Copëza shkrimesh.

Mystique

Larg
Mundohem të jem i kujdesshëm për të mbajtur në fyt fjalët : kam kaluar pjesën më të madhe të jetës duke mos shprehur ato që desha të thosha dhe jam penduar .
Natyra njerëzore na kërkon që të dërgojmë mesazhe, të komunikojmë me gjeste, sepse kemi frikë të ekspozohemi ashtu si në të vërtetë jemi. Edhe ndaj vetvetes .
Kur gjithçka të ketë përfunduar, jam mëse i sigurt që do të më jepet një minutë për të menduar përsëri, të gjitha herët që kam dashur të ulëras për atë që ndieja, por unë heshtja nga frika se nuk do të më kuptonin , dhe ndjej keqardhje për qëllimet që kam braktisur, sepse frika nga dështimi më ka ndaluar gjithmonë t'i ndjek .
Kjo jetë është një bushtër dhe me siguri do të më thyhet zemra, në djall, jam i dashuruar!
Kështu shkon, Rum dhe dardhë, sepse ka disa momente të fuqishme që të lenë një shije të hidhur në gojë dhe të tjerë aq të bukur që të bëjnë të harrosh shijen e pakëndshme që ka jeta.
Charles Bukowski
 

Hektor12

Locus omnem
A e ke degjuar ndonjeher zhurmen e shiut teksa bie ose te veshtrosh djellin qe shkelqen ne ditet e ngrohta? A ke pyetur ndonjeher dike 'Si je?' & ta kesh degjuar pergjigjen?A i ke then ndonjeher femijes tend 'Kete do e bejme neser' & te kesh vene re me pas trishtimin ne syt e tij? A ke humbur ndonjeher 1 miqesi vetem sps nuk kishe kohe per te ngritur telefonin e te thoje 'Ckemi!'? Hej, ngadalesoje hapin... Jeta esht e shkurter. Nese vrapon per te arritur diku do e humbasesh te gjith kenaqesin e udhetimit. Jeta do te jet njesoj si 1 dhurate qe nuk e ke hapur kurre, prandaj merre me ngadale & degjoje muziken me vemendje para se kenga te mbaroj..
 

Hektor12

Locus omnem
Më mjaftoi të të shihja nga larg, për të kuptuar sa e madhe ishte bukuria jote....
Më mjaftoi të të shihja nga larg, për të kuptuar sa të dëshiroja....
Më mjaftoi të të shihja nga larg, për të kuptuar sa të kisha pritur...
Më mjaftoi të të shihja nga afër, për të kuptuar se :
Nga larg nuk shikoja me të vërtetë Asgjë .!
 

Mystique

Larg
Ti je librat qe lexon, filmat qe sheh, muzika qe degjon, njerezit qe takon, endrrat qe ke, bisedat neper te cilat perfshihesh. Ti je gjithcka qe merr prej ketyre. Je tingulli i oqeanit, frymemarrja e ajrit te fresket, je drita me e ndriturdhe qoshja me e erret. Je nje permbledhje e te gjitha eksperiencave qe ke kaluar ne jete. Ti je çdo dite e jetes tende! Keshtu qe zhyte veten ne nje oqean njohurish dhe mbijetese. Leri fjalet te rrjedhin ne venat e tua, dhe ngjyrat te te pershkruajne mendjen.
 

Hektor12

Locus omnem
Me shpirt te plagosur, me zemer te lenduar, shkova ne varreza nje vend per te kerkuar, me foli nje shpirt me tha cfar po kerkon, me lot ne sy i thash du te iki nga kjo bot, po pse me tha kush te ka lenduar , nje njeri qe jeten ja kisha dhuruar.Erdhi ketu dhe shtepin ka harruar
 

Hektor12

Locus omnem
DUAJ DHE MOS URREJ...! !1Trego te verteten dhe mos genjej...!! Nese gabon kerko falje dhe pendohu..!! Nese te kerkojn falje ,fali se dhe vet ti gabon..!! Nese te flasin keq,ti hesht dhe duro..!! Nese te bejne mire,mos ua harro,ktheje te miren dyfish..!! Nese do te jesh njeri i mire,mendo dhe vepro vetem mire..!! Nje dite do te largohesh nga kjo bote dhe shperblimin e ke ne boten tjeter..! !Zoti sheh, degjon, ndoshta vonon por kurr nuk harron.!!!
 

Hektor12

Locus omnem
Sot provova te ulesha ne nje lokal te mbipopulluar , por c'te shikoj...
Adoleshente qe kane obsesion celularet , cifte qe s'flasin me njeri-tjetrin por lundrojne ne facebook , njerez ziliqar qe fryjne syte duke te te pare nga smira qe i karakterizon , femra qe duan te bien ne sy duke bertitur e qeshur me te madhe , kamarier i vertiten kraheve te cilat i frekuentojne me shpesh ato lokale , nje grup shokesh qe ngacmojne po te njejten femer ne tavolinen ngjitur , femije 14-15 vjecare qe tymosin cigare edhe e nxjerrin tymin gjithe tangerdhek, te papune qe rrine 5 ore me nje makiato perpara , studente bastexhinj me gazeta sporti dhe jo libra shkollor.
Ah moj Shqipni e mjera Shqipni
 

Hektor12

Locus omnem
Mir se erdhe ne Planetin TOKE:
- 1. Ku SEKSI eshte falas & DASHURIA
kushton...
- 2. Ku te humbesh TELEFONIN eshte me e
rende se te humbasesh VIRGJERINE..
- 3. Ku BANJOT jan kthyer ne PHOTO
STUDIO...
- 4.Ku te TRADHETOSH eshte mese normale
dhe pret te te PERGEZOJNE per kete...
- 5. Ku GENJESHTRAT jan kthyer ne REALITET
- 6. Ku te maresh GALAXY PHONE eshte me e
arritshme se sa te maresh DIPLOMEN E
ANGLISHTES...
- 7. Ku SHKOLLA eshte bere monument
DASHURICKASH...
- 8. Ku DROGA eshte ber si EMBELSIRA mbas
buke
- 9. Ku PARATE kushtojne me shum se sa
JETA e nje njeriu...!!!
 

Mystique

Larg
Ti pyet se si duhet kujdesur për krenarinë e një femre.
Mos harro ta shprehësh vlerësimin për çdo gjë që ajo angazhohet. Durim që t'ia përfillësh mendimin. Përkrahje për nevojën e saj për t'u llastuar. Mirëkuptim për dashurinë që ajo e ndien ndaj gjërave të bukura. Përkushtim që ajo të ndihet rehat dhe e lirë nga sikletet e vogla. Dhe mbi të gjitha respekt për brishtësinë dhe delikatesën e saj.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Ti pyet se si duhet kujdesur për krenarinë e një femre.
Mos harro ta shprehësh vlerësimin për çdo gjë që ajo angazhohet. Durim që t'ia përfillësh mendimin. Përkrahje për nevojën e saj për t'u llastuar. Mirëkuptim për dashurinë që ajo e ndien ndaj gjërave të bukura. Përkushtim që ajo të ndihet rehat dhe e lirë nga sikletet e vogla. Dhe mbi të gjitha respekt për brishtësinë dhe delikatesën e saj.
(A.R)
Me pelqen pa mase ky me iniciale A.R :D
 

Hektor12

Locus omnem
KA KOHË QË JAM MENDUAR?!!!
-Ka shumë vite, që jam menduar, duke shtuar pyetjen : si është e mundur pushtetarët-sunduesit e popullit tonë, nën maskën e demokracisë, të cilët e kultivuan kapitalizmin hapur, si drogën në Shqipërinë tonë,-pa frikë e pa zori të qëndrojnë në pushtet dhe të sundojnë kaq lirshëm popullin tonë, por jo vetëm kaç, -këta shpirtëra të zinj, në emër të paqesnë rajon përkrahë europianëve, -pas të cilëve fshihen Serbia, Greqia, Maqedonia dhe Mali Zi me dialogje e Marrëveshje të paskurpullta, kanë bërë dhe po bëjnë prapkthime të mëdha në historinë tonë të re; madje dhe duke e rrezikuar sërish Shqipërinë tonë, me ricopëtime," të reja", nga toka në veri dhe deti në jug?!
-Parasëgjithash për këto krime dhe trupe politike dikur e kishin ndihmën e fqinjëve tanë mizorë sllavo-okupatorë e të tjerë; ndërsa, sot pa rezerva, ditë e natë po ndihmohen me të gjitha format dhe mjetet politike dhe materiale nga udhëheqës si Berluksoni, dhe ky z, i apostrofuar këtu, po edhe nga shumë të tjerë udhëheqës hajna dhe të akuzuar dhe të dënuar me shumë dështime ekonomike, politike, dhe morale, pra si panderçëm!...
-Prandaj, kjo është arsyeja e plotë që, borgjezia reaksionare "shqiptare" në pushtet, -pa shtet me sovranitet; -bënte dhe po bën zhurma shurdhuese qe 23 vj, për t´u bashkuar me Europën, betohej dhe lutej për t´u pajtuar edhe me shtetet armike si me Serbinë, Greqinë e të tjera ; por jo të ribashkohemi ne sqhiptarët si komb me Shqipërinë tonë, por jo të pajtohemi ne si komb, me një gjuhë, me një flamur, me një ide mbi të gjitha idetë partiake; RIBASHKIMIN KOMBËTAR; -e bëjnë këtë turp dhe krim, të pacipët, -pra, MOSPAJTIMIN, që të jenë pafundsisht sunduesit e popullit tonë, që ashtu pambarimisht t´i kenë krahët e tyre të ngarkuar me pisllëqe korrupsionesh të pa fund pikërisht, nga miqtë e tyre si ky demon-kratë!!!

Fadil Shyti
1. Korrik. 2014
 

Mystique

Larg
Kam nje ndjenje.Nje ndjenje ndryshe.Nuk eshte modeste.Nuk eshte as normale. E shthurur , e lire. Provo te hedhesh sonden ne oqean dhe nuk do t'i gjesh fundin.As ndjenjes sime. Eshte pertej kohes,rremben gjithcka,shkaterron cdo gje.Kam nje ndjenje te cuditshme , qesharake te mendohet se dicka e tille mund te ndihet.Por mbetet abstrakte , e paprekshme , kuptimplote.
E c'vlere do te kishte ndjenja ime po te mos e shkruaja diku?Po te mos e hidhja ne ate ditar brengash?C'vlere do te kishte nese neteve kur hutohem si e pashprese pas yjeve shnderrites nuk do ta ndjeja me shume kete ndjenje?Ndjenja ime nuk u perket kafkave bosh e zemrave te thara.Oh , eshte ndryshe , shume me ndryshe.Nuk frymezohet as nga ndonje mbeturine bukurie.Eshte e larte , ka te strukur paarritshmerine , ate qe te zakonshmit e konsiderojne dicka me te cilen nuk ja vlen te merresh.Po e theksoj,dua te jetoj nje jete e cila ja vlen per tu shkruar.Ndjenja ime eshte frymezimi i duhur.Nuk kam pse ta shpreh me fjale te medha , fundja eshte e imja , dicka qe nuk honepset dot , permban gjithcka , melodi , shkrime , zerra qe cjerrur brenda ndergjegjes.Shkruaj , po cdo te shkruaja pa ndjenjen time? As te arratisesha nuk do te mundja. Me mban gjalle , inspirohet nga dikush.Ja , jam perballe nje oqeani , ca dallge qe perplasen , nje zhurme qe harmonizohet me nje blu te thelle , nje ere qe me perkedhel floket e qe te perkund shpirtin. Te nxit te enderrosh.Diku aty ndodhet dhe ndjenja ime.
E shpreha qarte qe dua te jetoj nje jete qe ja vlen per tu shkruar.Me jep nje parashute dhe une do te te provoj mosekzistencen e tere atyre teorive te tua pavlera.Parashuta eshte si mendjet ,funksionon gjithmone kur eshte e hapur , por une mund te mbaj nje mendje te hapur dhe nje parashute te mbyllur.Mund te fluturoj e lire dhe pa pasur frike.Ushqehem nga nje ndjenje e fuqishme dhe frika nuk eshte cilesi e te forteve.Jam krahehapur drejt nje qielli te lire,drejt nje parajse tokesore me nje ndjenje kaq te bukur
©K.S
 

Hektor12

Locus omnem
Jetojme ne nje kohe ku vlerat jane kthyer ne antivlera. Jetojme ne nje vend ku njerezit, te etur per vemendje, jane ne gjendje te bejne gjithcka per ta patur ate. Dhe nuk u intereson nese vemendja vjen pozitive apo negative. Veprimet qe ata bejne per te arritur qellimin e tyre jane te deshperuara, te shemtuara. Harrojne se reputacioni eshte nje pike kyce ne personalitetin e tyre. Por mbase nuk i intereson shume reputacioni, pasi kane humbur edhe personalitetin duke u munduar te bien ne sy.
 

Hektor12

Locus omnem
A e di sa lot, në faqën time
janë tretur,
A e di sa fjalë, pa t'i thënë

kanë mbetur,
A e di sa lule janë celur dhe
janë tharë,
A e di se kam jetuar me ty,
edhe pse s'të kam parë!
Jam e ftohte si dimri që
s'mbaron në male,
Se ti zemrës time vetëm
dhembje i fale,
Plaga ime mbeti thellë, sa
një
detë,
Jo ti nuk je ai…..që
harrohesh lehtë...!!!!
 

Mystique

Larg
Me dukej se e bente enkas.Kerkonte me ngulm te genjehej,te rizbulonte,e me pas te zhgenjehej deri ne deshperim.Ishte e cuditshme kembengulja e saj per tu ndjere e perulur,perpara cdokujt.Sidomos perpara meje.Te tille jane ata te pervuajturit qe kurre nuk fituan.Me mire tia mbulosh syte me mijera arsye te paverteta,se sa te humbin serish.Ndoshta,do ta kishin me te lehte te falnin cdo pabesi,vetem qe te mos i lije serish vetem.Me habiste krenaria me te cilen e pranonte kete.Isha gati ne te ikur.Por,ajo nuk levizi.Nuk ndali se pikturuari,si heren e pare.Perkundrazi.Vazhdonte te hidhte fytyren time aty,duke me veshtruar here pas here.Me veshtronte me syte boshe.Diku,ne nje tjeter jete te mendjes se saj,ndoshta.Krejt e heshtur.Nuk fliste asnje fjale.Ndersa une vazhdoja te thoja qe do te ikja diku tjeter.Diku,shume larg.Ne te njejtin vend prej te cilit u ktheva.Ne vendin ku ika kohe me pare.Ajo vazhdonte te mos fliste.Me acaronte natyra e saj.Krejt e heshtur.Krejt e dorezuar.Ne pikturen e saj.Nuk u ngrit te hidhte tutje penelin,te thyente tablone dhe pastaj te me godiste me shpulle.Ashtu sic beri heren e pare.Ashtu sic do te bente cdo njeri normal,fundja.Vetem se ajo nuk fliste,e une e bindja veten se ajo qe dorezuar tashme.Ishte nje bindje e genjeshtert.Sa per te shpetuar nga gjendja e fajit.Si duket,genjeshtrat me te medhaja,kane dale nga nevojat me te medhaja.
Me ne fund e la penelin.Nuk kishte aspak nerva aty.Syte e saj ishin rikthyer.Carcafi me te cilin kishte mbuluar trupin e zhveshur,rreshqiti per ti zbuluar shpatullat,te cilat i pata puthur per nete te tera.Edhe nje nate me pare.Trupi i saj i vogel,mu duk shum i madh.Me puthi dhe iu afrua deres.
-"Shko",- me tha."Te kam pikturuar me te mire se cje ne te vertete.Mos u merakos."
Dola me koken ne tym.Tek zbrisja shkallet,mendova per mungesen e "lamtumires",qe nuk e thashe.I heshturi kisha qene une kete here.Pastaj ne kthesen poshte dritares se saj,e kuptova qe do ta kujtoja pergjithmone.Fundja,heshtja e saj kete donte te arrinte...
 

Alazne

Forumium maestatis
Ti mund te mos jesh i pari i saj, i fundit apo i vetmi.. Ajo ka dashuruar me perpara dhe mund te dashuroje serish... Por ne qofte se te do tani, cfare ka rendesi tjeter? Ajo nuk eshte perfekte, as ti s'je, dhe ju te dy ndoshta nuk do jeni kurre perfekte bashke, Por ne qofte se ajo te ben per te qeshur, dhe e pranon qe jeni njerez dhe beni gabime, shtrengoje ate fort dhe jepi me te miren qe ke.
Ajo ndoshta nuk te mendon ne cdo sekonde te dites, por ajo te jep nje pjese te vetes qe e di se ti mund t'ia thyesh, zemren e saj. Keshtu qe mos e lendo, mos e ndrysho, mos e analizo dhe mos prit nga ajo me shume sec mund te te jape. Buzeqesh kur te ben te lumtur, dhe beja te ditur kur te cmend, dhe ndjeja mallin kur ajo s'eshte aty me ty...
B.M
 

Hektor12

Locus omnem
Në këtë lëmsh, dikush prej nesh e gjen kuptimin e dikush tjetër rrënohet në dëshpërim.
Nuk është mirë që këta të fundit t’i gjykojmë si të dobët. Sot, bota jonë, e kthyer për së mbrapshti, ka fuqi që një të lig të na e shesë për të shenjtë, ndërsa një njeri të mirë, pa mëshirë, ta çojë në dyert e çmendinës.

Albatros Rexhaj
 

Hektor12

Locus omnem
Tre mendime të ndryshme për të njëjtën gjë. Gjithçka fillon nga pamundësia jonë për të ikur nga realiteti, kalon nëpër ëndrrat që nuk i realizojmë kurrë dhe merr fund nën thundrat e mungesës së guximit.

Hotel California
Jeta jonë sot është bërë ashtu si magjepsja e mistershme te kënga Hotel California. Mund të përpiqemi sa të duam që të largohemi, por asnjëherë nuk do të ikim dot.
Megjithatë, edhe pse kështu, edhe në këtë realitet fshihet një kuptim.
Ai gjendet diku në lëmshin e intrigave, dhimbjeve, skllavërisë moderne që jetojmë, gëzimeve të rralla, aventurave që ëndërrojmë. Diku aty fshihet edhe kuptimi i secilit prej nesh. Mos harro se ne jemi ata që jemi edhe për faktin se jetojmë të rrethuar me po këto gjëra prej të cilave nuk mund të ikim dot.
Në këtë lëmsh, dikush prej nesh e gjen kuptimin e dikush tjetër rrënohet në dëshpërim.
Nuk është mirë që këta të fundit t’i gjykojmë si të dobët. Sot, bota jonë, e kthyer për së mbrapshti, ka fuqi që një të lig të na e shesë për të shenjtë, ndërsa një njeri të mirë, pa mëshirë, ta çojë në dyert e çmendinës.
Sot bashkëndiej me ty dhe më gjithë ata njerëz të mirë që ftohtësia e kësaj bote i ka çuar deri në kufijtë e fundmë të durimit.
Mos u dorëzo!

Ëndrra e lirisë
Jeta është e bukur, por ti nuk arrin dot t’i gëzohesh kësaj bukurie. Ajo të përvidhet atypari, ndërkohë që ti ende mendon se çfarë mund të thonë njerëzia nëse bën kështu apo ashtu.
Qejfet nuk janë bukuria e jetës. Ti këtë tani e di mirë dhe do të jepje gjithçka në këmbim të mundësisë për të qenë zotëruesi i vetëm i kohës dhe i ëndrrave të tua.
Gjithnjë do ta përligj ngurrimin tënd, sa herë t’i shoh të tjerët që përgjojnë pas mureve të padukshme dhe përpiqen të ta kufizojnë vullnetin dhe lirinë. Por kurrë nuk mund të pajtohem me ty, nëse i lejon ata që të ta kufizojnë edhe mendjen.
Muret brenda mendjes janë më të rrezikshmet, sepse ato ta vrasin shpirtin. Edhe trimin më të madh e kthejnë në një qyqar që trembet nga hija e vet. Dashurinë e kthejnë në dhimbje pa fund.
Ato të mbyllin çdo derë dhe jeta të bëhet një labirint i frikshëm!
Shembi muret dhe mos lejo të zënë vend në mendjen. Dhe më beso: kur një ditë, atëherë kur ta kuptosh se nuk ke më kohë as për të ëndërruar, këtë nuk do t’ia falësh vetes.
Edhe Perëndia betohet për madhështinë e kohës. Dhe askush pos teje nuk është përgjegjës për mënyrën se si e shfrytëzon kohën.
Mjaft e ëndërrove lirinë. Jetoje atë!

Guximi për të jetuar
Edhe atëherë kur jam i inatosur me vetë jetën, aq i dëshpëruar sa edhe mendimet më shkaktojnë dhimbje, sërish e di se jeta është e bukur.
Nuk mund të jetë ndryshe, sepse e bukura vjen e mbështjellë me gjemba.
Shiko trëndafilin.
Nuk mund ta duash trëndafilin dhe të thuash i urrej gjembat.
Çdo gjë e bukur është e tillë.
Edhe jeta po ashtu.
Rruga deri te suksesi, rruga deri tek e bukura, është e shtruar me gjemba.
Disa prej tyre edhe të gjakosin.
Si në legjendat antike, ku duhet derdhur gjak që të qëndrojë më këmbë qoftë edhe një mur i vetëm.
Sepse vetëm të guximshmit arrijnë deri tek e bukura.
Duhet guxim!
Duhet guxim edhe për të jetuar!

Albatros Rexhaj
 

Hektor12

Locus omnem
Të gjithë flasim për lumturinë, por shumë pak prej nesh e jetojmë atë. Të gjithë e duam lumturinë, por shumë pak prej nesh kanë guxim ta bëjnë të domosdoshmen në mënyrë që të jemi të lumtur. Aq shumë flasim për lumturinë, saqë në fund e humbim besimin se diçka e tillë mund të ekzistojë vërtet!

Pse njerëzit nuk dinë ta vlerësojnë lumturinë?
Është e thjeshtë. Lumturia nuk mund të vijë në shprehje, përderisa ne vazhdojmë të jemi të shtypur nga diktatura e të dëshpëruarve.
Të gjithë e duam lumturinë, por ta kërkosh lumturinë është një ndërmarrje e rrezikshme. Nëse rastësisht bëhesh nga ata njerëz të paktë që vërtet e jetojnë lumturinë ka rrezik se do të zhgënjehesh. Nuk do të zhgënjehesh në lumturinë, si ndjesi dhe si fenomen, por do të zhgënjehesh në njerëzit përreth teje. Lumturia do të të bëjë të ndihesh i vetmuar.
Ti pyet: "Pse?"

Do ta zbulosh se njerëzit, në vend se të gëzohen, në të vërtetë do të ndiejnë zili për lumturinë. Papritmas do ta shohësh veten të rrethuar nga një turmë e njerëzve të dëshpëruar. Dhe këta do të të luftojnë. Do ta bëjnë këtë haptas dhe tinëzisht, para dhe pas shpine, dhe do të detyrohesh të heshtësh, të bësh kujdes dhe në fund të do të ngurrosh që ta shfaqësh lumturinë. Do të bëhesh i palumtur për shkak se e ke jetuar lumturinë.
Do ta gjesh lumturinë vetëm për ta parë se si ta rrëmbejnë para syve.

Nuk e di pse kjo është kështu, por e di se për disa jeta është thjesht e padurueshme. Aq shumë janë të mbërthyer në trishtim dhe të jetuarit u është bërë aq e mërzitshme saqë futja e hundëve në punët e tjetrit është i vetmi argëtim që u ngjall ndonjë emocion. Përgojimet, thashethemet, intrigat - njëjtë si ajo reklama televizive 3 në 1 - ky është sporti më i përhapur popullor. Të gjithë krahë për krahu, të bashkuar në destruktivitet.
Duke menduar për të gjitha këto e ndjeva, sado që kjo më jep trishtim, se pavarësisht sa përpiqemi që jetën tonë ta veshim me shumë ngjyra, në të vërtetë jetojmë nën diktatin e dëshirave, mërive dhe tekeve të të tjerëve. Të atyre që gjithnjë janë të pakënaqur, të atyre që tërë kohën i fusin duart dhe hundët në punët e të tjerëve, të atyre që kanë hequr dorë nga lumturia.

Kur e mendon më thellë e ndien se, i gjithë ky shtjellim, është goxha ironik. Njeriu jeton brenda hiçit, përherë në pritje që të ndodhë diçka e bukur, pastaj tmerrohet nga një mundësi që i jepet edhe pse tërë jetën e pret një të tillë. Thjesht, ndryshimi për të mirë përjetohet si traumë. Kështu mendojnë dhe jetojnë të dëshpëruarit dhe presin që edhe të gjithë të tjerët ta bëjnë të njëjtën.
Nëse nuk e ke ditur, kjo është diktatura e të dëshpëruarve.
Ti pyet: "Pse është kaq e vështirë ta jetosh lumturinë? Pse njerëzit, në vend se të gëzohen, i tremben asaj?"
E kam vrarë mendjen dhe mendoj se e kam gjetur përgjigjen: Njerëzit kanë harruar të jenë të lumtur dhe tani kjo gjë ju duket e pamundur.
Nëse nuk më beson atëherë mbylli sytë dhe kthehu prapa në kohë. Kthehu në fëmijëri dhe do ta shohësh se vërtet ka ekzistuar një kohë kur secili nga ne dinte ta jetonte lumturinë. Bëje këtë dhe do ta kuptosh se lumturia fshihet brenda entuziazmit të fëmijës që çdo mbrëmje kënaqet duke e dëgjuar përrallën e njëjtë.

Albatros Rexhaj
 

Hektor12

Locus omnem
Sa të mbrapshtë!

Ndërsa ti përgjunjesh, ndërsa fjalët të përzihen me lot, tërë kohën ata të rrahin supet.
Të thonë: "Fol, çfarë mund të bëjmë për ty?"
Ndërkaq, ti kthjellohesh pak. Dhe nis e buzëqesh pakëz, pa ndihmën e askujt! Buzëqesh se, më në fund, një rreze lumturie ta dritëson shpirtin. Mu atëherë kur nuk e pret! Pa mëshirë, të kapin dhe të gjuajnë. Drejt e përsëri në terr!

Duhet të jesh i fortë, sepse njeriu i fortë nuk ndien dhimbje dhe askush nuk mund ta lëndojë. Kështu të kanë thënë shumë prej miqve të tu, por këtë nuk do ta dëgjosh nga unë. Të mos ndiesh dhimbje do të thotë të mos jesh njeri. Askush nuk është imun në dhimbje. Edhe njeriu i fortë ndien dhimbje! Shumë më tepër se unë dhe ti së bashku. Dhe mu për këtë ai edhe është i fortë.
Njeriu sprovohet në gjithçka dhe nga këto sprova buron forca. Forca për t’u thënë MJAFT atyre që e marrin guximin të të lëndojnë. Forcë për t’u përballur me ata që tërë kohën të rrahin supet.

E ke vënë re sa shumë janë ata që mezi presin të të udhëzojnë se si ta jetosh jetën? Të gatshëm të përzihen edhe në detajet më intime! E ke parë si nuk ngurrojnë t’ia japin vetes të drejtën të të gjykojnë? Përherë të gatshëm që t’i tregojnë të gjitha “gabimet" e tua! Mu sikur hienat që tërë kohën luten që dikush të plagoset për vdekje, që më pas të gostiten me të.
Po. Mu si hiena. Sepse hienat janë të vetmit grabitqarë që zgërdhihen. Edhe këta janë të tillë. Si hiena të zgërdhihen në fytyrë. Edhe atëherë kur je më i dobëti. Si të çoroditur, pa mëshirë të godasin!
Rëndom presim që të këqijat të na vijnë nga njerëz të huaj. E vërteta është se njerëzit tanë, ata që tërë kohën i mbajmë afër dhe u besojmë, dinë të na lëndojnë shumë më poshtërsisht. Lëndimi është edhe më i madh kur e kupton se ata nuk ndiejnë as pikën më të vogël të fajit apo keqardhjes.

Sonte, ndërsa shkruaj për këto gjëra, ndiej se diçka nuk është në rregull me ty.
Ndiej luftën tënde jo vetëm me veten, por edhe me botën që nuk të lejon as edhe të mërzitesh me dinjitet.
Të gjithë të thonë se nuk duhet të mërzitesh. Ndërsa ti habitesh se si mund të ta thonë këtë.
Ti ke të drejtë! Besomë se ke të drejtë. Ngaqë të tjerët janë në një mendje, kjo nuk do të thotë se ata dinë diçka më shumë. Nuk mund të dinë, sepse ata nuk janë në lëkurën tënde.
Ajo për çka ti je mërzitur, të ka përgjunjur. Madje të nxjerr edhe lot.
Çdo gjë që të sjell deri në atë gjendje, aq sa të nxjerrësh edhe lot, është një arsye e mjaftueshme për t'u mërzitur.
Mos e fshih mërzinë tënde. Mos ik prej saj. Ndieje dhe, nëse është nevoja, preke edhe fundin. E kur ta prekësh fundin, atëherë shiko anash. Aty do ta kuptosh se, edhe sikur të duash, më poshtë nuk mund të shkosh. E vetmja rrugë e mbetur është kthimi lart.
Tani tregoje veten. Trego se je më i mirë se ata që të sollën deri aty.
Mjaft vajtove, sepse në atë humnerë as vaji nuk ka më kuptim. Ti e di se askush nuk mund t'i ndihmojë ata që nuk arrijnë të ndihmojnë veten.
Përmblidhu.
Dhimbja jote le të jetë ajo që do të të ngrejë më këmbë.

Albatros Rexhaj
 
Top