Re: Dedikime
Fillimisht postuar nga Crystal:
[qb]Besit...(Shpresoj ta gjesh yllin tend)
Une mbremjes sot ia shova yjet
dhe diellit neser do t'i nis ca re...
Perse po ndjehemi sot me larg se kurre;
une me vetmine ketu, e ti... atje?!
Degjoma per nje cast k'te psheretime
qe dridhet, bashke me zemren e lenduar...
dhe une jehonen do te pres me deshperim,
qe mbrapsht te ma risjelle te trazuar.
Me fol per her' te fundit o komete
e qiellit tim te zymte ne erresire
se ndoshta nuk do te kalosh me ketej;
ndoshta s'do mundem te te shoh me mire.
Mos u trishto aspak per brengen time
e per asgje te thene ti mos ndje faj.
Dicka te embel peshperit, edhe me pas,
me ngasherim, per ty, me ler te qaj.
At'here do ta kuptoj me mire...
Sepse as une as ti nuk qeme fajtore
per ndjenjen qe na lidhi.., e qe sot
u zhduk ne qellin tone si meteor.
Do t'i buzeqesh gjithmone kujtimit tend
dhe ti, te lutem, bej njesoj per mua...
e une me shpirt te lehtesuar, ndonese pa shprese,
me shume, me shume do te te dua.
Dhe vec nje lutje do te kisha un at'here...
qe, neper mend me sjell nje kujtim te mekur...
sikur nje cast; por vec qendro at' cast ne heshtje...
t'i besh homazh nje dashurie, tash te vdekur.
O Shpirti im, te them sot lamtumire!
E neser yjet prape do ndizen si me pare.
Ne mendje, enderr, zemer.., do me mbetet
ai qe me therriti "MORNING STAR."
E naten, do i lutem henes perseri
atij aq larg, t'ia prishe gjumin sot...
vec per nje cast, nje cast sa t'i tregoj,
se per gjithmone, i zemres time u be Zot"
Mos ik! O ylli im, mos ik!
me fal qe sot po qaj me kaq merzi..;
qe neser kjo miqesia jone do vleje
me shume sesa miliona dashuri![/qb]
Nga te kishte lindur kjo ide Adam djali???