Fillimisht postuar nga zog:
[QB] Brishtesia eshte privilegj i te forteve
fantastike kjo shprehja, do te doja fort shpjegimin tend mbi te.
Hmmmm, e di qe eshte pak e veshtire te te jap pergjigje? Ka nje pjese te logjikes, por eshte e lidhur edhe me irracionalen.
Ne fakt, eshte nje lloj rebelimi ndaj konceptit te te qenit i forte qe ekziston ketu.
Kam pershtypjen, se po te pane qe derdhe lote, thone se je i dobet. Nese te shohin qe je i/e ndjeshme ndaj gjerave qe te tjere i kalojne me indiference, atehere je i/e dobet. Nese, per nje cast, shpreh ndjesi te caktuara te vecanta, atehere je i/e dobet. Nuk te lejohet te jesh i sjelle, sepse je i dobet. Nuk te lejohet te flasesh bute apo te duash dicka te bukur se, perndryshe je i dobet. Ketu njerezit duhet te jene te vrazhde (nje pjese, them, pasi nuk dua te pergjithesoj), duhet te ngrene zerin qe te tjeret t'i degjojne (me shume te mbyllin veshet nga ulerima), duhet te diktojne, imponojne, veteshprehin nje siguri te tepruar, etj, etj, etj. Per mua kjo eshte shfaqja me e qarte e pasigurise dhe frikes ndaj jetes dhe e zhvesh shpirtin nga ato elemente te buta qe duhet te na bejne njerez. NJerezit e brishte, kjo ne kuptim pak me te gjere sesa ai origjinal i fjales, mund ta shprehin ate qe kane dhe kjo eshte force,ndaj privilegj i te pakteve qe e perballojne te qenit kunder rryme ne kete rast. Prandaj, them se e kam zgjedhur firmen te tille.
E kuptoj, qe kjo eshte mjaft teorike dhe ndoshta as nuk te kam dhene pergjigje te qarte. Megjithate, mendo qe ketu hyn edhe pjesa ime irracionale. "When I did it only me and God knew, now only God knows" (eshte shprehja e nje shkrimtari kur e pyeten se perse e kishte shkruar nje poezi). /pf/images/graemlins/smile.gif