Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

<span style="font-style: italic">..delegacioni anulon vizitën në gjermani përshkak të veshjes islame ..</span>

<span style="font-weight: bold">Një delegacion Kosovar,të kryesuar nga OSBE-ja,për një vizitë në Gjermani,anulon këtë vizitë për arsye se përkthyesja ishte Femër muslimane me Mbulesë!!!</span>

- Diskriminimi i vlerave s`paska kufij!
- Ajo,motër muslimane u nënçmua,sepse thjeshtë ishte e mbuluar!!
- Sherif Konjuca,kryesues i delegacionit kosovar,arsyetonte se:
<span style="font-style: italic">&quot; Kemi anuluar vizitën përshkak se përkthyesja ishte një femër me mbulesë,dhe ne i takojmë evropës e jo azisë&quot; ...</span>
- As idiotizmi s`paska kufij!!

<span style="font-weight: bold">.. Ju lutem të debatojmë rreth kësaj dukurie që shpesh po ndodh,që veshja e femrës muslimane të nënçmohet e të fyhet ..</span>
 
atman

Forumium maestatis
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

Ajo femer nuk ishte perfaqesuese e ndonje delegacioni fetar, por e nje populli. Dhe aspekti fetar eshte vetem nje nga dimensionet, por jo populli vete. Keshtuqe kane bere mire qe nuk i pranuan. Po te ishte veshur me kostum kombetar dhe te mos e pranonin, ky po qe do te ishte diskriminim i mirefillte.
 
Triumfi

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] Ajo femer nuk ishte perfaqesuese e ndonje delegacioni fetar, por e nje populli. Dhe aspekti fetar eshte vetem nje nga dimensionet, por jo populli vete. Keshtuqe kane bere mire qe nuk i pranuan. Po te ishte veshur me kostum kombetar dhe te mos e pranonin, ky po qe do te ishte diskriminim i mirefillte. [/qb]
Ja ke fut kot plako,mos nguto ashtu,se problemi eshte me i madh sa qe mendon ti!
smash.gif

Ajo ishte FEMER SHQIPTARE!
Ai qe pengoi femren shqiptare me mbulese ishte shqiptar e jo i huaj!

<span style="font-weight: bold">'ceshtja qendron te ajo pse te nençmohet femra shqiptare qe ka mbulese,e leri ato dimensionet per veten tende,se kemi te bejme me nje fenomen qe po cenon vlere,e cila po ndodh cdo dite e me shume'</span>

...sikur qe ndodhi edhe ne TIRAN qe femra shqiptare u pengua te vijonte mesimet ne shkolle vetem pse ishte me mbulese ...!!!
 
Triumfi

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

pra,mendoj se problemi eshte me i madhe se sa e imagjinojme ne .. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

me nderime
 
edoni

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

Kjo ceshtje eshte shume e thjesht a deshirojm qe ne ta ndajm shtetin prej fese a jo.A deshirojm te jemi Shtet Modern Sekular a jo.Kjo eshte shume me rendesi posaqerisht per ne sepse jami popull me tri fe.Do te sihte absurde qe ta shohim kete si nencmim ndaj femres shqiptare sepse ne kosove askush nuk e ndalon askend se cka te veshe ne jeten e vete private dhe cka eshte me rendesi Ferexha nuk eshte pjese e kultures shqiptare-shamia po.Prandaj kjo nuk ishte nencmin ndaj askujt vetem se njehere e pergjithmone duhet qe ti permbahemi vlerave tona shqiptare dhe vlerave universale te cilet do ta bejn te mundur qe ne ta ndertojm nje shtet modern kuptimplote ku feja eshte e ndar prej shtetit.
 
amar

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] Ajo femer nuk ishte perfaqesuese e ndonje delegacioni fetar, por e nje populli. Dhe aspekti fetar eshte vetem nje nga dimensionet, por jo populli vete. Keshtuqe kane bere mire qe nuk i pranuan. Po te ishte veshur me kostum kombetar dhe te mos e pranonin, ky po qe do te ishte diskriminim i mirefillte. [/qb]
---------------------------------------------

PSE OR ATMAN PER TE QENE PERFAQSUES I NDONJE DELEGACIONI I NJE POPULLI A DUHET TE SHKOJME TE XHVESHUR A??? PA TESHA ?, APO ME MINI FUNDA??.
PSE A THUA VALLE ATA TE DELEGACIONIT ISHIN ME VESHJE KOMBTARE A? A MOS VALLE KISHIN PLISAT NE KOKE APO CKA? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ?
SA IDIOTIZEM ,KY IDIOTIZEM NUK ESHTE PARE EDHE PREJ EVROPES SE &quot;KRISHTERE&quot; E LENE ME PREJ NJE &quot;MUSMINANIT &quot; ME ZEMER &quot;SHKAU&quot;. TURP,TURP,TURP. KESHTU E KA DEMOKRACIA E JUAJ ,NE KETE DEMOKRACI THIRENI JU TE &quot;PERPARUARIT&quot; .
HAJ MEDET HAJ KU KEMI ARITUR NE
shrug.gif
 
amar

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

LETËR E HAPUR

Drejtuar katër zëdhënësve të institucioneve të Kosovës lidhur me polemikën rreth bojkotimit të një takimi protokolar në Gjermani

Identiteti evropian i bazuar në identifikimin dhe determinimin religjioz të Evropës, mund të vlenin deri para një shekulli, por sot Evropa nuk është as krejtësisht e bardhë e as kryekëpyt e krishterë. Nga pronocimet e qarqeve intelektuale akademike evroperendimore me simpati flitet se sot Evropa është me një konglomerat kulturash, civilizimesh, religjionesh, gjuhësh e kombesh që e përbëjnë Evropën që nga Turqia deri në Islandë. Dokumentet e Këshillit të Evropës dhe të Unionit Evropian, që kanë të bëjnë për të drejtat e njeriut me një mori dokumentesh të tjera për tolerancë etnike, fetare e gjuhësore dhe për luftën kundër racizmit dhe ksenofobisë, dëshmojnë se Evropa perendimore tani ndërtohet me vlera të realitetit të ri të qyteterimit ku pranohen dallimet dhe në respektimin e tyre ndërtohen projekte për definimin e vlerave të përbashkëta në mes popujve që çojnë drejt një Evrope të bashkuar.
Sot në Evropë dhe në këtë rast diplomacisë gjermane nuk mund të i shpjegohet aq thjeshtë, për idenditetin shqiptar siç kjo bëhej me prononcime aq të pakujdesshme nga disa zëdhënës të institucioneve kosovare, duke protestuar për shkak të një përkthyese shqiptare e cila në momentin e vizitës së tyre për në Gjermani, qenka veshur sipas parimeve islame.
Këta përfaqësuses duhet t’i nënshtrohen normave dhe konventave që kanë të bëjnë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, për të cilat aq shumë ka nevojë Kosova. Të gjitha normat që avansojnë vlerat e demokracisë liiberale që edhe për ne shqiptarët janë pikësynim, promovojnë vlerat të cilat drejtëpërdrejt kanë të bëjnë me mbrojtjen e drejtave individuale të çdo personi, pa marr parasysh edhe përkatësinë fetare ose sjelljen e tij individuale që me asgjë nuk dëmton askend. Rasti i bojkotimit të përkthyeses shqiptare e veshur në mënyrë islame paraqet shkelje të të drejtave individuale të njeriut.
Për ne shqiptarët historikisht por sidoms në shekullin e fundit fetë ishin element afrues e jo përçarës, e as krijues animozitetesh. Shumëngjyrshmëria fetare që e kemi ne shqiptarët është pasuri, e jo mangësi. Kemi shembuj në mes nesh kur fetë me shekuj të tërë jetojnë afër njëra tjetrës, pa shënuar kurrfarë përplasjesh mes tyre. Këtë mund ta ilustrojmë me shembuj të shumtë të multikonfesionalitetit të popullit shqiptar, pjesëtarë të islamit, të katolicizmit dhe orthodoksisë, mes ithtarëve të të cilëve historikisht nuk është shënuar ndonjë fërkim ose mosmarrëveshje. Evropa dhe gjermanët sa i përket përkatësisë fetare të shqiptarëve nijhen me një indetitet të popullit me tri fe pjesëtarë të islamit janë afër 70% dhe afër 30% krishter. Shqiptarët që ia dojnë të mirën Kosovës duhet të angazhohen me eliminimin e rrethanave devijante shëmtuese të cilat kanë tendencë të rritjes në shoqërinë tonë shqiptare. Këto dukuri më së shumti e dëmtojnë interesin shqiptar brenda vendit dhe në nivele ndërkombëtare. Veshja sipas parimeve islame të një shqiptareje intelektuale në asnjë mënyrë nuk paraqet fundamentalizëm islamik.
Keqpordorimi apo serviliteti dhe manipulimi i masave duke prekur në ndjenjat fetare për synime politike, është marketing i shëmtuar, dhe do të jetë përpjekje shterpe nga kush do që të jenë.
Pa medyshje shqiptarët në gadishullin Ballkanik i kanë përqafuar vlerat për integrime evro-atlantike dhe sipas këtyre standardeve dhe vlerave do të ndërtohet edhe perspektiva në qyteterimin e përbashket evropian.

Doc. Dr. Nazmi Maliqi, ligjërues në Universitetin e UEJL, Tetovë.
01 dhjetor 2003
 
une_une

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

Qe shqiptaret jane europiane, dhe jo aziatike eshte e sakte!

Qe protokollet zyrtare, duan &quot;formal wear&quot; po eshte e sakte gjithashtu.

Qe te vish me ferexhe, qe nuk eshte &quot;formal wear&quot; ne shtete te Europes ,per zyrat flas, po keshtu nuk eshte e lejueshme.
--&gt;Kesaj i thone do vete me rroba plazhi ne nje mbledhje qeveritare.
Keshtu qe me ferexhe, hixhab etj etj nuk eshte e lejueshme!

Mund te jete e lejueshme ne ndonje Arabi(Azi) por ne Europe &quot;formal wear&quot; nuk eshte hixhab, ferexhe, por nje kostum si per femra dhe per meshkuj.
Ketu ai Sherifi ska gabuar sepse do ngjante, e pakta politikisht, sikur Kosovaret po vinin nga Azia me mendesi aziatike!

<span style="font-weight: bold">Ne rast se do ishte ne jeten e perditshme le te veshi sa te doje por nuk mund te lejohet qe ai/ajo te diktoje rregullat e lojes ne Europe.</span>
Veprimi eshte me se i justifikushem por ajo qe me habit ishte perse e anulluan takimin?

Te be politically correct!
 
une_une

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

Heres tjeter, Kosovaret(vajza) te kene parasysh se si ngajne ne shtepine e botes(France psh) te diktojne se si te bejne formal wear ne takime qeveritare dhe kosovaret zyrtare te mos anullojne takime per incidente te tilla qe bene propagande se do jemi me Europen dhe me kete rast luftojme traditat myslimane.

Do ishte me e arsyeshme te kerkonin nje perkthyes tjeter se ajo nuk ishte e vetmja.
 
Thesari

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

pershendetje,
ky lajm eshte shume shqetesues,mu per kete u regjistrova per here te pare,qe te them mendimin tim.

Mbulesa nuk eshte tipar,por eshte parim dhe obligative per muslimanen,andaj shkelja apo perdhosja e kesaj eshte veprim jonjerezor
dhe bie ndesh me te drejtat e njeriut.

Feja,eshte e drejte apsolute per individin,dhe nese cdo veprim manifestohet brenda suazave te fese se tij,konsiderohet shume normale,
e lere mo kur behet fjale per nje Fe si feja islame e cila nuk njeh dhune dhe diskriminim.
Fe,e cila si synim ka te integroj njeriun ne shkallen me te lart te moralit.
Mbulesa e femres se muslimanes,eshte kulmi i ruajtjes se nderit dhe ruajtjen e gjinis njerezore nga imoraliteti ne teresi,e si i tille pengimi i saj eshte injorance.
Por,qe pak ka qe kuptojne.
Ate qe ka bere ky delegacion kosovar e vleresoj si nencmim te vertete.
 
Thesari

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

ia bashkangjes mszh te mesiperm edhe keto vargje per hixhabin(Mbulesen).
' The Veil '

<ul style="list-style-type: disc">[*]They say, &quot;Oh, poor girl, you're so beautiful you know
It's a shame that you cover up your beauty so.&quot;
She just smiles and graciously responds reassuringly,
&quot;This beauty that I have is just one simple part of me.
This body that I have, no stranger has the right to see.
These long clothes, this shawl I wear, ensure my modesty.
Faith is more essential than fashion, wouldn't you agree?&quot;[/list]
<ul style="list-style-type: disc">[*]This hijab,
This mark of piety,
Is an act of faith, a symbol,
For all the world to see.
A simple cloth, to protect her dignity.
So lift the veil from your heart to see the heart of purity.[/list]
<ul style="list-style-type: disc">[*]They tell her, &quot;Girl, don't you know this is the West and you are free?
You don't need to be oppressed, ashamed of your femininity.&quot;
She just shakes her head and she speaks so assuredly,
&quot;See the bill-boards and the magazines that line the check-out isles,
with their phony painted faces and their air-brushed smiles?
Well their sheer clothes and low cut gowns they are really not for me.
You call it freedom, I call it anarchy.&quot;[/list]
<ul style="list-style-type: disc">[*]This hijab,
This mark of piety,
Is an act of faith, a symbol,
For all the world to see.
A simple cloth, to protect her dignity.
So lift the veil from your heart to see the heart of purity.
Lift the veil from your heart and seek the heart of purity.[/list]

marrur nga faqet e Jusuf Islamit(cut steven)
te adresa: http://www.mountainoflight.co.uk/
s`pata kohe me perkthy ..e kuptoni mo anglishten apo jo !
 
Triumfi

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

Shadow of Self!
A ke idene se cfar po thu a?
Ti nese je katolik nga palestina je?
se Jezusi ishte nga palestina!,atehere edhe ti qenke aziatik!,e mos ja fut kot sikur ai talenti kosovar sherifi!

Formal wear!
Prej kurit na qenka bere kjo norm?!

Po a shkel kjo(sipas teje)formal weari yt normen tjeter nderkombetare:
&quot;Cdo person ka të drejtën e lirisë së mendimit,të ndërgjegjes dhe të fesë&quot;.
[Neni 18 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut] ??

O individ,MBULESA nuk eshte as vjeshje aziatike e as arabe e as kineze po eshte ISLAME e kupton ti kete?,nese nuk e kupton ISLAMIN atehere shfleto dhe kupton me shume e t`pakten s`ben gallata ktu!!!

ISLAMI nuk eshte sikur ti e mendon,qe diku bardh e diku kuq e diku verdh,por eshte nje gjyre!
ISLAMI eshte jete,moral,pune!
ISLAMI eshte ligje per te gjitha sferat!

Mbulesa s`eshte tradite e muslimaneve o kopuk,mos ja fut kot!
smash.gif
 
asim

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

pare se me diskutu per kete tem kush e di nga ju se cfar jemi ne a jemi musliman apo katolik.
 
dirty vegas

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

ehhh me det, kishin shteru perkthyset pa perce??
 
altinzaka

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

Vajzat shqiptare jane europiane dhe te bukura,shqiptaret ndodhen ne europe,dhe feja islame nuk i perkete shqiptareve,prandaj leni llafet......
goofy.gif
 
edoni

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

Siguresa

ARBËN XHAFERI

Kjo pritej. Një përkthyese shqiptare nga Kosova e mbuluar me shami shkakton përçarje në delegacionin kosovar që ishte nisur për një kurs specializimi në Gjermani. Katër përfaqësues kosovarë në shenjë proteste largohen nga delegacioni me arsyetim se përkthyesja e veshur me të tilla rroba dëmton imazhin e Kosovës duke krijuar përshtypjen se Kosova është një vend islamik që politikisht shkon në favor të kundërshtarëve shqiptarë. Sidomos pas 11 shtatorit këto qarqe e kanë orkestruar edhe më shumë propagandën e tyre demoniake për ta paraqitur Bosnjen dhe Kosovën si strehimore potenciale për fondamentalistët islamikë në aksionet e tyre kundër shteteve perëndimore. Kjo propagandë nuk është naive dhe pa efekt. Pas 11 shtatorit janë ndërruar bindjet, botëkuptimet, por edhe aleancat. Ata që deri dje perceptoheshin si dhunues, sot trajtohen si mbrojtës të interesave të qytetërimit perëndimor. Këto propaganda nuk janë pa pasoja afatgjata. Siç dihet Bosnja u bë shtet, por në të u instaluan dy siguresa, Republika Serpska dhe entiteti kroat në kuadër të federatës për t'i kontrolluar zhvillimet e mëtejme, Çeçenia as që është afër shtetësisë, ndërkaq Kosova do të vihet nën një vëzhgim laboratorik, për t'i evituar të papriturat kanosëse. Nëse Kosova dhe shqiptarët do t'i përmbushin standardet, atëherë do të lirohen nga kontrolli, nëse jo atëherë do ta fitojnë edhe ata siguresën në trajtë çoviqiane. Strategjia serbe investon shumë për ta rifituar rolin e siguresës strategjike. Ne mund t'ua vështirësojmë a t'ua lehtësojmë këtë rol, varësisht se çfarë politike do të ndjekim, kombëtare a fetare. Boshnjakët nuk kanë fshehur përcaktimet që identitetin kombëtar ta ndërtojnë mbi baza të përkatësisë fetare dhe “fituan “siguresën. Kosovarët këtë e kanë refuzuar, jo vetëm për shkak të vlerësimeve politike se kjo e dëmton interesin shqiptar, por edhe për shkak të realitetit të brendshëm. Përcaktimi për opsionin e ndërtimit të identitetit kombëtar mbi përkatësinë fetare drejtpërsëdrejti hap shtegun për antagonizma të brendshme fetare që definitivisht e fragmentarizojnë, e shkërmoqin unitetin kombëtar. Diskutimin që e shkaktoi zonja e veshur është një deja vue e rasteve të ngjashme që janë në funksion të hapjes të “kauzës” islamike në vendet e ndryshme të botës. Polarizimet që krijohen janë absolutisht në favor të atyre që veprojnë për të krijuar kontestet të tilla me qëllime paraprakisht të qarta.
Në Kosovë ky incident nuk do të arrijë të krijojë polarizime në islamistë dhe antiislamistë, në ata që i mbrojnë të drejtat e njeriut dhe në ata që i atakojnë për shkak se janë të panatyrshme, për traditën dhe qënien shpirtërore të kosovarëve, të shqiptarëve në përgjithësi. I vetmi polarizim i drejtë do të jetë ai në mes të atyre që kanë brengë për ardhmërinë e Kosovës dhe banorëve të saj si dhe të atyre që aspak nuk kanë brenga për këto çështje.
Në të kaluarën represive të Kosovës nuk ka pasur asnjë kontest në mes të elementit fetar dhe aparatit represiv shtetëror, por ka pasur konflikte me përmasa tragjike në mes të faktorit kombëtar shqiptar dhe sunduesit. Pas çlirimit të Kosovës janë shtuar aktivitetet e faktorëve fetarë që pushtojnë hapësirën e lirisë për opsione fetare. Shtrohet një pyetje elementare: pse pikërisht tani shfaqen këto manifestime të kodeve fetare që kauzën e Kosovës e mbështjell me tisin e fondamentalizmit islamik?
Përgjigjet mund të jenë të natyrave të ndryshme dhe pjesërisht të sakta, duke filluar nga teoritë e konspiracionit e deri te analizat e thella socio-historike. Teoritë konspirative , këtë lloj incidenti do ta shpjegonin si një tentativë e suksesshme e armiqve shqiptarë që çështjen e Kosovës ta fusin brenda pakos së “rrezikut nga fondamentalizmi islamik” që tashmë është shndërruar në gogol që e frikëson Evropën dhe faktorin perëndimor në përgjithësi. Teoritë që marrin në mbrojtje liritë dhe të drejtat e njeriut do të shpjegonin se në Kosovë qenkan të diskutueshme standardet që garantojnë lirinë dhe të drejtat. Pas këtyre rasteve incidentale çdokush do të ketë të drejtë të shpjegojë, të sulmojë apo të mbrojë pozicionin dhe interesin e vet, por kjo punë nuk do të përfundojë me kaq. Ky incident paralajmëron se çështja shqiptare po hyn në një fazë të re kritike. Koncepti shqiptar i sekularizmit dhe i harmonisë fetare hyn në fazën e testimit serioz. Provimi do të jetë i vështirë ngaqë modeli shqiptar nuk përputhet me modelin global që çon drejt diferencimeve më të theksuara fetare dhe qytetëruese. Ideologët e doktrinës islamike objektivisht janë më të fuqishëm nga ideologët kombëtarë shqiptarë, meqë pajisen me forcë nga gurra botërore islamike. Ata jo vetëm që kanë forcë globale financiare, por edhe nismën e kanë të pakontestueshme. Doktrina e tyre nuk duron dyshimin, as polemikën për vërtetësinë e aksiomave të tyre politiko-fetare. Ata pretendojnë se projekti i tyre buron nga Libri i Shenjtë, i cili ka prejardhje hyjnore dhe si i tillë nuk mund të vihet në dyshim. Sëkëndejmi, jo vetëm të vërtetat e tyre, jo vetëm doktrina e tyre, por edhe ata vetë sillen si të paprekshëm, larg nga çfarëdo dyshimi profan. Kjo qasje do të krijojë probleme të panumërta filozofike, metodologjike dhe pragmatike. Nëse një zonjë duhet të jetë e mbuluar ashtu siç kërkohet në Librin e Shenjtë, atëherë shtrohet një tjetër pyetje: ku do të ndalet zbatimi i normave kuranore? Te mbyllja e pishinave, teatrove, kinemave, ndalimi i këngës, i festivaleve, te vrasja e Baba Dimrit, te ndërrimi i kalendarit, te lufta kundër romantizmit ashtu si sugjerojnë disa emisione dokumentare me përmbajtje doktrinore islamike që shfaqen në televizionet private lokale, apo te rimëkëmbja e kalifatit. Pra pyetja është: kush është ai autoritet që do të tregojë sa dhe në çfarë mënyre do të zbatohet norma kuranore? Në Afganistan ky projekt shkoi deri në fund. Vallë në Kosovë ku do të ndalemi? Askush nuk ka autoritet dhe të drejtë të ofrojë zbatime gjysmake, ngaqë në këtë mënyrë do të vendoset mbi Librin e Shenjtë që do të thotë të jesh autoritet mbi autoritet, që filozofia islame nuk e pranon. Në vazhdë të kësaj dileme duhen hapur dhe çështjet e të drejtave të njeriut. Deri në çfarë mase do të mbrohen ato?.
Koketimet me fenë janë të dëmshme edhe për politikën edhe për vetë fenë për shkak se interesat i kanë diametralisht të kundërta. Dihen pasojat katastrofale të përzierjes së fesë në çështjet kombëtare, bie fjala si në Çeçeni, Afganistan etj.
Në Kosovë, por dhe në hapësira të tjera ku jetojnë shqiptarët ka filluar të zërë rrënjë bashkëpunimi i politikës me fenë. Para disa ditësh ashtu si kemi parë në Serbi, Greqi, Bosnjë etj, një repart të TMK-së e bekoi prifti dhe hoxha. Një manir i tillë nuk është as në natyrën e politikës as në atë të fesë. Sipas vokacionit, feja nuk mund të bekojë asnjë strukturë ushtarake meqë efektet e saj janë represive, në kundërshtim me premisat humane që i përhap feja. Pra, këtu nuk bëhet fjalë për besim, por për forcim të ndërsjelltë të legjitimitetit.
A meriton vëmendje kaq të jashtëzakonshme një shami, një relevancë kaq të madhe për polarizime kaq të thella në shoqëri? Natyrisht se një shami apo një veshje, sido që të jetë ajo nuk do të nxiste reagime mbrojtëse apo kritikuese nëse në vete nuk do të ngërthente forcën e simbolit. Simbolet janë si majat e akullnajeve, shpeshherë shkaktojnë konflikte të përgjakshme. Kjo simbolikë, deshëm s'deshëm afirmon përcaktimin për një opsion qytetërues dhe vendoset si barrierë për një politikë apo merr rolin e katalizatorit për një politikë të llojit tjetër. Opsioni politik shqiptar i 100 viteve të fundit është përcaktuar për integrim në sistemin e vlerave të qytetërimit perëndimor. Në vijë të këtij përcaktimi janë ndërmarrë një varg aktivitetesh për ta korrigjuar kodin qytetërues, të paktën atë të institucioneve të sistemit. Kundër këtij përcaktimi ka pasur reagime të herëpashershme, por gjithmonë e kanë humbur betejën me idetë avangarde, liriprurëse që e ngjeshnin kohezionin e brendshëm kombëtar dhe eliminonin kundërthëniet me prapavijën evropiane, ku fizikisht dhe nga aspekti kulturor i takon Shqipëria dhe shqiptarët. Pra shamia nuk pengon si element fetar, por si mesazh politik. Në fakt mesazhe të tilla politike jepen çdo ditë duke filluar nga mënyra e veshjes e deri te përhapja, përmes radios apo televizioneve lokale të botëkuptimeve të dyshimta antishkencore dhe antioksidentale që janë në funksion të imponimit të një sistemi të ri vlerash. Krijimi i këtij sistemi të ri të vlerave has në pengesa në vetë shtetet islamike dhe do të krijojë pengesa të pakapërcyeshme në zonat periferike të botës islame. Kur një çështje doktrinarizohet, atëhere sistemi i vlerave totalitarizohet. Nëse jeta shoqërore duhet të ndërtohet sipas parimeve kuranore, atëherë kush do të jetë ai që do të lejojë implementime të pjesërishme të këtyre parimeve. Pra, vetë fenomeni fetar kërkon zbatim të përpiktë. Për shkak të kësaj karakteristike në Evropë janë shfaqur antagonizma të përgjakshme në mes të pushtetmbajtësve dhe klerit fetar. Këto konfrontime kanë përfunduar me sekularizim të shoqërive dhe ndarje të kompetencave fetare dhe politike. Papa, si prijës i komunitetit fetar, pas shumë dilemash e betejash u tërhoq në Vatikan duke ua lënë politikanëve që të merren me punët e kësaj bote. Sot ekziston vlerësimi unik se krishterizmi nuk e krishtëroi Evropën, por ndodhi e anasjellta. Sëkëndëjmi nuk mund të thuhet se përcaktimi për Evropë do të thotë pranim i sistemit të vlerave krishtere meqë sistemi i vlerave evropiane është absolutisht sekular. Evropianët sot hezitojnë që në preambulë të kushtetutës së Unionit Evropian të përmendet tradita kristiane e Evropës, meqë kjo bie ndesh me parimet sekulariste. Nëse ata vetes ia mohojnë këtë luks, atëherë pse t'u lejojnë të tjerëve këto tendenca teokratike. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se ne vetë kërkojmë të jemi pjesë e Evropës, por nuk mund të jemi të mirëseardhur nëse dilemat, aspiratat apo projektet e tjera nuk i zgjidhim sipas standardeve të sistemit të vlerave evropiane, duke filluar nga bredhi i vitit të ri e deri te liberalizmi.
Nëse ato dilema qytetëruese do t'i zgjidhim në mënyrë të lehtë dhe pa shterëzime, atëherë perspektivat do të jenë të hapura, nëse jo atëherë do të ngatërrohemi dhe më në fund do ta kemi siguresën si shpatën e Demokleut mbi kokë. Jemi të rrethuar me vëzhgues dhe analitikë të ndryshëm. Ata janë rreth nesh dhe brenda nesh, i vëzhgojnë me të njëjtin pasion bisedat tona rreth sofrës së iftarit ashtu si tekstet autoriale nëpër gazeta pro apo kundër shamisë. Shpeshherë vetë i provokojnë këto polemika për ta bërë sa më të lehtë viviseksionin e shoqërisë shqiptare. Do të paraqiten edhe mbështetës të shamisë, që do të na trimërojnë që të jemi të atillë çfarë jemi, si ai gjermani, përfaques i OSBE-së që nuk sheh asgjë të keqe te mënyra e veshjes, ashtu si ne që nuk brengosemi çfarë ndodh në Malajzi, Filipine apo në Gabon. Nga ai gjerman konkret nuk varen proceset e ardhshme historike, ai as që e vret mendjen për ato çështje, por ato varen nga ne, nga ajo sesi ne do t'i plotësojmë standardet.
Në Kosovë dhe në hapësirat ku jetojnë shqiptarët nuk mund të shfaqen polarizimet në mes të fetarëve dhe ateistëve, por vetëm në mes të atyre që kanë brenga për kauzën shqiptare dhe të atyre që janë të liruar nga kjo brengë. Ose thënë ndryshe do të ketë polarizime në mes të atyre që në plan të parë e vënë çështjen kombëtare dhe atyre që i japin përparësi çështjes fetare.
Një gjë duhet të jetë e sigurtë. Spikatja e interesit fetar do të vijë në kundërshtim me sistemin e vlerave evropiane dhe do të aktivizojë mekanizmin e siguresës. Ndërkaq afirmimi i çështjes kombëtare nuk do të krijojë pasoja të tilla. Propaganda serbe asnjëherë nuk ka tentuar që ta frikësojë Perëndimim me gogolin shqiptar, meqë kjo do të ishte absurde, por këtë e bën duke ia shtuar emrit shqiptar etiketën e fondamentalzimit islamik.
I ballafaquar me pasojat e një hedonizmi të papërgjegjshëm fetar, ish -presidenti i Bosnje Hercegovinës, A. Izetbegoviq në veprën e tij “Kujtimet” flet për fenomenin e besimit të rrejshëm. Ai flet për ceremonitë pompoze fetare, për procesionet masive, apo për fjalimet delirante fetare. Këto manifestime ai i cilëson se në esencë si mungesë të besimit të njëmendtë: “Nuk ka besim të vërtetë në atë kur muezinët tanë hyjnë në gara kush do ta amplifikojë zërin më shumë përmes rregullatorit të altopolanteve…Feja, ose është në shpirt ose nuk ekziston fare. Nëse është e vërtetë atëherë është diskrete dhe nuk bie në sy”.
Çfarë çmimi duhet të paguajë populli shqiptar për të kuptuar këtë mesazh të njeriut që ka pasur bindje të thella fetare?

Gazeta Shekulli
6 Dhjetor 2003
 
Flamuri

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

Duke mos e nenqmuar kete vajze shqipetare,sepse ateher kame nenqmuar nenen time qe ka moshen 68-vjeqare dhe mbane ende shami ne koke,mirpo kjo vajze me sa kame kuptuar ishte nisur per gjermani
me nje mision Kombetar ne fushen ekonomike si perkthyese dhe pasi qe jetoj ne Gjermani qe nje kohe te gjate e njohe mentalitetin gjerman dhe me
siguri se per media do te ishin deklaruar se shamia nuk u perngon por ne realitet ajo u pengon
dhe per kete eshte duke u pregaditur nje ligje i veqant qe ti pengoj mbajtjen e shamis ne vendet institucionale te shtetit ku puntoret mbajne shamia dhe per mendimin time nga kjo prespektiv delegacioni i Kosoves ka patur te drejte per reagim.Me rrespekt per mirkuptim nga Flamuri.
 
amar

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

Fillimisht postuar nga Damastion:
[QB] Siguresa

-----------------------------------------------
ME EMRE SHQIPTARI DHE ME SHPIRT SLLAVI ,PERSONI I QUAJTUR ARBEN XHAFERI UDHEHEQESI I PARTISE DEMOKRATIKE SHQIPTARE NE MAQEDONI.
NE E DIME SHUME MIRE SE KUSH KA QENE ,KUSH ESHTE ,DHE SIPAS KETYRE DY TE PARAVE DHE KUSH D0 TE JETE KY PERSON??
ISH SPIUNI I UDB SLLAVE, ISH HAJDUTI GJATE QEVERISJES SE TIJ SI POZITE KU PER VELLA E KISHTE LUPCO BULLGARIN,DHE CFAR MUND TE PRESIM PREJ KETIJ NJERIU??,VETEM UREJTJE FETARE NDERMJET SHQIPTAREVE TE TE GJITHE TROJEVE TONA DHE PERCARJE ,PRA KY ESHTE TIPI I DYFTYRESHIT (MUNAFIKUT)ARBEN XHAFERI.
SIKUR TE ISHTE AQ SHQIPTARE SA PRETENDON KY NJERI DERI ME SOT DO TE KISHTE RREGULLUAR DICKA RRETH CESHTJES SHQIPTARE ,POR ASGJE ,VETEM PALLAVRA DHE RRENA SIC JEMI MESUAR TI NDEGJIJME NGA POLITIKAN TANE TE MREKULLUESHEM.
UNE NUK E DI SE SI MER GUXIMIN ARBEN 007 ISH AGJENT I UDB TE KOMENTOJE LIGJET I LIBRIT HYJONORE ,KU NEPER GJITHE TEKSTIN E TIJ VERHET QARTE INJORANCA E TIJ NDAJ ISLAMIT,AI NUK KA LIDHJE ASPAK ,AS ME ISLAMIN E AS ME KUR`ANIN (DO JA CITOJ KESHTU PASI QE VETEM SERBET DHE SHKIJET TJERE I THUAN LIBRI HYJONRE),DUHET TE I VIJE TURP NGA VETEVETJA PASI QE EDHE AI ESHTE MUSLIMAN (KETU DYSHOJ) SUPOZOJ SIPAS EMRIT QE E KA ,POR ZOTERIUT IA BEJ ME DIJE SEPSE ESHTE AFER VDEKJES DHE SE ZOTI NUK DO TA PYES SE CFAR KE BERE PER KOMBIN,POR DO TA PYETE SE CFAR KE BERE PER ZOTIN,ANDAJ ZOTERI ENDE ESHTE HERET TE PENDOHESH ,TE MARISH ABDES DHE TE KTHEHESH NE MUSLIMAN,NUK ESHTE VONE PER TY .. SHPEJTO SE DO TE HIKE TRENI I FUNDIT EC...C MA SHPEJT.
 
Triumfi

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

Fillimisht postuar nga Flamuri:
[qb].... per kete eshte duke u pregaditur nje ligje i veqant qe ti pengoj mbajtjen e shamis ne vendet institucionale te shtetit ku puntoret mbajne shamia dhe per mendimin time nga kjo prespektiv delegacioni i Kosoves ka patur te drejte per reagim... [/qb]
.. me plote mirekuptim te them se jeni jashte teme!
.. ceshtja qendron te: 'Pse te nencmohet MBULESA' ?!..
.. s`di ku e paske degju&amp;lexu se ne gjermani planifikohet te pengohet MBULESA !!,na sjell fakte se nuk je ne ode te pleqve
smash.gif

... me nderime
 
Triumfi

Primus registratum
Re: Delegacioni Kosovar nënçmoi femrën muslimane me Mbulesë!

<span style="font-style: italic">'Nje shpjegim te shkurte'</span>

Nocioni<span style="font-weight: bold"> MBULESE:</span>
- Mbulesa e trupit te femres Muslimane,pervec fytyres dhe duarve.
- Fjala 'Shami'nuk perkon me nocionin 'Mbulese'
,sepse shamija mund te jete vetem mbulimi i flokeve e jo me shume,pra shamine mund t`a mbajne
edhe jo muslimanet!!
- Mbulesa ne ISLAM eshte OBLIGIM,patjeter muslimanja duhet te mbulohet kur te arrije kohen e pjekurise!
- Mos-Mbulesa per femren Muslimane sipas juridiksionit ISLAM eshte mekate,e Mohimi i saj
e nxjerr nga ISLAMI!

- Letren e Arben Xhaferit,nuk e komentoj,sepse ato per mua jane pallavrat dhe perallat e tij,te cilat i ka mjet per te arritur Influence! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
..ndersa ne Kosove,populli thote se:'Politikani eshte Kurv',e ky sikur t`ishte ashtu si thuhet ne Kosove,bravo i koft,po thjeshte eshte nje kalama qe done qumeshte qe te zhvillohet.. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

- Letrat tjera te postuara,ne lidhje me kete aksident,i shoh si te pa baza dhe hamendesëse!

' Aksidenti qe ndodhi nga delegacioni i Kosoves deshmone naivitet dhe papjekuri morale'!

<span style="font-weight: bold">'Tingujt e ketij aksidenti me perkthehen ne veshet e mi,sikur qe shekulli XXI,te shquhet shekulli ku do te ndahen dhent e dhijt'</span>

.. citat nga Kur`ani:

<span style="font-weight: bold">2:120.'As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre. Thuaju: &quot;Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasi që të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu&quot;'.
</span>

... 'le te vazhdojne servilet,e politikanet(kurverit)te fusin koken nen shputat e kembeve te tyre,vetem qe t`u thuhet se:&quot;jeni me te miret dhe ju dojme &quot; ' ... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

..mbushni mend or musliman(nese e pretendoni)..
smash.gif
 
Top