Dedikime

abs

nuk e di...
Re: Dedikime

:angel: :angel: :angel: , :wub: pafundësisht :wub:

ls23.jpg
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Eci mbi numrat dhe pritem
Kaloj mbi fjalet dhe rrezohem
Shkoj mbi ndjenjat dhe vdes
Megjithate kam me vete
Krahet e miresise
Qe bejne qesharake cdo distance.
 

Ema

Goddes
Re: Dedikime

Po se te njoh une ty pavaresisht nga emrat qe ke per tu fshehur :devil:
S6.... :sleep:
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Mund te kthehesh nga e padukshmja
Ne boten e vogel mund te zhytesh
Te lypesh krenarine qesharake te kohes tende
Prej qielli dhe miku
Prej endrre e distance
Nje tjeter mrekulli te ben te bezdisshem
Prane harmonise qe lidh ngjyren me renkimin
Per te qene
Pjese burgu e rrezuar miresisht
Enderr qe mungon per te ngjallur emocionin
Ne platformen e pakujdesise
Xham i krisur besnikerie
Me te cilin sheh
Ata qe bejne te njejtat veprime
Me ndryshimin
E sekondes qe humbet
Duke kerkuar perseri.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Kjo nate eshte e jotja
Sepse ka hyre e para
Ne sallen e perfytyrimeve
Prane shqetesimit
Qe do te shfaqe
Kujtimin e djeshem
Dhe qartesine e momentit
Eshte e jotja
Sepse eshte ulur prane
Dites qe vjen.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Sot eshte e shtune...
Per mua dhe per ty
Per te gjithe.
Per te gjithe ata
Qe paten dicka ne toke
Sot eshte e shtune
Edhe per ata qe jane te merzitur
Per ata qe nuk dine te jetojne.
Eshte e shtune edhe per ata
Qe nuk jane me.
Sot eshte e shtune
Per kuajt qe terheqin karrocat ne erresire
Per lodrat qe u luajten
Dhe per vendet bosh ne sallen e lavdise.
Sot eshte e shtune
Edhe per ata qe nuk e dine kete gje
Qe vuajne e s'jane te lumtur
Vetem sot eshte e shtune,
E degjova ne rruge
Ne deren e spitalit.
Sot eshte e shtune
Edhe sikur askush te mos e kujtoje...
Jo vetem sepse une sot jam i merzitur
Por per madheshtine e nje dite
Qe veshi mbi vete pelerinen e vjeter te botes
Eshte e shtune
Sepse nuk ekziston asnje dite tjeter
Si kjo e sotmja
Dhe dikush mund te thote
Se asnjehere nuk ka qene e shtune
Se asnjehere asnje dit
Nuk ka shpene buze gremines kuptimin e madh
Jeten e madhe perpara nje bluze
Te thjeshte dite
Sic eshte dita e shtune
Dite e shtune sot
Qe u perserit aq shume
Mbi ate cka bene ata qe nuk jetojne sot
Me lehtesine e atyre qe jetojne
Te mbeshtjelle nga e shtuna
Qe si leter karamelesh
Bie mbi butesinee vjeter.
Sot e shtuna bie mbi kercenimin e vjeter
Dhe thuhet nga te gjitha buzet kudo
Edhe atje ku dita eshe e ngaterruar me nje tjeter
Edhe atje ku dashuria eshte zevendesuar me nje tjeter
Kudo sot e shtuna perkedheli plaget dhe buzeqeshi
Per t'ua bere me njerezore,
Per t'ua larguar sado pak nga pesha e kohes,
Qe veshur me hijen dhe driten e nje se shtune
Ndaloi lozonjare dhe tha:
Sot eshte e shtune
Kur filluam te kuptojme
Se vetem ne boten tone eshte dicka
Te rrish pak me shume ne te ftohte
Per te larguar diku drejt pafundesise
Nyjen e vertete,
Qe lekundet me perkedheli
Brenda thelle se shtunes
Qe duket se nuk do te nderrohet me asnje dite tjeter.
Sot eshte e shtune
Per te vetmen thjeshtesi dhe mendim
Per te vetmen kenaqesi dhe trishtim
Per te bere nje hap
Ne boten e vogel te njerezve.
 

peson

Primus registratum
Re: Dedikime

fotografite larg,larg,larg,
dhe kujtimet vijne prane
ne perkundjen e gjumit
ne dritherimin e enderres
ne klithmen e mallit
dhe vatra rri ndezur
as lotet
as ankthi
as zjarri i ndezur
as shpirti ne shekuj kredhur
nuk na japin jete
cdo mbremje
shohim fotografite
gjurmet e jetes e kujtimeve
gjejme aty
dhe heshtim
dhe qajme
dhe flejme
dhe qeshim
dhe hame
dhe...perpiqemi
dhe jetojme
po ...
te gjalla ,ne jete
mbeten,ato...
Fotografite speciale
per ty...
 

moonlight

Primus registratum
Re: Dedikime

Te dhuroj nje luledele,
nje lulegojeujku,
nje pike uji,
nje pike helmi,
nje shami te bardhe,
nje te kuqe,
nje buzeqeshje,
nje kokerr loti,
nje diell te madh,
nje stuhi te forte,
te dedikoj te bukuren,
edhe te shemtuaren,
se ti i meriton te gjitha;
te gjitha jane te gjithat.
Hicin ia dedikoj vetes time,
se vec asgjeja me le rehat.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Na ndan nje thike nje pellumb
Na ndan nje molle qe s'hengrem dot
Na ndan ne mes nje bote e tere
Por na bashkon ne shkretetiren tone
Nje hap qe era dot se fshin.
 

fairy

Primus registratum
Re: Dedikime

Pocja ku dergjet lul' e mjere
nga nje ventalje u cik u ca
kjo s'e goditi vec nje here dhe s'beri ze e shamata

Po plag' e vogel dhe e lehte
perdite qelqin e kafshoi
e fshehte, por e sigurt, e mprehte
rreth e perqark e rrotulloi

I rrodhi pika pika uji
vlagu i luleve u grrye
askujt s'i shkoi nder mend rremuja
mos e trazo, pocja u thye

Shpesh dor' e dashur, e bekuar
zemren e prek dhe e plagos
pastaj nga vreri zemra e cuarr
lul' e sevdas' u handakos

Ne syt' e botes e pangare
vajton ne heshtje obobo
nga plag' e thelle e fryre e vrare
u thye, po mos e trazo
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Sikur te te kuptoja
Brenda djallezise do te kishte berthama miresie
Sikur ti te me kuptoje
Miresia do te mbillej ne pragjet e frikes
Po ta hapja une driten
Fytyren tende do ta shkelnin me madheshti
Po ta hapje ti
Ne kornizen e shkaterrimit tim
Do shikoje nje peisazh te vjeter enderrimi
Sikur te ishim me larg se tani
Shpirterat do ngjiteshin me peshtyme fyerje
Sikur te ishim me afer
Dita do ishte me e zakonshme
Askush nuk do premtonte me
Per dashuri.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Diell i domosdoshem ne largesine e fjales
Qiell i kursyer ne persosjen e afersise
Me kujdesin qe gabon
Mrekulline e afersise per
Marrezine e distances
Pak det ne mes, pak det i ftohte
Shume bote ne mes, shume bote te njohura
Si germat ne zjarret e shuara
Nga pikellimi
Si shkurret e frikes ne malet e guximit
Vjen rrezimi ne humnere
Rrezimi ne prehrin e ngrohte
Degjohet refreni
Mrekulli e distances
Marrezi e afersise
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Po te caktonim nje date ne te zezen
Po te caktonim nje ore ne te bardhen
Dhe te keputnim nje mal nga bindjet
Do shperthenin dy bote ne te tashmen.
 

peson

Primus registratum
Re: Dedikime

syte e tu tregojne gezimin,
fytyra jote ciltersine,
fjalet e tua shprehin dashurine,
shikimi yt tregon pabesine
 

peson

Primus registratum
Re: Dedikime

imazh
c'do mbremje pyes veten ngadale
kur malli,zemres kurth i ze,
ne c'endrra noton ti valle?
me c'shqetesimti ndoshta fle?


imazhi i yt..
tek une strehe kerkon
imazhi i yt..
qelli i pa ane
me lodh
me torturon
me plak
sa keq..
sa keq qe s'te kam prane!
sa mire..
sa mire qe jemi larg!
 
Top