Demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë

Demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë

baneri9.JPG
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë

dy Demostrues te vdekur,
Qeveria e Kosoves duhet te jap doreheqje
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë

nuk zgjidhen problemet me dorheqje mer Toli... po dhe Qeveria e Parlamentaret duhet te dalin ne rrug e te bashkohen me njerezit te protestojn... sepse 1 armik kan e ai esht OKB-ja

p.s. do shkosh dhe ti te demostrosh...? apo ti knaqesh ty i pa
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë

Sipas lajmeve ishin 3000 demonstrues. Sidoqofte, shpresoj te mos reshtin se kembenguluri tani. Nuk jam pro dhunes, por jam pro e te drejtes se tyre per te kerkuar ate qe meritojne.

Keta si grup asnjehere nuk kane bere protesta ose demonstrata te palajmeruara. Kane qene gjithmone te qarte ne qellimin e tyre dhe arsyetimin pas veprave.

Sot në ora 18 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të vendosin qirinjë dhe lule në vendin ku dje u vranë 3 martirë. Martirët kanë rënë nga dhuna e policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së, vetëm e vetëm për shkak se kishin vendosur të protestojnë kundër padrejtësisë që po i përgatitet Kosovës dhe për vetëvendosje.

Ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkëngjiten në këto homazhe që bashkë t’ua lehtësojmë familjeve të tyre dhimbjen për të rënët. Të bashkuar mund ta tejkalojmë secilën pengesë në rrugën drejt lirisë sonë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!


Administratorët kolonial të UNMIK-ut përmes dhunës dhe dënimeve ia zgjasin jetën vetes në Kosovë. Kurse këta policë të mjerë dhe të manipuluar, për shkak se naiv, mendojnë se kjo dhunë e ndal popullin. Por populli nuk ndalet. Për shkak se ai e do lirinë. E liria është e pandalshme – përpjekjet e popullit të Kosovës për ta fituar luftën kundër shtypjes nuk i ndalën as tankset e predhat e Serbisë, e lëre më plumbat dhe gazi lotësjellës i kësaj policie robotësh të dhunshëm.

Vetëvendosja do të vie, për shkak se populli është nisur drejt saj. Ky është vetëm fillimi.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë

dhe e bukra per te çorientuar opinionin publik... lexoj qe

kta te vdekurit kishin dokumenta identifikimi te fallcifikuara... pra u jan gjend dokumenta te qytetareve te tjer qe jan te gjall

3.000 demostrues jan shum pak... aty duhet te ngrihet i gjith populli te paralizojn rruget te mbyllen te gjith dyqanet e te mos shkojn ne pun per nje koh indetermitato
 

99999

Primus registratum
Re: Demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë

Pse me luftu me njeri- tjetrin ashtu siç bejne palestinezet ?
Policia nuk duhet te shkoje aq larg sa te shkaktoje vdekjen e njerezve se ashtu i behet qejfi Beogradit. Ne keto momente duhet vetem qetesi. Qeverria duhet te jete e vendosur per pavaresi te plote perpara gjithe opinionit nderkombetar.
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë

qeveria dha urdherin ma brutal se shkau.
nuk hapet zjarri ne 5 -6 M,
mesim i ri i shtetit demokrat,
ky eshte krimi i shtetit te ardheshem evropian,
alla ballkance.
 

Boby

Primus registratum
Re: Demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë

Dje degjova nje interviste te RTK1 me nje nga kryetaret e levizjes Vetevendosja dhe te them te drejten ai djali mu duk pak si i paqarte ne planet e qe kishte per kete proteste.
Ai e konceptonte dhunen vetem si dicka mes njerezve.Goditjen e godinave publike dhe qeveritare me shishe me boje,thyerjen e xhamave me gure dhe zhgarravitjen e mureve me parrulla muk i konsideronte si dhune por si nje menyre demokratike per te protestuar...Nqs protestusit vertet kane filluar te dhunojne objektet dhe kundra kesaj gjeje,qe ligji ne Kosove besoj se e ndalon,ka nderhyre policia,atehere pergjegjesine per te vdekurit duhet ta marre levizja Vetvendosja...
 

99999

Primus registratum
Re: Demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë

Ne Franve u dogjen 40 mije makina vitin e kaluar dhe spati asnje te vdekur. Si mund te vriten qofte edhe pa dashje 2 persona te cilet jane te shqetesuar per fatin e ardhshem te kosoves.
Por ç'fare do te ndodhe neser me serbet e kosoves ne qofte se ata do provokojne brutalisht policise ? A do jete ajo ne gjendje ti shperndaje ata me profesionalizem?
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë

Me kujtove dicka me kete. Ne Marsin e 2004s serbet e Graçanices dolen dhe bllokuan hyrjen e Prishtines duke ndaluar komplet trafikun. Gjate kesaj kohe ata sulmuan makinat me targa KS, keshtu duke rrezikuar jeten e qytetareve dhe qetesine publike.

Cfare u be thoni ju?

Asgje. Rruga mbeti e bllokuar per gati dy dite dhe te gjithe qytetareve te Kosoves ju desh t'i binin rrotull qe te hynin ne Prishtine ose te kalonin per me tej. Mbaj mend tani UNMIK-un se si bente sehir dhe priste qe gjendja te keqesohej. Me pas ndodhen trazirat e famshme te Marsit.

Ministri i brendshem dha doreheqjen. Shpresoj t'a kete bere vertete sepse eshte ndjere i pergjegjshem, ose me mire i pa pergjegjshem.
 
Top