Ku fshihen engjëjt, demonët, djalli
Një entitet është një formë e caktuar, materiale ose jomateriale, me karakteristika të përhershëm të veta.
Pra, çdo gjë që ekziston është një entitet në vetvete. Llojet e entiteteve te ndryshme që janë në kontakt dhe influencojnë njeriun dhe që janë të padukshme për syrin e zakonshëm. Entitetet e reja: pa trup në një kohë jo të gjatë, jo shumë të dëmshme, jo shumë vështirësi për ti larguar. Entitetet e vjetra: pa trup një kohe të gjatë, madje edhe me shekuj, të ngarkuara shumë me kujtime te qenieve te vampirizuara (kujtimet e frikës, te urrejtjes, dhunës, zemërimit, xhelozisë…..), shume me vështirësi për t’i larguar.
Entitete Astrale: miliona te vdekur të zakonshëm. Entitete të vdekura papritmas pas një aksidenti fatal, ata ndjehen të pafuqishëm për të avancuar shpirtërisht, sipas moshës. Entitete vetëvrasëse. Entitete familjare: prindërit, xhaxhallarët. Entitetet më të ulëta astrale: nën nivelin njerëzor. Entitete fetare: të cilat mbajnë besimet e tyre fetare në tokë. Entitete te forcave të errëta: te zbritura aq poshtë, saqë nuk mund të ngrihen. Entitete parazitore të kafshëve. Entitete nga planetë të tjerë.
Llojet
Engjëjt
Etimologjikisht, engjëjt janë “lajmëtarët”. Ato janë entitete të dërguara nga Perëndia për të mbikëqyrur njerëzit.
Shpirtrat e planetëve
Shpirtrat e planetëve janë entitete, ndikimet e të cilave janë studiuar nga astrologët. Përputhshmëria e tyre me planetët materialë dhe zotat që kanë të njëjtin emër nuk është e sigurt, por është e sigurt se ndikimet astrale kanë një ndikim.
Djalli
Djalli është konsideruar si burim i së keqes në Tokë. Ai nxit njerëzit për lartësimin dhe prirjet e tyre ndaj së keqes, dhe iu fryn atyre ide të sëmura dhe vënien e tyre në situata
tunduese. Në të vërtetë, Djalli është një lloj koshi i plehrave ku ai ruan të gjitha tendencat që konsiderohen të pamoralshme. Në një kohë, seksi, që është parimi i jetës, të gjitha kënaqësitë janë konsideruar si të këqija. Ka pasur edhe një kohë kur njerëzit që praktikonin okultizmin ishin djegur. Pse gjërat diabolike që janë sot, një ditë mund të mos jenë? Në fakt, unë mendoj se Djalli është ushqyer nga të gjitha dëshirat të shtypura nga frika. Pra, diçka që mund të konsiderohet e pamoralshme nga dikush është e moralshme për një tjetër. Djalli nuk përpiqet të na bëj që të vuajmë me budallallëk. Ai na ballafaqon me demonët tanë të brendshëm që ballafaqohen dhe goditen. Dhe testet që na vë janë rrallë mbi forcën tonë. Djalli e gjen forcën e tij në frikën tonë dhe psikanaliza kërkon që ta zbusë.
Perëndia
Perëndia është burimi i të gjitha gjërave. E vendosur në planin atomik, ajo është shtëpia që gjeneron nivele të ndryshme të ekzistencës. Ajo është origjina, shkaku i parë, i vetmi koncept që çdo qenie njerëzore mund të konsiderojë si të sigurt, sepse pa të nuk mund të themi: “Unë jam.” Religjionet monoteiste në të vërtetë nuk besojnë në këtë Perëndi, sepse ata shpesh mendojnë se Perëndia është mirëdashëse vetëm ndaj pasuesve të saj. Nuk ka asnjë dëshmi se Perëndia ka ndonjë moral. Besimi është që të besojmë në një Perëndi të Dashurisë dhe kjo Perëndi është një lloj egregori ku nuk korrespondon patjetër me Krijuesin e vërtetë të të gjitha gjërave.
Demonët
Demonët janë entitete që udhëtojnë nga një plan në tjetrin. Ata mund të jenë engjëjt e rebeluar.
Ata janë dërguar nga Djalli për të nxjerrë në pah prirjet e liga. Shumica e tyre janë stimulues të vdekjes, sepse ata shkaktojnë vetëvrasjeje, varësi ndaj drogës, alkoolizmin apo impulse shkatërruese të tilla si vrasje, përdhunime etj. Për ti mposhtur ata, ne duhet të kuptojmë dëshirat e tyre, ti pranojmë ato (dëshirat) me
tolerance dhe të kërkojmë për të kuptuar shkaqet kryesore të vërteta që i ruajmë në ne dhe për ti korrigjuar. Perversiteti është shpesh një simptomë e dukshme e një problemi të thellë që ne refuzojmë ta shohim, sepse kjo është edhe më e padurueshme sesa sëmundja vetë.
Shpirtrat elementarë
Këto janë komunitete të lidhura mendërisht me katër forcat elementare. Shpirtrat e ajrit janë Silfsët, Shpirtrat e zjarrit janë Salamander-ët,Shpirtrat e ujit janë Mermen-ët,Shpirtrat e tokës janë Gnom-ët. Çdo komunitet ka tendencë që të lidhet me simbolikën e elementit që e bashkon atë. Për të tërhequr favoret e tyre duhet të jeni i ekspozuar rreptësisht nga elementi (Ajër – bërja e rënieve të lira ose shkoni bëni ngjitje malore, Zjarri – ecja mbi qymyr të ndezur, Ujë – zhytja në ujë të ftohtë, Toka – të jetoni një moment në një shpellë). Ritualet e elementarëve duhet të bëhet në momente kyçe (ditë me erë për ajër, pasdite të nxehtë për zjarrin, ditë me shi për ujin, një natë dimri për tokën).
Karkanxhollët dhe kukudhët
Ato janë qenie nga plani mental, të këqija dhe të djallëzuara. Karkanxhollët janë të lidhura me një vend. Kukudhët ndjekin viktimat e tyre kudo.
Egregorët
Egregorët janë shpirtrat astral të komuniteteve të ndryshme njerëzore. Çdo shoqëri apo grup njerëzor ka një shpirt ku personalitet dhe dëshirat e të cilit korrespondojnë me idealin e komunitetit. P.sh.: Krishti, Allahu, Kisha, Teqja, Xhamia, Shqipëria, Kosova, ekipet e futbollit, partitë politike, të gjitha kompanitë kanë egregorë. Këto entitete kanë shumë pushtet në bazë të anëtarëve të saj, dëshirave të shumta intensive dhe personaliteti i saj ndryshon varësisht nga motivet e njerëzve. Egregorët kanë pushtet të vërtetë mbi realitetin. Luftërat janë shkaktuar gjithmonë nga Egregorët që gjenden në konflikt.
Elementalët
Elementalët, nuk duhet të ngatërrohet me shpirtrat elementarë, janë ide-qenie që banojnë në planin astral dhe në planin eterik. Këto janë të energji të dala nga mendimet duke marrë formë dhe duke fituar një lloj inteligjence të pavarur. Ata përfaqësojnë forcën të shtyrë nga një dëshirë dhe kërkojnë që ta provokojnë te njerëzit. Kur një magjistar e bën një ritual, ai mund të krijojë një Elemental që e lidh me marrësin (destinimin) dhe nuk e lëshon kurrë, duke i ruajtur impulset dhe dëshirat e pakontrollueshme të tij. Kjo është një formë e Larvave më të avancuar.