Re: Distanca e madhe e shton apo e pakeson dashurine?
Me falni nese nderhyrja jeme c'ekuilibron koherencen e diskutimit.
Pa ofendu mendimin e askujt,une besoj qe pyetja perben blasfemi ndaj natyres hyjnore te dashurise. Dashuria, ne sensin ma te kushtezum,eshte nje emer tjeter per Zotin.Zoti na sugjeron te duam njanitjetrin ashtu sikur na don ai neve.Pa kusht.Ai dergoi birin e vet per ti fshire njerzimit pluhurin e mizerjes vdekatare, edhe pse njeriu vetedijshem pat mohuar Zotin, dhe vullnetarisht dorzuar trupin e SHPIRTIN krimbave te paralizum tu e reduktu perjeteisht ne element toksor...
Ne 4.5 billion vjet histori te saj toka kurr nuk ka deshmu fragment te shtampum kaq qarte me imazhin e dashurise hyjnore.
Jo,qysh se njeriu ka qene shoqnus i diellit e hanes,sfera e zeze e deshprimit te tij kan thith frekuenca kaq te pastra devocioni te radiances glorioze eterne.
Kualiteti i dashurise se Zotit per njeriun
asht i njajt me gjitha format e mujtuna te dashurise mes njerzve
(prind-femij, vlla moter, etj)perfshi ate romantike mes burrit e gruas. Sekreti ma i madh moral thojne diamantat e vjeter intelektual botnor asht Dashnia. Me dal prej selfishizmit e me u identifukua me te miren e me te keqen e nje njeriu tjeter, me vujtjet e me deshprimet e saj, me lumturine e me pikellimin e saj, e tu ba gzimin e vujtjet e saj tonen! Kjo asht kolona mbi te cilen dashuria pa kusht bazohet. E dashuria nuk asht material i nenshtrum njesive matse 'e madhe- e vogel" "e rrit, apo e zvoglon". DFashuria asht dashuri. Ajo eshte abstrakte e indipendente nga kushtet toksore. Prandaj nese kam kene i qart mund te kuptohet qe asht kontradiktore te mendohet qe distanca, apo cfardo dhoj vuajtje mund te kete impakt ne kete ndjenje me
vatra reale fizike te shperndara pergjat kortekstit cerebral te njeriut. (vecanarisht ne frontal lobes).
Per ta mbyllur, githkush qe asht familjar me kryeveprat Iliada ,Odiseja te autorit te pare letrar botnor
Homerit, mund ta kuptoje ma lehteisht mesazhin tem...!
Ato poema jane elemente mbi te cilat civilizimi europian asht ngrit. Jane burime perher te rrjedhshme me ujna te virtyteve
e moralit te mire human. Dashnin. Dshni per atdheun-patriotizem, dashni per familjen, jeten, bashkjetuesit, DASHNI PER GRUAN....! Ai ka inkorporua perfeksionin ideal human ne personazhet e poemave te tij. E rinia sot duhet te ullehiqet nga ambicja per tu ngja atyre. Te doje pa kusht. Te luftoje per gruan e tij ashtu sikur luftoi Menolausi per gruan e vet Helenen e Trojes! Nje lufte te tmerrshme shkaktoi ai per te. Kurr nuk pat frike se humb jeten per te. Por ketu disa nga djelmoshat e ri ma te miren kohe kan frike nga distanca...
! Banju Menolaus ...luftoni per Helenat tuaja...se proporcinet e bukura fizike e morale te tyre vlejne ma shum se sa nji pushk hava...a disa muj a vjet vujtje distance.
Respekte
Gnago of Singapore