karrieren e tyre, per veshjet firmato apo per te gjitha trillet femerore. Pa pasur deshire te perfshihen ne lidhje serioze.

Morali: Gruaja objekt pelqehet ende. Jo rastesisht, televizioni e deshmon kete me se miri. Kete e ka treguar ne Itali per shembull nje sondazh i organizuar nga Media Hook, me maskilistja ne Evrope: ka nje bollek velinash, ndersa prezantuesit jane gjithmone shemtaraqe te moshes se mesme. Asgje nuk ka ndryshuar? Nuk duhet te habitemi: mashkulli eshte pertac, i ngadalte, qe u reziston ndryshimeve, komenton Andrea Biavardi, gazetar dhe drejtues i For men, nje reviste e cila kur u hodh ne treg u fut ne kujtesen e te gjitheve per shkak te nje spoti publicitar ne te cilin i fejuari i Anna Falchit, pa e lene te beje shume naze, e ve te beje te gjitha punet e shtepise. Geisha seksi dhe perfillese, eshte ende gruaja ideale per shume njerez, vazhdon Biavardi. Per me teper, edhe vajzat a nuk enderrojne gjithmone princin e tyre te kalter? E verteta eshte se te gjithe kemi nevojen per tiu kthyer here pas here roleve tradicionale: burri eshte ai qe jep siguri dhe qe te hap deren e makines. Gruaja, e ndjeshme dhe emotive, punon, natyrisht, por mbi te gjitha mendon per familjen. Ndersa vajzat agresive qe duartokasin meshkujt qe bejne striptize, paguajne zhigolote apo i nderrojne meshkujt cdo jave, u japin bezdi njerezve. Nuk jane te natyrshme. Nuk e di, kjo ndoshta eshte nje ceshtje biologjike.

Ne cilen kategori pelqeni te perfshiheni dhe nese jeni meshkuj cila kategori ju terheq me shume..?
 

Blendi

Primus registratum
Re: Dua nje Grua Objekt

Une i kam qejf femrat e levizshme dhe qe bejne per karrieren. Por dyshoj se eshte e drejte te mendojme se biologjikisht jemi te prirur te pelqejme nj femer me kembet ne toke. Te bukur dhe te sofistikuar por qe njekohesisht shfaq shenja tradicionale; perkujdesje, deshire te gatuaje dhe te behet nene.

Personalisht nuk dua t'i ve te femres ne jeten time litarin ne qafe dhe ta terheq, kjo do ishte e merzitshme edhe per mua. Por as nuk dua te kem te bej me superagresivet qe e trajtojne c'do bisede dhe fjale si lufte seksesh.

Themi se deshirojme butesine ne femren. Por kjo butesi eshte vetem fizike? Sigurisht qe jo. Feminitet duhen quajtur veprimet dhe sjelljet qe jemi mesuar t'ia atribuojme femres. Cilat jane keto vepime dhe sjellje?
Ato qe kemi pare tek nenat tona. Femra e pare qe njohim eshte nena, dhe domosdoshmerisht, ne nje moshe kur formojme botkuptimin, nena behet modeli baze i asaj qe quajme FEMER.
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Dua nje Grua Objekt

Meshkujt dhe njerezit ne teresi vuajne nga "dua nje gje, qe jam 100% i/e bindur se e di shume mire se c'eshte po qe ne fakt se di fare".

Kam kuriozitet qe lexoj pershkrim te detajuar (aq sa mundet) te cfare perben butesine e nje femre qe konsiderohet 'tipike e bute (si pamuk o Zhelal /pf/images/graemlins/laugh.gif )' ne syte e meshkujve.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Dua nje Grua Objekt

gazetat para nje jave shkruanin "femrat semuren perdite e me shume, shkaku sipas specialisteve, sepse jetojne jeten perdite e me shume si meshkujt"

ç'eshte butesia tek femra?!?!
eshte e natyrshmja...e nese fjalet nuk e pershkruajn eshte sespe shpesh fjalet nuk permbledhin dot te natyrshmet.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Dua nje Grua Objekt

e ke kot...
e ka bo Zoti prej brinjes...vetem e shtrembet i bie te jete /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: Dua nje Grua Objekt

here keshtu e here ashtu,si te jete moda...
nje grua objekt do ish gjynah,nuk e di por besoj se nje grua eshte e afte te luaje me shume se nje rol.Zakonisht ata meshkuj qe kerkojne grua objekt sipas meje kane probleme serioze me veten,pasi ngaterrojne njeriun me objektin.
pse gjithmone njerezit duan ti fusin gjerat ne nje kuadrat??ka edhe hapesire infinite sa te duash...
 

moonlight

Primus registratum
Re: Dua nje Grua Objekt

Mendoj gruaja ka arritur te jete aty ku duhet: t'i beje ajo vet zgjedhjet ne jete. As nenat shtepiake e as grate per kariere nuk jane role te forcuara mbi te; kur njeriu eshte i lire te beje vet zgjedhjen, roli qe merr eshte shume me frytdhenes se sa te ishte i detyruar mbi te.
Ka nje tip gruaje per cdo mashkull e vice versa.
Ajo qe me ben te mendoj me teper se roli i gjere i gruas ne shoqeri eshte roli i mashkullit. Ne boten perendimore nuk jane te rradhe baballaret shtepiak, meshkujt me fame ne guzhine, meshkujt e dhene se tepermi pas lukut te tyre.
Nuk rendon vec ne nje ane peshorja. Ajo qe po ndodh mendoj se nuk eshte me teper renia e feminilitetit tek femra apo zbutja ne qull e meshkujve. Mendoj eshte zgjeruar hapsira e se 'lejueshmes' ne shoqeri.

p.s. mire ishte tek Sociologjia tema; pse ketu?
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Dua nje Grua Objekt

gazetat para nje jave shkruanin "femrat semuren perdite e me shume, shkaku sipas specialisteve, sepse jetojne jeten perdite e me shume si meshkujt"

Po shkaku qe perdite e me shume femrat 'zgjidhkan' te jetojne si meshkuj permendej ?

ps. Pyetje jashte temes per J'adore : cila eshte adresa e klanit online (nese online) ku gjete artikullin ? U be kohe qe faqja e revistes klan nuk axhornohet me ne internet :confused:
 

Dolores

Primus registratum
Re: Dua nje Grua Objekt

Si mund te jetoj femra si mashkulli? Femra ka gjokse dhe vesh sutjena ,ka vagine dhe i vine menstruacionet 1 here ne me pak se nji muaj i duhen tampons, meshkujt straight as e kane idene se cfare jane keto :rolleyes: Vetem nga kto gjerra te natyrshme femra perjeton 1 milion ndenja te ndryshme nga mashkulli.
Ne lidhje me punen po jeton femra si mashkull? Femra gjithmone ka punuar biles dyfish ne komunizem! Po prape se prapi sa femra shef ne ndertim apo saldim? Femra eshte e pamundur te jetoj si mashkull edhe vice and versa. Mendoj se celsi qendron apo jep femra 100% ne fushat qe i ha syri se mund ti bej??
 

Blendi

Primus registratum
Re: Dua nje Grua Objekt

Nuk ishte Freud qe doli ne perfundimin se cdo femer lakmon nen ndergjegje te kete nje penis?
 

Dolores

Primus registratum
Re: Dua nje Grua Objekt

Yeah and he wanted to have sex with his own mom ...sa mbeshtetje i jep ti kesaj teorie?...duke u bazuar qe cdo mashkull lakmon nji femer qe ngjason me nenen e tyre :shrug:
 

Blendi

Primus registratum
Re: Dua nje Grua Objekt

I jap goxha mbeshtetje.
Sic u tha, keto gjera jane te pandergjegjshme, deshira te thella te cilat nuk i kemi menduar ndonjehere por qe jane.
Nuk besoj se kam pozicionin apo kredibilitetin te diskretitoj punen e Freudit. Sado e semure te ngjaje teoria e tij, ai dinte per se fliste.

Dicka nga teoria e tij "Gruaja lakmon te kete penis" (pra lakmon te jete mashkull) provohet nga fakti qe pas revolucionit seksual, akoma ka shume gra te zemeruara. Madje shume prej tyre gabuan shteg e ne vend qe te clironin femren brenda tyre, nisen ta transformojne ate ne nje kopje te mashkullit.

Nje femer qe behet gjithnje e me teper si mashkull.
E cfare lirie eshte kjo per femren?
 

mengjesi

Primus registratum
Re: Dua nje Grua Objekt

Moonlight ti per cilat femra po flet, per ato te qyteteve te medhaja amerikane e evropiane? Se gjetke realiteti eshte ndryshe. Ai artikulli nuk eshte kot po e qan realitetin shqiptar e italian bashke.

Bella me intereson edhe mua pergjigjja e pyetjes tende. Hipoteza ime eshte qe eshte nje faze e hershme e luftes per pavaresi. Duke mos njohur nje realitet jopatriarkal dhe menyra jopatriarkale femra kerkon te kaloje fuqine nga ana e saj duke perdorur ato mjete qe njeh, rrjedhimisht behet e 'mashkullore' psh ne racionalitet etj. Mendoj dhe shpresoj qe femra do te gjeje nje menyre te veten per tu shprehur dhe per te jetuar pa pasur nevoje te vjedhe ate te mashkullit. Sigurisht qe do te jete e veshtire persa kohe qe femra te kerkohet te jete e bukur, e bute, e zgjuar dhe karrieriste (po qe mundesisht kur te vije tek zgjedhja vendimtare te beje 1 a 2 femije dhe te humbase shume ne karriere)-deshira dhe nevoja mashkullore keto, qe nje mashkull te ndjehet edhe i perkujdesur po edhe mbret mbi mbreter qe gjithe potenciali i femres te derdhet mbi te.

Kjo puna e te parit te femres si nene eshte teper problematike sepse i vesh nje petk te caktuar femres dhe petku ka te ngjare te jete prej hekuri. Imagjinoni sikur meshkujt ne ti shihnim ose si perdhunues (perderisa biologjikisht terbojne per shperndarjen e fares) ose si mashtrues qe duke qene se nuk e kane te detyruar 9-muajshin pllenojne edhe ikin (prape kjo duke u nisur nga biologjikja, nga fara). Prandaj meshkuj, ju lutem mos beni gabime qe nuk do te donit t'i benin femrat, per me teper zbukurojani vetes jeten duke e pare cdo individ, femer a mashkull, si nje toke per tu zbuluar dhe jo si territor te njohur.
 

mengjesi

Primus registratum
Re: Dua nje Grua Objekt

TE lutem Blendi lere Frojdin dhe idete e tij mbi femrat. Per kompleksin e Edipit nuk them gje po ajo penis-envy eshte hedhur poshte me mijera here deri tani. NUk mund te zhvillohet nje teori mbi nenndergjegjen e femrave pa pasur femra pjesemarrese ne hartimin e saj.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Dua nje Grua Objekt

Pikerrisht i dashur kushi jane te pandergjegjshme...per te cilat ne s mendojme.....kur nuk te bien ne mendje athere si mund ti vesh ne veprim? Me praktike: Sa femra ke informacion ti qe kane vene penis edhe jane out there duke e perdorur?
 

Mark

Primus registratum
Re: Dua nje Grua Objekt

E dashura ime, si shpirt:
chest017.jpg


Kush e besoi?
Prandaj boll ia futet kodra mbas bregut.
Pse rrotullohet toka rreth diellit? Pse ka dite pastaj nate pastaj dite e pastaj nate serish?
Une them le te respektohemi, duhemi, por jo te ndryshohemi. Kundra natyres, s'ka!
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Dua nje Grua Objekt

Le qe figura e nenes qe kane parasysh meshkujt tani kur diskutojne eshte nena e viteve 1975-1990. Nena heroine qe gatuante ne banjo me fernelle vajguri, mbushte uje me krahe, vinte njesh-kollone femijet dhe burrin diten e shtune per ne dush, lante/shplante/pastronte shpine perdite dhe me themeli cdo te diele pasi ishte kthyer nga pastrimi i oborrit, dhe se mos harrojme qe dinte te sillej me sojin dhe sorrollopin e burrit dhe priste per vizite dhe motren apo vllain e kunates apo kunatit te burrit. Duke pare gjithe kete ne retrospekt padyshim qe ndjejme dhimbsuri per nenat e brezit tone. Na duket butesi : po prit se ishin po ato nena qe therrisnin nga kati 3/4/5 i pallateve femijet pasi ktheheshin nga puna me "Toooooooooooooooooooni hec ne shpi se po zbrita poshte te myta". Nuk me ka rastis ndonjehere te degjoj nena revizoniste apo karieriste te shajne apo mallkojne femijet sic kena nigju ne. Ku ta gjesh kohen per butesi. Nuk mund te themi qe jemi objektive kur i gjykojme dhe themi 'butesi' : mua me duket utopike. Ishte butesi apo ndrydhje e nenave (mentalitet) e tille dhe nuk guxohej te ishte ndryshe. Te mos paturit apo shprehurit e opinionit = butesi ?

Paralelizmi i bere sot 20 vite me vone ku stili jetes ka ndryshur eshte thjeshte bosh. Nuk me thote asgje.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Dua nje Grua Objekt

Kokes i ke ra issy, si me pas qen rrit n'shpi time.
Ja dhe nje gje tjeter. Grate e brezit qe permend shoqja me lart kane qene te gjitha njesoj. Pershkrimi me lart eshte mami im, por jam i sigurte qe eshte edhe nja 1,000,000 mama te tjera.
 
Top