Dritëro AGOLLI

GJENERALI

Primus registratum
Dritëro AGOLLI

agolli.jpg
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Dritëro AGOLLI

POEME PER BABANE DHE PER VETE


Kenga e pare

Im ate token shume e donte
Sic donte nene e grua
Per token lodhej dhe rekonte
Dhe djersen derdhte krua

Kur plis me plis hidhte hapin
I kishte hapi hije
Dhe zogjte e malit udhe i hapnin
Me fjale hiresie

Kur grushtin mbushte plot me fare,
Mahnitej kush e shihte,
Dhe era ndalte frymen ne are,
Qe qejfin mos ja prishte

Ne kembe si ne kater klecka
Ne gur ngrinte hardhucka
Pergjonte lart ne shelg rebecka
Me thonjte me majucka.

Me sqep lejleku bente harqe
Rreth rruzullit te diellit
Dhe dukej sikur ndillte paqe
nen kaltersine e qiellit

Po ati im mbi plisa ecte
Me shpirt te madherishem
Dhe tokes shpirt me shpirt i jepte
Nga shpirti i cuditshem

kur prane molles ulej qete
te hante buke e gjize
Nuk feshferinin gjethe e flete
Nuk pipetinte drize

Me token rrinte dite e nate
Ne vape, ere e mjegull
Ndaj nga pasardhesit im ate
Kerkonte djerse e rregull

Nuk kish syze dijetari
Dhe rafte me deftere,
Po udhe ihapte shkencetari
Me nam te madh e vlere

Ky shkencetar qe njihte dhene
Ne fusha pas me mori;
''mesoje biro abecne
ne brazdat qe le plori

Mesoje biro abecene
E gjithe abeceve
Atje ku plisat shpinen ngrene
Pas plugut e pas qeve....''

Pa dale mire nga pelena
Me dha ne dore hostene
Dhe shfryu si era ne bedena;
''Tani permbyse dhene/

Permbys dhene, dheu s'ankohet
Kur plori ia kruan shpinen,
Po qesh, lot valle dhe gezohet
Dhe gazi cmend luginen.

Dhe te harbuar marrin vrapin
Kercejte radhe-radhe
Dhe sythat syte e vegjel hapin
Per ditezen e bardhe"...

Nje dite i lodhur, i menduar,
I thashe me ngadale:
"Per se kaq shpejt m'i ke mesuar
Kaq pune e brenge e halle?"

Ai nga buzet llullen hoqi
E foli dy-tri fjale:
"Qe mos ta haje qeni shkopin.
Pellumbi im, o djale!"

Pastaj u ngrit te perkedhelte
Balashin dhe Kazilin,
Qe nxirrnin gjuhen si lepjet
Dhe shelgjet i lepinin.

Ata i bindeshin tim eti,
Sic binden dy femije,
Me ta e lidhte fort nje jete
Me qindra mijera fije...

Dhe nuk ia prishnin qejfin kurre
ne vape,ere, e mjegull,
leronin, mbillnin, mbanin grure;
Im ate donte rregull...

Pastaj babai ne plis mbeshtetur
Kendonte fill i vetem,
Sikur perpiqej per ta gjetur
ne kenge te verteten:

"Qe nga maja e malit
Ta shtira dylbine,
Pas drites se llambes
Ta pashe stoline.

Me gjysmen e ballit
Te derdhej shamia,
M'u ne doren time
Sec me ngriu dylbia.

Me eren e malit
Desha te te vinja,
Sarhosh sec me bere,
Mbeta neper brinja.

Qete m'i zu zekthi,
Kali malet mori,
Maje grurit mbata,
C'te bej une i gjori!...

Qe nga maje e malit
Ta shtira dylbine,
Them te vij pas teje,
Them ta shes shtepine..."


Kenga e dyte
1.
O brezi im u vrenjte heret
Ne rrugen e mjerrimit;
Ti pe te paren dite te erret,
Te paren te pushimit

Ti s'e mesove Shtate Prillin
Ne liber e gazete,
Ti Shtate Prillin me qefinin
E pe, e ndjeve vete!

2.
Babai me boten zemerohej
Dhe behej pike e vrer,
Dhe arave ngahere ankohej,
Dhe toshte: "Duam nder!"

Ka qene i ri, ka qene i zgjuar,
Me supe te medhenj
Dhe mund te ngrinte me dy duar
Dy dema, dy shkembinj.

Keto dy duar une i pashe
Tek hiqnin me rrembim nje derrase
Nje tra, nje hu, nje gur...

Atje babai e mbante fshehur
Nje pushke me fisheke,
Qe trashegim i pati mbetur
Nga gjyshi im i shkrete.

E nxorri pushken dhe e ngriti
Me sy te perlotur:
"O plaku im, te ndritte shpirti,
Na le nje gje te cmuar!"

Pastaj i vrenjtur si oxhaku
M'u kthye ballelarte:
"Eh, ky dyfek qe na la plaku,
Kerkon nje dore te arte!

Tani me mua eja djale,
Te dalim ne fushim,
T'ia fshijme tyten rrath-rrathe,
Se ndryshku na e grin

E grin i shkreti si veremi
Dhe pushka mbetet shterpe,
Fisheke pak ne vezme kemi,
Se pula s'pjell fisheke

Ndaj pusken, biro, ta gatitim,
T'ia njohim dege e rrenje
Nga tyta plumbin kur ta nisim,
Te shkoje drejt ne shenje.

Babait nje dite i thashe prape
Te kumbulla me flete:
-Kjo pushke e shkrete c'do me jape,
C'do bej me te ne jete?

I ngriti syte lart ne pllaje
Dhe na tha te njejtat fjale:
-Qe qeni shkopin mos ta haje,
Pellumbi im o djale!

Ka qener plot kjo zuske bote,
Kjo bote e turbullt shume,
Ne zheg na vijne e ne te ftohte
Dhe kurre s'kane gjume...''

Pastaj pas kumbulles mbeshtetur
Kendoi ngadale i vetem,
Sikur mundohej per ta gjetur
ne kenge te verteten

''Lumi vjen i turbullt,
malet bore kane,
Dale, pusht iShagut,
Te ta shoh fustane!

Po therret tellalli:
E kujt eshte kjo palle!
Devolliu ivogel
Tri pellembe djale!

Devolliu i vogel,
Takijen menjane,
Ne hendek me balte
Hodhi kajmekamne.

Dale pusht i Shagut,
Te ta shoh fustane!...''

Kenga e trete
S'e thur poemén aq té gjaté,
Me vargje si litare,
Se kushedi e gris im até
Dhe dredh me té cigare.

Nga kjo poemé e nisa rrugen
E vargjeve rinoré,
Né rrokje e rima treta jugén
Dhe erén me déboré...

Do béj poerna mé té mira.
Po ti né mend do vish,
O moj e para mé e véshtira,
E thurur mes lajthi

Dhe do mé thuash buzéplasur:
-S'mé vure shumé fieté! -
Ahere ati irn i dashur
Né varre do té jeté!

S'do futesh fare ne botimet
E vargjeve te zgjedhur
Do mbetesh vetem ne kujtimet
E kalter, e pazverdhur.

Po mund te ndodhe ndonjehere,
Qeflinjte e poezise
Ty té té véné né defteré
Si fakt té historisé:

"Dhe fshati yné nxjerr poeté,
Sic nxori trima shumé.
Vrapojné vargiet me réketé
Dhe piqen né njé lumé,,...

Po ti, poemé, moj naive,
E thurur aré mé aré,
Do sjellésh erén e lajthive,
Si dashuriné e paré

Dhe thellé rreshtave té tua
Ku zemra ime mbeti,
Do dal'e do mé zgiojé mua
Cibuku i tim eti...

Ka qene i ri, ka qene i zgjuar,
Me supe te medhenj
Dhe mund te ngrinte me dy duar
Dy dema, dy shkembinj.

Keto dy duar une i pashe
Tek hiqnin me rrembim nje derrase
Nje tra, nje hu, nje gur...

Atje babai e mbante fshehur
Nje pushke me fisheke,
Qe trashegim i pati mbetur
Nga gjyshi im i shkrete.

E nxorri pushken dhe e ngriti
Me sy te perlotur:
"O plaku im, te ndritte shpirti,
Na le nje gje te cmuar!"

Pastaj i vrenjtur si oxhaku
M'u kthye ballelarte:
"Eh, ky dyfek qe na la plaku,
Kerkon nje dore te arte!

Tani me mua eja djale,
Te dalim ne fushim,
T'ia fshijme tyten rrath-rrathe,
Se ndryshku na e grin

E grin i shkreti si veremi
Dhe pushka mbetet shterpe,
Fisheke pak ne vezme kemi,
Se pula s'pjell fisheke

Ndaj pusken, biro, ta gatitim,
T'ia njohim dege e rrenje
Nga tyta plumbin kur ta nisim,
Te shkoje drejt ne shenje.

Babait nje dite i thashe prape
Te kumbulla me flete:
-Kjo pushke e shkrete c'do me jape,
C'do bej me te ne jete?

I ngriti syte lart ne pllaje
Dhe na tha te njejtat fjale:
-Qe qeni shkopin mos ta haje,
Pellumbi im o djale!

Ka qener plot kjo zuske bote,
Kjo bote e turbullt shume,
Ne zheg na vijne e ne te ftohte
Dhe kurre s'kane gjume...''

Pastaj pas kumbulles mbeshtetur
Kendoi ngadale i vetem,
Sikur mundohej per ta gjetur
ne kenge te verteten

''Lumi vjen i turbullt,
malet bore kane,
Dale, pusht iShagut,
Te ta shoh fustane!

Po therret tellalli:
E kujt eshte kjo palle!
Devolliu ivogel
Tri pellembe djale!

Devolliu i vogel,
Takijen menjane,
Ne hendek me balte
Hodhi kajmekamne.

Dale pusht i Shagut,
Te ta shoh fustane!...''
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Dritëro AGOLLI

KUR TE JESH MERZITUR SHUME
Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Dritëro AGOLLI

KUR NJE MENGJES

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Dritëro AGOLLI

RAPSODI

Selim Hasanit, kengetarit te Laberise

Ku shkund guret qafe e shpatit,
Mardhur bore, djegur vape,
Mbushe, xha Selimi i Bratit,
Dy hejbe me kenge labe.

Ere plumb e ere predhe,
Ere prush e ere brenge,
Ere dushk e luleshqerre
Binin-binin ato kenge.

Se hejbete ne senduke
Per t'u mykur nuk i vure,
Po i more cuke me cuke,
Selim Brati me poture.

Dhe mbi malet e perpjete,
Mardhur bore, djegur vape,
Prape i zbraze ti hejbete
Mbushur plot me kenge labe.

I percolle, larg i nise,
Neper gjurme gjelberimi:
"Shikoni, bija, merrni viset
Ju bekofte xha Selimi"!
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Dritëro AGOLLI

NJE SHKREPESE

Ndizme, vella nje shkrepese
nen qiellin e zi,
Nje shkrepese te brishte shprese
ne erresiren me shi.

Ne erresiren e dhjamur si pelte,
Kur ndihet te zbrese acar.
E dini c'do te thote nje shkrepese,
Nje fije e holle si bar?
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Dritëro AGOLLI

Enderr e prere

1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.

2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejme as nallbanin e marre.

Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...

3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet ne driza.

4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.
 

DFV

Primus registratum
Re: Dritëro AGOLLI

Gjenaral shume te falenderoj per postimin e vjershave te mrekullushme te poetit dhe shkrimtarit tone te madh Dritero Agolli.
Por Driteroj ka dhe nje shpirte te zjarrte demokratik , te mos harrojme qe Ai qe i pari qe nga tribuna e kongresit te PP tha se kjo parti eshte shtrire ne krevatin e vdekjes dhe qe te shpetoj duhet duhet ti behet nje operacion shume i veshtire.
Ne ate kohe shume komunista te asaj partie bertiten e uleriten qe te madhit Dritero ti nderpritej fjala,me vjen keq ta them por njeri prej tyre ishte aktori yne i madh Kadri Roshi!!!
Sido qofte i uroj te madhit Dritero jete te gjate ne paqen dhe qetesin qe Ai e ka kerkuar tere jeten
per popullin e tij.
 

iliriano

Primus registratum
Re: Dritëro AGOLLI

NJE SHKREPESE

Ndizme,vella nje shkrepese
nen qiellin e zi
Nje shkrepese te brishte shprese
ne erresiren me shi.

Nen erresiren e dhjamur si pelte,
Kur ndihet te zbrese acar.
E dini cdo te thote nje shkrepese,
Nje fije holle si bar?
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Dritëro AGOLLI

DFV mendoj te mos e perziejme me politike kete teme po nqs ke deshire mos harro se AGOLLI tha se "PS nuk eshte parti e mjate.Parti e mjate eshte PKSH po ne mes te keqes me te madhe une gjeta te keqen me te vogel." ...pastaj tha edhe:"SOT NUK JETOJME NE DEMOKRACI POR NE SHKERDHATOKRACI" (me fal per fjalorin moderator)

dalamti-se mbaj mend ku i kam marre vjershat po me duket se tek libri: HAPAT E MIA NE ASFALT /pf/images/graemlins/smile.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Dritëro AGOLLI

Partizani Velooooo,na bjer plako edhe nje foto te Driteroit me Xhaxhin /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Dritëro AGOLLI

e kame dhe ate po kur te jem tek kompjuteri tjeter do e hedh online ketu /pf/images/graemlins/wink.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: Dritëro AGOLLI

Gjeneral ne se ke ndonje vjershe tjeter nga Driteroi, te lutem na i posto sepse ne ketej jemi that fare!
Leri ata qe thone posto fotografi me xhaxhin.
Driteroj eshte si shpirti.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Dritëro AGOLLI

DFV lexoje kete kryevepren e Agollit:


Shkruajtur më 02 Janar, 2003 02:00
--------------------------------------------------------------------------------

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Fillimisht postuar nga AlbaUnion:
ej lexoni:
Kalonin ne nje shteg te ngushte mali,
Gomari para pas gomarit kali....
lexojeni kete fabul kryeveper
--------------------------------------------------------------------------------


Kalonin ne nje shteg te ngushte mali
Gomari para dhe pas gomarit kali

te dy me thase te ngarkuar mire
te lodhur nga vapa e te dersire

Fshatari donte shpejt ne fshat te arinte
ndaj vitheve kalit me shkop u binte

me ne fund kali durimin humbi
ngriti bishtin dhe samarin tundi

Mbaj doren se t hedh perdhe samarin
ti para meje pse nxjer gomarin

E ku te vete une i ngrati
Kur rugen ma ka zene veshegjati

Perpara nxir mua qe te mos vuash
dhe rih pastaj gomarin sa te duash.

--------------------------------------------
Kundershtareve te Mi
-ju aq balte po hidhni mbi mua
Sa ne balten qe kam permbi trup
Mund te mbije nje dardhe a nje ftua
Nje korije e madhe me dushk

Ne korije dhe dru mund te mbani
Mund te shkoni per gjah me langonj
Mund te ngjiti ne peme te hani
po te doni dhe dardha dhe ftonj.

Balta ngrihet mbi mua e pasur
sa mbi balten korija bleron...
Trupin tim ma bleruat pa dashur
Dhe ma bete vertet platacion

---------------------------------------------
 

RD.6855

Primus registratum
...Po, kur te jesh merzitur shume,
ne raft te librave kerkome,
atje do jem i fshehur une,
ne ndonje varg a ndonje shkronje...

Poezia me e bukur e D.Agollit.
 

gangsterja

Primus registratum
Dritero Agolli poet,prozator dhe publicist qe nga viti 1973kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe te Artisteve Shqiptare(LSHA).Lindi me 13 tetor1931
ne Menkulas te Devollit.Mesimet e para i mori ne fshat,kurse te mesmet ne Gjirokaster.Pasi kreu jashte shtetit ne Bashkimin Sovjetik,ne Lenigrad
(Shen Peterburg) studimet e larta per gazetari,punoi nje kohe te gjate ne redaksin e gazetes"Zeri i Popullit".Rrugen letrare e nisi me vjersha,te cilat i botoi qe kur ishte nxenes gjymnazi.Ne poemat dhe ne vjershat e Dritero
Agollit gjejne shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut te ri,patriotizmi,
dhe besnikeria ndaj idealeve revolucionare,cilesite e tij morale ne jete dhe ne pune.Vepra e tij me e shquar eshte Nene SHQIPERI(1795),ku krijohet
figura e Atdheut me traditat heroike,me veshtiresite e shumta qe ndeshi ne rrugen e vet dhe me vendosmerine qe per te perballuar c'do pengese dhe c'do armik.Ne poemen Baballaret theksohet rendesia e vecante e vijimesise se traditave revolucionare ne jeten e shoqerise.Krijimtaria e poetit eshte e larmishme(gjini te shumta).
 
Top