Re: Demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë
Sipas lajmeve ishin 3000 demonstrues. Sidoqofte, shpresoj te mos reshtin se kembenguluri tani. Nuk jam pro dhunes, por jam pro e te drejtes se tyre per te kerkuar ate qe meritojne.
Keta si grup asnjehere nuk kane bere protesta ose demonstrata te palajmeruara. Kane qene gjithmone te qarte ne qellimin e tyre dhe arsyetimin pas veprave.
Sot në ora 18 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të vendosin qirinjë dhe lule në vendin ku dje u vranë 3 martirë. Martirët kanë rënë nga dhuna e policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së, vetëm e vetëm për shkak se kishin vendosur të protestojnë kundër padrejtësisë që po i përgatitet Kosovës dhe për vetëvendosje.
Ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkëngjiten në këto homazhe që bashkë t’ua lehtësojmë familjeve të tyre dhimbjen për të rënët. Të bashkuar mund ta tejkalojmë secilën pengesë në rrugën drejt lirisë sonë.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Administratorët kolonial të UNMIK-ut përmes dhunës dhe dënimeve ia zgjasin jetën vetes në Kosovë. Kurse këta policë të mjerë dhe të manipuluar, për shkak se naiv, mendojnë se kjo dhunë e ndal popullin. Por populli nuk ndalet. Për shkak se ai e do lirinë. E liria është e pandalshme – përpjekjet e popullit të Kosovës për ta fituar luftën kundër shtypjes nuk i ndalën as tankset e predhat e Serbisë, e lëre më plumbat dhe gazi lotësjellës i kësaj policie robotësh të dhunshëm.
Vetëvendosja do të vie, për shkak se populli është nisur drejt saj. Ky është vetëm fillimi.
Lëvizja VETËVENDOSJE!