Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem
1. Lindja e nacionalizmit si parim
Përderisa disa tipare të nacionalizmit mund t'i mvishen sistemit fisnor (skllavopronar) të qyteteve-shteteve greke para disa mijëvjeçarëve, nacionalizmi, si një shkollë politike, sociale dhe ideologjike e të menduarit, lindi në Perëndim si vazhdim apo pasojë e Revolucionit francez.
Zhan Zhak Ruso qe njëri nga përkrahësit më të mëdhej të besimit të këtillë. Ai e theksoi unitetin, solidaritetin dhe shpirtin grupor të masave, dhe insistoi që njeriu si synim më të lartë të tij ta ketë shtëpinë dhe vendin ku është rritur. Ai besonte se atdheu është zemra dhe qendra e dashurisë dhe e besnikërisë së njeriut dhe të grupit. Besimin e këtillë, ai e ngriti deri në shkallën e obligimit të shenjtë fetar, ndërsa idenë e synimit të njerëzimit drejt një rendi shoqëror fetar e shpalli të pavlefshme.
Trajta kryesore e shkollës së nacionalizmit u sendërtua pas Revolucionit francez dhe atëherë për herë të parë u zbatua në praktikë. Në atë kohë, dukshëm u shtuan emocionet për flamurin dhe atdheun; glorifikoheshin dhe adhuroheshin heronjtë kombëtarë; u komponua himni kombëtar; u theksua shenjtëria e racës dhe e gjuhës franceze; u krijuan ceremoni dhe festivale të mëdha kombëtare të llojit të riteve religjioze; erdhi në shprehje mburrja me historinë franceze dhe besimi në misionin madhështor të kombit francez, dhe të gjitha këto njëra pas tjetrës u shkrinë në kursin e revolucionit. Mirëpo, me ardhjen në pushtet të jakobinëve dhe me fatkeqësitë që e ndjeknin revolucionin, të ligat e nacionalizmit përsëri filluan të shfaqen në trajtën e tyre të parë. Nacionalizmi për jakobinët paraqitte një lojë me ndjenjat e masave, mobilizim të përgjithshëm, agresion mbi vendet fqinje, ekspansionizëm, masakër, korrupsion, shtypje dhe vetëpëlqim; me ç'rast edhe një herë u dëshmua se ndjenjat nacionaliste çdoherë përfundojnë me agresion dhe imperializëm. Bazë për vendimet e jakobinëve ishin vetëm interesat franceze.
Me ndikimin progresiv të Revolucionit francez në Perëndim, koncepti i nacionalizmit fitoi popullaritet të vrullshëm dhe i la pas nocionet e lirisë e të demokracisë. Ngritja e Napoleon Bonapartës i dha një hov edhe më të madh. Napoleoni qe një besimtar i patundur në idenë e nacionalizmit dhe siç do të shohim më vonë, ai ishte i pari që e përhapi farën e tij në botën islame. Ndjenja e fortë nacionaliste të cilën ai e kishte, e përgatiti terrenin për politikën e tij agresive dhe ekspansioniste, për luftërat dhe masakrat që i bëri si dhe në popullin francez e mbolli dhe e nxiti frymën e dominimit, me ç'rast, menjëherë pas kësaj shumë popuj u kontaminuan me ndjenjat nacionaliste. Në Gjermani dhe në Itali, ku ndjenjat e këtilla u rritën me hov të madh, në emër të nacionalizmit u bënë krime të shumta dhe filloi një luftë dëshpëruese për fitimin e pushtetit.
Shekulli i nëntëmbëdhjetë u quajt "koha e artë" e nacionalizmit. Gjatë këtij shekulli, Tomas Xhefersoni dhe Tomas Pejni vunë themelet e nacionalizmit amerikan. Në Angli prifti Xheremi Bentham i hapi nacionalizmit horizonte të reja. Me Viljem Gledstounin, nacionalizmi britanez arriti shkallën e tij më të lartë. Si mënyrë e të menduarit dhe lëvizje intelektuale, nacionalizmi u përhap nëpër tërë Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Macini, i cili u bë i njohur në Itali, u shqua si njëri ndër teoricientët më të mëdhej të shkollës së nacionalizmit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Përfaqësuesit dhe flamurtarët më të mëdhej të nacionalizmit gjatë këtij shekulli ishin Gjuzepe Garibaldi në Itali, Viktor Hygo në Francë dhe Oto Bizmarku në Gjermani.
Nacionalizmi gjatë këtij shekulli solli ngjarje të mëdha dhe e krijoi historinë e tij. Belgjika e siguroi pavarësinë e saj, ndërsa kolonitë e Portugalisë e Spanjës në Amerikën Qendrore u pavarësuan nën udhëheqjen e Simon Bolivarit e të Hoze Martinit. Mirëpo, ndjenjat më të forta nacionaliste që u shkaktuan nga qeveritë perëndimore, më së shumti u manifestuan nëpër kolonitë evropiane të Perandorisë Osmane. Kjo solli deri në atë që, shtetet e ndryshme si Greqia, Bullgaria, Hungaria, Finlanda, Çekosllovakia dhe Kroacia shfaqën aspirata për pavarësimin e tyre.
Natyrisht se ngjarjet e këtilla nuk mund të krahasohen me përhapjen e pashembullt të imperializmit në botën e tretë dhe me përleshjet dhe konfliktet politike të qeverive perëndimore. Historia ka treguar se nacionalizmi më tepër ka pasur rolin shkatërrimtar se sa atë konstruktiv. Politika dhe kolonializmi agresiv britanik dhe francez, si dhe ekspansionizmi i Napoleonit III dhe i Bizmarkut, dëshmuan se parullat mashtruese të nacionalizmit dhe liberalizmit perëndimor ishin vetëm një mbulesë e tejdukshme dhe pretekst për robërimin e popujve të shtypur.
2. Lindja e nacionalizmit - pasojë e vakuumit ideologjik të Perëndimit
Nacionalizmi është një kredo, një shkollë dhe një pseudoreligjion, të cilin Perëndimi e krijoi me qëllim që ta plotësojë vakuumin ideologjik.
Njeriu nuk mund të jetojë pa besim dhe pa ideologji ndaj të cilave do të mund të shfaqte dhembshuri dhe dashuri. Në Mesjetë, në Perëndim, besimi dhe ideologjia e këtillë u gjet në krishterimin dhe në religjionin e kishës. Mirëpo, krishterimi ishte religjion jo i realtë, i papërsosur dhe njëdimensional, dhe meqë kishte baza joshkencore dhe antiintelektuale, ai nuk mundi të mbetet si ideologji dhe religjion i përhershëm dhe i përgjithshëm. Renesansa dhe ndryshimet e pastajme në masë të madhe e goditën kishën, andaj krishterimi nuk ishte më në gjendje që të mbetet si besim i gjallë në Evropë dhe së shpejti u bë një besim i vdekur. Siç thamë edhe më parë, krishterimit i mungonte gjallëria, e cila njerëzit i përmbush me zell, me tërbim, me fanatizëm dhe me solidaritet. Pas paraqitjes së renesansës, ai tërësisht u tërhoq nga jeta politike, shoqërore, intelektuale dhe emocionale e njerëzve, kështu që ideologjia perëndimore mbeti në një vakuum të madh. Në mungesë të ndonjë force nxitëse dhe inspiruese që do t'i ringjallte, njerëzit e Perëndimit mbetën në errësirë. Krishterimi qe i vdekur. Meqë njeriu nuk mund të rrojë në vakuum (të besimit) dhe ka nevojë për dashuri dhe për të ndjekur ideologjinë, atëherë Azari, krijuesi i idhujve të ideve perëndimore, ia hapi rrugën idhullit të nacionalizmit dhe atë ia ofroi Perëndimit si një religjion të ri dhe një zot të ri, i cili u mirëprit nga entuziastët e etshëm. Më vonë, ky vakuum u përmbush edhe me marksizmin, dhe që të dyja shkollat iu dedikuan atyre që ishin dëshpëruar në krishterimin, kështu që u kënaqën dëshirat e zjarrta religjioze të njerëzve të Perëndimit.
Mirëpo në Lindjen islamike, një vakuum i këtillë kurrë nuk u lajmërua. Aty Islami tashmë ishte një ideologji e gjallë, dinamike dhe e përgjithshme. Ai përmbante në vete një dinamizëm të tillë, saqë prej shekullit të parë të paraqitjes së tij i bashkoi të gjitha vendet duke u shtrirë prej Afrikës Veriore e deri në pjesët më të largëta të Azisë, dhe prej Spanjës e deri në Mongoli; të gjithë njerëzit e racave, gjuhëve dhe kulturave të ndryshme, Islami i bashkoi në një Ummet të vetëm. Madje, në botën islame edhe sot Islami posedon një forcë shumë më të madhe të përkushtimit, të solidaritetit e të zellit revolucionar, sesa që mund ta ketë ndonjë ideologji tjetër. Ai është në gjendje t'i inspirojë ithtarët e vet që për hir të shkollës së tyre ta flijojnë jetën dhe tërë pasurinë, dhe për këtë arsye bota islame nuk ka nevojë ta importojë nacionalizmin si shprehje e rehatisë perëndimore, që është sajuar në pajtim me rrethanat e posaçme të asaj treve.
Nacionalistët dhe intelektualët e botës islame të shkolluar në Perëndim i injorojnë faktet e vendit dhe të kulturës së tyre, dhe më shumë i parapëlqejnë eksperimentet e suksesshme të Perëndimit, për të cilat pohojnë se mund të përsëriten edhe në Lindje. Mirëpo, ky është vetëm një mendim iluzor. Imitimi i verbër i këtyre intelektualëve të ashtuquajtur, i ka bërë të paaftë për ta dalluar realitetin se Perëndimi posedon kushte të posaçme të cilat në masë të madhe dallohen nga ato që kanë të bëjnë me botën islame. Perëndimi është i ballafaquar me kishën dhe krishterimin dekadent, kurse Islamin e përcjell dinamika dhe cilësia e revolucionaritetit. Është e pamundur të kuptohet realiteti se Islami dhe Krishterimi janë dy fenomene plotësisht të ndryshme. Përderisa krishterimi paraqet një përmbledhje të dogmave dhe të riteve religjioze, nga ana tjetër Islami është një ideologji e gjithanshme që përfshinë çështje praktike dhe intelektuale, si për individin, ashtu edhe për shoqërinë.
3. Nacionalizmi dhe kolonializmi: Nacionalizmi, rrënja e imperializmit
Kolonializmi dhe kapitalizmi qenë dy faktorët e tjerë kryesorë, të cilët e inkurajuan përhapjen e nacionalizmit.
Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, Perëndimi filloi t'i plaçkisë e t'i kolonizojë vendet e botës së tretë. Ata u turrën mbi popujt afrikanë e aziatikë si ujq të tërbuar e të etshëm për gjak. Për veprimet e këtilla, atyre u nevojitej një ideologji e fortë me qëllim që t'i arsyetojnë plaçkitjet dhe krimet që i bënin, dhe njëkohësisht ta sigurojnë motivin për grabitje dhe kolonizim të mëtejmë. Kështu, në vazhdën e përpjekjeve për kolonizime, nacionalizmi u ngrit në shkallën e një ideologjie dhe të një besimi të gjallë të Perëndimit.
Sa i përket kolonizimit, nacionalizmi luajti tri role të rëndësishme:
1 - Ai pikësëpari qe burim i kolonizimit. Ndjenjat e forta patriotike, besimi në superioritetin kombëtar e racor si dhe mburrja fisnore dhe glorifikimi i historisë e i kulturës ishin rrjedhojë e drejtpërdrejtë e nacionalizmit dhe njëkohësisht e siguruan terrenin për ekspansionizëm politik dhe ekonomik. Imperializmi është vetëm një pasardhës jolegjitim i këtyre shmangieve nacionaliste.
2 - Nacionalizmi ishte arsyetim për kolonizimin dhe aktet barbare të kolonialistëve perëndimorë që kryheshin nën petkun e "nevojave kombëtare" dhe të "ringjalljes së madhështisë së atdheut".
3 - Nacionalizmi ishte një forcë e madhe
lëvizëse që mbështetej në frymën e kolonizimit. Ndezja e ndjenjave të forta nacionaliste dhe fryma e vetëflijimit për atdheun, gjithnjë e më tepër e rritnin motivin për kolonizime të reja, me ç'rast racave angleze, franceze dhe gjermane u jepej një shtytje e re për dominim në Azi e në Afrikë.
Frensis Kuker, një mendimtar i njohur i Perëndimit shkruan: "Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, pjesa dërrmuese e nacionalistëve e sidomos ata më fanatikët, ishin të bindur dhe pohonin se kombet e përparuara kishin histori dhe kulturë të lartë si dhe superioritet racor dhe kombëtar; prandaj ata nuk kënaqeshin me kufizimin e talenteve të tyre vetëm brendapërbrenda kufijve të vendeve të tyre. Detyra e tyre kombëtare e patriotike nuk duhej të përmblidhet vetëm në kuadër të mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit territorial të vendit, të cilit i takonin. Ata kishin një mision universal për përhapjen e rrezeveprimit të ndikimit kulturor, politik e kombëtar nëpër të gjitha pjesët e botës, dhe e tërë kjo bëhet në interes të njerëzimit; me qëllim që të japin kontributin e tyre për t'i qytetëruar vendet e prapambetura, madje edhe me anë të forcës e dhunës po qe se paraqitej nevoja".
Pikëpamja e mësipërme, e cila qe përfundim i logjikshëm i të menduarit nacionalist, e paraqet rrënjën e kolonializmit dhe e justifikon plaçkitjen e egër të cilën e ka bërë imperializmi.
Analiza e fjalëve dhe e teksteve të themeluesve të shkollës së nacionalizmit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, zbulon se me çfarë kokëfortësie ata e propagonin idenë se detyra jonë kombëtare nuk na obligon që t'i mbrojmë vetëm kufijtë tanë, por gjithashtu që, për hir të madhështisë së atdheut, të ndërmarrim masa politike dhe luftarake madje po qe nevoja edhe me mijëra kilometra larg këtyre kufijve.
Dr. Brixhet, një mendimtar nacionalist i shekullit të nëntëmbëdhjetë, shkruan: "Nuk duhet të kënaqemi vetëm me integritetin tonë territorial dhe të themi se ky na mjafton, sepse, lënia pas dore e garës politike, ndërkombëtare dhe luftarake mund të kuptohet si mospërfillje e detyrës sonë për ta ruajtur madhështinë historike të vendit tonë. Po qe se heqim dorë nga ekspansionizmi, atëherë krenaria jonë do të lëkundet. Krenaria jonë kombëtare mund të ruhet vetëm në qoftë se bëhemi aventurierë dhe luftëdashës".
Nacionalizmi gjithashtu i zgjeroi edhe pikëpamjet e Darvinit lidhur me mbijetesën e më të aftëve në rrethanat shoqërore e politike. Tezën e këtillë në Gjermani shumë e propagonte Ernest Hekeli duke pohuar se: "Vetëm popujt e fortë e të fuqishëm kanë të drejtë që të jetojnë dhe t'i gëlltitin popujt e dobët e të prapambetur". Ky mund të quhet "kanibalizëm kolektiv i qytetërimit bashkëkohor". Karl Pirsoni, një nacionalist tjetër i njohur, mbijetesën e më të fortëve e konsideron si "ligj natyror i marrëdhënieve ndërmjet popujve."
Si pasojë e argumenteve të këtilla të nacionalistëve, në fund të shekullit 19-të filloi një valë e re e ekspansionizmit agresiv. Kolonializmi britanik i udhëhequr nga nacionalisti anglez Gledstoun, Indinë dhe zonat tjera i bëri pjesë të perandorisë britanike. Nga ana tjetër, Gjermania nën udhëheqjen e prijësit nacionalist Bizmarkut filloi një fushatë të madhe ekspansioniste. Franca pushtoi pjesë të ndryshme të Afrikës dhe i bëri koloni të veta.
Anglia e okupoi zonën e Suezit dhe ndërmori aventura të shumta imperialiste. Gjermania kishte për qëllim të krijojë një perandori ariane prej Berlinit e deri në Bagdat. Madje edhe Amerika, si një fuqi e sapoformuar, nën ndikimin e nacionalizmit u inkuadrua në garën për kolonizimin e botës, dhe ate duke filluar me okupimin e Filipineve dhe vendeve tjera të Lindjes së Largët. Etja e madhe për kolonizime shkaktoi mospajtime midis Francës dhe Gjermanisë përkitazi me dominimin mbi Marokun, ndërkaq rivalitet i ngjashëm midis Rusisë dhe Anglisë u paraqit në rastin e Iranit. Tërë këto që i cekëm më lart qenë pasoja çuditëse të nacionalizmit.
Jozef Lajten, historian i sociologjisë, shkruan:
"E tërë historia e shekullit 19-të është mbështetur në nacionalizmin ekonomiko - politik, që rezultoi me përleshje dhe kolonizime. Nacionalizmi është rrënja e kolonializmit dhe e mosmarrëveshjeve midis pushteteve të ndryshme." Disa nga nacionalistët më të mëdhej të shekullit 19-të kanë marrë pjesë aktive në ekspansionizmin e kolonializmit agresiv dhe të kriminelëve më të mëdhej që i ka njohur bota.
Gledstouni, prijatari i nacionalizmit britanik, ishte njeri i cili e filloi serinë e sulmeve agresive mbi vendet e botës së tretë dhe popujt e dobët i vuri nën zgjedhën e tij. Robert Klajv, agjenti kryesor i përhapjes së kolonializmit në Indi, ishte njeriu i cili me një egërsi të paparë i masakroi indianët në betejën e Belasit. Sesil Xhon Rauds qe njeriu i cili kolonializmin britanik e përhapi gjetkë. Të gjithë këta njerëz, egërsitë dhe agresionet e turpshme i kryenin vetëm nën emrin e nacionalizmit.
Kështu në shekullin e 19-të, dijetarët e mëdhej të kolonializmit, nacionalizmin e kishin vetëm motiv dhe justifikim për aventurat e tyre. Nacionalizmi ishte besimi i kolonialistëve, e jo i kundërshtarëve të kolonizimit. Natyrisht, nuk mund të thuhet se estabilishmenti i sistemit kapitalist nuk pati ndikim në përhapjen e nacionalizmit e të kolonializmit, sepse midis këtyre tre faktorëve çdoherë ka ekzistuar një lidhshmëri e ngushtë. Kapitalizmi i ndihmuar nga nacionalizmi, politikën kombëtare të vendeve e orientonte në drejtim të ekspansionizmit, me qëllim të demonstrimit të forcës në të gjitha pjesët e botës, dhe në këtë mënyrë i siguronte tregjet e reja.
Kompania e Indisë Lindore, e cila kolonializmin britanik në Indi e zgjeronte nën moton e "madhështisë nacionale" dhe me anën e parullave nacionaliste, është njëri nga shembujt më të qartë që flasin për lidhjen ndërmjet nacionalizmit, imperializmit dhe kapitalizmit; temë kjo për të cilën do të diskutojmë në kaptinën vijuese.
mes nacionalizmit dhe kapitalizmit. Nacionalizmi si vegël në duart e kapitalizmit që e gëlltiti botën
Faktori me ndikim të madh në paraqitjen e nacionalizmit të shekullit 19-të ishte sistemi kapitalist, i cili rrënjët e veta i lëshoi në Perëndim. Nacionalizmi u bë vegël në duart e kapitalistëve të mëdhej dhe të pronarëve të fabrikave vetëm e vetëm me qëllim të ruajtjes së tregut në vendin e tyre vetëm për prodhimet e veta. Me anën e nacionalizmit rriteshin ndjenjat nacionale për konsumimin e prodhimeve lokale, ndërkaq nga ana tjetër, në emër të nacioalizmit, popujt udhëheqës dhe pushtetet kolonizuese siguronin edhe tregje të reja. Ky ishte shkaku që shkolla e nacionalizmit lulëzoi gjatë shekullit 19-të, menjëherë pas ngritjes së kapitalizmit.
Kapitalizmi që e gëlltiste botën, pjekurinë e vet e arriti duke e ndjekur revolucionin industrial. Vargu i zbulimeve dhe i shpikjeve, që më 1732 filloi nga Xhon Keji, filloi ta rrotullojë rrotën e revolucionit industrial. Zbulimet dhe shpikjet e shkencëtarëve Tomas Sejvër, Tomas Njukomen, Xhejms Vat, Riçard Arkrajt, Semjuel Krompton, Abraham Dirbajs, Henri Kort dhe të Henri Besemer, rezultuan me ndërtimin e fabrikave të mëdha të mekanizuara, me rritjen e klasës së milionerëve dhe klasës së mesme të tregtarëve, ndërkaq, kulmin e vet e arritën me lindjen e një rendi të ri kapitalist në botë.
Klasa e këtillë e kapitalistëve dhe tregtarëve, nacionalizmin e përdori si mjet për promovimin dhe ruajtjen e qëllimeve të tyre të ulëta e çnjerëzore. Për klasën e cila profitonte me prodhimtarinë e fabrikave, prodhimtaria e të cilave ishte shumë më e madhe sesa nevojat shtëpiake, brenga e vetme e saj ishte sigurimi i tregjeve. Kapitalistët dhe të punësuarit, të gjitha përpjekjet e veta i drejtonin në të mirë të shitjes së mallrave, vetëm e vetëm që të ngadhënjenin në garën në të cilën kishin hyrë së bashku me kapitalistët dhe industrialistët e vendeve tjera.
Këto dy grupe kishin dy objektiva:
A) Të sigurojnë tregje të reja në pjesët tjera të botës.
B) Ta monopolizojnë tregun vendas dhe ta ruajnë atë nga importi i mallrave të huaja.
Kapitalizmi botëror, objektivat e këtilla i përmbushi me zgjuarjen e ndjenjave nacionaliste, të cilat i inkurajonin masat e gjera që të blejnë vetëm prodhime të vendit, e jo edhe mallra të importuara të cilësisë më të mirë. Gjithashtu, duke i nxitur paragjykimet nacionaliste, kapitalizmi e drejtonte edhe politikën e vendit ndaj imperializmit dhe kolonializmit, gjë që ishte e nevojshme për sigurimin e tregjeve të reja.
Kapitalistët e përdornin nacionalizmin për ta kundërshtuar kapitalizmin e jashtëm, me ç'rast konfliktet nga sfera ekonomike zgjeroheshin në lëmin e politikës. Ata e kufizonin lirinë e udhëtimit, ndërmerrnin masa kufizuese ndaj importit si dhe vendosnin barriera gjuhësore; dhe e tërë kjo bëhej me qëllim të pengimit të hyrjes së mallrave të jashtëm në tregjet e brendshme.
Për hir të ideve dhe synimeve që i kishin, kapitalistët e propagonin parullën e "atdhedashurisë" dhe profitet e veta i emërtonin me emrin "interesa nacionale", kështu që bashkatdhetarët e vet i mobilizonin për t'i mbrojtur "interesat e vendit". Së këndejmi, me rritjen e kapitalizmit, nacionalizmi bëhet armë në duart e kapitalistëve të vendeve të ndryshme, dhe, për qëllime të monopolizimit të tregjeve botërore, ai tërësisht vihet në shërbim të kapitalizmit. Përveç kësaj, kapitalistët grabitqarë besimin e nacionalizmit e përdorën edhe për qëllime tjera të liga, siç ishte edhe përçarja në mesin e klasave të shtypura.
Shekulli i 19-të karakterizohet me një eksploatim të vrazhdë të klasave të shtypura të shoqërisë nga ana e kapitalizmit. Revolucioni industrial dhe paraqitja e makinave, kapitalizmin komercial e shndërruan në kapitalizëm industrial dhe kjo rezultoi me koncentrimin e punës e të kapitalit. Në kushte të këtilla, eksploatimi i fuqisë punëtore u rrit për qindra herë dhe e tërë kjo shkaktoi që të paraqitet një sistem i ri shoqëror, në të cilin gjaku i punëtorit pihej pa mëshirë.
Për frikësimin e masave të shtypura dhe parandalimin e rebelimit të tyre, si dhe për detyrimin e tyre që të punojnë në kushte të mjerueshme si qenie të pavetëdijshme e të mekanizuara, sistemit çnjerëzor të kapitalizmit i nevojitej një forcë lëvizëse dhe shtytëse, burimin e së cilës e gjeti në nacionalizëm. Në këtë mënyrë, me parullat dhe vajtimet për "atdheun", kapitalizmi i arriti qëllimet e veta.
Të kapluara me ndjenjat nacionaliste, me zellin nacional dhe me tërbimin që gjithnjë e më tepër vinte duke u rritur, shtresat e shtypura të shoqërisë i harruan të gjitha që kishin të bëjnë me drejtësinë shoqërore dhe u drejtuan kah çështjet nacionale. Duke i mbetur besnike flamurit të unitetit, ato nuk qenë në gjendje ta kuptojnë mungesën e harmonisë ndërmjet interesave të veta dhe arrogantëve tjerë të shoqërisë.
Përveç kësaj, zhvillimi natyror i eksploatimit të egër bëhej nga shkaku se fryma rebeluese e punëtorëve dhe pakënaqësia e tyre rritej nga dita në ditë, e me këtë edhe çështja e nacionalizmit dhe ndezja e flakës së ndjenjave nacionale, kështu që masave të shtypura u pamundësohej përpjekja për t'u ngritur kundër arrogantëve. Të shtypurit e një kombi, të cilët ishin jashtë ndikimeve nacionaliste, bënin aleancë me arrogantët e po atij kombi dhe u kundërviheshin të shtypurve të kombit tjetër, dhe me këtë pengohej aleanca botërore e të shtypurve kundër arrogantëve të tërë botës. Kjo është ajo politika e vjetër që njihet nën emrin "përçaj e sundo", të cilën sunduesit e zbatonin gjatë tërë historisë së njerëzimit.
Nacionalizmi i shekullit XX.
Historia e nacionalizmit të shekullit XX mund të ndahet në dy periudha:
A - Nacionalizmi në gjysmën e parë të shekullit XX.
B - Nacionalizmi në gjysmën e dytë të këtij shekulli.
Manifestimi më i qartë i nacionalizmit u lajmërua në gjysmën e parë të shekullit XX në Evropë dhe Japoni, dhe rezultoi me një luftë të paparë deri atëherë. Ai ua ringjalli ëndrrat për kolonizimin e tërë botës dhe u priu në një luftë shkatërrimtare. Dijetarët e shumtë e pranojnë faktin se shkaqet kryesore për Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore ishin ndjenjat nacionaliste. Pasardhësit e vërtetë të nacionalizmit, të cilët gjatë kësaj periudhe e ngritën atë në pozitën më të lartë dhe ia dhanë ashpërsinë më të madhe, ishin Musolini në Itali, Hitleri në Gjermani, Peroni në Argjentinë, Frankoja në Spanjë dhe Salazari në Portugali. Ky ishte produkti më i dobët të cilin nacionalizmi ia fali historisë, dhe ç'është më e keqja, mënyra e këtillë akoma po vazhdon. Agresorët ndërkombëtarë, siç janë SHBA-të, nacionalizmin edhe më tutje e shohin si një religjion formal.
Gjatë gjysmës së dytë të këtij shekulli, nacionalizmi filloi të lajmërohet edhe në vendet e botës së tretë. Në shikim të parë ai duket si lëvizje për çrrënjosjen e kolonizimit, mirëpo, analiza më e thukët e dëshmon të kundërtën. Pasi që kultura dhe dominimi perëndimor nuk ishin në pajtueshmëri me religjionet e Lindjes, me kulturën, mentalitetin dhe traditat lokale, atëherë rebelimi i rajoneve lindore kundër kolonializmit qe një punë e pashmangshme, pa marrë parasysh faktin se kjo ndodhte për shkak të nacionalizmit apo jo. Forcë lëvizëse për revoltën e njerëzve ishte feja dhe fanatizmi fetar, e jo nacionalizmi dhe ndjenjat nacionaliste. Mirëpo, kur një grupi të njerëzve që vareshin nga Perëndimi iu bë e qartë se më nuk është i mundur kolonizimi dhe dominimi i drejtpërdrejt, aherë, lëvizjes së tyre ata i dhanë kahe nacionaliste, kështu që pas heqjes së kolonializmit, ata në mënyrë indirekte vazhduan t'i ruajnë vlerat dhe metodat e tij.
Në kohën e sotme, kolonializmi është i tejkaluar dhe kolonitë e dikurshme tanimë e kanë siguruar pavarësinë e tyre, mirëpo nacionalizmi ka filluar të përdoret në trajtë tjetër dhe roli i tij në një farë mënyre ka ndryshuar.
Neokolonializmi e përdor nacionalizmin me qëllim që ta parandalojë dhe pengojë bashkimin e ish-kolonive, t'i mbajë të dobëta dhe të varura nga fuqitë e mëdha.
Kur imperalistët kuptuan se më nuk do të jenë në gjendje që t'i mbajnë nën zgjedhë popujt e Lindjes, dhe se bashkimi eventual i tyre do të mund t'ua ngatërronte hesapet, atëherë ata filluan që në Lindje ta eksportojnë nacionalizmin, dhe me këtë t'i dobësojnë dhe të shkaktojnë përçarje në mes popujve të Azisë e të Afrikës, të cilët sapo e kishin fituar pavarësinë. Në këtë mënyrë, ata synonin që ndërmjet tyre ta mbjellin farën e armiqësisë dhe të përçarjes, e me këtë të pengojnë çdo bashkim apo solidaritet të mundshëm. Prandaj, mund të vërejmë se kudo që ka hyrë kolonializmi, frerët çdoherë i kanë mbajtur grupet e vogla të cilat janë edukuar në Perëndim, ndërsa forcat nacionaliste janë trimëruar që të qëndrojnë përballë forcave islame. Lidhjet ndërmjet nacionalizmit dhe kolonializmit mbetën si më parë, dhe, kudo që nacionalizmi ngrinte krye, rrënjët çdo herë i kishte te imperializmi.