Re: Dora e pajtimit!
Fillimisht postuar nga vetvetja:
[qb] a ka vlere pajtimi...pa u zhgjidhur problemi per te cilin jane grindur???cila eshte vlera e ketij pajtimit?
a nuk eshte me mire...qe thjeshte te shofesh perpara...dhe te mos mendoish per ato qe kane ndodh...dhe qe nuk mund te u japesh drejtim...edhe me pajtim? [/qb]
Miremengjesi vetvete!
Pergjigjet e mia ne lidhje me pyetjet me larte do te ishin:
a ka vlere pajtimi...pa u zhgjidhur problemi per te cilin jane grindur???
- Une do te pyes, si mund te zgjedhesh problemin me ate me te cilin do te ishe ne konflikt nese paraprakisht nuk e zgjat doren e pajtimit?!Pasi, ne raste te tilla, njerezit ne konflikt nuk i flasin njeri-tjetrit, e pra per tu zgjidhur problemi duhet t'i flasish personit ne fjale, e nese i flasish, automatikisht ti ke vene ne perdorim vetine per te cilen edhe bisedojme ketu-pajtimin!Pajtimin mund ta kryejne edhe ndermjetesues, mirepo c'e do nese ti vet nuk ia zgjat doren njeriut dhe me kete, pervec qe e ke lartesu veten, ashtu edhe e ke zgjidh problemin i ke vene nje "kapak" atij dhe vazhdon me tej...
-
cila eshte vlera e ketij pajtimit?
Vlera e pajtimit ne fjale eshte se, njeriu qe ka falur ne kete rast, e ka madheruar veten, e ka bere te barabarte me nje hyjni, nese dikujt do i dukej pak kjo, atehere s'di c'te them, mbase nuk do ja dinte vleren asnje gjeje, nese nuk ja din vleren pajtimit qe ka nje domethenie madheshtore!
-
a nuk eshte me mire...qe thjeshte te shofesh perpara...dhe te mos mendoish per ato qe kane ndodh...dhe qe nuk mund te u japesh drejtim...edhe me pajtim?
Kjo me larte do te "zente vend" vetem nese pala qe nuk ka interesim per pajtim nuk do te kishte interesim per te zgjidh problemin. E pra, si mund te kerkojme zgjidhje problemi duke ecur para dhe duke e lene nje problem plus pas nesh?!
Per mua cdo gje e bukur, e mire, madheshtore ka vlere, une them se pajtimit mund ti mvishen te gjitha keto "mbiemra"! /pf/images/graemlins/wink.gif
Nje dijetar ka thene:
He who cannot forgive breaks the bridge over which he himself must pass .
Ne shqip: Ai i cili nuk mund te fal e then uren mbi te cilen ai vet e ka patjeter te kaloje!
Nga,
Shqiptarja