Re: Copeza mendimesh....
Historia nuk ka ndryshuar qe nga Troja dhe Roma e Lashte,riperseritje ne bazime te skenave historike,analogji odierne,fajtore dhe kavie,heronj dhe luftera.
Para 4 vitesh pashe te njejtin skenar paraqitur me veshje te ndryshme,me buratine te ndryshem,ndersa tani koincidenca me ve perpara skenarin,historine,analogjine...
E cmund te them tjeter vetem se te dalloj projeksionin ne kohe,e te ndihem si laookonti,kaq i ngjashem skenari,kaq i forte.
"Fajesoj ate per te cilin ju dini me pak"...,dhe te gjithe do te besojne se Neroni nuk i vuri zjarrin Romes me nje urdher.Fajesoj ate qe ne kete moment eshte me i dobeti,dhe askush nuk merr anen e me te dobetit per arsye diplomatike.
Kaligula solli kalin ne senat,arroganca nuk kish kufi,sa skenar i njohur...
Ne kohen e skenareve te Romes se lashte ve re se sa pak ka ndryshuar Historia.Ne skenarin e Trojes sa pak ka ndryshuar njeriu.
Ne fundin e Romes se Lashte... Neroni mbreme prishi enderrat e mia me analogjine e sotme.