Dhoma Letrare!

alinos

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

se harrova: prandaj perdora si shembuj vepra te tij te para 1990.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

Zog, ka shume te drejte, po shtoj vetem diçka qe nje nga shkaqet e krizes se Kadarese eshte fakti qe ka egzistuar gjithmone ne dy, pra njeriu nga njera ane dhe shkrimtari nga ana tjeter. Kane ecur ne drejtime te ndryshme dhe shpesh kane qene, ose thuajse gjithmone kane qene ne kontradikte me njeri tjetrin, lufte e cila çon ne asgjesimin e te dyve. Kjo shpiegon pse nuk mund te shkruaje nje veper psikologjike.
Kadare eshte shkrimtar i romaneve me subjekt, ndersa nje roman i mirefillte psikologjik nuk ka nevoje per subjekt.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

Nje pyetje qe me lindi ne koke kur isha para pak ditesh ne librari e shfletova nje permbledhje me poezi te saj:

Ku qendron gjenialiteti i Mimoza Ahmetit, se me thene te drejten mua me shpeton? :shrug:
 

zog

Primus registratum
Re: Dhoma Letrare!

jo gjenialitet, mos e banalizoni ket fjale, profesionalizem po. ngaqe ajo ja ka perkushtu jeten letersise, e kjo mjafton.

gjenialitetin ajo e ka tek funi barkut, tek pjesa e but. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

prandaj te me kete shpetuar thua?!
/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Ema

Goddes
Re: Dhoma Letrare!

Fillimisht postuar nga *alinos*:
[qb] Nje pyetje qe me lindi ne koke kur isha para pak ditesh ne librari e shfletova nje permbledhje me poezi te saj:

Ku qendron gjenialiteti i Mimoza Ahmetit, se me thene te drejten mua me shpeton? :shrug: [/qb]
/pf/images/graemlins/smile.gif

Gjenialiteti i saj qendron ne menyren se si te terheq same shume ta lexosh.Nuk eshte poete qe mund ta kuptosh me nje "shfletim ne librari"...
 

edda

Primus registratum
Re: Dhoma Letrare!

Fillimisht postuar nga Lara Croft:
[qb] Une terhiqem shume pas gjuhes se zhverdjellet qe perdor nje shkrimtar per te treguar ngjarjen e librit te tij. Me pelqen kur rrefimi nis e mbaron me te njejten lehtesi leximi dhe me ngjyra te forta pershkrimesh e njekohesisht me thjeshtesine e persosur per te paraqitur situata dhe ngjarje. Me lodhin librat qe bejne persiatje te sterzgjatura per te shpjeguar qofte dhe nje gjendje te vetme shpirterore. Jo se nuk i lexoj po preferoj me shume ate stilin plot drite qe rrjedh e rrjedh pa u ndalur kurre deri ne fund te librit qe perdor psh Markesi...

Me pelqen te mesoj se c'ndodh, mbaj frymen deri ne fund qe te mesoj se si do te perfundoj ngjarja. Me pelqen te mesoj per histori te trilluara apo te jetuara.

Nje liber qe me ka lodhur psh, por qe edhe me ka pelqyer goxha ka qene Veronika vendos te vdese-Kohelio. Me dukej sikur perjetoja te njejten forme patologjike te personazhit....

[/qb]
:thumbsup:

Coehlo me eshte bere i merzitshem sidomos me kete te fundit "11 minuti". Perserit shume here te njejten fraze, me kujton ato hartimet koti qe beshim ne shkolle rreth arritjeve te socializmit, shtonim fjali (edhe pa lidhje!) vetem per te mbushur faqen.

Keto kohet e fundit po me terheq shume edhe Kundera sepse asnjehere nuk arrin ta gjesh sesi do te perfundoje historia pasi nuk arrin kurre ti njohesh ne brendesi te personazhet e tij.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

KARMEN - NGA NOVELE NE OPERA.

Nga Prosper Merime, nje nga novelistet me te medhenj, ne mos me i madhi, qe i perket fondit te arte te letersise boterore, qe u shqua per elegancen dhe kulturen e tij, tek muzika e Zhorzh Bizese dhe deri tek faqja e ndritur e Fridrih Niçes qe vulosi perfundimisht suksesin e saj. Pas shfaqjes ne Torino, ku ai mbeti i mahnitur dhe e percaktoi operan si:FATALITET "AFRIKAN" te dualitetit DASHURI-URREJTJE.
-Sidoqofte Niçe shkruan: eshte hapi i dances se kercimtareve qe e mban operan, si gjithçka qe eshte hyjnore, ne kembet e lehta. Ndersa kur shkruan per temen me pese nota e percakton: Nje epigrame mbi pasionin.
Futemi shkurtimisht ne kater aktet qe perbejne Operan.
AKTI I pare.
-Shesh i Seviljes, i mbushur me ushtare, kalimtare, djelmosha qe presin te dalin ciganet. Nje vajze e bukur por e parrahur fshati, hyn dhe me ze te ndrojtur pyet per brigadierin Don Joze. I thone se vjen me vone.Sapo largohet, hyn Don Joze qe bashkohet me turmen per te pare ciganet dhe midis tyre Karmenin e bukur pas te ciles eshte dashuruar marrezisht, por qe nuk ka gjetur ende menyre per t'ia shprehur. Dhe shfrytezon rastin, duke i hedhur nje tufe me mimoza. Hyn edhe Mikaela qe i perciell Don Jozese fjalet e se jemes. Nena qe ka marre vesh dashurine e pashprehur te te birit i lutet qe ta lere ciganen dhe te ktheje syte nga Mikaela. Nderkohe Karmen gridet me nje shoqe dhe perfundojne ne zenie me thika. Shoqja plagoset dhe Don Joze duhet ta arrestoje. Karmeni i lutet ta liroje nga burgu, duke i thene Don Jozese se edhe ajo eshte e dashuruar pas tij. Natyrisht, don Joze, jo ngaqe i beson, por ngaqe i jane errur syte nga dashuria e ndihmon te arratiset nga burgu, duke e lene te takohen te dy gjetke.
AKTI I DYTE.
-Karmen ne nje pijetore duke vallzuar me dy shoqe te saj Merçedesin dhe Fraskuiten. Ne pijetore hyn toreadori Eskamilo qe i ben komplimenta Karmenit. Dy miqte kontrabandiste te Karmenit i thone se duhet te ikin per te zbatuar planet e tyre. Karmeni kundershton dhe thote se po pret Don Jozene. Ate çast mbrrin edhe Don Joze dhe sefundi i shpreh dashurine te ciles vajza i pergjigjet.Dilema qe bren don Jozene eshte : te kthehet ne garnizon apo te ndjeke Karmenin drejt maleve dhe lirise qe i thote ajo. Nderkohe hyn kapiteni i garnizonit dhe midis dy burrave shperthen nje sherr qe e detyron Joze te ndjeke sefundi dashurine e tij fatale.
-Akti i trete.
Mendime, pendese, dashuri qe shuhet dhe hieja e vdekjes qe duket ne horizont. Hyn Mikaela qe kerkon ta kthjelloje Don Jozene per ta shpetuar nga shkaterrimi i plote. Vjen edhe Eskamilo toreadori qe me fjalet e tij aludon per Karmenin. Midis dy burrave ndizet sherri dhe Karmeni arrin te shpetoje toreadorin nga vdekja e sigurt. Nderkohe Mikaela kerkon ta çliroje zemren e Don Jozese nga magjia e Karmenit.
Akti i katert.
-Serish ne Sevilje, pikerisht tek sheshi ku ngjarja mori rrjedhe. Turma pret toreadorin qe hyn sebashku me Karmenin, qe tashme ka braktisur Don Jozene per te. Fraskuita e paralajmeron Karmenin dhe i thote se Don Joze po e kerkon ndaj duhet te fshihet, por ajo nuk pranon. Dhe kur ish te dashuruarit ndodhen perballe njeri tjetrit, ajo i pergjigjet me perbuzje dashurise se tij dhe kulmi i ngjarjes eshte kur flak ne rruge para turmes unazen qe Don Joze i kishte dhuruar.Ky veprim shenon fundin tragjik te nje dashurie dhe shuarjen e nje jete. Thika e Don Jozese perfundon ne zemren e Karmenit.
Kjo opera ne shfaqjen e saj te pare ne Paris thuajse deshtoi dhe ne fund te shfaqjes ne salle mbeten vetem disa miq te muzikantit. Mbas disa ripunimesh ne shfaqjen e saj ne Viene me 23 tetor 1875 arriti nje sukses te jashtezakonshem. Brahms e pa operan njezet here. Wagner tha:"Falenderoj zotin qe me ne fund, dikush ka ide ne koke" Kancelari Bismark e pa operan 28 here. Por vulen siç thashe ia vuri Fridrih Niçe.
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Dhoma Letrare!

Pershendetje!

Vjen nje moment kohe ku pothuajse çdo gje qe lexoj me duket si perseritje e gjerave qe kam lexuar. Nje here mbaj mend qe nje person ketu ne AF tha qe shume njerez mendojne se letersia ka marre fund qe me Homerin dhe gjithçka qe vjen pas eshte perseritje!

Nuk kam ndier kenaqesine e te lexuarit te diçkaja te re apo te fresket per shume kohe. Hera e fundit qe ndieva diçka ishte kur lexova Anne Rice "The Vempire Lestat", sepse trajtonte diçka qe mua me interesonte. Pavarsisht, ndiej qe gjithmone e me shume letersia eshte bere me shume lexim i lehte (nese eshte apo duket i nderlikuar, ne 50% te rasteve sipas mendjes edhe vete autori nuk di ç'po thote), ose tregim personal ose trajtim i nje ngjarjeje historike ose thjesht "fiction"!

Vertete qe e njejta gje mund te shikohet nga kende te ndryshme. Fundja, kjo eshte e vetmja gje qe ben letersine te ece perpara, plus pamundesia ose pertesa e njerezve per te lexuar ate qe eshte shkruar perpara.

Eshte pakez e trishtueshme qe i gjithe ajo deshire per te lexuar ka filluar te shuhet nga fakti qe lexoj pak a shume te njejta gjera qe jane thene e rithene me pare. A kane mbaruar valle te gjitha subjektet per te cilat mund te flitet?!?

Shekulli i fundit i dha nje shtyse aq te madhe asaj qe quhet "fiction". Faktikisht, pothuajse e gjithe letersia mund te futet si "fiction" po te marresh parasysh kuptimin baze te fjales. Por besoj se lexuesi e kupton se ku e kam llafin. Ka aq shume fiction ne çfaredo librarie sa ka gureza ne rere. Dhe ne pjesen me te madhe te rasteve ngelem i zhgenjyer pasi kam lexuar nje liber qe me ishte rekomanduar.

I gjithe ky diskutim, si 99% e çdo disktumi tjeter eshte bere me perpara. A thua origjinaliteti te kete shteruar? Nuk mbaj mend te kem lexuar diçka origjinale nga fillimi ne krye prej vitesh. Ndej me shume kenaqesi kur lexoj nje liber qe trajton yjet sesa ndonje liber letrar.

Nga ana tjeter, pavarsisht qe te lexuarit konsiderohet si kulture, une kam filluar ta ve ne dyshim nje gje te tille. Kam harxhuar me ore pa fund duke lexuar, nderkohe qe jeta e vertete eshte jashte librit. Çfare vlere ka i gjithe leximi, kur nje moment jete mund te me mesoje dhe te me jape shume shume me teper sesa nje duzine librash?!? Kam njohur njerez qe pothuajse nuk dinin te lexonin, por kane nje thellesi shpirti dhe idesh qe nuk i gjen ose sheh as tek akademiket. Dhe pavarsisht nga zbukurimi apo pastertia e gjuhes, te njejten ide qe trajton fjala vjen Coelho tek "Alkemisit", mund ta thote nje miku im qe punon tullaxhi. Nga ana tjeter, mbetet gjithmone diskutimi i vjeter i humbjes se origjinalitetit te vetvetes. Çdo liber, karakter qe na pelqen ndryshon diçka brenda vetes, ndonese kjo mund te quhet edhe evolim te personit, ne varesi sesi e sheh.

Ky postim nuk ka qellim kritiken. Jane me shume ndjenjat e mia ne lidhje me letersine dhe shume gjera te tjera.
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Dhoma Letrare!

Gao Xingjian-Mali i shpirtit. Nje liber i arrire, i shkruajtur shume bukur dhe teper eksperimental. Pak a shume autobiografik. Ja vlen te lexohet dhe ja vlen te perkthehet edhe ne shqip.
Do ja rekomandoja cdonjeriu qe merre ere nga letersia.
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Dhoma Letrare!

Meqe po flitej per gjuhen dhe zhdervjelltesine e te shkruarit...
me ra rasti te lexoja Kadarene ne italisht... "Prill i thyer". nuk e keni idene sa humbet nga shkrimi. Mbetet nje sublekt, i bukur, por i mungon fjala.
mua me argeton jashte mase John Fante. Nuk e di nese ndonje nga ju e ka lexuar...
 

Guest
Re: Dhoma Letrare!

mua me pelqen me shuem Mimoza Ahmeti :rollingeyes:
 

nira

Primus registratum
Re: Dhoma Letrare!

Fillimisht postuar nga Glamdring:
[qb] Pershendetje!


Nuk kam ndier kenaqesine e te lexuarit te diçkaja te re apo te fresket per shume kohe. Hera e fundit qe ndieva diçka ishte kur lexova Anne Rice "The Vempire Lestat", sepse trajtonte diçka qe mua me interesonte. [/qb]
mbi kete librin Vampire lestat eshte bazuar filmi Queen of the damned ?? ku luan stuart townsend dhe aliyaah...
mua ai film me ka pelqyer shume mgjse nuk e di nese eshte hitoria e ketij libri po aty flitej per vampirin Lestaat, edhe emri i ketij me pelqeu shume,
historia pastaj kishte dicka si te marre borxh nga perjetesia, dicka djegese, abuzive e perseri kurajoze humane terheqese... ngacmuese, ndjellese pothuaj...great movie indeed
shume vete ne fakt nuk e mendojne keshtu ata qe e pane me mua kur e morem me qera dvd nuk e pelqyen te gjithe /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

- KY DUALITET FATAL QE SHOQERON JETEN TONE.
"Rasti i çuditshem i doktor Jekyll dhe zotit Hyde"
- Ndodh qe nje nate per nje arsye çfardo, te kalojme ne rruget e qyetit. Nese ka llamba anes dhe jane te ndezura, na duken si nje procesion varrimi. Nuk ka asnje paradoks, eshte thjesht lidhja qe ben truri tone sepse ndodhet nen peshen e vetmise dhe te frikes qe shkakton ajo. E keshtu mbetet pak nga imagjinata e shume nga realiteti. Vargu i llambave jane nje procesion dhe çdo hap qe hedhim para, nuk dihet se çfare sjell. Po edhe sikur truri yne te mos e deshifroje ne kete menyre realitetin, (do te thosha kaq te deformuar)serish eshte diçka tjeter qe na shqeteson po aq, dhe na ngjeth; boshatisja e rrugeve dhe zhurmerima e hapave tona. Kjo na shkakton nje tmerr me te madh se procesioni i meparshem, sepse kuptojme qe nuk eshte vetmia shkaku, por frika qe kemi nga vetvetja. Serish nje paradoks, por ato çaste deshiron kaq shume te takohesh me dike, pa menduar dy here mund te them: qofte edhe me nje keqberes, sepse e ndjen veten me te sigurt se sa duke qene çift me veten. Keqberesin e shikon, ndersa qenien tende brenda vetes, jo. Ja perse trembemi dhe shpejtojme hapat instiktivisht. Dhe kur marrim fryme te lire, gjendemi ne qender te ciklonit, ne mes te nje bote qe nuk e kemi imagjinuar kurre, ne mes te nomatisjeve nga te cilat nuk mund te na shpetoje as dylli i Uliksit.
Por pikerisht ky eshte edhe momenti kur ne fillojme te kuptojme. Kuptojme domethenien e fjaleve te Frojdit kur thote se ne:..."subkoshience, instiktet dhe impulset e tyre, egzistojne te pavarur nga njeri tjetri dhe perkrah njeri tjetrit. Ne kete sistem nuk ka paqartesi, sikurse nuk ka edhe shkalle te ndryshme te qartesise...".
Ndersa Jung, do t'i kerkoje dhe gjeje arketipet duke studiuar nekropolin e koheve parake.
E pikerisht ne keto çaste shpirtin na e trubullojne kaq shume fjalet e Dostojevskit tek "Netet e bardha" kur therret gjithe deshperim e zemerim: - Zoti im! Nje minute lumturi! Kaq pak ne nje jete te tere!"
- Sa here qe i degjoj keto fjale te me pershkojne trurin, imagjinoj nje grua, nje grua çfardo qe bredh rrugeve me syte e mbushur nga trishtimi, shikoj nje grua qe gabon, sepse nuk gjen njeriun e enderuar dhe leshohet ne krahet e dikujt tjeter pa ndjere kurre lumturi. Pas kesaj kjo grua nuk eshte gje tjeter veç nje Ana Karenina qe perfundon ne shinat e trenit.
Dhe po ne ate vorbull cikloni shikojme nje personazh tjeter te Dostojevskit, Ivan Karamazovin, te ulur ne tavoline me Djallin. Bisedojne si dy shoke vjeter dhe kujtojne vitet e tyre te femijerise, duke rrekellyer vodke. Sefundi Ivan Karamazovi arrin ne konkluzionin qe: Ti je UNE, por me nje fytyre tjeter!
E po ne ato rruge vertitet nje tjeter personazh, Stefan Dedalus, ky Odise, alter egoja e shkrimtarit te famshem James JOYCE, ( themeluesi i rrymes se prrroit psiqik , ne letersi), pra ky Uliks i koheve moderne mbyll syte dhe i dorezohet asaj; trup e shpirt dhe ne kete dehje e delir bota nuk egziston me, perveç ngjeshjes misterioze te buzeve qe mbyllen bute. Ne puthitjen dhe midis tyre, ndjen nje diçka te panjohur, druajtje dhe turp, me te erret se ligesia e mekatit, me te embel se nje tingull, me te kendeshme se nje arome...
Por kaq nuk mjafton per te dale nga qendra e ciklonit, nuk mjaftojne as edhe fjalet e Rilkes, ne te paren dhe te fundit terapi me psikiatrin ku tha: "NESE ME HIQNI DJAJTE E MIJ NGA KOKA, KAM FRIKE SE SEBASHKU ME TA DO TE FLUTUROJNE E LARGOHEN EDHE ENGJEJT"
Sidoqfte, keto fjale jane nje dritez per te kuptuar se autostrada tone gjendet pikerisht tek Upanishadat kur VDEKJA thote: "E MIRA ESHTE NJE GJE DHE KENAQESIA NJE TJETER. TE DYJA EDHE PSE TE NDRYSHME E ROBEROJNE NJERIUN..."
Shkruajtur mijera vjet me pare dhe tingellojne kaq aktuale per kohen e sotme. Por ajo qe me mahnit eshte pershtypja se ndoshta dikur njeriu ka mundur te hyje ne mbreterine e VDEKJES dhe ketu nuk ka vend per dyshim nese shikojme se me sa kthjelltesi kujton dhe shkruan fjalet e saj. Ne keto fjale eshte e verteta lakuriq. Dhe e verteta gjendet gjithmone ne mbreterine e saj, nen toke, e jo ne qiell. Dhunti e force e VDEKJES.
E pikerisht keto fjale shprehin aq bukur nje gje ndoshta te shemtuar, dualitetin e natyres njerezore. Te skalitur nga ana tjeter ne nje nga romanet qe eshte shkruajtur per te jetuar perjetesisht: "Rasti i çuditshem i doktor Jekyll e zotit Hyde" shkruajtur nga Robert Louis Stevenson. Nje qenie e dyzuar ndoshta edhe ai vete, si tere egzistenca jone. Nje roman qe e pati nismen nga nje ender. Gjithçka e enderuar, do te ndodhe e shkruhet me pas, apo gjithçka e ndodhur, do te enderohet me pas. Dyshim qe as mjeshteria e penes se Stevensonit nuk e zgjidh. Futemi ne dyshim sepse shohim sa fantazine dhe realitetin te plluskojne ne te njejtat ujra, ne te njejtat dimensione dhe se shpesh ngrihen te nderthurura duke u shkrire me njeri tjetrin por edhe duke luftuar per t'u ndare nga njeri tjetri. Secili kerkonte te ishte Jekyll dhe Hyde. E pamundur.
Shpesh here kam pyetur veten, se cili nga ata te dy e perjashton tjetrin? Ciili eshte reali dhe cili ireali? Cili i MIRI dhe cili i KEQI? Natyrisht pergjigja e pare eshte se i miri perfaqesohet nga doktor Jekyll. Por nje lexim i vemendshem e nderlikon konkluzionin. Ndoshta ne fillim Jekyll ishte vertet simbol i semires, por me vone, dhe pikerisht kur Jekyll thote:- ...kur e pashe me ngriu gjaku ne vena. Po, rashe te flija Henry Jekyll dhe u zgjova Edward Hyde...dhe me pas i terrorizuar pyeta veten: -Si mund ta zgjidh kete gje?" Dhe diku gjetke personazhet thone: "Nese ne fillim stermundohesha te çlirohesha nga trupi i doktor Jekyll,( vini re, ketu flet Hyde) tani me po te njejtin mundim deshiroj te çlirohem nga trupi i zotit Hyde (dhe ketu flet Dok. Jekyll, brenda te njejtes fraze. Kuptohet se ne ç'mase jane te shkrira e mira me te keqen.) Kjo provon edhe njehere se eshte shume e veshtire, ne mos e pamundur te dallosh njeri nga tjetrin. Nje dyshim kaq te vjeter dhe kaq human, nje poet kinez e ka shprehur ne kete menyre: "Mbreme naten enderova sikur isha flutur dhe tani nuk di nese jam nje njeri qe enderon te behet flutur, apo nje flutur qe enderon te behet njeri"
Sidoqofte vjen momenti kur Jekyll dekurajohet dhe kjo eshte shenje se e MIRA po dorezohet, krize qe shprehet tek fjalet e dok. Jekyll kur thote: Kur e pashe ate fytyre m'u duk me e gjalle, individual ne shpirt e tipare, i krahasuar me ate qenie neutrale, te paperkryer qe deri pak çaste me pare e quaja UNE. Ndersa Hyde vazhdon te kryeje krimet e tij te perbindeshme naten, Jekyll nuk gjen me force t'i kundervihet. Personazhi eshte duke rreshqitur drejt fundit dhe kete e pohon me fjalet e tij: "Njerzit me shikonin me dyshim kur kisha fytyren e Hyde, kjo ndodh ngaqe ne qeniet humane jemi mesuar ta konceptojme njeri tjetrin si nje perzierje e se mires me te keqen. Hyde ishte e keqja puro."
Ndersa une do te shtoja ne kete rast se kur e keqja rremben qofte edhe diçka nga qenia tone, nuk kenaqet duke qene pjese, kenaqet duke qene vete natyra njerezore.
Dhe pikerisht per te mos arritur deri ne kete çast, pra ne nje katastrofe njerezore, zgjidhja mbetet vetevrasja.
Cili nga te dy vdes? Ja nje pyetje intrigante qe ka ngaterruar shume studiues. Te pakten ky eshte mendimi im. Posht, pa jete, shtrihet trupi i zotit Hyde, po a eshte vertet ai? Mendimi im eshte qe jo, jo sepse nisem nga ato qe thote vete Jekyll: -...e mira dukej ne fizionomi, e keqja ne shpirt...Atehere ai qe shtrihet posht i vdekur eshte Jekyll, ndersa Hyde endet edhe sot e kesaj dite ne bote duke kryer krimet e tij monstruoze per te vetmen arsye sepse ndjen kenaqesi: "Kjo qenie qe doli nga thellesia e shpirtit tim, te cilen une e dergova neper bote ne kerkim te kenaqesive, ishte malinje. Tmerri i te tjereve shuante etjen e pangopur per kenaqesi..."
Qe ketu rikthehemi serish tek fjalet e VDEKJES qe thote se e mira eshte nje gje dhe kenaqesia nje tjeter. Vdekja eshte e vetmja qe e njeh dhe kupton natyren e dyzuar humane dhe ajo tallet e ironizon ndersa gjarprinjte i mprehin kosen me gjuhen e tyre: Si te ndershmin dhe hajdutin/ kur te dy ne varr i futin/ u kendojne me psallt e kore/ le te prehen me shenjtore! (vargje nga "Vdekja dhe Dashuria" e M. Gorkit)
Notojme ne ujrat e nje dualiteti te pashmangshem; E mira - e keqja, Vdekja - Jeta, Dashuria - urrejtja, dhe eshte fat kur perziehen sepse keshtu brenda nesh mbeten vetem gjurmet e kujtimeve evaneshente.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Dhoma Letrare!

E bukur analiza, shume e bukur /pf/images/graemlins/smile.gif

atman, cdo gje qe prekim le shenja tek ne, qofte edhe ne subkoshience, prirjet jane individuale, jemi natyra selektive dhe te adaptueshme, mesohesh edhe me te qenurit i vdekshem, koha na mat hapat drejt saj.
 

luljeta hato

Primus registratum
Re: Dhoma Letrare!

Glamdring,te kuptoj shume mire ne ato qe thua.Ne nje artikull te koheve te fundit lexova qe e gjithe letersia boterore eshte perfshire ne nje krize,sepse po mungojne ato kryevepra te spikatura te koheve te meparshme.Mua me ndodhi nje gje e cuditshme me letersine ruse.E kisha lexuar kohe perpara por e rizbulova tani.Nuk e di a ke mundesi ta gjesh atje ku je por te rekomandoj te lexosh Dostojevskin,Tolstoin,etj,por jo romanet e shquara te tyre si Krimi e ndeshkimi apo Lufta dhe paqja e Ana Karenina por sidomos novelat dhe romanet e shkurtra.Jane nje kryeveper.Nuk e di sa kohe ke larg Shqiperise por tregimet e Teodor Kekos te cilin une e konsideroj si tregimtarin me te shquar shqiptar,do te te fusin ne jeten e perditshme qe ne po jetojme.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

Lule 54, nese Dostojevski konsiderohet si truri i letersise ruse dhe Tolstoi si trupi, valle per tregimet apo per romanet?
 

luljeta hato

Primus registratum
Re: Dhoma Letrare!

Atman,jam plotsisht dakort me ty,por kur flas per tregimet,marr si te mireqene qe romanet kryevepra te ketyre shkrimtareve jane lexuar,perndryshe me ata qe nuk i kane lexuar eshte e kote te flasesh per letersi.
 
Top