Re: Dhoma Letrare!
- KY DUALITET FATAL QE SHOQERON JETEN TONE.
"Rasti i çuditshem i doktor Jekyll dhe zotit Hyde"
- Ndodh qe nje nate per nje arsye çfardo, te kalojme ne rruget e qyetit. Nese ka llamba anes dhe jane te ndezura, na duken si nje procesion varrimi. Nuk ka asnje paradoks, eshte thjesht lidhja qe ben truri tone sepse ndodhet nen peshen e vetmise dhe te frikes qe shkakton ajo. E keshtu mbetet pak nga imagjinata e shume nga realiteti. Vargu i llambave jane nje procesion dhe çdo hap qe hedhim para, nuk dihet se çfare sjell. Po edhe sikur truri yne te mos e deshifroje ne kete menyre realitetin, (do te thosha kaq te deformuar)serish eshte diçka tjeter qe na shqeteson po aq, dhe na ngjeth; boshatisja e rrugeve dhe zhurmerima e hapave tona. Kjo na shkakton nje tmerr me te madh se procesioni i meparshem, sepse kuptojme qe nuk eshte vetmia shkaku, por frika qe kemi nga vetvetja. Serish nje paradoks, por ato çaste deshiron kaq shume te takohesh me dike, pa menduar dy here mund te them: qofte edhe me nje keqberes, sepse e ndjen veten me te sigurt se sa duke qene çift me veten. Keqberesin e shikon, ndersa qenien tende brenda vetes, jo. Ja perse trembemi dhe shpejtojme hapat instiktivisht. Dhe kur marrim fryme te lire, gjendemi ne qender te ciklonit, ne mes te nje bote qe nuk e kemi imagjinuar kurre, ne mes te nomatisjeve nga te cilat nuk mund te na shpetoje as dylli i Uliksit.
Por pikerisht ky eshte edhe momenti kur ne fillojme te kuptojme. Kuptojme domethenien e fjaleve te Frojdit kur thote se ne:..."subkoshience, instiktet dhe impulset e tyre, egzistojne te pavarur nga njeri tjetri dhe perkrah njeri tjetrit. Ne kete sistem nuk ka paqartesi, sikurse nuk ka edhe shkalle te ndryshme te qartesise...".
Ndersa Jung, do t'i kerkoje dhe gjeje arketipet duke studiuar nekropolin e koheve parake.
E pikerisht ne keto çaste shpirtin na e trubullojne kaq shume fjalet e Dostojevskit tek "Netet e bardha" kur therret gjithe deshperim e zemerim: - Zoti im! Nje minute lumturi! Kaq pak ne nje jete te tere!"
- Sa here qe i degjoj keto fjale te me pershkojne trurin, imagjinoj nje grua, nje grua çfardo qe bredh rrugeve me syte e mbushur nga trishtimi, shikoj nje grua qe gabon, sepse nuk gjen njeriun e enderuar dhe leshohet ne krahet e dikujt tjeter pa ndjere kurre lumturi. Pas kesaj kjo grua nuk eshte gje tjeter veç nje Ana Karenina qe perfundon ne shinat e trenit.
Dhe po ne ate vorbull cikloni shikojme nje personazh tjeter te Dostojevskit, Ivan Karamazovin, te ulur ne tavoline me Djallin. Bisedojne si dy shoke vjeter dhe kujtojne vitet e tyre te femijerise, duke rrekellyer vodke. Sefundi Ivan Karamazovi arrin ne konkluzionin qe: Ti je UNE, por me nje fytyre tjeter!
E po ne ato rruge vertitet nje tjeter personazh, Stefan Dedalus, ky Odise, alter egoja e shkrimtarit te famshem James JOYCE, ( themeluesi i rrymes se prrroit psiqik , ne letersi), pra ky Uliks i koheve moderne mbyll syte dhe i dorezohet asaj; trup e shpirt dhe ne kete dehje e delir bota nuk egziston me, perveç ngjeshjes misterioze te buzeve qe mbyllen bute. Ne puthitjen dhe midis tyre, ndjen nje diçka te panjohur, druajtje dhe turp, me te erret se ligesia e mekatit, me te embel se nje tingull, me te kendeshme se nje arome...
Por kaq nuk mjafton per te dale nga qendra e ciklonit, nuk mjaftojne as edhe fjalet e Rilkes, ne te paren dhe te fundit terapi me psikiatrin ku tha: "NESE ME HIQNI DJAJTE E MIJ NGA KOKA, KAM FRIKE SE SEBASHKU ME TA DO TE FLUTUROJNE E LARGOHEN EDHE ENGJEJT"
Sidoqfte, keto fjale jane nje dritez per te kuptuar se autostrada tone gjendet pikerisht tek Upanishadat kur VDEKJA thote: "E MIRA ESHTE NJE GJE DHE KENAQESIA NJE TJETER. TE DYJA EDHE PSE TE NDRYSHME E ROBEROJNE NJERIUN..."
Shkruajtur mijera vjet me pare dhe tingellojne kaq aktuale per kohen e sotme. Por ajo qe me mahnit eshte pershtypja se ndoshta dikur njeriu ka mundur te hyje ne mbreterine e VDEKJES dhe ketu nuk ka vend per dyshim nese shikojme se me sa kthjelltesi kujton dhe shkruan fjalet e saj. Ne keto fjale eshte e verteta lakuriq. Dhe e verteta gjendet gjithmone ne mbreterine e saj, nen toke, e jo ne qiell. Dhunti e force e VDEKJES.
E pikerisht keto fjale shprehin aq bukur nje gje ndoshta te shemtuar, dualitetin e natyres njerezore. Te skalitur nga ana tjeter ne nje nga romanet qe eshte shkruajtur per te jetuar perjetesisht: "Rasti i çuditshem i doktor Jekyll e zotit Hyde" shkruajtur nga Robert Louis Stevenson. Nje qenie e dyzuar ndoshta edhe ai vete, si tere egzistenca jone. Nje roman qe e pati nismen nga nje ender. Gjithçka e enderuar, do te ndodhe e shkruhet me pas, apo gjithçka e ndodhur, do te enderohet me pas. Dyshim qe as mjeshteria e penes se Stevensonit nuk e zgjidh. Futemi ne dyshim sepse shohim sa fantazine dhe realitetin te plluskojne ne te njejtat ujra, ne te njejtat dimensione dhe se shpesh ngrihen te nderthurura duke u shkrire me njeri tjetrin por edhe duke luftuar per t'u ndare nga njeri tjetri. Secili kerkonte te ishte Jekyll dhe Hyde. E pamundur.
Shpesh here kam pyetur veten, se cili nga ata te dy e perjashton tjetrin? Ciili eshte reali dhe cili ireali? Cili i MIRI dhe cili i KEQI? Natyrisht pergjigja e pare eshte se i miri perfaqesohet nga doktor Jekyll. Por nje lexim i vemendshem e nderlikon konkluzionin. Ndoshta ne fillim Jekyll ishte vertet simbol i semires, por me vone, dhe pikerisht kur Jekyll thote:- ...kur e pashe me ngriu gjaku ne vena. Po, rashe te flija Henry Jekyll dhe u zgjova Edward Hyde...dhe me pas i terrorizuar pyeta veten: -Si mund ta zgjidh kete gje?" Dhe diku gjetke personazhet thone: "Nese ne fillim stermundohesha te çlirohesha nga trupi i doktor Jekyll,( vini re, ketu flet Hyde) tani me po te njejtin mundim deshiroj te çlirohem nga trupi i zotit Hyde (dhe ketu flet Dok. Jekyll, brenda te njejtes fraze. Kuptohet se ne ç'mase jane te shkrira e mira me te keqen.) Kjo provon edhe njehere se eshte shume e veshtire, ne mos e pamundur te dallosh njeri nga tjetrin. Nje dyshim kaq te vjeter dhe kaq human, nje poet kinez e ka shprehur ne kete menyre: "Mbreme naten enderova sikur isha flutur dhe tani nuk di nese jam nje njeri qe enderon te behet flutur, apo nje flutur qe enderon te behet njeri"
Sidoqofte vjen momenti kur Jekyll dekurajohet dhe kjo eshte shenje se e MIRA po dorezohet, krize qe shprehet tek fjalet e dok. Jekyll kur thote: Kur e pashe ate fytyre m'u duk me e gjalle, individual ne shpirt e tipare, i krahasuar me ate qenie neutrale, te paperkryer qe deri pak çaste me pare e quaja UNE. Ndersa Hyde vazhdon te kryeje krimet e tij te perbindeshme naten, Jekyll nuk gjen me force t'i kundervihet. Personazhi eshte duke rreshqitur drejt fundit dhe kete e pohon me fjalet e tij: "Njerzit me shikonin me dyshim kur kisha fytyren e Hyde, kjo ndodh ngaqe ne qeniet humane jemi mesuar ta konceptojme njeri tjetrin si nje perzierje e se mires me te keqen. Hyde ishte e keqja puro."
Ndersa une do te shtoja ne kete rast se kur e keqja rremben qofte edhe diçka nga qenia tone, nuk kenaqet duke qene pjese, kenaqet duke qene vete natyra njerezore.
Dhe pikerisht per te mos arritur deri ne kete çast, pra ne nje katastrofe njerezore, zgjidhja mbetet vetevrasja.
Cili nga te dy vdes? Ja nje pyetje intrigante qe ka ngaterruar shume studiues. Te pakten ky eshte mendimi im. Posht, pa jete, shtrihet trupi i zotit Hyde, po a eshte vertet ai? Mendimi im eshte qe jo, jo sepse nisem nga ato qe thote vete Jekyll: -...e mira dukej ne fizionomi, e keqja ne shpirt...Atehere ai qe shtrihet posht i vdekur eshte Jekyll, ndersa Hyde endet edhe sot e kesaj dite ne bote duke kryer krimet e tij monstruoze per te vetmen arsye sepse ndjen kenaqesi: "Kjo qenie qe doli nga thellesia e shpirtit tim, te cilen une e dergova neper bote ne kerkim te kenaqesive, ishte malinje. Tmerri i te tjereve shuante etjen e pangopur per kenaqesi..."
Qe ketu rikthehemi serish tek fjalet e VDEKJES qe thote se e mira eshte nje gje dhe kenaqesia nje tjeter. Vdekja eshte e vetmja qe e njeh dhe kupton natyren e dyzuar humane dhe ajo tallet e ironizon ndersa gjarprinjte i mprehin kosen me gjuhen e tyre: Si te ndershmin dhe hajdutin/ kur te dy ne varr i futin/ u kendojne me psallt e kore/ le te prehen me shenjtore! (vargje nga "Vdekja dhe Dashuria" e M. Gorkit)
Notojme ne ujrat e nje dualiteti te pashmangshem; E mira - e keqja, Vdekja - Jeta, Dashuria - urrejtja, dhe eshte fat kur perziehen sepse keshtu brenda nesh mbeten vetem gjurmet e kujtimeve evaneshente.