Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
U rrita... shpesh me kujtohen mengjeset me diell qe i shijoja kur isha femi i brishte dhe i pafajshem, e sidomos gezimi qe ndjeja nga puthja e ngrohte e nenes e cila me perkedhelte duke me llastuar me embelsine e fjaleve perplot dashuri e butesi, qe me benin te ndihesha sikur s`ka njeri me te lumtur se un...

epo jeta ecen me nje vrap te pa imagjinueshem saqe te duket se sapo hap e mbyll syte je shenderruar ne nje grua me plot probleme te cilet nuk e presin njeri tjetrin por vetem vershojne para teje si nje stuhi qe tenton te te rrezoje patjeter... por ti lufton, lufton me shpirte kunder saj dhe prap rimekembesh...
- Ne rregull...e di qe te vjetrit e menqur kane thene se ``problemet investojne ne pjekurine e njeriut`` , por a eshte e drejte qe te te kape ajo stuhi e zeze problemesh menjehere pasi jeton vetem disa sekonda jetë larg kukulles tende te preferuar te femijeris???
JO sipas meje eshte e tepert...
paramendoje sikur nje dite te zgjohesh nga gjumi me ndjesine qe jeta jote nuk ka zgjidhje dhe qe gjithsesi je i mbaruar, por prap ti japesh vetes shprese e te luftosh me sado nje pike optimizem qe te ka mbetur thelle ne shpirte duke shpresuar qe nje dite do te behet mire...
-Tani kur mendoj per te kaluaren them me vete:
A thua ku mbeti buzeqeshja e embel e nenes qe me mbushte perplot jete? A thua qdo pjese e saje eshte zevendesuar me lot qe peshojne aq shume sa secili prej tyre eshte ne gjendje te te ngulfat shpirtin...
a mos eshte fai im qe po perjetoj te gjitha keto???
Me trego o njeri i mjere qe duke fundosur veten me fundose dhe mua bashk me ata qe te krijuan duar e kembe.
ISHE I AFTE PER QDO GJE
U SHENDERROVE NE NJE PARAZIT
SHKATERROVE VETEN E RRETHIN TEND
TANI MBETE VETEM, NUK E KE ASKEND..
 

Hektor12

Locus omnem
Më merr'.......
Me ideale t'shkatërruara eci gjatë natës
Dua të sjell pjesën e fundit të gëzimit
Të trokas mbi varr dhe të bijë në gjunjë
... Dashuri, të lutem më merr

Të gjithë ata që vodhën dhe vranë shpirtin
Morrën atë që ju dasht, lumturin tonë
Hape derën e varrit në këtë natë të ftohtë
Unë nuk jamë njeri, unë jamë vetëm një kufomë.

Më merrë zemër të lutem,duarhapur më prit
Me buzët e plasaritura e mërdhirë nga të ftohtit
Dhe të lutem për dashurinë
Duke u dridhur me ankth, dhe duke qarë per ty...
 

Hektor12

Locus omnem
Shije dhune (Palumturi)

the-face-of-unhappiness-frieda-bruck.jpg


Nga Tea Mersuli

Mëngjes. Duke shkuar në shkollë përballem me një imazh të pafjalshëm: Trotuari i urës mbi Lanë zhytur në gjak: gjak, cifla xhamash të thyer, copëza metali, vaj, vaj dhe gjak! Duke ecur dhe befas përballem me nje skenë të tillë, gjendem e rrethuar, mu në mes të së gjithës dhe nuk di si të kaloj matanë rrugës përveçse të kërcej si kangur. Të kërcesh si kangur mbi gjak, sa i neveritshëm mund të jetë ky akt?! Edhe si e shmang rrugën, sholli i këpucëve ngjit në rrugë, si për më ndalur të drejtën time për të harruar. A e kam të drejtën për të harruar?! Për një moment mendoj që isha e vetme e s’kish tjetër njeri që kalonte aty. Shoh rrotull: njerëz që ecin, shkelin aty si pa të keq, shkelin edhe vazhdojnë, asnjë reagim, as këpucët s’fshijnë ndërsa ecin, a thua s’ngjisin! Ngjisin që ç’ke me të, ngjisin si të miat! Policia kishte hequr nga vendi mbetjet e mëdha të aksidentit, kishin vënë madje dhe semafor! Kishin lënë aty “gjërat e vogla”, ato që s’të bllokojnë rrugën, që s’të ndalin përpara respektimit të madh të orarit të punës a kafes. Më e keqja: trotuari mbeti ashtu për ditë të tëra, dhe unë për ditë të tëra ndërrova rrugë, ecja në krahun tjetër e shihja njerëz që kalonin mbi gjak pa kurrfarë shqetësimi: as neveri e jo më tepër! U desh që binte shi mesnate që nata-natës të lante gjakun e të mjerit ose të mjerës dhe tanimë prej gjithçfare ka mbetur pak vaj në vijat midis pllakave, ngjyrë ylber në shi.

Përtej brutalitetit të kësaj ndodhie, që s’më shqitet nga sytë e mendja, rrugët e Tiranës janë gjithnjë po njëlloj. Rrugë që më pëlqen tu rrekem, rrugë të njoma e të gjalla, rrugë që duhen ecur pasysh. Nqs ngre kokën sheh njerëz: tipa, karaktere, klasa, punë, fytyra, jetë të ndryshme që bashkohen nga diçka e vetme: një shije dhune. Më së shumti shoh fytyra të lodhura, të vyshkura, të thara, të pashpresa; njerëz të kërrusur që s’iu gjendet dot mosha. Kategoria e kundërt e të lartpërmendurve janë njerëzit që u shndërrin fytyra nga shëndeti dhe pudra. Këta duhet të jenë të lumtur domosdo! Burrat tipikë: të larë, kollarisur, kremosur, me një bark gjigand dhe faqe të varura që kur flasin shpërkasin pështymë me një rreze një metër dhe kur qeshin dëgjohen dy kilometra larg. Këta janë Sulejmanët e Madhërishëm të Tironës moderne-mondane! Gratë e tyre, ato të ligjshmet: flokët portokalli ose të kuqe, thonjtë që të japin shumë dëshirë tu hash gatimet e tyre (nqs gatuajnë), gjithnjë në rrugë pa ndonjë qëllim të mirëfilltë: kanë ndonjë gjë të rëndësishmë për të bërë përvecse të marrin frymë?! Ka edhe të tjerë që në hapin e tyre ritmik s’lënë shumë hapësirë për t’i psikologjisur, por këmbët i çojnë drejt monotonisë së përditshme: pozicioni i punës: vështirësi e mesme; rroga, e mesme; jetëgjatësia e rrogës, mesi i muajit; orari, mesatarisht i gjatë; shefi, mesatarisht i mërzitshëm kur të kap prej mesi, mes, mes, mes…

Problemi qëndron të pranimi i së mesmes si zgjidhja më e mirë e mundshme për çdo gjë! Kompromis me gjithçka: pak kështu e pak ashtu, pak fjalë e pak dru! Medemek ca gjëra ne s’i shmangim dot, ndaj rrimë shohim punët tona! Për çdo fenomen dhune bëjmë një rreth ku në qendër jemi ne, dhe: Opa, ja hodhëm! Për supernovan e vrasjeve grykësegrash: tak, vëmë majën të Kulla e Sahatit, hapim kompasin deri hm… tek Unaza e Madhe dhe fap, e bëmë rrethin! Dalim në konkluzionin që dhuna është vetëm aty, aty, yhy… në maj’t’malit! E vetmja formë Mesjetare e papërdorur për të vrarë gra: gra-shtatzana, gra-përdala, gra-thjesht-gra, është Virgjëresha e Hekurt: metodë kjo shumë e virgjër për tu përdorur ndaj të paudhave nga burrat e tyre-rrufe Zeusi! Brenda Unazës së Tiranës s’ka fare kësisoj gjërash! Larg, larg! Femrat e brenda-Tiranës s’janë budallaçka: s’janë Ana Karenina e Ema Bovari, por dinë shumë mirë të jenë pjesë e haremit të ndonjë sulltani. Ky është emancipim dhe një rrugë e mirë drejt barazisë gjinore: Femrat duhet të bëhen po aq të dhunshme sa meshkujt dhe të bëjnë aheng si burrat por me kushtin e veshjes se streçeve-leopard (ose ndonjë alternative po aq epshndjellëse)! Femrat Felidae! Lolitat e gjimnazeve! Ndërsa meshkujt kanë sot lirinë e fjalës më shumë se kurrë: Ç’kënaqësi më të madhe mund të gjesh sesa të shndërrosh në sharje aktin më sublim-dashurinë? Kjo nuk është fare dhunë! Adoleshentët e sotëm nuk dhunohen fare sepse dhuna është vetëm thika ose grusht! Jetojmë në epokën e komunikimit dhe Facebooku ja ka lehtësuar të gjithëve këtë gjë, jo vetëm adoleshentëve! Të gjithë kanë të drejtë të flasin, po a kanë ç’të thonë? Receta gatimesh, shtatëqind foto të ‘darkës super gallatë’ të një nate më parë, zemra dhe dashuri që vënë tërë dynjanë në dijeni për to. Fjala para turmës është përgjegjësi, por mqs kontakti viziv shmanget, ti mund të kokorrasësh çdo gjë para njerëzisë dhe të krekosësh si gjel! Kjo s’është dhunë, as dukje e dhunshme, kjo është e mira e madhe e modernitetit: A s’e ndjen dashurinë që buçet në çdo website, ose më mirë, në çdo anë?

Unë s’e shoh, s’e shoh gjëkund. Mendimi im mund të duket i zymtë, por Guernika e Pikasos është gri-e zymtë, kurse Nata me yje e Van Goghut është e magjishme: Guernika ka njerëz e njerëzillëqe, kurse Nata me yje ka yje! Njerëzit janë ashtu siç ecin, ashtu siç duken, siç duken kur ecin, edhe kur ecin për tu dukur. Njerëzit janë viktima të njerëzillëqeve që s’i vënë dot ose mendojnë që s’duhen vënë nën fre. Njerëz të dhunuar janë të gjithë: jo vetëm ato që i fluturon koka në gijotina familjare/dashurore, jo vetëm të papunët, të pangrënët. Këta janë ata që shquhen, ata që nxijnë foton e shoqërisë e që fotoshopi i sistemit s’i fshin dot. Dhunues të vetes janë edhe ato gra që jetojnë parazite-burrash, edhe vetë burrat, sulltanët që aneksojnë gra, edhe rrogëtarët edhe pronarët, edhe të depresuarit, edhe delirantët e madhështisë. Dhuna është ajo çka ndal njerëzit të jenë të lumtur, është shtypja që ushtrohet tërë kohës mbi kokat tona, shtypje që kërkon të na lakojë shfrytëzueshëm, dhe ne ç’bëjmë? Adhurojmë të mesmen? Njeriu më i dhunuar është njeriu që zgjedh të bëjë jetë të mesme, jetë kompromisi me çdo gjë, edhe me kokën e vet! Pak dhunë e pak lumturi, pak guxim e pak dashuri, pak hasëm e pak art-bukuri! Pak nga gjithçka, edhe pak të jetuar të ekzistencës së vet qenies: jetë e programuar në detaj: shkollë, punë, martesë, fëmijë, kaq. Jetë mekanike! Njeriu që t’i shpëtojë dhunës, pra të ndihet i lumtur, duhet t’i shkëputet mesit, duhet të kultivojë shpirtin nëpërmjet artit dhe mendjen nëpërmjet dijes, që të arrijë vetëplotësi. Si mund të jetë e Mesmja e Artë, kur vetë e Arta s’është e Mesme?
 

Hektor12

Locus omnem
Mbi rrymë



Nga: Arti Lushi

Ndërmjet, por edhe përtej dy besëtytnive të përjetshme,
dashurisë dhe vdekjes,
buzëqeshja e një shtjelle uji
ia ndryshon rrjedhën profecisë së vetëpërmbushjes,
madje, si ta them,
e ndrydh atë me një tjetër imazh joshqisor;
Shpërthim, pak a shumë si në çastin e krijimit te universit
kur mendja dhe shpirti i Hyut u puqen ne një pikë.

Një çik më poshtë,
mbi rrymë,
larva parandjen mall dhe krisje urnash.
 

Hektor12

Locus omnem
Nëse me sheh të heshtur nuk do të thotë se nuk kam çfarë të them.
Kujto një këngë të dhimbshme dashurie që ta ngacmon shpirtin në pafundësisht shumë mënyra. Aq shumë ngacmohesh saqë përnjëherë zgjohet çdo ndjesi e përgjumur, e fshehur dhe e harruar. Dhe e tëra synon të flas me një zë. Kujtoje! Më trego se çfarë mund të thuhet në një situatë të tillë. E vetmja që shpërthen është ndjenja e pafjalë dhe zhgënjimi me faktin se mendimet nuk mund të shpërfaqen nëpërmjet syve. Ky jam unë në çdo sekondë që kalon. Sepse në çdo çast mendoj për ty.
Nëse nuk të shkruaj dhe nuk të thërras nuk do të thotë se me mendje nuk jam te ti.
Kujtoje një situatë nga adoleshenca. Shihe një shpirt të trazuar që frymon brenda një trupi të përmbytur në djersë. Duar që drithërojnë. Duar që me qindra herë e formojnë një numër të vetëm. Dhe që asnjëherë nuk gjejnë guxim ta shtypin butonin THIRRJE. Është ky një shpirt i hutuar që tërë kohën e pyet veten: "Athua a po e pret ti thirrjen?" Apo kjo edhe mund të të prish punë?
Nëse futem në vallen e të gjithëve dhe qesh, luaj manekinin, shurdhohem në zhurma, humb nëpër turma....
Kujtoje Hamletin. Përpiqu ta kuptosh furtunën në shpirtin e tij dhe do ta ndien se gjithçka dhemb. Dhemb shumë. Sado që njeriu të përpiqet, sado që e sforcon veten, disa gjëra nuk mund të shlyhen nga shpirti. Ato kanë lëshuar rrënjë thellë dhe tashmë janë bërë një me atomet sublime të shpirtit. T'i shlyesh ato pashmangshëm e zhbën edhe veten.
Heshtja përballë teje dhe kakofonia përballë botës.
Është kjo lufta e pafund në mes të reales dhe iluzionit. E para mjaftohet në vetvete ndërsa tjetra tërë kohën pështillet nëpër gjithçka.
A e di pse?
Sepse ti je e vetmja gjë e vërtetë. Andaj edhe i bën hije çdo gjëje tjetër.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Unë...
Ti...
Të gjithë ne jetojmë në një arenë të egër ku njëri tjetrin e shohim me mosbesim.
Flasim për vlera të mëdha, që i proklamojmë si ideale të raporteve ndër-njerëzore. I stërmadhojmë aq shumë saqë fillojnë të duken edhe absurde.
Kur idealet fillojnë të tingëllojnë si absurd, dhe t' i ngjasojnë ëndrrave të parealizueshme, domosdo se humb besimi. Gjithsecili struket në qoshen e vet. Dhe prej aty ëndërron për një botë më të mirë. Ëndërron derisa e humb besimin edhe në ëndrrat e veta.
A është kjo jetë?
Apo është vetëm një tablo e të jetuarit, ku personazhet më nuk bëjnë përpjekje ta njohin njëri tjetrin. Andaj edhe pavetëdijshëm zbehen në figura dhe skica. Ato mund të duken bukur, por figurat dhe skicat kurrë nuk mund ta ndiejnë të mirën brenda vetes dhe as ta shohin atë në sytë e tjetrit.
Sa e trishtë!
Dikur bota ishte plot me ngjyra ndërsa imazhet e çastit ishin bardhë dhe zi. Tani imazhet kapen në pafundësisht ngjyra, madje edhe ne 3D, ndërsa bota po shkon dhe zymtohet në bardhë dhe zi.
Jam ngopur së qeni skicë.
E di se je ngopur edhe ti.
Andaj të ftoj ta flakim tutje këtë zymti gri që na ka kurthuar.
T'u japim jetë ngjyrave brenda vetes.
Të jemi të vërtetë.
Dhe mos të ndihemi keq për këtë.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
U përula si kalorës i kohëve të shkuara.
Buzët e prekën lehtë lëkurën e butë të dorës së saj.
Një çast i vetëm.
Shumë i shkurtër për t'u parë nga anash.
Por rrufeshëm i thellë në ndjesinë e pakohë.
U ndjeva i vogël para hijes së kësaj zonje të rëndë.
Dhe aty për aty e kuptova pse ndër vite e kisha admiruar në heshtje.
Me miliona imazhe mu vërsulen duke më mbërthyer në dehjen e fantazisë pakufi.
Herë ajo dhe herë unë ...
Një lojë e pafund.
Ajo e lodhur nga gënjeshtarët e dashuruar në vete ndërsa unë i mërzitur nga kukullat pagjak.
Një duet që nuk ndalet së kërkuari diçka më shumë.
Dhe më pas çasti kaloi.
Ajo e tërhoqi dorën ndërsa unë u përpoqa ta përmblidhja veten.
Mu duk se pash diçka në buzëqeshjen e saj.
Mos vallë të dy kaluam nëpër të njëjtin vegim?
Apo ndoshta njeriu e sheh vetëm atë që zemra ia dëshiron.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Lulja ime,
Thesari im,
Fjala ime e pathënë,
Më e vlefshmja në të gjitha misteret,
Vullkan i pasionit të virgjër,
Luaneshë e pamposhtur.
E di se nuk do mund të të pushtoj sepse një mace e egër asnjëherë nuk mund të nënshtrohet.
Andaj do të ulë të gjitha armët e mia dhe do të të ledhatoj.
Me shumë durim do të pres derisa kthetrat t'i ndërrosh me mjaullima të këndshme.
Do të të përqafoj derisa ta ndiej epshin tënd duke drithëruar ritmikisht.
Do të bashkohem me ty në paqen që na fal lumturia.
Dhe më pas do të kërkoj që të më udhëheqësh në dëlir.
Do të klith dhe do të ulërij derisa ta shterosh edhe atomin e fundit të fuqisë sime.
Sepse askush nuk mund të matet me ty.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
"Nuk është se më nuk besoj në dashuri, por jam lënduar aq shumë saqë më nuk besoj te njerëzit", kështu më tha sot një mik i imi. Një djalë i kujdesshëm, i pashëm, por mbi të gjitha një shpirt i pastër njeriu.
Ishte i lënduar. Jo vetëm që shihej kjo gjë, por edhe ndihej në çdo atom të hapësirës përreth tij. E kisha ndjenjën thuajse po ia dëgjoja mendimet, që gumëzhinin në heshtje brenda shpirtit të trazuar të mikut tim.
"Thonë se të dashurojnë, thonë se do të bëjnë gjithçka për ty, thonë se nuk duan gjë tjetër pos që të të bëjnë të lumtur. Dhe më pas fjalët i merr era. Sikur e tëra të ishte vetëm një shaka e rastit, një batutë sa për të kaluar kohën, një parodi që të qeshurat i ngurtëson në lot të akullt".
E di shumë mirë se ku të degdis një gjendje e tillë.
Është si ato rrëfimet, që i mësonim në shkollë, ku thuhet se bie një mollë e kalbur dhe më pas e kemi një shportë përplot molla të kalbura. Kjo është e vërteta e jetës. E mira vjen ngadalë, pothuajse zvarrë, përderisa e keqja përhapet me shpejtësi të dritës. Dhe më pas njeriu zhgënjehet! E fillon një rrugëtim të dhimbshëm, nëpër një tatëpjetë të mosbesimit kronik, drejt stacionit të zymtë të të ndjerit bosh. Sepse kështu është njeriu pa dashuri. Bosh!
E keqja e kësaj bote, e fshehur në çdo skutë dhe kthinë, vazhdimisht na pëshpërit se duhet ta shikojmë vetëm veten tonë, se duhet të jemi të ashpër, të bëhemi të ngurtë, të lëndojmë para se të na lëndojnë. Sikur vërtet të ishte kështu atëherë pse nuk ndihemi më mirë, atëherë kur e përqafojmë vallen e poshtërsisë? Pse të gjitha qejfet e kësaj bote nuk ia dalin ta shërojnë këtë ndjenjë të hidhur të të ndierit bosh?
E di se miku im është i lënduar. E di se dëshiron ta bind veten se ai më nuk duhet të dashurojë. Por unë kam besim në zemrën e madhe të mikut tim dhe e di se një zemër e tillë nuk pranon kurrë që të ndihet bosh.
Beso në fuqinë e dashurisë brenda teje miku im.
Beso sepse vetëm kështu mund ta ndalim të keqen e akullt që është përhapur kudo.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
E dashura Edith,
E di se çfarëdo që të them asgjë nuk do ta qetëson vorbullën e ngatërrimit, që po të gërryen nga brenda. Por ti mos u mërzit. Mos lejo që dhimbja të të shemb. Mos u dorëzo para murit të heshtjes, që të shfaqet sa herë që përpiqesh të shpërthesh drejt një dite të re. Mos u thyej para akullnajës së ndjenjës të pashpresë, që t'i ngurtëson ëndrrat sa herë mendon për të ardhmen.
Mos u mërzit e dashura Edith.
Sa mirë do ishte sikur gjithmonë të merrnim më shumë nga ç'dhurojmë, ose të paktën njësoj, por ja që kjo botë nuk funksionon kështu. Të shtrydhin, të ndrydhin dhe në fund të hedhin si leckë. Por kjo nuk do të thotë se edhe ne duhet të bëhemi sikur ata. Kjo nuk do të thotë se edhe ne duhet ta tradhtojmë dritën brenda vetes dhe ta përqafojmë errësirën.
E shtrenjta Edith,
Ti je e vetmja, që mund ta dashuroj. Besomë se jam përpjekur të dashuroj shumë të tjera, por të gjitha mund të sajohen pos dashurisë. Edhe sikur të jetoj edhe një milion jetë të tjera, ka kohë që e ndiej se nuk mund ta dashuroj askënd tjetër. Andaj bëj çfarë të duash, por të lutem mos u mërzit. Mos e tradhto jetën brenda teje. Mos e tradhto veten.
Sado që duket vështirë, sado që e ke përshtypjen se bota vazhdimisht po të refuzon, sado që të duket se je Don Kishoti i fundit, sado që me qindra herë përmbytesh në lotët e dëshpërimit, as edhe njëherë nuk duhet të tradhtosh jetën brenda teje. Përkushtimi dhe vullneti i pastër gjithnjë e mundin të keqën, ndërsa bota përulet vetëm para atyre që nuk dorëzohen.
Edith!
Sa më pëlqen të të thërras në emër. Emri yt është më i madh se të gjithë titujt: e dashur, e shtrenjtë, e bukur ...
Sepse ti je yll!
Por edhe yjet duhet të luftojnë për një vend më të mirë në qiellin e bukur. Një vend, ku në tërë madhështinë e vet do të shihej shkëlqimi i vërtetë.
Lufto ylli im!
Dhe sonte shkëlqe.
Shkëlqe edhe për mua.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Duke u plakur, njeriu jo domosdoshmërisht bëhet më i mençur por, në çdo kohë, kupton vetëm këtë: gjërat e bukura, ato të sinqertat, që burojnë nga loçka e zemrës, i bëjmë vetëm pse këtë e kërkon shpirti ynë dhe jo domosdo pse ato i do bota! Vetëm kështu mund ta bëjmë botën më të mirë!
Mos prano të bëhesh si gjithë të tjerët. Të pajtohesh me ato që sheh dhe t’ia mbushësh mendjen vetes se asgjë nuk mund të ndryshojë.
Mos u bëj si ata që thonë: "Të gjithë njerëzit janë bërë të këqij sot. Të tjerët janë të këqij me mua, prandaj dhe unë tani jam i mirë vetëm me veten time."
Mos u bëj as si disa të tjerë, që thonë: "Ti je sjellë keq me mua dhe tani unë do të sillem keq me ty."
Këso mendimesh, dhe të ngjashme me to, kam dëgjuar shumë këto ditë. Dhe kjo për mua ka vetëm një kuptim: e tëra është vetëm dhimbje. Një ndjenjë kolektive e një zhgënjimi të vazhdueshëm.
Në pamundësi për të ndryshuar diçka, çdo ditë po mbyllemi më shumë e më shumë në vetvete. Po bëhemi si ato macet e lënduara, që të grithin sa herë i mbështet për muri.
Kjo është vazhdimësi e së keqes që të tjerët bëjnë mbi ne.
Kjo është e keqja e pafund.

(A.R)

* fragment nga "Ditar dashurie i një shkrimtari"
 

Hektor12

Locus omnem
Nuk mund të rri indiferent. Askush nuk mundet. Jo përballë një sfide të tillë. Jo përballë saj.
Një vrull i madh vlon brenda meje. Ngjizet me shpejtësi dhe shpërthen.
I them vetes: "Ndal!"
Është e kotë. Një vrull i ri merr hov përsëri. Kësaj here ngjizet edhe më shpejt. Dhe përsëri shpërthen. Dhe përsëri, dhe përsëri, deri sa gjithçka ndahet copë e grimë. Shemben të gjitha muret. Një dhimbje therëse ma përshkon gjithë shpirtin. Dhimbje e trazuar me një lumturi dehëse. Po e ndiej. Dëshira po e synon lirinë. Jam i pafuqishëm. Nuk mund ta ndal. Nuk dua ta ndal.
E shoh veten të ndarë në dysh. Një njeri tjetër, një përfytyrim nga ëndrrat e zjarrta, po udhëheq brenda meje. Sado që mendja, ajo pak që ka ngelur nga unë, dikton kujdes, dora vazhdon të shtyjë përpara. Shtyn dhe e gjen rrugën e vet. I shpërthen barrierat një nga një.
Dhe ajo nuk po më pengon. Luan me dorën time. Shmanget. Por nuk më ndalon.
Diçka brenda meje, me gjysmë zëri, klith: "Ndalomë! Mos lejo të përmbytem në këtë tundim."
I hap sytë. Dua që ajo të jetë e mllefosur në mua. Dua që ajo të më shikojë me inat. Por jo! Sytë e saj shkëlqejnë në errësirë. Janë më të gjallë se kurrë. Si dy toptha zjarri, që konsumojnë gjithçka. Edhe ajo po vlonte. Po drithëronte si thupër.
Dua të flas, por ajo më merr fjalët nga goja.
"Çfarë po ndodhë kështu me mua?", pëshpëriti ajo.

*fragment nga “Edith”, libër i ri nga Albatros Rexhaj
 

Hektor12

Locus omnem
Dua të jem aty, kur ty të merr gjumi. Me ty, kur ti trembesh natën. Kur ti del në shopping. Dua të jem ai, që të ndihmon ta zgjedhësh fustanin për ditën e parë në punën e re. Ai, kujt i tregon për të gjithë meshkujt, që të vardisen atëherë kur ti del me shoqe në pub.
Ah, e dashur! Dua të jem ai, që të pret kur ti del nga dushi. Ai, që të mbështjellë me peshqir. I vetmi, që ti di të gjitha nishanet në trup.
Pse të shtirem se nuk të dëshiroj?
Të dëshiroj afër. Bashkë! Si një trup i vetëm! E puthitur me mua në çdo cep. Harmoni ritmike! Si çelësi dhe dryni magjik, që i hapen vetëm njëri tjetrit. Dua t'i mësoj të gjitha dihatjet e tua. Dua të jem ai, që e liron pafundësinë brenda teje. Ai, para kujt nuk turpërohesh për macen e egër, që tinëzisht grith në dëlir. I vetmi, kujt ti ia beson të gjithë çmendurinë tënde.
Mos kërko nga unë mos të të dashurojë!
Mos! Sepse nuk dua ta fikë këtë etje të pashtershme, që e ndiej për ty.
Me ty, unë jam shumë më shumë. Andaj edhe dua të plakem me ty. Të ndihem i ri. I ri, deri në frymën e fundit.
Mos prit të të them: Më fal e dashur! Më fal pse të dashurojë kaq shumë!
Për dashurinë nuk kërkohet falje.
Si të kërkoj falje për faktin se ti më mbush me jetë?
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Rëndom presim që të këqijat të na vijnë nga njerëz të huaj. E vërteta është se njerëzit tanë, ata që tërë kohën i mbajmë afër dhe u besojmë, dinë të na lëndojnë shumë më poshtërsisht. Lëndimi është edhe më i madh kur e kupton se ata nuk ndiejnë as pikën më të vogël të fajit apo keqardhjes.
Sonte, ndërsa shkruaj për këto gjëra, ndiej se diçka nuk është në rregull me ty.
Ndiej luftën tënde jo vetëm me veten, por edhe me botën që nuk të lejon as edhe të mërzitesh me dinjitet.
Të gjithë të thonë se nuk duhet të mërzitesh. Ndërsa ti habitesh se si mund të ta thonë këtë.
Ti ke të drejtë! Besomë se ke të drejtë. Ngaqë të tjerët janë në një mendje, kjo nuk do të thotë se ata dinë diçka më shumë. Nuk mund të dinë, sepse ata nuk janë në lëkurën tënde.
Ajo për çka ti je mërzitur, të ka përgjunjur. Madje të nxjerr edhe lot.
Çdo gjë që të sjell deri në atë gjendje, aq sa të nxjerrësh edhe lot, është një arsye e mjaftueshme për t'u mërzitur.
Mos e fshih mërzinë tënde. Mos ik prej saj. Ndieje dhe, nëse është nevoja, preke edhe fundin. E kur ta prekësh fundin, atëherë shiko anash. Aty do ta kuptosh se, edhe sikur të duash, më poshtë nuk mund të shkosh. E vetmja rrugë e mbetur është kthimi lart.
Tani tregoje veten. Trego se je më i mirë se ata që të sollën deri aty.
Mjaft vajtove, sepse në atë humnerë as vaji nuk ka më kuptim. Ti e di se askush nuk mund t'i ndihmojë ata që nuk arrijnë të ndihmojnë veten.
Përmblidhu.
Dhimbja jote le të jetë ajo që do të të ngrejë më këmbë.
(A.R)

Jashtë bën dimër, por në shpirtin tim rri ndezur një flakë!
Dita i ka lënë vend natës e nata shpejt do t’i lërë vendin prapë ditës, por sërish flaka do të rrijë ndezur. Do të rrijë ndezuri drita e kandilit, sepse në vend të vajit, ushqehet me shpirtin tim. Dhe kjo më mërzit! Më mërzit ngaqë e di se shpirti është i pavdekshëm e kështu flaka nuk do të fiket as në pafundësi.
Si është e mundur që në këtë botë ende ekziston dikush si ti? Dikush që të njeh vetëm duke ndjerë sinjalet e shpirtit? Dikush që i bën të gjitha duke mos bërë asgjë? Që ta dhuron botën edhe pa e kërkuar atë?
Si është e mundur që ti ekziston?
Si nuk nxitova dhe nuk të gjeta më herët?
Pse ta çoja dëm këtë pjesë të jetës që kam jetuar deri tani?
Si jam sjellë aty përreth teje, por tërë kohën kam qenë i verbër?
O Zot! Pse m’i dhe sytë, kur nuk më mësove që të shihja?
Sonte gjithë qenien time përshkon një mall që mund të mbështjellë edhe vetë botën. Një mall për atë që nuk e pata kurrë, por që çdo atom i shpirtit tim e ndien se ajo në të vërtetë ka qenë gjithë kohën këtu.
Tiparet e saj ishin fshehur copëza-copëza, të shpërndara në të gjithë njerëzit që më kanë dashur. Te dikush ishin flokët. Te dikush sytë. Te dikush tjetër ishte buzëqeshja.
E si mund të mos ndiej mall unë?
Si mund të mos ndiej mall kur, pas shenjave të tua, vrapova tërë jetën?
Si mund të mos ndiej mall kur gjithçka në jetë më ka përgatitur për këtë ditë? Këtë ditë kur do të flakja tutje koracën e padijes dhe do të hapja krahët e shpirtit, që më në fund edhe unë të jetoja?
Gjithçka në këtë botë mund të labërgohet, të thyhet e të copëtohet. Gjithçka mund të bëhet copë e çikë dhe më pas ta marrë me vete ndonjë lumë apo ndonjë erë! Gjithçka mund të copëtohet, por malli im kurrë!
Sonte, kur më përvëlon më shumë se kurrë malli në shpirt!
Sonte, kur aty, si në një betejë apokaliptike, përplasen gëzimi dhe mërzia. Gëzimi që më në fund të gjeta dhe mërzia e madhe pse u vonova!
Do të doja që, vetëm sonte, malli për ty të ishte i thurur nga fjolla bore, sepse atëherë do të shkrihej posa ta prekja me dorë!
Do të shkrihej e ndoshta pastaj unë mund të flija.
(A.R)



* fragment nga "Ditar dashurie i një shkrimtari" - Albatros Rexhaj
 

Hektor12

Locus omnem
¨Ah, gratë. Ato i bëjnë lartësitë më të larta dhe ultësirat më të sheshta.
¨Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme.
¨Mënyra më e mirë për të korruptuar një të ri është ta udhëzosh të ketë mendim më të lartë për ata që mendojë si ai se sa ata që mendojnë ndryshe.
¨Çfarë është djallëzi. Çfarëdo që del nga dobësia.
¨Shumë janë kokëfortë në kërkim të rrugës që kanë zgjedhur, pak në kërkim të qëllimit.
¨Arma më e mirë kundër një armiku është një tjetër armik.
¨Avantazhi i një kujtese të keqe është se mund të shijosh disa herë të njëjtën të mirë si për herën e parë.
¨Nuk vritet me zemëratë, por me qeshje.

Paulo Coelho
 

Hektor12

Locus omnem
E shtrenjta Katerina,

Ka kaluar nje muaj qe nga letra e fundit, por po me duket shume me teper. Jeta po rrjedhe si nje peisazh jashte dritares e nje makine. Marrw fryme, ha dhe fle si gjithmone, por ne ekzistencen time nuk ka me asnje qellim qe kerkon pjesmarrjen time.Vazhdoj te lundroj ne rrymat e eres, ashtu si letra qe po te shkruaj. Nuk e di ku po shkoj, dhe se kur do arrij..

As puna nuk ma largon qofte edhe pak dhimbjen per ty.

Pa ty ne krah, ndiej boshllek ne shpirtin tim. Vazhdoj te kerkoj fytyren tende ne pafundesin. E di qe eshte e pamundur por nuk mund te veproj ndryshe. Kerkimi im per ty, eshte nje fillim i pafundshem, me destinacion deshtimin. Une dhe ti kemi diskutuar, kemi diskutuar per gjerat qe do ndodhnin, nese rrethanat do te na ndanin, Por nuk mund ta mbaj premtimin qe te bera ate nate. Me vjen keq e shtrenjta ime, por nuk do te ekzistoj me asnje tjeter qe mund te zvendesoi ty .
Fjalet qe ti thash ate nate ishin te kota, duhet ta kisha kuptuar qe atehre. Ti, dhe vetem ti, je gjeja ime me e shtrenjt qe kam dashur, tani qe u largove pergjithmone, nuk dua te gjej nje tjeter.

"Deri kur vdekja te na ndaj" keshtu premtuam ne betimin tone, dhe kuptova qe ato fjale jane dhe do jene te vlefshme deri ne diten qe edhe une do te largohem nga kjo bote.

Garret
Mesazh ne shishe -2
Nicholas Sparks - Le parole che non ti ho detto (Fjalet qe nuk ti thash)
 

Hektor12

Locus omnem
Unë të shkruarit e kam të skeduar: mbaj shumë kartela, ku vendos faqet që më rastis të shkruaj, sipas ideve që më vërtiten nëpër kokë, ose vetëm shënime të gjërave që do të doja të shkruaja....
Kam një kartelë për sendet, një kartelë për kafshët, një për njerëzit, një kartelë për personazhet historikë dhe një tjetër për ...heronjtë e mitologjisë; kam një kartelë për katër stinët dhe një për pesë shqisat; në njërën grumbulloj faqet për qytetet dhe peizazhet e jetës sime dhe në një tjetër qytetet imagjinare...
jashtë hapësirës dhe kohës. Kur një kartelë nis të mbushet me fletë, filloj të mendoj për librin që mund të nxjerr prej saj".

Italo Calvino.......
 

Hektor12

Locus omnem
Pjese e shkeputur nga libri...."Kur dashuronte Suani".....Marcel Proust

"Ju s'do të jeni kurrë si të tjerët"; vështronte kokën e tij të gjatë, ku flokët kishin nisur t'i rralloheshin, mendja i shkonte tek ata njerëz që ishin në dijeni të sukseseve të Suanit me femrat e që mendonin:
"Ai s'ka ndonjë bukuri të rregullt hollë-hollë, por është kaq simpatik: c'guxim, c'vështrim, c'buzëqeshje!"
dhe, duke ndier ndier ndoshta më tepër kureshtje se c'ishte ai, sesa dëshirë për të qenë dashnorja e tij, thoshte: "Ah, sikur ta dija se cfarë ka brenda ajo kokë!" Kurse tani, të gjitha fjalëve të Suanit ajo u përgjigjej me një ton herë të acaruar, herë të butë: "Ah, kurrë s'ke për të qenë si gjithë njerëzit!" Ajo e këqyrte atë kokë që ishte plakur paksa nga hallet, por që tani i bënte të gjithë të mendonin, në bazë të të njëjtit refleks që të jep mundësi të zbulosh pikësynimet e një pjese simfonike, së cilës i ke lexuar programin,
dhe të përcaktosh kujt i ngjet një fëmijë, kur ia njeh mirë prindërit: "Ai s'është dhe aq i shëmtuar po ta marrësh hollë-hollë, por është qesharak, c'monokël, c'paturpësi, c'buzëqeshje!', duke përvijuar kështu në përfytyrimin e tyre të sugjestionuar kufirin abstrakt që dallon, pasi kanë kaluar disa muaj, kokën e një të dashuri të zemrës nga koka e një brinjari dhe thoshte: "Ah, sikur të kisha mundësi ta ndryshoja, ta bëja të arsyeshme atë cfarë ka brenda ajo kokë!" Gjithmonë i gatshëm për të besuar cfarë i pëlqente, packa se sjellja e Odetës ndaj tij nuk linte shteg për dyshim, ai hidhej me babëzi mbi këtë fjalë: "Po të duash, mundesh", ia kthente.
 

Hektor12

Locus omnem
Jam bir i nje babai te pa lindur kurre . E kuptova duke vezhguar jeten e tij . Nga ajo qe kujtoj , nuk mbaj mend asnjehere te kem pare kenaqsine ne syte e tij , pak pelqime , mbase asnje gezim .
Kjo me ka ndaluar gjithmone ta shijoj plotesisht timen , jete . Si mundet ne fakt qe nje bir te jetoje te veten nese i ati nuk e ka jetuar te tijen ? Dikush ja del , por eshte gjithesesi e lodhshme . Eshte nje ofiçine me ndjenja faji qe punon me gjithe kapacitetin .

Babai im eshte gjashtedhjete e shtate vjeç , eshte i dobet dhe i ka floket gri . Gjithmone ka qene nje burre plot me force , nje punetor . Por tani , eshte i lodhur , i keputur , i plakur . Eshte zhgenjyer nga jeta . Kaq i zhgenjyer sa kur flet per te , shpesh perseritet . Duke e pare ne kete gjendje shkakton ne mua nje ndjesi te forte mbrojtjeje . Me frikeson , me vjen keq , do te doja te beja diçka per te , do te doja ta ndihmoja ne ndonje menyre . Dhe ndjehem keq sepse me duket se nuk bej asnjehere mjaftueshem , qe nuk jam asnjehere mjaftueshem.

Shpesh , sidomos ne vitet e fundit , e verej . E veshtroj me vemendje dhe zakonisht perfundon qe mallengjehem pa nje arsye te vlefshme , perveç atij lemshi te brendshem qe ndjej qe prej gjithmone dhe qe me mban te lidhur me te . Kemi pasur nje marredhenie te veshtire dhe e jona eshte ajo lloj dashurie qe vetem ai qe ka pasur kurajon per tu urryer qe mund ta njohe . Ajo dashuri e vertete , e fituar , e djersitur , e kerkuar , e luftuar per te . Per te mesuar qe ta dua me eshte dashur te bej xhiron e botes . Dhe sa me shume largohesha prej tij , me shume ne te vertete po afrohesha me te . Bota eshte rrumbullake .

Ka qene nje periudhe e gjate ne te cilen nuk kemi folur . Dhe te mos flasesh me nje prind do te thote te kesh gjunjet e dobet , do te thote te kesh nevoje papritur te ulesh per nje çast . Jo sepse te merren mendet , por sepse te dhemb stomaku . Babai im ka qene gjithmone dhimbja ime e barkut . Per kete fillova ta dua vertete vetem pasi arrita te vjell te gjithe zemerimin tim , urrejtjen time dhe dhimbjen time , meqenese shume nga keto ndjesi mbanin emrin e tij .
Kur isha i vogel doja te luaja me te , por puna e tij e çonte perhere larg .E mbaj mend mbi te gjitha ne dy situata : kur behej gati per te shkuar ne pune , ose kur pushonte i rraskapitur nga puna . Ne çdo rast duhej te prisja : une per te vija gjithmone me pas .

Babai im gjithmone me ka ikur , dhe akoma sot eshte keshtu . Me pare e merrte tutje puna , tani dalengadale po ma merr koha , nje kundershtare me te cilen nuk mund te krahasohem , me te cilen nuk mund te konkuroj . Per kete , tani , jetoj te njejten ndjesi pamundesie qe perjetoja femije .
Sidomos ne vitet e fundit , çdo here qe e shoh e kuptoj qe eshte gjithmone e me shume i plakur , dhe ngadale , dite pas dite , e ndjej se me rreshket nga duart . Dhe tashme nuk me mbetet gje tjeter vetem te shtrengoj fort majat e gishtave te tij .

Ne moshen tridhjete e shtate vjeçare , duke e pare kete burre te palindur kurre , me vjen ne mendje fraza qe Marlon Brando e kishte ngjitur ne dhome :"Nuk je duke jetuar nese nuk e di qe po jeton". Akoma sot pyes veten çfare mund te bej per te . Edhe pse sot e shoh te brishte , te pambrojtur , te plakur , edhe pse tashme dukem me i forte se ai , ne realitet e di qe nuk eshte keshtu . Eshte gjithmone me i forte se une . Gjithmone ka qene . Sepse atij i mjafton nje fjale qe te me lendoje . Perkundrazi , edhe me pak se aq : nje fjale e pathene , nje heshtje , nje frike . Nje shikim i hedhur menjane , une mund te çirrem e te shkundem per ore , te kaloj ne te shara , ndersa atij per te me shtrire ne toke i mjafton nje shtremberim , i bere me cepin e buzes .

Nese ne jeten prej te rrituri ai ka qene dhimbja e barkut tim , si femije ishte perdredhja ime e qafes . Sepse beja gjithmone çdo gje me koken e kthyer nga ai , drejt nje shikimi te tij , nje fjale te tij , nje pergjigjeje te thjeshte . Por reagimi i tij ishte me nxitim : nje krehje e shkurter flokesh , nje kapje e lehte faqeje , vizatimi qe kisha bere per te , qe e vendoste shpejt ne faqe te dollapit . Nuk mund te me jepte asgje me shume sepse jo vetem babai im nuk i ka kuptuar ndonjehere dhimbjet e mia , nevojat e mia dhe deshirat e mia , por nuk ka kuptuar as te vetat . Nuk ka qene kurre i mesuar te shprehe ndjenjat , t'i marre ne konsiderate . Per kete them qe nuk ka jetuar vertete ndonjehere . Sepse eshte shmangur menjane .

Mbase per kete arsye edhe une me trashesi nuk e kam pare kurre si nje njeri qe mund te kishte deshira , frikera , endrra . Perkundrazi , jam rritur pa menduar qe ishte nje person : ishte thjesht babai im , sikur ky fakt ta perjashtonte se ishte si gjithe te tjeret . Vetem duke u bere i madh dhe duke harruar per nje çast qe isha biri i tij kuptova si eshte realisht , dhe e njoha . Do te kisha dashur te isha i madh qysh ne vegjeli per te folur me te si burri me burrin , keshtu mbase do te kishim mundur te gjenim nje zgjidhje per problemet tona , nje rruge te ndryshme per ta pershkuar sebashku . Ndersa , tani qe kam kuptuar shume gjera mbi te , kam ndjesine qe kam arritur vone . Qe kam pak kohe .

Tani, ndersa e veshtroj , kam sigurine e plote qe di gjera per tim ate qe as ai nuk i dyshon . Kam mesuar te shikoj dhe te kuptoj ate qe fsheh brenda dhe qe nuk eshte ne gjendje te nxjerre jashte vetes .
Ketij burri per vite i kam kerkuar dashuri ne menyre te gabuar . Kerkova tek ai ate qe nuk ishte . Nuk shihja , nuk kuptoja , dhe tani paksa me vjen turp . Dashuria qe me jepte ishte e fshehur ne sakrificat e tij , ne kufizimet , ne oret e pafundme te punes dhe ne zgjedhjen per tu ngarkuar me te gjitha pergjegjesite . Po ta shikoje mire nuk ishte as zgjedhje , mbase ajo ishte jeta qe te gjithe kishin bere para tij .

Babai im eshte bir i nje gjenerate qe ka marre mesime te qarta dhe esenciale : te martohesh , te besh femije , te punosh per familjen . Nuk kishte argumenta te ndryshme nga keto per t'i bere pyetje vetes , vetem role te percaktuara me pare . Eshte njesoj sikur te ishte martuar dhe te kishte bere nje bir pa e pas deshiruar asnjehere vertete . Jam bir i nje burri qe ka qene thirrur nga jeta nen arme , per te luftuar nje lufte private : jo per te shpetuar nje komb por per te shpetuar familjen e tij . Nje lufte e bere jo per te fituar , po per te dale llogaria , per te mbijetuar . Per te vazhduar perpara .

E dua babain tim . E dua me gjithe qenien time . E dua kete burre qe kur isha i vogel nuk e dinte asnjehere sa vjeç isha .
E dua kete burre qe akoma sot nuk arrin te me perqafoje , qe akoma sot nuk arrin te me thote :" te dua fort"
Ne kete jemi te njejte . Kam mesuar prej tij . As une nuk arrij ta bej kete .


Shkeputur nga libri Koha qe do te doja - Fabio Volo.
 

Hektor12

Locus omnem
Roberto Benigni - Innamoratevi!

Tani dua te perqendroheni, pa humbur kohe, ngadal, me qetsi, mos u nxitoni.
Mos shkruani menjehere poezi dashurie, se jane me te vershtira, prisni te pakten tetdhjete vite.
Shkruani per dicka tjeter, ku ta di.. per detin, per eren, per kaloriferin, per nje tram ne vonese.
Nuk egziston dicka me poetike se tjetra, shikohu ne pasqyre, poezia je vet ti.
Vishini mire poezite.
Kerkoni mire fjalet, duhet ti zgjidhni.
Ndonjeher duhen 8 muaj per te gjetur nje fjale.
Zgjidhini, sepse bukuria filloi kur dikush filloi te bente zgjidhjen, qe nga Adami e Eva.
E dini sa kohe humbi Eva perpara se te zgjidhte fleten e fikut qe i pershtatej?
Zhveshi te gjithe fiqt e parajses toksore.

Dashurohuni.
Nese nuk dashuroheni c'do gje eshte e vdekur.
Duhet te dashuroheni dhe gjithcka kthehet ne jete, leviz gjithcka.
Shperndani gezimin, konsumoni lumturine.
Qendroni te trishtuar dhe te heshtur me bollek.
Fryni tek fytyrat e te tjerve lumturi.

Per te percjelle lumturine, duhet te jesh i lumtur e per te percjelle dhimbjen duhet te jesh i lumtur.
Jini te lumtur.
Duhet te ndiheni keq, te vuani.
Mos kini frike nga vuajtjet. E gjithe bota vuan.
Nese nuk del, nuk gjeni mundesine, mos u shqetsoni, gjithsesi per te shkruajtur poezi vetem nje gje eshte e rendsishme: gjithcka

Dhe mos kerkoni gjera te reja. E reja eshte gjeja me e vjeter qe perdoret.
Nese nuk ju vjen frymezimi nga pozicioni qe jeni, shtrihuni ne toke.
Shtrire shihet me bukur qielli, shiko c'bukuri, perse nuk e kisha bere me pare?!
Cfare shikoni? Poetet nuk shikojne, veshtrojne.
Binduni fjaleve.
Nese fjala eshte "mur" dhe "mur" nuk ju pelqen, mos e perdorni me per tete vite me radhe, keshtu meson!
Kjo eshte bukuria, si ato vargje te shkruara atje qe duan te mbeten atje pergjithmone..
Vazhdoni, fshini gjithcka!
Mesimi mbaroi!

 
Top