Droga vret SHPIRTRAT!

Kordelja

Valoris scriptorum
Droga vret SHPIRTRAT!

lesterbutler.gif


Droga vret shpirtin!

Mbreme pata nje periudhe te gjate meditimi, mora shkas nga dicka qe nuk do ta permend por qe me futi ethshem ne mendime.

Njerez me shpirt te pasur, njerez me shpirt te bukur, te rinj me te ardhme, te rinj me premisa DROGOHEN!

Kurre nuk kam qene e joshur personalisht prej saj, madje do t'ju thosha qe as nuk e njoh as se si perngjasojne dhe as efektet e tyre, kurioziteti s'me eshte ngjizur kurre per kesi gjerash.

Jam kureshtare te di perse drogohen njerezit, cfare i shtyn ta fillojne, perse vrasin shpirtin e tyre, PERSE!!!???

Kam pare e lexuar me mijera e mijera raste kur perdoruesit pendohen por pasi kane shkaterruar jeten e tyre dhe te te afermve te tyre.

Perse i vrisni shpirterat tuaj???!!!
 

Sara

Primus registratum
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

Duke lexuar kete mu kujtua nje rast qe ndodhi para 2-3 vitesh, ne moshen 15 vjecare. Nje vajze i ra te fiket ne shkolle,dhe te gjithe u bene pak kurioze se cfare ndodhi.U mor vesh me pas se ajo kishte bere gabimin e te provuarit nje lloj droge per here te pare ne ore te pushimit.Shumica e dinim se ne ate shkolle perdoreshin ecstasy ose cannabis por cfare me habiti eshte se kjo ishte ajo lloj vajze qe askujt nuk do ti shkonte mendja se perdorte droge.Gjithmone e sjellshme dhe nje natyre e bute. Fati i keq i saj se kishte rene ne nje shoqeri teper te keqe.
Mendoj se shumica e te rinjve e provojne drogen jo vec nga kurioziteti, por sepse jane te shtyre nga shoqeria dhe duan ne nje fare menyre te jene pjese te nje grupi.
 

Ema

Goddes
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

Kordele e paske nis edhe ti mi?
Dil ka MSN.... /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

karamel

Primus registratum
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

DROGA I VRET SHPIRTTRAT? PERHAPS, MU TE PAKTEN MA LIRON TIMIN!

cannabisi is good for you!
 

gjekec

Primus registratum
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

E vetmja e keqe e droges them se esht dembelizmi. Shendetit nuk i ben dhe aq keq, mendim personal ky.
 

esvathi

Primus registratum
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

Fillimisht postuar nga Gjergji#:
[qb] E vetmja e keqe e droges them se esht dembelizmi. Shendetit nuk i ben dhe aq keq, mendim personal ky. [/qb]
Prandaj të është deformuar fytyra ty hommie se nuk të dëmton shëndetin :rolleyes: :mad: LOL
 

gjekec

Primus registratum
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

Hommie ca flet kshu, mos na nxirr te palarat tashi. Un kam qen edhe mbetem cun king, ja pyt mamin tim /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

eM

Paper Moon
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

nen muzen e reales:

Droga vret qenien.

Ne te dy njiheshim, biles njiheshim shume mire. Miq te mire, e kuptonim njeri tjetrin. Shume kujtime kishim ndare, keshilla plot, dhe qortime edhe me shume. Por sic thoshe dhe vete ne ishim "cool". E vertete ashtu kemi qene per nje kohe te gjate, dhe do te ishim sikur ti mos te te kishe ndeshur kureshten. Pastaj gjerat ndryshuarn dhe nuk kishte me kuptim, nuk kishte me fjale. Ti nuk ishe me ti, ti tani nje nje njeri pa gjykim, nje gjysem qenie qe vdes cdo dite e me shume. Cdo dite ti bie, po pastaj ngrihesh prap, per pak sekond ecen po nuk ke ku te mbahesh, sot bie shi eshte vone dhe askush nuk kishte deshire te vetevritej me ty. Je vetem dhe nga pak e nga pak po vetmohesh edhe me shume ndersa po vdes.

Pse?

Nuk ka nje pse. Te pakten une nuk njof nje. E shof perdite. Ne fillim i flisja po qe e kote. Tani nuk ka me kuptim. Ai eshte gjysem njeri dhe une nuk jam asgje tjeter vetese nje debille me ide prej qemoti ne koken e tij.

Po pastaj?

Fatekeqesisht nuk ka pastaj. Mund te kete por asnje nga ne nuk eshte ne gjendie ta shofi. Ti po vdes.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

Jam i bindur se droga të dëmton shëndetin, të bën rob të sajë, ajo bëhët padroni i personit që e merr, dhe në fund shkatrrohej edhe fizikisht edhe shpirtnisht. Nuk kam pirë as duhan, nuk jam bërë kurrë tapë nga alkoholi, (në qejf po), dhe nuk kam provuar drogë, por kam lexuar mjaft në shtyp e në libra, dhe kam parë filma që e kanë trajtuar problemin e drogës. Një mistik indian ka predikuar se ajo është edhe pengesë për të përparuar shpirtnisht, për tu përndritur. Më dhimben të gjithë ata që bëhën robër të sajë, sidomos bashkëkombasit e mi!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

Droga vret, por jo me shume se paragjykimet e shoqerise se "pa droguar".
Tabuja eshte sendi me i veshtire qe pengon nje njeri per te kuptuar nje 'te droguar". Ndodh qe, ta shohesh nje njeri ndryshe vetem pse di qe ai "merr". Por nuk eshte kaq e thjeshte. Ai mbetet po ai, vetem se tashme ka zinxhiret e forte rreth vetes, do duhej ca mendje e hapur dhe ca dashuri e forte njerezore per te mundur ta zbuloje, ndihmoje, dashur nje te droguar.
Se fundi, ai mbetet ai qe ishte, ne ca nevoja me shume.

Jemi mesur ti shohim keta njerez si te keqinj, por nuk jane. Une nga vetja flas pa paragjykime se dashje pa dashje i kam provuar shume nga keto substancat e ndaluara, dhe kam mbetur ky qe jam, pa varesi prej tyre.

PARAGJYKIMI VRET SHPIRTRAT!!!

Ndihmoni!

[ 27. Shkurt 2003, 06:26: Mesazhi u ndryshua nga Blen[)i ]
 

Blendi

Primus registratum
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

Shpresoj ta kem bere veten te kuptueshem. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

I beg to differ sir /pf/images/graemlins/smile.gif ... dhe po deshe mos e kthe dhe kete ne ceshtje humanizmi, altruizmi, etc etc etc...

Eshte problem me serioz se aq... fatkeqesisht nuk na pelqen ti shohim gjerat ne sy...
 

shqiptar99

Primus registratum
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

Ja keta lapanjoza na e prishin kombin ne. Sidomos keta te fundit, purveyours of half/truths /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

shqiptar99

Primus registratum
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

Bardhyl Londo - Alkolist
Andon Zako Cajupi - Opium
Fatos Nano
Edi Rama
Dritero Agolli
.....
........

vetem se jan drogmena nuk do te thote qe s'dine se cfare po bejne
 

Blendi

Primus registratum
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

Zonja Zabelle, nuk po mundohem ta kthej ne altruizme kete. Nuk po mbroj te droguarit, pro shumia e njerezve flasin nga pozita injorance - te mos njohesh dicka nga eksperienca eshte injorance - dhe flasin ca me teper nga c'u takon. Une vete nuk jam i droguar, nese kjo nenkupton nje njeri qe merr droge dite per dite. Por ama kam qene atje dhe i kam pare gjerat si jane dhe kam verejtur se ideja e pergjthshme mbi te droguarit eshte ca larg realitetit te tyre.
Nuk mendon se egzagjerohet, dhe se shoqerise sone i krijohet nje fare frike vetembreojtese qe ne vend qe ti permiresoje gjerat i ben ca mekeq, ngaqe lind nje distancim. te droguarit shihen si Lebroze dhe kjo eshte gjeja me e keqe.
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

Megjithate i nderuar me duket se nuk po kap thelbin e pyetjes. Nuk po flitet per pasoja, reagime, influenca te shoqerise... po flitet per shkaqe qe iniciojne dhe shtyjne ne akt... Por meqe dole ktu ku ke dale cila pale mund te identifikohet me ndjenjen e inferioritetit karshi tjetres (kot per gallate... ) ?

Eshte 'shkak dhe efekt'... dhe me fal por nuk po sqaron shkaqe...

Te pergezoj nderkohe per aftesine e sensibilizimit te masave... /pf/images/graemlins/wink.gif
 

shqiptar99

Primus registratum
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

Un jam i mendimit se gjendjen subjektive mendore qe arrisim me ane te droges mund ta kapim dhe vetem me ane te manipulimit te vetvetes. Esht pak rruge e gjate dhe mund te perfshije perdorimin e droges por esht e mundshme /pf/images/graemlins/wink.gif
 

shqiptar99

Primus registratum
Re: Droga vret SHPIRTRAT!

Fillimisht postuar nga Isabelle:
[qb] Megjithate i nderuar me duket se nuk po kap thelbin e pyetjes. Nuk po flitet per pasoja, reagime, influenca te shoqerise... po flitet per shkaqe qe iniciojne dhe shtyjne ne akt... Por meqe dole ktu ku ke dale cila pale mund te identifikohet me ndjenjen e inferioritetit karshi tjetres (kot per gallate... ) ?

Eshte 'shkak dhe efekt'... dhe me fal por nuk po sqaron shkaqe...

Te pergezoj nderkohe per aftesine e sensibilizimit te masave... /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
Shum flet per ndjenja inferioriteti kjo goca.... hmmmm... not good not good
 
Top