Dedikime

gurax

Pan ignoramus
Re: Dedikime

XVVI(I do not love you)
Pablo Neruda
------------------------
I do not love you as if you were salt-rose, or topaz,
or the arrow of carnations the fire shoots off.
I love you as certain dark things are to be loved,
in secret, between the shadow and the soul.

I love you as the plant that never blooms
but carries in itself the light of hidden flowers;
thanks to your love a certain solid fragrance,
risen from the earth, lives darkly in my body.

I love you without knowing how, or when, or from where.
I love you straightforwardly, without complexities or pride;
so I love you because I know no other way

than this: where I does not exist, nor you,
so close that your hand on my chest is my hand,
so close that your eyes close as I fall asleep.


-------------------
"Have I told you lately..."
 

zora

Primus registratum
Re: Dedikime

Guardavi in alto il cielo azzurro e mi chiedevi Quanto è alto il cielo,posso afferrare le nuvole? Provavo a spiegartelo, continuavo a non riuscirci.Sapevo che per quanto salissi in alto non lo avresti toccato mai.Come dare un valore all'immenso ? E d'improvviso ti voltavi ... mi guardavi e con gli occhi pieni di ansia e di tristezza mi chiedevi :
Sai dirmi quanto mi ami ?Rimanevo in silenzio... chiudevo gli occhi
e sospirando baciavo le tue labbra ancora tremanti per il dubbio.
Non avevo parole… ma avevo la risposta. E come un bimbo che rivede la madre temendo che l'avesse abbandonato per sempre
il tuo viso si colorava di un sorriso e abbracciandomi dicevi
Ho capito finalmente quanto è alto il cielo, l'ho appena toccato con un dito !
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Nje lule, nje lule me nje bukuri te papare. Nje lule qe kerkon diellin, shkelqimin e ngrohtesin e tij, nje lule buzeqeshja e se ciles i reflekton ato.

Aroma e saj eshte nje buqet aromash, njera me holle, me subtile, me e parfumosur se tjetra. Askush nuk mund te ngopet duke thithur e shijuar ate arome.

Nje lule fresket, qe erresira tremb, por qe nuk eshe aq e erret sa per ta vyshkyr ate. Nje lule e fiseshme, nje lule klas. Nje lule e brisht, nje lule perjetshme, nje lule unikale. Nje Zonjes ne gjemba... :wub:
 

cate

Primus registratum
Re: Dedikime

Rastsei e Padashur

ç'do ndjenje e shprehur humbet lirine e mendimit kur prek nje bote te paqene dhe vezhgimi mbyllet ne nje erresire te frikshme, te pakufi, thithese dhe te thelle.
Trishtim mendimi dhe deshire pafundesie.
Gjethet e gjelberta jane te murrme, djelli leshon rrezet e tij diku tjeter ne ate bote ku une ne grimca momentesh isha qender e gjithesise hyjnore.
E qeshura e ngrire dhe e pa jete mbizoteron ne rrumbullakesine e bute dhe shprehese te nje gonxhe te fresket.
Minutat vazhdojne rutinen e sjelljes rreth vete dhe me duket sikur tallen dhe qeshin per ate asgje qe syte e mi thone.
Eshte si te konfesosh nje krim te tmerrshem thenia e nje lumturie qe ndjej.
Fajesia e gjithe jetes njerezore rendon ne nje bote te hapur, te cilter, te pafajshme sikur te jesh atje poshte ne nje vend te papare dhe te pafund.
Valle ç'do gje humbet sensin nga pasensi i botes rrethuese!
Ajo qe eshte e drejte eshte e padrejte, nje rruge e thyer eshte me mire.
Kerkim i nje gjeje qe eshte asgje.
Si mund te shprehesh nje gje qe eshte asgje, qe ishte ç'do gje.
Mos valle kam humbur shikim o ndoshta ka shume mjegull rreth meje?
Asnje perceptim te dy syve qe ngacmonin dhe nervin me te qete.
C'ndodh valle?
Ajo forme qe mbushte ç'do boshllek tani eshte thjesht trupi i nje qenie te pasens,qe leshon impulse te paperceptuara.
Mos valle jetohet me mendimin e nje emocioni o me kujtesen me te fresket te nje dridhje?
 

inanissa

Primus registratum
Re: Dedikime

.......
TI S'ME DO?
S'TE DHIMBSEM SADO PAK?
NUK TA MBUSHKAM SYRIN APO SI?!
PRAPE SE PRAPE TI NDIZESH E MER FLAKE
TEK SHTRENGOHESH SUPEVE TE MIJ...

MIKE EPSHE TERA LAJKA S'DUA
AS I VRAZHED NUK TE SILLEM DOT
VETEM THUAM:SA KESHTU SI MUA
PUTHUR E SHTRENGUAR KE GJER SOT?

UNE E DI TE GJITHE HIJE U BENE
E S'TA SHUAN ZJARRIN PA MBARIM
PREHER PA ULUR TI S'KE LENE
SI PO RRI TANI NE PREHRIN TIM?

NESE KETO CASTE NDONJE TJETER
SJELL NDER MENT TI SYCKAT TEK PULIT
MOS PANDEH SE PO MERZITEM TEPER
DHE UNE TJETER KEND E KAM NE SHPIRT...

S'ESHTE FAT KJO LIDHJE MENDJE LEHTE
PO NJE FLAKE CASTI VEC TA DISH
SIC TE NJOHA RASTESISHT I QETE
MIREMBETSH DO TE THEM SERISH...

EDHE TI DO MARESH UDHEN TENDE
DO BESH PLUHUR DITET PLOT MERZI
VECSE MOS LAKMO TI MARRESH MENDJEN
KUJT SKA NJOHUR PUTHJE E DASHURI...

KRAHE PER KRAHE ME NDONJE TJETER DJALE
UDHES KUR TE SHKOSH TI KU TA DISH
MBASE EDHE UNE DO TE KEM DALE
PER SHETITJE E SHIHEMI SERISH...

TI ME FORT PAS TJETRIT DO TE NGJITESH
DHE ME KRYET ULUR FTOHTESISHT
'MIREMBREMA' DO ME PESHPERISESH
KURSE UNE:'MIREMBREMA MISS!'...

DHE ASGJE NUK DO ME TURBULLOJE
S'DO ME DRIDHET SHPIRTI PER ASGJE
KUSH KA DASHUR S'MUND TE DASHUROJE...
KUSH U DOGJ NJE HERE,S'DIGJET ME....

"SERGEJ JESENIN"
 

Ema

Goddes
Re: Dedikime

Kete poezi e kam pas ditur por me nje 'perkthim tjeter qe bente:

Ti s'me do?
Per mua s'ke meshire?
Ngaqe s'jam i bukur
a c'dreq ke?
Pa me pare ne sy,
ne qejf e shkrire,
doren e bute,
permbi sup ma le...
 

devolution

Primus registratum
Re: Dedikime

Corduroy - pearl jam

The waiting drove me mad...you're finally here and I'm a mess
I take your entrance back...can't let you roam inside my head
I don't want to take what you can give...
I would rather starve than eat your bread...
I would rather run but I can't walk...
Guess I'll lie alone just like before...
I'll take the firmest path...oh and I must refuse your test
A push me and I will resist...this behavior's not unique
I don't want to hear from those who know...
They can buy, but can't put on my clothes...
I don't want to limp for them to walk...
Never would have known of me before...
I don't want to be held in your debt...
And I'll pay it off in blood, let I be wed...
And I'm already cut up and half dead...
I'll end up alone like I began...
Everything has chains, absolutely nothing's changed
Take my hand, not my picture, spilled my tincture
I don't want to take what you can give...
I would rather starve than eat your breast...
All the things that others want for me...
Can't buy what I want because it's free... (2x)
Can't be what you want because I'm...
I ain't s'posed to be just fun
Oh, to live and die, let it be done
I figure I'll be damned, all alone like I began...
It's your move now...
I thought you were a friend, but I guess I, I guess I hate you...
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Dedikime

My Love - by Joel Floyd (excerpt)
---------------------------------

Whenever the moonlight hits my eyes
Don't think I can't feel your touch
I see only you each time I dream
Because I love you that much.

While I sleep, I feel your love
It keeps me warm at night
You're with me always while I sleep
'Til I'm waken by the morning's light.


------------------
"Have I told you lately..."
 

paralele

Primus registratum
Re: Dedikime

Unë dhe ti
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste
Të mos kish agim
Edhe dielli fare të mos lindte
Vetëm unë dhe ti
Lusnim natën që pafund të zgjaste
Të mos kish mbarim
Edhe dielli atë ditë të shuhej
Ndarje të mos kish
Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë
-----------------
:wink:
 

shqiptare82

Primus registratum
Re: Dedikime

une vdekjes se kam frike

une vdekjen se kam frike,
nje cast dhe do te fle,
ne gjumin terr, pa endrra,
per jete nen dhe.

por tmerr e kam sa tmerr,
te vetem nje mendim,
qe kurre sdo te mbeshtetet,
nje koke mbi gjoksin tim.

qe kurre sdo te me puthin,
dy buze dhe dy sy,
qe kurre prane e prane,
sdo jemi ne te dy.

une vdekjen se kam frike,
nje cast dhe do te fle,
ne gjumin terr, pa endrra,
perjete nen dhe....


*kete poezi te thjeshte e ka shkruar nje shok i imi per nje vajze qe e donte shume, por ate e vrane ne 1999 dhe faktikisht kurre nuk arriti te ishte afer asaj vajzes.
 

abs

nuk e di...
Re: Dedikime

Shatervanit të Bahçisarajit

O shatrivan i dashurisë,
Dy trandofila te sjell sot;
Me shpirt t`a dua mërmërimin;
Te dliret poetiket lot.

Padashur cërkëz`e argjentë,
Sie vesë bie përmbi mua;
Ah,rridh burim garmor, pareshtur,
Rrëfemë historite e tua!...

O shatervani I trishte, I dhembshur,
Mermerin tënde lezoj tani:
Rrëfen per zulmën e nje fisi;
Po per Marijen, pse s`flet ti?...

Edhe këtu qënke harruar,
O yll I mekur ne harrem?
Apo mos ëndërr lumtërie,
Je ti Marie, ti Zaremë?

Apo mos vallë fantazia
Në terr të shkretë pikturoi
Vegimet apo idealin,
Që shpirt`I dhëmbshur dëshiroi?

Pushkin
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Dedikime

Ne vecanti per Absin qe i pelqejne ngjyrat dhe dritat

WAYNE MILLER


Poezia ku jane Stieghitz dhe O Keefe

Kur une fotografoj
une bej dashuri
Stieghitz


Ti je drita dhe hija,
Kompozicioni i toneve.

Kur ti merr fryme
Merr fryme tek syri im.

Nje varreze erresire eshte
mes bakrit te supeve te tua.

E bardha e kemishes ndrit
megjithese nen bluzen tende,

Dhe 10 metra qe larg
une te mbaj ne duart e mia.

Je veshur me fantazem,
kinse je e padukshme.

Dhe dua, dua te te kap i sigurte
Qofte dhe ne te dhjeten e sekondes.

Kurse nje sekond eshte krejt e mjaftueshme
dashuria eshte imazh qe zgjat ne amshim

Shqiperoi M.Zeqo
 

abs

nuk e di...
Re: Dedikime

FLMD LinoS /pf/images/graemlins/smile.gif
Per Ty...

...........
..........
.........
........
.......
......
.....
....
...
..
.
u rrita …
kerkoja…
vrapoja…
u rrezova, u ngrita, u lodha…ika…vazhdova...ne rrugen time…
duke e ngjyrosur ate, me ngjyrat e ndijimeve...
...,ne ikje...u rrita?!

ne udhtim...

------------------------
E gjithe JETA rrotullohet rreth numrave, edhe Une jam nje numer
 

Baltin

Primus registratum
Re: Dedikime

******
Ti je zemra që më rreh fort në kraharor
E vetmja që dashurova prej një morie
Ti je ylli i ndezur, meteor
Që shndriti errësirën e një vetmie
Je dashuria që zemrën ma mbuloi
Me ty më erdh gëzimi, mërzia më kaloi.
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Dedikime

per Planetaren


KUR TE JESH MERZITUR SHUME

Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
 

fallen angel

Primus registratum
Re: Dedikime

mendoj vertete se nuk do te jetoj kurre sa duhet per te te dashur sic duhet.nuk e di,por me dukesh qenia me perfekte qe harxhon oksigjenin e lodhur te kesaj bote difektoze.ti je e thjeshte,je nje njeri i bukur,je e sinqerte.meriton lumturine e te gjithe globit,megjithese nuk eshte se ka mbetur shume...
po ti nuk ke faj e dashur nese bota eshte mizore,nuk ke as arsye te mendosh se nuk ke bere sa duhet per ta permiresuar...
prezenca jote me fal diell,ngrohtesi,drite,me fal jete!u make me wanna' b a better man,kupton?
do doja te te merrja ne endrrat e mija per te te treguar se sa e shtrenjte je per mua,per te te treguar shtepine tone prane detit,barken tone te vogel,agimet perqafuar...do doja!
e megjithate,mendoj se nuk do te jetoj kurre sa duhet per te te dashuruar sic do doja... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Dedikime

Mall
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç".

Në ç'ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall
 
Top