Deshira/Nevoja per nacionalizem

marina s.

Forumium maestatis
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

une do ta identifikoja,ne kete rast,nacionalizmin me identitetin.njeriu eshte nje qenie qe e ka te domosdoshme te ndjehet i dalluar nga te tjeret brenda klanit te tij dhe i pavarur&i ndryshem nga te tjeret jashte klanit te tij.
nje nevoje e tille rrjedh nga vete natyra e njeriut,nga inteligjenca dhe nga emocionet.
jane pikerisht keto dy te fundit qe e ngrene njeriun nje shkalle me lart se kafsha;kafsha njeh/perdor vetem territorin(instikt territorial) per tu dalluar nga gjallesat e tjera te llojit te vet.ndersa tek njeriu,ky instikt,ne saje te inteligjences dhe emocioneve, kthehet ne nje deshire/nevoje qe nuk ka te beje me vetem me diçka "banale" si territori.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

Mbi te gjitha njeriu eshte qenie sociale.

Linga nga dhe ne grup, rritet ne grup dhe ndoshta pjesen tjeter te jetes mundet dhe te mbijetoje i vetmuar.
 

kameleoni

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

Sepse nacionalizmi do te na ndihmoje qe kur fqinjet te na bejne keq ne te mos transmetojme ne TV "Muzika Greke" e "Muzika Sllave disko polo"

por ti pergjigjemi ne te njejten menyre sepse ashtu ne kete menyre Mbajme Lart NDERIN SI KOMB.

Sy per Sy e dhemb per dhemb.Ata duan te na bejne keq edhe ne do tua kthejme me te njejten monedhe.
ATA NA URREJNE EDHE NE DO TI URREJME dhe jo te behemi gjoja paqesor

Njeriu perdor argumentin e paqes kur eshte i dobet apo jo ANNA BLUE??????????????/
 

zog

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

Fillimisht postuar nga Anna Scott:
[qb]
Fillimisht postuar nga Triny:
[qb] Kjo eshte nje baze mbi te cilen mund te vazhdojme di
Edhe kjo puna e nacionalizmit eshte e tille. Duke ndenjur bashke, te kushtezuar nga historia e kushtet e perbashketa, tiparet jane afruar dhe shume karakteristika tek ne si shqiptare - ashtu si cdo komb tjeter - jane te njejta. Eshte me e lehte te pershtatesh me nje njeri i cili ka te njejtin mentalitet si ty sesa me nje tjeter qe edhe ky, i kushtezuar nga historia e ndryshme dhe kushte te ndryshme, mendon ndryshe e ka tjeter qendrim nga i yti. Duke u pershtatur, shtohet tendenca te kuptohesh me mire, duke u kuptuar me mire duhesh me shume dhe e vecon kete person nga pjesa tjeter, te panjohurit! Ketu formohen dy grupimet e madha sociale: 'ne' dhe 'ata'.

[/qb]
ne realitet NDODH krejt e kunderta e kesaj qe shkruani, e nderuara zonjush.

kur u "hapen portat" ne 90, shqiptaret u arratisen nga shqiperia si kacabunj shkalavarur neper litaret e vaporeve te ndryshkur.

kur sipas teje, atyre ne te kundert duhej tu rritej pershtatja me njeri - tjatrin.

:rolleyes:
 

Dolores

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

Epo s kishin faj u kishte ardhur nacionalizmi ne maje te hundes.....edhe tani pas 15 vjetesh qe shume shqiptar kan pare e kan ngrene...edhe te pellcasin trunin me shprehje heroike e te n dryshkura: ...ne shqiptaret jemi shume me te bukur, ne shqiptaret jemi me te zgjuar, ne shqiptaret jemi shume me inteligjenta ......
 

zog

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

ajo qe thua ti, mund te mos jete nacionalizem por e vertete. ndodh (me raste heee /pf/images/graemlins/laugh.gif ) edhe keshtu.

apo (diçka) po se besove ti, nuk ka si te jete e vertete ?
 

epiphany

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

e rendesishme eshte te tregohemi racionale.se ne e kemi zakon qe marim zjar menjehere edhe kur thuhen te verteta.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

zogu....dont I wish :shrug:

zjarr thua....ne te djegim mojjj po na pe shtrembet ne sy ...se nuk jemi mesuar me edukaten e te thenit te verteturin me liri te plote...gjithmone jemi ne pozita te bejme ate qe duket me e hijshme ne sy te tjetrit...

nejse te mos keqkuptohemi shqiptarizmin e kam tatu mbi lekure....i pamohushem
 

zog

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

ne fakt dolçe eshte e veshtrire ta gjesh kufirin se ku fillon e çfaqet nacionalizmi i vertete.

pasi edhe popujt e medhenj e te zhvilluar i lene te duken ato simptomat qe tregove ti.

pra s'jemi te vetem.

mendoj se diferenca eshte ne qenie. shqiptari ndihet mire nen lekure edhe kur nuk e mendon qe eshte me i bukri i tufes. ndersa i huaji jo.

e ketu mendoj eshte ndryshimi.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

ndaj e stresoj qe eshte i pamohushem....por ne shume raste ne e ekzagjerojme konfidencen edhe krenarine tone ( per genjeshtra me bisht te ngulura me rrenje ne egon tone)...si mund te shprehesh qe ne jemi me te zgjuarit...kur dihet qe faktikisht nuk kemi kontribuar absolutisht asnjegje te dobishme per zhvillimin e kesaj bote ....
 

zog

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

te besosh tek "zhvillimi botes" do te thote te jesh naiv me brire. /pf/images/graemlins/laugh.gif

njeriu eshte i vdekshem, bota gjithashtu.

e kjo mbahet si e vetmja gje e sigurte per momentin ku ndodhen diturite tona.

atehere !!

"zhvillimi" eshte shpresa e njeriut te mos vrase veten, si dhe ti jape kuptim botes ne te cilen gjendet ndoshta rastesisht.

por edhe per kete ne shqiptaret jemi kampione. ngaqe jemi popull, i vetmi, absurd.

ps; absurd = as i mire, as i keq. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Dolores

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

....yeah probably u right i do have big dreams /pf/images/graemlins/laugh.gif ........prapeseprapi ato influencojne vetem realitetin tim /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

b.k.

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

Eshte e vertete qe individed mund te zgjedhin disa rruge:

1. Nacionalizem me "shumice"
2. Nese ka mundesi te behet ndryshimi i statusit ne te cilin ndodhesh (dhe me te cilin nuk je i/e kenaqur) atehere ndodh ndryshimi individual.

Shqiptaret qe kaluan ne ekstremitetin tjeter te nacionalizmit pas 90' mund te jene ndikuar nga faktori i dyte.
Njerezit kane nevoje te vleresojne positivisht grupin ku bejne pjese, pasi ky vleresim pozitiv i grupit ndikon ne vete vleresim pozitiv. Nese shqiptaret nuk mundeshin te shikonin asnje alternative kognitive ne vleresimin pozitiv te grupit te tyre, atehere zgjidhja e vetme mbetet levizja individuale dhe ndryshimi i statusit ne te cilen ben pjese si individ.
 

zog

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

triny, nuk vjen nga vleresimi ndaj vetes, nacionalizmi, por kryesisht nga VEPRA. ose nga puna. sepse e thene me drejt, "vleresimi i vetes" vjen nga puna, ose nga rezultatet (te mirat) qe rrjedhin prej saj.

tek gjermanet ai filloi pikerisht keshtu. duke filluar TE PRODHOJE me shume nga te tjeret, gjermani filloi edhe TE MENDOJE qe eshte ME I MIRE nga te tjeret, prandaj qe edhe meriton me shume se ata.

e ky eshte nacionalizmi.

ndersa atdhedashuria (patriotizmi) eshte krejt e kunderta, ti e don vendin, popullin, veten, pa me te voglin kondicion. edhe kur je i varfer ose kur s'ke rezultate ne pune.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]
Fillimisht postuar nga Anna Scott:
[qb]
Fillimisht postuar nga Triny:
[qb] Kjo eshte nje baze mbi te cilen mund te vazhdojme di
Edhe kjo puna e nacionalizmit eshte e tille. Duke ndenjur bashke, te kushtezuar nga historia e kushtet e perbashketa, tiparet jane afruar dhe shume karakteristika tek ne si shqiptare - ashtu si cdo komb tjeter - jane te njejta. Eshte me e lehte te pershtatesh me nje njeri i cili ka te njejtin mentalitet si ty sesa me nje tjeter qe edhe ky, i kushtezuar nga historia e ndryshme dhe kushte te ndryshme, mendon ndryshe e ka tjeter qendrim nga i yti. Duke u pershtatur, shtohet tendenca te kuptohesh me mire, duke u kuptuar me mire duhesh me shume dhe e vecon kete person nga pjesa tjeter, te panjohurit! Ketu formohen dy grupimet e madha sociale: 'ne' dhe 'ata'.

[/qb]
ne realitet NDODH krejt e kunderta e kesaj qe shkruani, e nderuara zonjush.

kur u "hapen portat" ne 90, shqiptaret u arratisen nga shqiperia si kacabunj shkalavarur neper litaret e vaporeve te ndryshkur.

kur sipas teje, atyre ne te kundert duhej tu rritej pershtatja me njeri - tjatrin.

:rolleyes: [/qb]
Shqiptari e ka identifikuar veten gjithmone si 'europian' edhe pse rralle here ka qene i tille. 90'ta ishte nje mundesi per te qene i tille, per te qene ne grupin te cilit 'i perkiste', larg xhungles ku e izoluan per 50 vjet. Nuk kerkuam te benim pjese 'jashte grupit', perkundrazi, ishim mbyllur ne nje grup qe nuk kishte as normat dhe as vlerat tona. Ne grupin e madh 'Shqiperi komuniste' vlerat, normat e grupit nuk ishin percaktuar nga vete grupi, ato na ishin imponuar. Kaq gje e kuptonin te gjithe! Grupi tjeter, 'europianet' kane qene dhe jane grupi jone, me ta e kemi identifikuar vete gjithmone, ata kemi marre si shembull.

Une i referohem grupit qe dikush e zgjedh me vullnet te lire dhe jo grupit ku te plasin me dhune!
 

zog

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

anna e rendesihme ne nje diskutim eshte qe fraza mos ta kaloje mendjen ne shprehje. dmth duhet qe ta KONTROLLOJME ate qe leshojme, ndryshe na shpeton nga dora e s'ka si te jete llogjike.

si dhe grupin nacional (per kete po flasim ketu) ku bejme pjese, asnjehere nuk e zgjedhim. aty na fut rastesia.

pra asnje nga ne nuk e ka zgjedh me qene shqiptar. po na ka bere fati te tille.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

Fakti qe nuk e zgjedhim nuk do te thote qe duhet ti nenshtrohemi! Kur po na merrej fryma nga kushtet brenda grupit nacional ne u shkeputem nga grupi. Megjithese ky eshte nje grup i tille qe sado ti largohesh nuk i shpeton dot sepse eshte pjese e identitetit. Kete vertet qe nuk mund ta ndryshoj por mund te ndryshoj sasine e ndikimit te ketij identiteti tek une. Mund te ndryshoj jeten time ne menyre te tille qe kjo pjese e identitetit mos me jete pengese, mos me marre frymen, ose ne te kundert mund ta perdor edhe per te fituar pike, varet! Nuk ka pse te jemi kaq fataliste!
 

b.k.

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] triny, nuk vjen nga vleresimi ndaj vetes, nacionalizmi, por kryesisht nga VEPRA. ose nga puna. sepse e thene me drejt, "vleresimi i vetes" vjen nga puna, ose nga rezultatet (te mirat) qe rrjedhin prej saj. [/qb]
Puna nis diku. deshira per te punuar i ka rrenjet ne deshiren per te arritur dicka. Deshira per te arritur dicka i ka rrenjet ne ......

[qb] tek gjermanet ai filloi pikerisht keshtu. duke filluar TE PRODHOJE me shume nga te tjeret, gjermani filloi edhe TE MENDOJE qe eshte ME I MIRE nga te tjeret, prandaj qe edhe meriton me shume se ata.

e ky eshte nacionalizmi.

ndersa atdhedashuria (patriotizmi) eshte krejt e kunderta, ti e don vendin, popullin, veten, pa me te voglin kondicion. edhe kur je i varfer ose kur s'ke rezultate ne pune. [/qb]
A. Cfare i shtyu (a shkruhet keshtu??) gjermanet te punojne me shume?

B. Deshira per te bere pjese (perkatesise) dhe nevoja per te qene pjese jane kondicion i rendesishme i dashurise (qofte dhe per atdheun).
 

zog

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

Fillimisht postuar nga Triny:
[qb] Cfare i shtyu (a shkruhet keshtu??) gjermanet te punojne me shume?

[/qb]
zeriozisht mendoj, budallalliku. ose pamundesia per te bere diçka me te larte. /pf/images/graemlins/laugh.gif

ndersa niçja mendonte, koha e keqe (pa diell) sidhe ushqimi i keq (patate e sallam derri).


:wave:
 

b.k.

Primus registratum
Re: Deshira/Nevoja per nacionalizem

Jam dakort. Duhet ti veme nje emer kesaj teorise.
Kesaj i thone, "I rente shqiptareve budallalleku ne koke" si dhe "u shtofshin derrat ne shqiperi".

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top