Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha

Blendi

Primus registratum
Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha

26 Mars 2006 @ 10:12 am · në Pa Kategori · nga Blendi ·
denzel_washington14.jpg

Njëra nga surprizat e filmit të fundit të regjizorit Spike Lee është edhe një protagonist krejt i papritur. As më pak as më shumë por ish diktatori Enver Hoxha bëhet personazhi i vetëm real në filmin e ri INSIDE MAN, që nisi shfaqjet më 24 Mars 2006 në kinematë amerikane. Filmi, që u prit pozitivisht nga kritika më e rreptë, përshkruan ngjarjet që ndodhin gjatë një bastisjeje të një banke në Manhattan.

Hajdutët, jashtëzakonisht të sofistikuar kanë menduar për të gjitha. Ndër të tjera ata janë përgatitur që në mikrofonët përgjues brenda bankës të luajnë një fjalim origjinal të Enver Hoxhës të rrëmuar nga arkiva të vjetra.

E ndërsa policët njujorkezë harxhojnë kohë për të zbuluar se gjuha që dëgjohet nga përgjimi është shqip dhe se ai që flet është një ish udhëheqës tashmë i vdekur, vjedhësit kanë përfituar kohën që u nevojiej për të zbatuar planin e tyre.

Mua filmi mu duk brilant, dhe kjo nuk ka te beje fare me ate segmentin e Enverit edhe pse ajo situate me shqipen merr nja 10 minuta te mira gjate filmit. Loja e aktoreve eshte e shkelqyer, ploti intrigues…e vetmja gje eshte se te leshohet shume informacion njeheresh dhe nuk e kupton plotesisht si e qysh ndodhi deri nja dy ore pasi ka mbaruar filmi.

Eshte inteligjent, ajo ‘robbery” fantastike por e besueshme, plani i vjedhesve ishte gjenial. Ceshtja eshte se ata i leshojne te gjithe ne “Wild Goose Chases” perfshi edhe spektatorin.

Spike Lee eshte New Yorkez klasik…si filma te tjere, edhe INSIDE MAN eshte i mbushur me ate qe do e quaj “Folklor Njujorkez”… me kete nunkuptoj biseda, fytyra dhe situata qe jane origjinale per metropolin e NY.

Edhe hyrja e shqiptares (what MILF!) per te perkthyer ben pjese ne kete folklor, sepse shqiptaret jane pjese e NY, me shume nga c’mund te kuptohet ne nje vizitor me aparat fotografik. Shqiptaret jane pjese e "NYC streets", pjese perberese e qytetit.


Clive Owen, Jodie Foster, Denzel Washingon, Williem DaFoe, Christopher Plummer, Regjia Spike Lee, INSIDE MAN, 2006.

Blendi Salaj
 

ados

Primus registratum
Re: Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha

E pashe kete te djele filmin dhe me pelqeu shume. Sbaja te qeshuren kur Dulla fliste..nuk e di nese ajo femra qe beri perkthimin ne film ishte shqiptare....Filmi ishte fantastik.!!
 

genci

Primus registratum
Re: Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha

Edhe une e pava filmin...

Filmi i bukur, te knaq.. vecse Spike Lee, i bani tana femnat shqiptare biches lol, not fair representation por sic duket e till ka kene experienca e regjizorit me shqiptaret

ajo skena me parking tickets hahahahhahaha t'shkrin, although jo shume real
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha

Ku i ka shku menja ketij regjisorit /pf/images/graemlins/laugh.gif!
Tash e mbrapa Dulla do adhurohet nga shum hajdute!
Po per femrat shqiptare,kishte pjese?
 

Blendi

Primus registratum
Re: Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha

Ajo aktorja qe lun shqiptaren eshte rumune. Pse mor nuk ishte alamet MILF a? Mu m'pelqeu, biles ia lujta icik n'kinema po s'niu gjo.

Ajo kur hyn te perktheje ka sjelle me vete nje qese plot me gjoba parkimi qe ia le ne dore Denzelit me pretendimin qe meqe po perkthen ai do ia heqi gjjobat. Dhe ai ia merr ne fakt...e me kete ndodhi te vogel Spike Lee mundohet te na hape nje dritare tjeter te vogel nga ku mund te shohesh se si ndodhin gjerat ne NY. Siurisht ka pak egzagjerim se ajo kishte 500 gjoba ne trajse, por thelbi mbetet...eshte nje qytet ku njera dore lan tjetren.
 

ados

Primus registratum
Re: Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha

Megjithate ku e gjeti Spike Lee dullen....shume origjinale, vecse..Yeah, ajo femra qe luante shqiptaren ishte hot...probably Pimp my P***y !!
 

genci

Primus registratum
Re: Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha

Russel Gewirtz e ka shkru skenarin për këtë film.



po ky ca ka lidhje me shqiptaret??? lol..


sbesoj se kush tjeter do e dalloje, por ne qe e pa filmin (shqiptaret), t'gjithe u habitem tek "aksenti" qe perdori, sepse nuk ishte aksent shqiptare... dmth as qe i afrohej, pra dukej qe nuk fliste shqip.
 

illyricus

Primus registratum
Re: Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha

S'ka lidhje hiç. Po ata që shkruan ma nalt thojshin 'Spike Lee Spike Lee' e Spike Lee nuk e ka shkru skenarin, po ky tipi tjet♪7r.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha

Regjia eshte e Spike Lee, dhe skena me shqiptaren eshte ide e futur ne skenar prej Spike Lee's me vone, per t'i dhene ate "real NY feel" qe kerkon ai.

PS. Aktorja eshte rumune.
 

genci

Primus registratum
Re: Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha

hmm.. po pse e ka zgjedh rumune pra???.., kur e pam e dallume qe nuk ishte shqiptare, thu ska gjete ndonje shqiptare "good enough"?
 

eddantes

Primus registratum
Re: Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha

u bo dhe dulla aktor filmash.....dhe kam ardhur une ketu te ju qe ta inagurojme obelliskun.........hahaha origjinale fare, cliv owen eshte fantastik dhe jodiee foster gjithashtu
 

bizi

Forumium praecox
Re: Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha

Shume film njish ishte, edhe pse fillimisht shkova e pashe meqe ishte dhe dulla po doli qe ia vlente.
 

durrsaku

Forumium maestatis
Re: Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha

Enver Hoxha ne iPod ishte gjo e dhishme, pastaj konsullata shqiptare qe kerkon lek per te perkthyer, kjo femra me nje tufe gjoba neper duar. Si gjithmone na e nxjerrin bojen ne shqiptareve.
 

durrsaku

Forumium maestatis
Re: Denzel, Dafoe dhe Enver Hoxha

EDDANTES mua me vjen keq qe na e vene ne dukje. Nuk ka film italian qe nuk flet per nje albanez, dhe kohet e fundit ka dale ne mode edhe ne Hollywood.
 
Top