Fillimisht postuar nga Damastion:
[QB] Siguresa
ARBËN XHAFERI
Kjo pritej. Një përkthyese shqiptare nga Kosova e mbuluar me shami shkakton përçarje në delegacionin kosovar që ishte nisur për një kurs specializimi në Gjermani. Katër përfaqësues kosovarë në shenjë proteste largohen nga delegacioni me arsyetim se përkthyesja e veshur me të tilla rroba dëmton imazhin e Kosovës duke krijuar përshtypjen se Kosova është një vend islamik që politikisht shkon në favor të kundërshtarëve shqiptarë. Sidomos pas 11 shtatorit këto qarqe e kanë orkestruar edhe më shumë propagandën e tyre demoniake për ta paraqitur Bosnjen dhe Kosovën si strehimore potenciale për fondamentalistët islamikë në aksionet e tyre kundër shteteve perëndimore. Kjo propagandë nuk është naive dhe pa efekt. Pas 11 shtatorit janë ndërruar bindjet, botëkuptimet, por edhe aleancat. Ata që deri dje perceptoheshin si dhunues, sot trajtohen si mbrojtës të interesave të qytetërimit perëndimor. Këto propaganda nuk janë pa pasoja afatgjata. Siç dihet Bosnja u bë shtet, por në të u instaluan dy siguresa, Republika Serpska dhe entiteti kroat në kuadër të federatës për t'i kontrolluar zhvillimet e mëtejme, Çeçenia as që është afër shtetësisë, ndërkaq Kosova do të vihet nën një vëzhgim laboratorik, për t'i evituar të papriturat kanosëse. Nëse Kosova dhe shqiptarët do t'i përmbushin standardet, atëherë do të lirohen nga kontrolli, nëse jo atëherë do ta fitojnë edhe ata siguresën në trajtë çoviqiane. Strategjia serbe investon shumë për ta rifituar rolin e siguresës strategjike. Ne mund t'ua vështirësojmë a t'ua lehtësojmë këtë rol, varësisht se çfarë politike do të ndjekim, kombëtare a fetare. Boshnjakët nuk kanë fshehur përcaktimet që identitetin kombëtar ta ndërtojnë mbi baza të përkatësisë fetare dhe “fituan “siguresën. Kosovarët këtë e kanë refuzuar, jo vetëm për shkak të vlerësimeve politike se kjo e dëmton interesin shqiptar, por edhe për shkak të realitetit të brendshëm. Përcaktimi për opsionin e ndërtimit të identitetit kombëtar mbi përkatësinë fetare drejtpërsëdrejti hap shtegun për antagonizma të brendshme fetare që definitivisht e fragmentarizojnë, e shkërmoqin unitetin kombëtar. Diskutimin që e shkaktoi zonja e veshur është një deja vue e rasteve të ngjashme që janë në funksion të hapjes të “kauzës” islamike në vendet e ndryshme të botës. Polarizimet që krijohen janë absolutisht në favor të atyre që veprojnë për të krijuar kontestet të tilla me qëllime paraprakisht të qarta.
Në Kosovë ky incident nuk do të arrijë të krijojë polarizime në islamistë dhe antiislamistë, në ata që i mbrojnë të drejtat e njeriut dhe në ata që i atakojnë për shkak se janë të panatyrshme, për traditën dhe qënien shpirtërore të kosovarëve, të shqiptarëve në përgjithësi. I vetmi polarizim i drejtë do të jetë ai në mes të atyre që kanë brengë për ardhmërinë e Kosovës dhe banorëve të saj si dhe të atyre që aspak nuk kanë brenga për këto çështje.
Në të kaluarën represive të Kosovës nuk ka pasur asnjë kontest në mes të elementit fetar dhe aparatit represiv shtetëror, por ka pasur konflikte me përmasa tragjike në mes të faktorit kombëtar shqiptar dhe sunduesit. Pas çlirimit të Kosovës janë shtuar aktivitetet e faktorëve fetarë që pushtojnë hapësirën e lirisë për opsione fetare. Shtrohet një pyetje elementare: pse pikërisht tani shfaqen këto manifestime të kodeve fetare që kauzën e Kosovës e mbështjell me tisin e fondamentalizmit islamik?
Përgjigjet mund të jenë të natyrave të ndryshme dhe pjesërisht të sakta, duke filluar nga teoritë e konspiracionit e deri te analizat e thella socio-historike. Teoritë konspirative , këtë lloj incidenti do ta shpjegonin si një tentativë e suksesshme e armiqve shqiptarë që çështjen e Kosovës ta fusin brenda pakos së “rrezikut nga fondamentalizmi islamik” që tashmë është shndërruar në gogol që e frikëson Evropën dhe faktorin perëndimor në përgjithësi. Teoritë që marrin në mbrojtje liritë dhe të drejtat e njeriut do të shpjegonin se në Kosovë qenkan të diskutueshme standardet që garantojnë lirinë dhe të drejtat. Pas këtyre rasteve incidentale çdokush do të ketë të drejtë të shpjegojë, të sulmojë apo të mbrojë pozicionin dhe interesin e vet, por kjo punë nuk do të përfundojë me kaq. Ky incident paralajmëron se çështja shqiptare po hyn në një fazë të re kritike. Koncepti shqiptar i sekularizmit dhe i harmonisë fetare hyn në fazën e testimit serioz. Provimi do të jetë i vështirë ngaqë modeli shqiptar nuk përputhet me modelin global që çon drejt diferencimeve më të theksuara fetare dhe qytetëruese. Ideologët e doktrinës islamike objektivisht janë më të fuqishëm nga ideologët kombëtarë shqiptarë, meqë pajisen me forcë nga gurra botërore islamike. Ata jo vetëm që kanë forcë globale financiare, por edhe nismën e kanë të pakontestueshme. Doktrina e tyre nuk duron dyshimin, as polemikën për vërtetësinë e aksiomave të tyre politiko-fetare. Ata pretendojnë se projekti i tyre buron nga Libri i Shenjtë, i cili ka prejardhje hyjnore dhe si i tillë nuk mund të vihet në dyshim. Sëkëndejmi, jo vetëm të vërtetat e tyre, jo vetëm doktrina e tyre, por edhe ata vetë sillen si të paprekshëm, larg nga çfarëdo dyshimi profan. Kjo qasje do të krijojë probleme të panumërta filozofike, metodologjike dhe pragmatike. Nëse një zonjë duhet të jetë e mbuluar ashtu siç kërkohet në Librin e Shenjtë, atëherë shtrohet një tjetër pyetje: ku do të ndalet zbatimi i normave kuranore? Te mbyllja e pishinave, teatrove, kinemave, ndalimi i këngës, i festivaleve, te vrasja e Baba Dimrit, te ndërrimi i kalendarit, te lufta kundër romantizmit ashtu si sugjerojnë disa emisione dokumentare me përmbajtje doktrinore islamike që shfaqen në televizionet private lokale, apo te rimëkëmbja e kalifatit. Pra pyetja është: kush është ai autoritet që do të tregojë sa dhe në çfarë mënyre do të zbatohet norma kuranore? Në Afganistan ky projekt shkoi deri në fund. Vallë në Kosovë ku do të ndalemi? Askush nuk ka autoritet dhe të drejtë të ofrojë zbatime gjysmake, ngaqë në këtë mënyrë do të vendoset mbi Librin e Shenjtë që do të thotë të jesh autoritet mbi autoritet, që filozofia islame nuk e pranon. Në vazhdë të kësaj dileme duhen hapur dhe çështjet e të drejtave të njeriut. Deri në çfarë mase do të mbrohen ato?.
Koketimet me fenë janë të dëmshme edhe për politikën edhe për vetë fenë për shkak se interesat i kanë diametralisht të kundërta. Dihen pasojat katastrofale të përzierjes së fesë në çështjet kombëtare, bie fjala si në Çeçeni, Afganistan etj.
Në Kosovë, por dhe në hapësira të tjera ku jetojnë shqiptarët ka filluar të zërë rrënjë bashkëpunimi i politikës me fenë. Para disa ditësh ashtu si kemi parë në Serbi, Greqi, Bosnjë etj, një repart të TMK-së e bekoi prifti dhe hoxha. Një manir i tillë nuk është as në natyrën e politikës as në atë të fesë. Sipas vokacionit, feja nuk mund të bekojë asnjë strukturë ushtarake meqë efektet e saj janë represive, në kundërshtim me premisat humane që i përhap feja. Pra, këtu nuk bëhet fjalë për besim, por për forcim të ndërsjelltë të legjitimitetit.
A meriton vëmendje kaq të jashtëzakonshme një shami, një relevancë kaq të madhe për polarizime kaq të thella në shoqëri? Natyrisht se një shami apo një veshje, sido që të jetë ajo nuk do të nxiste reagime mbrojtëse apo kritikuese nëse në vete nuk do të ngërthente forcën e simbolit. Simbolet janë si majat e akullnajeve, shpeshherë shkaktojnë konflikte të përgjakshme. Kjo simbolikë, deshëm s'deshëm afirmon përcaktimin për një opsion qytetërues dhe vendoset si barrierë për një politikë apo merr rolin e katalizatorit për një politikë të llojit tjetër. Opsioni politik shqiptar i 100 viteve të fundit është përcaktuar për integrim në sistemin e vlerave të qytetërimit perëndimor. Në vijë të këtij përcaktimi janë ndërmarrë një varg aktivitetesh për ta korrigjuar kodin qytetërues, të paktën atë të institucioneve të sistemit. Kundër këtij përcaktimi ka pasur reagime të herëpashershme, por gjithmonë e kanë humbur betejën me idetë avangarde, liriprurëse që e ngjeshnin kohezionin e brendshëm kombëtar dhe eliminonin kundërthëniet me prapavijën evropiane, ku fizikisht dhe nga aspekti kulturor i takon Shqipëria dhe shqiptarët. Pra shamia nuk pengon si element fetar, por si mesazh politik. Në fakt mesazhe të tilla politike jepen çdo ditë duke filluar nga mënyra e veshjes e deri te përhapja, përmes radios apo televizioneve lokale të botëkuptimeve të dyshimta antishkencore dhe antioksidentale që janë në funksion të imponimit të një sistemi të ri vlerash. Krijimi i këtij sistemi të ri të vlerave has në pengesa në vetë shtetet islamike dhe do të krijojë pengesa të pakapërcyeshme në zonat periferike të botës islame. Kur një çështje doktrinarizohet, atëhere sistemi i vlerave totalitarizohet. Nëse jeta shoqërore duhet të ndërtohet sipas parimeve kuranore, atëherë kush do të jetë ai që do të lejojë implementime të pjesërishme të këtyre parimeve. Pra, vetë fenomeni fetar kërkon zbatim të përpiktë. Për shkak të kësaj karakteristike në Evropë janë shfaqur antagonizma të përgjakshme në mes të pushtetmbajtësve dhe klerit fetar. Këto konfrontime kanë përfunduar me sekularizim të shoqërive dhe ndarje të kompetencave fetare dhe politike. Papa, si prijës i komunitetit fetar, pas shumë dilemash e betejash u tërhoq në Vatikan duke ua lënë politikanëve që të merren me punët e kësaj bote. Sot ekziston vlerësimi unik se krishterizmi nuk e krishtëroi Evropën, por ndodhi e anasjellta. Sëkëndëjmi nuk mund të thuhet se përcaktimi për Evropë do të thotë pranim i sistemit të vlerave krishtere meqë sistemi i vlerave evropiane është absolutisht sekular. Evropianët sot hezitojnë që në preambulë të kushtetutës së Unionit Evropian të përmendet tradita kristiane e Evropës, meqë kjo bie ndesh me parimet sekulariste. Nëse ata vetes ia mohojnë këtë luks, atëherë pse t'u lejojnë të tjerëve këto tendenca teokratike. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se ne vetë kërkojmë të jemi pjesë e Evropës, por nuk mund të jemi të mirëseardhur nëse dilemat, aspiratat apo projektet e tjera nuk i zgjidhim sipas standardeve të sistemit të vlerave evropiane, duke filluar nga bredhi i vitit të ri e deri te liberalizmi.
Nëse ato dilema qytetëruese do t'i zgjidhim në mënyrë të lehtë dhe pa shterëzime, atëherë perspektivat do të jenë të hapura, nëse jo atëherë do të ngatërrohemi dhe më në fund do ta kemi siguresën si shpatën e Demokleut mbi kokë. Jemi të rrethuar me vëzhgues dhe analitikë të ndryshëm. Ata janë rreth nesh dhe brenda nesh, i vëzhgojnë me të njëjtin pasion bisedat tona rreth sofrës së iftarit ashtu si tekstet autoriale nëpër gazeta pro apo kundër shamisë. Shpeshherë vetë i provokojnë këto polemika për ta bërë sa më të lehtë viviseksionin e shoqërisë shqiptare. Do të paraqiten edhe mbështetës të shamisë, që do të na trimërojnë që të jemi të atillë çfarë jemi, si ai gjermani, përfaques i OSBE-së që nuk sheh asgjë të keqe te mënyra e veshjes, ashtu si ne që nuk brengosemi çfarë ndodh në Malajzi, Filipine apo në Gabon. Nga ai gjerman konkret nuk varen proceset e ardhshme historike, ai as që e vret mendjen për ato çështje, por ato varen nga ne, nga ajo sesi ne do t'i plotësojmë standardet.
Në Kosovë dhe në hapësirat ku jetojnë shqiptarët nuk mund të shfaqen polarizimet në mes të fetarëve dhe ateistëve, por vetëm në mes të atyre që kanë brenga për kauzën shqiptare dhe të atyre që janë të liruar nga kjo brengë. Ose thënë ndryshe do të ketë polarizime në mes të atyre që në plan të parë e vënë çështjen kombëtare dhe atyre që i japin përparësi çështjes fetare.
Një gjë duhet të jetë e sigurtë. Spikatja e interesit fetar do të vijë në kundërshtim me sistemin e vlerave evropiane dhe do të aktivizojë mekanizmin e siguresës. Ndërkaq afirmimi i çështjes kombëtare nuk do të krijojë pasoja të tilla. Propaganda serbe asnjëherë nuk ka tentuar që ta frikësojë Perëndimim me gogolin shqiptar, meqë kjo do të ishte absurde, por këtë e bën duke ia shtuar emrit shqiptar etiketën e fondamentalzimit islamik.
I ballafaquar me pasojat e një hedonizmi të papërgjegjshëm fetar, ish -presidenti i Bosnje Hercegovinës, A. Izetbegoviq në veprën e tij “Kujtimet” flet për fenomenin e besimit të rrejshëm. Ai flet për ceremonitë pompoze fetare, për procesionet masive, apo për fjalimet delirante fetare. Këto manifestime ai i cilëson se në esencë si mungesë të besimit të njëmendtë: “Nuk ka besim të vërtetë në atë kur muezinët tanë hyjnë në gara kush do ta amplifikojë zërin më shumë përmes rregullatorit të altopolanteve…Feja, ose është në shpirt ose nuk ekziston fare. Nëse është e vërtetë atëherë është diskrete dhe nuk bie në sy”.
Çfarë çmimi duhet të paguajë populli shqiptar për të kuptuar këtë mesazh të njeriut që ka pasur bindje të thella fetare?
-----------------------------------------------
ME EMRE SHQIPTARI DHE ME SHPIRT SLLAVI ,PERSONI I QUAJTUR ARBEN XHAFERI UDHEHEQESI I PARTISE DEMOKRATIKE SHQIPTARE NE MAQEDONI.
NE E DIME SHUME MIRE SE KUSH KA QENE ,KUSH ESHTE ,DHE SIPAS KETYRE DY TE PARAVE DHE KUSH D0 TE JETE KY PERSON??
ISH SPIUNI I UDB SLLAVE, ISH HAJDUTI GJATE QEVERISJES SE TIJ SI POZITE KU PER VELLA E KISHTE LUPCO BULLGARIN,DHE CFAR MUND TE PRESIM PREJ KETIJ NJERIU??,VETEM UREJTJE FETARE NDERMJET SHQIPTAREVE TE TE GJITHE TROJEVE TONA DHE PERCARJE ,PRA KY ESHTE TIPI I DYFTYRESHIT (MUNAFIKUT)ARBEN XHAFERI.
SIKUR TE ISHTE AQ SHQIPTARE SA PRETENDON KY NJERI DERI ME SOT DO TE KISHTE RREGULLUAR DICKA RRETH CESHTJES SHQIPTARE ,POR ASGJE ,VETEM PALLAVRA DHE RRENA SIC JEMI MESUAR TI NDEGJIJME NGA POLITIKAN TANE TE MREKULLUESHEM.
UNE NUK E DI SE SI MER GUXIMIN ARBEN 007 ISH AGJENT I UDB TE KOMENTOJE LIGJET I LIBRIT HYJONORE ,KU NEPER GJITHE TEKSTIN E TIJ VERHET QARTE INJORANCA E TIJ NDAJ ISLAMIT,AI NUK KA LIDHJE ASPAK ,AS ME ISLAMIN E AS ME KUR`ANIN (DO JA CITOJ KESHTU PASI QE VETEM SERBET DHE SHKIJET TJERE I THUAN LIBRI HYJONRE),DUHET TE I VIJE TURP NGA VETEVETJA PASI QE EDHE AI ESHTE MUSLIMAN (KETU DYSHOJ) SUPOZOJ SIPAS EMRIT QE E KA ,POR ZOTERIUT IA BEJ ME DIJE SEPSE ESHTE AFER VDEKJES DHE SE ZOTI NUK DO TA PYES SE CFAR KE BERE PER KOMBIN,POR DO TA PYETE SE CFAR KE BERE PER ZOTIN,ANDAJ ZOTERI ENDE ESHTE HERET TE PENDOHESH ,TE MARISH ABDES DHE TE KTHEHESH NE MUSLIMAN,NUK ESHTE VONE PER TY .. SHPEJTO SE DO TE HIKE TRENI I FUNDIT EC...C MA SHPEJT.