Dedikime

lumdjali

Primus registratum
Re: Dedikime

Elegji për Reçakun

Erdhën nëpër terrin e zi rrugës së krimit
Me thika në duar e hanxhar të helmuar
Dhe e thyen qetësinë time si gastare të brishtë
Që natë për natë vraponte nëpër kopshtin tim
Dhe lutej për fat të mirë
Erdhën si hije të këputura të natës së zezë
E u derdhën si korba në portën e shtëpisë
Dhe nuk deshën të dëgjojnë as për vajin e fëmijës
As për gjumin e prishur të nënës
Për dridhjet e gruas si flakë qiriu në errësirë

Erdhën si korba dhe e shkundën beharin e lisit
Si stuhi karpatesh me furtunë e fërshëllimë
Dhe e vranë qetësinë e nderë
Bashkë me shpendin orëmirë mbi pullaz

O atë ditë rëndë rënkoi dheu
Thekshëm këndoi qyqja në strehën e shtëpisë
Toka gjëmoi më mijëra herë: Reçak, Reçak, Reçak
E bota klithi: Ky është fundi i tiranisë !
 

lumdjali

Primus registratum
Re: Dedikime

Kontrast


I pashë
n`tendë
zemërplastë
sytrishtuar
pa gaz
leckamanë
desh e dath

u ktheva
e thash
po po i pashë
janë ata
që babai i la
dëshmor kur ra

janë ata
po po i pashë
fatflijuarit
pa fat

e thash
ç`kontrast
zemërplast !...
 

lumdjali

Primus registratum
Re: Dedikime

Anti

qyqari blihet për hero
heroi braktiset për qyqarin

kurva blihet për grua
gruaja braktiset për kurvën

mushka blihet për at
ati braktiset për mushkën

qyqja blihet për shqiponjë
shqiponja braktiset për qyqën

vdekja blihet për jetë
jeta braktiset për vdekjen

ç`metamorfozë djalli
n`lëkurën e engjullit

anti krejt anti
diku rreth meje
n`Kosovë

lesh harapi
fasadë e re
delezezë kullot prapë
diku rreth meje
n`Kosovë

anti krejt anti
për besë!...
 

lumdjali

Primus registratum
Re: Dedikime

Delikatesë


unë eci
dikund e dikah
pa ditur se
dikund e dikah
gjendem n`theqafje

ti ecë
dikund e dikah
pa ditur se
dikund e dikah
gjendesh n`parrugë

ai/ajo ecin
dikund e dikah
pa ditur se
dikund e dikah
gjenden n`pajetë

ne ecim
dikund e dikah
bashkë me t`nesërmen
që kurrë më pranë s`e patem

unë
ti
ai
ajo
ne
ju
ata
ato
po ecim dikah
pa ditur se kah ...!
 

Tanii

Primus registratum
Re: Dedikime

Dort werden wir ruhen und schauen,
Wir werden schauen und werden lieben,
Wir werden lieben und werden loben,
Siehe,das wird das Ende sein,
Dem keine Ende mehr folgt.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Ik ti pra prej kendej
nga ky vend i semure,

ketu ku merret fryme per brinjesh
dhe pihen thashetheme gjithe diten
mos u kthefsha me kurre!

Ik vogelushe me sy te bukur, ik,
lodro te brambullima bizare e jetes,
se mua prape po me kapin dhimbat
e merzia e merzitshme, kentaur me mjeker,

atje thuaju teveqeleve njerez,
te duhen, te perkedhelen, te puthen,
te tjerat jane rrena te peshtira klluqe,
te tjerat jane te zeza qe luhen,

ik e ma ler mungesen!

A. Prendi
 

batoja

Primus registratum
Re: Dedikime

Rebel une jam
Them jam Hero-
them: Kryet lart i mbaj
Perulet para meje Korabi, qe tek sheh.
Thuaj jam Hero-
Thuaj: tek shqyej qiellin me duar
i zhvesh henen, diellin edhe yjet
token e shpoj tej me tej e planetet i mbledh duaj
Pershkroj olimpin e shenjte
Krye kam ngritur une, mrekulli e perendishme
me shenjen e fuqis se madherishme
Mbi koke e shndritshme me turfullon Zeusi
Thuaj jam Hero-
Thuaj: kryet i mbaj larte

I pamposhtur jam, i furishem e mizor
I vallzimit zot te se madhes kryengritje.
Furtuna jam, shkatarrim i tmerrshem
Frike e llahtarshme, i universit lajm i kobshem
Vorbull jam une, perplas gjithcka
I egersuar shume, neper kembe cdo rregull marr.
Perve timit s'i bindem asnje ligji
Fundosen anijet nga terbimi im
Jam torpedo, bombe notuese.
Poseidon jam bere une-
Jam une Rebeli, djali plangprishes i nenes universale.
Thuaj jam Hero-
Kryet me arrijne qiellin!

Jam hurrikani, jam vorbulla detare
Cdo gje perplas qe me del perpara, e mbrapa le.
Jam ritmi i valles se marrezis
Kercej une me ritmin tim.
Zemer e cliruar nga mencuria
Jam vallezime nga t'Shqiperis krahina
Kercej, qaj, mbaj iso e kendoj
Bej mendja c'te me thote
Armikun perqafoj e vdekjen si luftetar luftoj.
Virusi jam, terrori global
Une jam vrasesi i cdo diktator
I ngrohte jam, prehje s'gjej kurre
Thuaj jam Hero-
Me larte kryet i mbaj

Lenge jam, i helmuar
Plote gota e zemres duke gurgulluar
me pijen e praruar.
Zjarrit te shenjte flake i jam
Zot i zjarrit une jam, ndezur e mban
Sakrifica une jam, orakulli edhe zjarri.
Krijimi, shkatarrimi jam
Kasollja, crematoriumi jam
Henen ne krahe e diellin siper kokes ngritur i kam.
Ne nje dore paqja me rri hijshem
Flaket e luftes mbaj ne tjetren.
Une jam gryka e sterrosur
nga helmi i detrave lotues.
kucedra ne shpelle jam
per valet e lumit kerkoj fli
Thuaj jam Hero-
E kryet i mbaj larte!

Une jam i shenjti, i melodis ushtar une jam
Princi i shpifjes dhe percudnimit
Me roben e eremitit te perdale
Une jam arabi e kinezi
Askend jo nuk pershendes, vec vetes
E zjarrit te pyllit furi i jam
e do ta djeg boten ne hi
buqeqeshje jam kur hapet zemra
me i madhi jam, i botes cudi
Eklipsi i dhjete diejve te shkaterrimi final
Rrall jam i qete
Paprehje e i eger rralle jam, gjak rrinie i terbuar,
Krenari te perendishme kam.
Jam fryma e tajfunit, zhurma e oqeanit
I shkelqueshem dhe shndritshem,
jam une e erret rrym,

Jam floket e paprekura te virgjereshes
Jam flake e shikimit te saj ngurtesues
Jam zemra e bute e dashurise
Jam mendja e pashqetesuar e indiferentit
Jam une i vejueshes ne zemer syri, ne vazhdimesi
Jam ankthi i mbledhur i te gjithe te perndjekurve
E zemrave te poshteruara,i jam Agoni
Jam dhimbja e hidhet e dashnorit te refuzuar.
Zemres se vuajtur, jam e qara e deshperuar.
Jam e para prekje dridheruese e virgjereshes
Gufimi i zemres nga nje puthje e vjedhur gjithe pasion
Jam veshtrimi i fshehte i gruas, i shndritshem
Jam femije i pavdekshem, rini e perjetshme
Jam shalli i endur i nje vashe ne fshat, i friguar nga rinia e saj
Era jam-me acarin dimeror.
Jam melodia e fyellit te bariut.

To be continued......se sot u lodha dhe nuk kam kohe!
 

anis

Primus registratum
Re: Dedikime

DIKUJT QE KISH DITELINDJEN DJE:

"keshtu kaloi dhe nje tjeter fytyre
ne trena qe vetem ikin e ikin,
duke lene pas vetem eren ...

... je i huaj.
pavarsisht se ajo fytyre mund te ishte
fytyra gjithe jetes kerkuar..."

GEZUAR - EDHE 100 !
 

Danae

Primus registratum
Re: Dedikime

Per ty qe do nisesh kartolinat ne
*Piazza del Campo 41*.
rruget kane filluar te shtremberohen me keq,dhe gabeli qe i bje fizarmonikes hidherohet se nuk do ndalem serish ne ate vend ne oren 20e35 /pf/images/graemlins/laugh.gif .
per ke te ndalem une moj te marrte e mira,se sofianin s'me merr malli ta takoj.
Plasen letrat e dashurise qe mi vene si trakte ne mes te murit e sa here kaloj lexoj pusulla te reja.Vere e mrekullueshme,ju puth e ju dua shume,coppa me emrat e gjithe njerezve jonormale qe frekuentonim. /pf/images/graemlins/tongue.gif
Romanen e bukur se kam pare me,po puna me Robin ta shpif fare,e shkreta Rania qe vdiq nga brezi po asibi na eshte zhdukur,po desha te shkruaj nje vjershe po akoma se kam digerito braktisjen tate,ti qe na e le gripin dhurate e mos harroj Luca ka shty darken,moj goce ka ardhe njeri nga kontrada me te kerku se claudia te kish nise per reklam si palion e ri.
obobo nuk te shkruj ma se me duket vetja se po te bej elegji.mos i rafte.
mos harro bananet e cirkut:-P
 

Danae

Primus registratum
Re: Dedikime

per melhiades
dija qe dikur kishim lene dedikimet,po ja qe paskan tretur.
enchante i dashur per gjithcka qe patem dhe do te kemi,per tangon e patingullt per buzeqeshjet tona shetitjet,poezite,dollite.
ka shume qe nuk te kam shkruar por me ty kam humbur lezetin e te qendisurit shkronja virtuale,do filloj ti gjej me menyren e vjeter.
nuk e di se c'behet shtanji e nganjehere pyes veten se si gjerat ndryshojne e trasformohen duke me lene te njejten shije e kote te them pak me mungon.
ish thjesht nje falenderim per ate qe kemi se bashku.
do i biesh pianos njehere per mua??
 

Goca

Primus registratum
Re: Dedikime

Fillimisht postuar nga *gangsterja e vogel*:
[qb] Per ty qe do nisesh kartolinat ne
*Piazza del Campo 41*.
rruget kane filluar te shtremberohen me keq,dhe gabeli qe i bje fizarmonikes hidherohet se nuk do ndalem serish ne ate vend ne oren 20e35 /pf/images/graemlins/laugh.gif .
per ke te ndalem une moj te marrte e mira,se sofianin s'me merr malli ta takoj.
Plasen letrat e dashurise qe mi vene si trakte ne mes te murit e sa here kaloj lexoj pusulla te reja.Vere e mrekullueshme,ju puth e ju dua shume,coppa me emrat e gjithe njerezve jonormale qe frekuentonim. /pf/images/graemlins/tongue.gif
Romanen e bukur se kam pare me,po puna me Robin ta shpif fare,e shkreta Rania qe vdiq nga brezi po asibi na eshte zhdukur,po desha te shkruaj nje vjershe po akoma se kam digerito braktisjen tate,ti qe na e le gripin dhurate e mos harroj Luca ka shty darken,moj goce ka ardhe njeri nga kontrada me te kerku se claudia te kish nise per reklam si palion e ri.
obobo nuk te shkruj ma se me duket vetja se po te bej elegji.mos i rafte.
mos harro bananet e cirkut:-P [/qb]
:lol: :lol: :lol:
 

abs

nuk e di...
Re: Dedikime

Per Ty!


Gjithcka mbetet ndryshe

Betoju mbi fron
jeta vjen nga perpara
qendro nen hijen e yllit ndricues
enderro ne enderr
mbeshtetu ne hapsire e kohe

Ti i perket qendres se festes
thaji lotet
terhiqe rrethin (shoqeror)
hidhe tej heshtjen
ndiq lindjen e diellit n qetsi
vallzo vallzimin mbi cipem e akullit te holle

Syno ndjenjen sublime
kalo ferrin, mberrij qellimin
lundro ne qendren e hicit
prit shume
jeto per tranzitin
detyro fatin e vertete
nje vije argjendi ne horizont
kurdise oren ne zero
laje besimin ne shi
permbytja tashme u tha
mekatet u falen
s ka zevendesim
droga jote je Ti

Ka shume per te humbur
ti vetem mund te fitosh
mjaft eshte shume pak
ose kthehet gjithcka si me pare
heshtje e thelle eshte vec vdekja
ec perpara
gjithcka mbetet ndryshe
guri i pare prej murit ra
shperthimi eshte kaq afer

Dhe vjen casti
vjen ora
uji kthehet ne veré
e sekondat ndalojne
fiks
magjistaret tradhetojne hilet
mbi cdo zar te hedhur bie gjashta
kufijte u thyen
perbindshat u zhduken
thesaret dalin ne pah
ti ngjitesh prej poshte
e zbret nga lart
pa rrjete
mbrojtja jote je ti
shperthimi eshte afer
s ka zevendesim
Droga jote je TI.


--------------------


...,fol te te shoh me tej...


---------------------
PER Shtetet e Bashkuara te Albanise: Shqiperi,Kosove,Maqedoni, propozoj:
Rendi Publik te drejtohet 70% nga FEMRAT!!!!
 

Danae

Primus registratum
Re: Dedikime

Per ty
qe ne duar me mbajte qe foshnje
qe asnjehere nuk u lodhe
tek qaja me te madhe
e tek hidhja shkelma lart e poshte
per ty qe me thua kokeforte
dhe telefonon urgjentisht sa here te nis nje zile
per ty qe jeton jeten time me me ankth se vete une
per ty qe qeshesh me fjalet e mia
kur te them:e dua fort
per ty qe me jep kurajo e me thua
ti e di vete,je e rritur tashme
per ty ta dish se vdes une nga dashuria.
te kam xhan e te kam shpirt,
te kam njeriun me te dashur,
te kam margaritarin me te shtrenjte.
 

abs

nuk e di...
Re: Dedikime

Für M


Wach auf!

Wach auf!
Keine Angst.
Sei sicher, küssen werd ich dich,
ebenso schön wie im Traum!
Du bist das brüchige Gras des Wundseins, ich weiss es,
und ich eine erschlagene Bewegung im Schweigen und Warten

Komme ich als die Gleiche,
eigensinnig, unbekümmert wie einst,
dann werd ich deinen Kummer brechen
mit unvollendetem Frauensinn.
Ah, wo kann ich besser,
wo besser als auf dir kann ich
die zerbrochenen Stücke meiner selbst sammeln!
Dein Schlaf vertreibt die Offenheit meiner Stirn.
Wach auf!
Sieh die Rosen,
die Rosen der Seele!
Aufgegangen sind sie auf über den Fesseln der Wege.

Vera Ikonomi
 

Ema

Goddes
Re: Dedikime

...
Sot do te te pelqente qe ne vend te parvazit gri te gjendeshe buze asaj mackes e bashke me te te rrotulloheshe neper barin ku nga nje ane rrihte dielli e nga dritarja perballe vinte tingulli i mbytur i nje disku te Macy Gray.
Perendoi me pare se dy te djelat e kaluara.Kisha harruar fare se ne 19.00 mund te ndizen drita,te shihemi artificialisht.Ti je shtrire mbi shtratin buze deres.E di se nuk po fle,ndonjehere leviz dhe me sheh me bisht te syrit e bindur se s'po ve re asgje.Une perkedhelem nga kjo kujdesje e embel.Ne te vertete me ben te qesh ajo "Do fle me kepuce" vetem e vetem qe une te mos perkulem te te ndihmoj.
Te pashe ne enderr pasdreke.Po mundoheshe shume te ngrije koken e krevatit sa te bertita me sa kisha ne koke.Nuk arrij ende te shpjegoj te njejten enderr per te dyten here gjate se ciles behem e vogel,e vogel fare.POastaj dy vellezerit,shekullin e dyte dhe ate te dymbedhjete.Ate "do te te dua gjithmone" dhe ikjenme vrap ne ditet e sotme,ne shtepine me oborr qe me duket se ehste po e jotja vec ne gjysem-erresire.
Imagjinova forma te cuditshm,e resh.Mund te kishin fytyren e nje buzeqeshje.Duhet te mbledh forcat per te takur mikeshe e vjeter.Duhet te mbledh dhimbjen ne fund te stomakut per te mos lenduar deshperimin tend.Mos qaj!
....

Shume xhan....

P.s:per jeten dhe per E...
 

fallen angel

Primus registratum
Re: Dedikime

respekt dhe dashuri,perqafime dhe mall,per ty qe me fale serish rrahjen e mbytur te kesaj zemre te stermunduar...per ty qe dite te me besh te harroj,te rindjej,te rishoh diell ne horizont...me qindra here te kam thene te dua,e me mijera here do ta ridegjosh,deri kur te kem ajer,shpirt,zemer per te te ndjere.te dua teper M!

ps: jete,ky dedikim nuk eshte per nje ex! ja hodha dhe kesaj rradhe me duket! /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top