Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!
- Peace!-
<span style="font-weight: bold">Pasiqe natyra e temes 'percmimi i mbuleses' morri natyre tjeter te qasjes,do te jap nje theks me te gjere ceshtjes se gruas.</span>
Si fillim,patjeter pak a shume duhet te dijme se c`ishte qendrimi i dikurshem i perendimit ndaj femres,sic shihet se per cdo gje e marrim shembull ate.
Ne shoqerine e hershme evropiane, grate nuk kane qene te trajtuara njesoj si burrat,si ne religjion, ashtu edhe ne jete, ne te drejtat apo obligimet fundamentale, e as ne fuqine ligjore apo rrethanat shoqerore. Revolta e shoqerise se re evropjane kunder religjionit dhe tradites, ka qene universale,dmth;e pa kontrolle!!
Si rrjedhoj e kesaj revolte,<span style="font-weight: bold">femra ne vend se te emancipohej u roberua edhe me shume duke u be pre e epsheve te mashkullit !!</span>
Ne te njejten menyre, format e ngurta tradicionale te jetes shoqerore, qe kishin te bejne me marredheniet dhe sjelljet mes gjinive, u zhyten kah perzierja, lejueshmeria dhe indulgjenca seksuale. Si fuqia, kenaqesia, dituria dhe bukuria, edhe seksi thuajse u be objekt i nje perkushtimi te pashfrenuar. Si pasoje e kesaj, femra edhe nje here filloi ta humbase poziten dhe autonomine e saj si qenie njerezore, dhe u be nje objekt per kenaqesi fizike dhe per promovim tregtar. Qellimi i saj ne jete u be me shume ta realizoje feminitetin e saj, sesa ta plotesoje humanitetin e saj.
Pra,femra filloi te ndihej e nencmuar,dhe e tradhetuar njekohesisht,dhe kishte plote te drejte kur filloi te clirohej e te siguroj ne shoqeri pozite me vet-angazhimin e saj por fatkeqesisht menyra e proves s`ishte korrekte!!
Me fallsifikimin e pamjes se saj te natyrshme fizike,me te gjitha mjetet artificiale, e madje dhe me trajtimet apo operacionet kozmetike; si dhe ta harxhoje tere energjine, pasurine dhe kohen e saj, vetem vetem per ta shtuar joshjen e saj ne syte e meshkujve. Ajo do te vishej, zbukurohej dhe do te dilte jashte vetem qe t’i terheqe ata, t’i magjepse dhe t’i shqetesoje, permes lakuriqesise se saj joshese, trupit te bukur, ererave (parfumeve) te kendsheme, ngjyrerave te lezetshme dhe qendrimit terheqes. Kete ajo e bente me qellim qe te fitoje vemendjen e fiksuar te meshkujve.
E shoh,se si rrjedhoj e kesaj apo faktor mund te jene prinderit apo edhe burrat e tyre,te cilet nuk e dhane perkrahjen e nevojshme duke mos njohur natyren e tyre,dhe cfar pozite me t`vertete duhet te kishin ne shoqeri ...
Disa nga ata i nxisin bijat apo grate e tyre qe te dalin jashte, jo per te kerkuar dituri apo mjeshteri te mira, por per te fituar per jetese dhe per t’i plotesuar te ardhurat familjare. Grate e shfrytezuan kete pervoje dhe fuqi te re, per ta shpallur çlirimin e tyre nga fodulleku dhe autoriteti i burrit. Kjo nuk ishte aq zgjedhje e plote per nje menyre te re dhe me te mire te jetes; por nje çlirim nga rendi i vjeter, nje revolte kunder kontrollit dhe nje trillim e modelit te shlire te Perendimit.
E shoh se perkundrazii perendimi eshte anti-feminist,apo ajo qe quhet emancipim s`eshte gje tjeter pos futjen e gjinis femrore ne roberim te nje modelit te ri!!
Argumenti anti-feminist buron nga shperdorimi i parimit juridik se mjetet dhe sjelljet paraprake marrin vleren e qellimeve dhe rezultateve te tyre. Qe ketu, duhet respektuar maksimumi i ndalesave preventive qe pengojne qasjen ndaj joshjes seksuale dhe qe te largon pasojat e padeshirueshme te saja. Mirepo, gjykimi i mirefillte juridik, ne mungese te nje klauzole te perpikte, eshte qe gjate shqyrtimit te drejtpeshohen rreziqet e joshjes me vlerat pozitive te integrimit te burrave dhe grave ne shoqeri,e jo per ate pak rezerve te domosdoshme ne marredheniet shoqerore, te humbet e tere e liria.
Nese i japim nje shikim te kaluares,dikur kur femra ka qene si margaritare ne guace, e ruajtur me xhelozi ne fund te thellesirave te detit,njeriu e ka paramenduar, per te ka enderruar, ka medituar.... Andaj, nga mosafrueshmeria e prekjeve trupore dhe puneve te pamoralshme,duke falenderuar ruajtjes se moralit dhe normave te tij me xhelozi, gjate historise te shume popuj kane lindur kenge te paarritshme, epe, kenge lirike dhe romane. Shkrimtaret dhe poetet per kete mund vetem te enderrojne, sepse nuk mund ta ndiejne ne thelbin e qenies se tyre ate te cilen e kane ndier koleget e tyre te meparshem.
Po sot? per fat të keq, nuk ka vepra te tilla kapitale, as ne proze e as ne poezi.Sot, jo qe nuk ka nevoje te notojme thelle ne det dhe te kerkojme guacen, ta paramendojme dhe te meditojme per te, por as qe ka nevoje ta hapim, pasi qe ajo ka hedhur çdo gje nga vetja, gjoja se ne emer te lirise dhe emancipimit
E perfundoj kete mesazh me citimin Kur`anor,duke iu drejtuar atyre qe mendojn se stolia dhe kenaqesia ne kete bote eshte cdo gje,te cilet ndaj kujdesit te tepert ndaj saj u erresohen mendja dhe nuk shohin,pervec asaj qe u shkon per qefi:
<span style="font-weight: bold"> 6:32 " Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim. S'ka dyshim se bota tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen. A nuk logjikoni? " </span>
Me plotrespekt:
<span style="font-weight: bold">t r i u m f i</span>