Re: Dedikime
Vinit:
Ti me veshtro pak ne sy, me veshtro thelle sikur te ishte per here te fundit dhe me le te mendoj qe nje "te tille" nuk do te kete kurre...te pakten me ler te mendoj.
Me ler te genjehem edhe njehere me iluzione, me ler qe edhe duke e ditur mire qe asgje nuk zgjat pergjithmone te genjej veten si nje femije."Asgje nuk zgjat pergjithmone"...Sidoqofte do te te dua, sado mijera kilometra, vjet apo mendime qe te na ndajne, ne krahet e kujtdo te jem.Ja pra qe paska dicka te perjetshme.Do te te dua...Edhe kur mos ta ndiej me prekjen tende te lehte mbi lekure, frymen e nxehte te peshperimave dhe profilin e bukur femijeror.Do te te dua pergjithmone.
Sa me vinte per te qeshur atehere kur degjoja qe njerezit dashurojne vetem nje here te vetme, sa patetike me dukeshin.E tani une, ajo e gateshmja per ti hapur dyert trishtimit, armikja me e keqe e vetes time, jetoj nje jete qe me duket se e kam marre borxh...
me thuaj pak si te te falenderoj? Si te te falenderoj qe em cmove si nuk me kishin cmuar kurre, qe me dashurove sic nuk me kishin dashuruar kurre.
Me vjen turp nga ikjet e mia te trembura, nga strukjet brenda vetvetes, nga fakti qe kam lejuar te me ndotin shpirtin, dhe kam qene une vete pastaj ajo qe ka koleksionuar mbeturinat e tij...
Ndersa ti, ti me dhe ndjenja kur nuk mund te ndieja, me dhe zemer kur nuk mund te dashuroja...Faleminderit qe ekziston, faleminderit qe u shfaqe ne jeten time...faleminderit!
Jeta te rrezon, jeta te ngre lart, jeta te bashkon, jeta te ndan...Ti vetem mos me harro, me nxirr ndonjehere nga thellesite ku do me kesh varrosur dhe me kujto.
beje kete gje sikurse te tjeret bejne meshe per te vdekurit.Une meshe nuk dua, nuk i besoj Zotit, une te besoj vetem ty...vetem ty te dua.
Oh, vetem ndonjehere fshehurazi, ashtu fshehurazi, me ler te jetoj brenda teje...