cfr mendimi??kisha mendim ndryshe per ditaret e vajzave. Dikur kam patur deshiren t'i vjedh pak dhe t'i lexoj. Sot ato t'i tregojne vete.
misteret tuaja jane "fundosja" jone. Jemi shume kureshtare per mendimet tuaja por s'e japim veten.cfr mendimi??
flm esmere. Me plotesove nje deshire qe e kisha te madhe.Sa shumë mallë, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty sonte, në këtë natë i dashuri im... Sonte ëndërrat dhe kujtimet për ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemrën time të përlotur. Më beso ndihem e vetme në këtë botë të madhe e humbur si një e huaj, ku në errësirën e harruar dhe e hidhur në një qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që dikur i pata, që jeta m'i ka afruar njëherë kur isha me ty, e ndjej vetën të dëshiruar për pak çaste, e për pak ngrotësi, e për shumë dashuri, tani në zemrën time mbretëron acari që më ngriu zemrën, e bëri akullë! Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kërkojnë, i dashuri im dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thotë të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keqë kur e di që s'të përket aspak. E ç'rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetëm njëherë të jem me ty të qëndroja një minutë,
Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe ndjej shtërngimin në zemër, lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomës sime, atëherë lotët teren nga ngrohtësia e rrezeve mbi fytyrën time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që i hedhie sytë më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepëse ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek ato flokë tua, atë trup të bukur mendoj se jam e ulur mbi prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhelë... Vallë ç'ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s'të ka... Ohhh... Ç'ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je I vetmi ,e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç'ti bëj syve që ndjejnë mallë e duan të të shohin dhe derdhin vetëm lotë pa ndalë! Ç'ti bëj vetes sime që është dashuruar marrëzisht pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetës këtë dashuri. TË DUA me shpirt.
E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogël dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote! Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do e mbylli brenda në shpirtin tim dhe kurrë s'do ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marrë malli për ty do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mia që i ruaj të pastra. Ty, për ty dhe vetëm ty....!!!
@joetisti_ ......mqs me kishe bere kerkese..nje flete nga ditari im..![]()
Edhe ty keq po te ecka?Ndjese per te gjitha ditet qe te kame munguar!
Ndjese per cdo moment merzitje qe te kam shkatuar!
Ndjese per te gjitha buzeqeshjet e mia,te cilat si ke merituar,mi kthe mbrapsht!
Ndjese per cdo puthje timen qe te kam dhuruar,!
Ndjese per cdo nate pa gjume ,ku te shprehja sa fort te dua!
Ndjese qe u bera pjese e jetes tende....
Ndjese qe nuk mundem te kthehem me tek ty..
Ndjese qe me urren kaq shume...!
Ndjese qe ste dua me..madje ste kame dashur asnjehere...kam dashur vetem emrin tend,jo qenien tende!!