Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha
26 Mars 2006 @ 10:12 am · në Pa Kategori · nga Blendi ·
Njëra nga surprizat e filmit të fundit të regjizorit Spike Lee është edhe një protagonist krejt i papritur. As më pak as më shumë por ish diktatori Enver Hoxha bëhet personazhi i vetëm real në filmin e ri INSIDE MAN, që nisi shfaqjet më 24 Mars 2006 në kinematë amerikane. Filmi, që u prit pozitivisht nga kritika më e rreptë, përshkruan ngjarjet që ndodhin gjatë një bastisjeje të një banke në Manhattan.
Hajdutët, jashtëzakonisht të sofistikuar kanë menduar për të gjitha. Ndër të tjera ata janë përgatitur që në mikrofonët përgjues brenda bankës të luajnë një fjalim origjinal të Enver Hoxhës të rrëmuar nga arkiva të vjetra.
E ndërsa policët njujorkezë harxhojnë kohë për të zbuluar se gjuha që dëgjohet nga përgjimi është shqip dhe se ai që flet është një ish udhëheqës tashmë i vdekur, vjedhësit kanë përfituar kohën që u nevojiej për të zbatuar planin e tyre.
Mua filmi mu duk brilant, dhe kjo nuk ka te beje fare me ate segmentin e Enverit edhe pse ajo situate me shqipen merr nja 10 minuta te mira gjate filmit. Loja e aktoreve eshte e shkelqyer, ploti intrigues…e vetmja gje eshte se te leshohet shume informacion njeheresh dhe nuk e kupton plotesisht si e qysh ndodhi deri nja dy ore pasi ka mbaruar filmi.
Eshte inteligjent, ajo ‘robbery” fantastike por e besueshme, plani i vjedhesve ishte gjenial. Ceshtja eshte se ata i leshojne te gjithe ne “Wild Goose Chases” perfshi edhe spektatorin.
Spike Lee eshte New Yorkez klasik…si filma te tjere, edhe INSIDE MAN eshte i mbushur me ate qe do e quaj “Folklor Njujorkez”… me kete nunkuptoj biseda, fytyra dhe situata qe jane origjinale per metropolin e NY.
Edhe hyrja e shqiptares (what MILF!) per te perkthyer ben pjese ne kete folklor, sepse shqiptaret jane pjese e NY, me shume nga c’mund te kuptohet ne nje vizitor me aparat fotografik. Shqiptaret jane pjese e "NYC streets", pjese perberese e qytetit.
Clive Owen, Jodie Foster, Denzel Washingon, Williem DaFoe, Christopher Plummer, Regjia Spike Lee, INSIDE MAN, 2006.
Blendi Salaj