Copëza shkrimesh.

Mystique

Larg
"E qeshura"

Kerkova te ble dicka te pazakonte sonte...Nje te qeshur..!
Kisha nevoje per nje te qeshur..Kisha nevoje per nje te qeshur..
Doja ta perserisja nje qind here si lutje..
Kisha nevoje per nje te qeshur!..Mbase me vinte nje e qeshur, e pazakonte
e pa dukshme,qe s'kishte lidhje me buzet,me mimiken,me fytyren,me kohen
me diellin ,me kinemane,me komedine ,me kllounin,me cirkun....
Me asnje nga keto s'ka lidhje e qeshura e pazakonte.
Askund nuk shiten te qeshura shpirti...Nga ato me rrenje ne trup,te veshura, aq sa te zhveshura.
Kerkova te ble te pa bleshmen,edhe pse do kthehesha me "duar bosh".
E qeshura qe kerkoja,ishte nje ure nga ato qe ngriheshin mbi lumin e trishtimit dhe nderpriteshin
pa aritur ne anen tjeter.
Kisha nevoje per nje te qeshur...per ate hallk,mes trupitdhe shpirtit
Si mund te kerkoja te ble dicka te tille...? Qesha.
Qesha lehte me mendim tim.E megjithate vazhdoja te perserisja me vete.
Kisha nevoje per nje te qeshur te pazakonte...
Si une( dhe pa e ditur)...C'dokush!.Por ajo, s'blihet !
Alma Papamihali
 

Hektor12

Locus omnem
Nga Klajd Bylyku
(Pjesë letrare e shkëputur nga një novelë)
- Vogëlushe, mos u trishto. Ndoshta, nuk ka ndodhur asgjë; duhet të jesh e ndërgjegjshme që ai nuk të meritonte. Një herë më the se mos ndoshta ishe ti që nuk e meritoje atë dhe kjo, e mbaj mend shumë mirë këtë, kjo të shkaktoi një dhembje, një ndjenjë të tmerrshme faji, por ja që kjo që sapo më the, të mundëson që me shpirt të lirë ti të dish se gjatë gjithë kësaj kohe, paska qenë ai horr që s’të paska merituar, e jo ti atë! Harroje, princeshë, harroje përfundimisht. Më jep një mundësi dhe do ta shohësh që brenda mundësive të mia do të bëj të pamundurën për të rikthyer buzëqeshjen në fytyrën tënde engjellore o shpirt, do të bëj gjithçka për të të rikthyer një paqe të madhe në zemer!
Pasi ia thashë këto i preka faqet, ia putha njërën. E përqafova me të lehtë, ia mbështeta kokën në krahet e mi. Rrinim të shtrënguar dhe s’bënim zë. E ndieja që vazhdonte të ishte e pikëlluar, por nuk kisha se çfare t’i bëja më.
- Nga e more vesh? – e pyeta pas pak. – Kush ta tha?
- Në shkollë, – m’u pergjigj. – Shoqet ma thanë. Turp më erdhi, turp nga vetja e nga to!
- Jo shpirte, mos bëj keshtu, nuk është mirë. Do ta kalojmë edhe këtë, të dy bashkë ne mund të jemi të pathyeshëm. Ja, shiko këtu, ma jep dorën.
Më afroi dorën e djathtë.
- Bëje grusht, – i thashë.
E bëri dhe po më shihte me kureshtje, priste se ç’kisha ndër mend të bëja.
- Më thuaj, si mendon, ky grusht, është i fortë?
- Nuk e di, – u pergjigj me zë të ulët, siç e kishte zakon në raste dyzimi.
- Si nuk e ditke? – ia ktheva me të butë.
- Po mire pra, ja e zemë se e di. Mendimi im është se nuk është i fortë, nuk e meriton të quhet i fortë sepse nuk është i tillë. E di që s’është.
- Si s’qenka?
- E ja kështu, siç më dëgjove, e di unë që s’është. Unë jam e dobët, shumë e dobët jam. Le që jam edhe budallaqe, e di shumë mirë që jam budallaqe; edhe e dobët jam. Gjithë të këqijat kam, ja kështu mendoj!
Këto fjalë më sëmbonin shpirtin, por nuk duhet të humbisja besimin, nuk duhet ta lëshoja veten, ndaj vazhdova me atë që kisha menduar të bëja.
- Mirë, – i thashë. – Po sikur kjo dora jote, ky grushti yt të bashkohet me dorën time, me grushtin tim, si mendon se do të jenë? Të fortë apo të dobët?
- Nuk e di, – më dha të njëjtën përgjigje.
Nuk e humba toruan, nuk doja të ndodhte.
- Po si nuk e ditke, moj shpirte? Sigurisht që do të jenë të fortë. Shiko sa të ngjeshur që janë, sa të puthitur,sa të fortë.
Ndërkohë që i flisja kështu ia shtrëngoja grushtin e dorës së djathtë me dorën time. Ia shtrëngova fort dhe e pashë në sy në një mënyrë kuptimplotë. Më pas me dorën tjeter mbështolla dy duart tona të bashkuara. Në atë çast edhe dora tjetër e saj, e cila deri atëherë kishte qëndruar e futur mes këmbëve, u afrua dhe iu bashkua tri të tjerave. Kjo më gëzoi. Nuk prita gjatë, por e shkëputa grushtin tim nga i saji. Ia kapa të dyja dhe ia bashkova me njëra – tjetrën; gishtat e saj u ndërlidhen. Ia futa në pëllëmbet e mia ato grushte të vegjël, të bardhë, të bukur dhe nisa t’ia puthja me zjarr të madh. Nuk flisnim. Ajo më shihte në heshtje, në fytyrë i dukej një çast prehjeje dhe s’i vinte asnjë fjalë.
- Kështu do të të trajtoj gjithnjë, ta dish këtë, e ndiej me zemer që të dua dhe s’mund të sillem ndryshe.
- Je njeriu më shpirtmirë! Njeriu më fisnik që kam njohur ti je! Sa do të doja të mos ekzistonte ai! Të mos ekzistonte fare, të mos kishte të bënte me mua, në menyrë që në mendje të të kisha vetem ty.
- Nuk ka gjë, bukuroshe, nuk ka gjë. Edhe kështu mund të jemi të lumtur. Se ti, moj shpirte, ende nuk më njeh mua se si jam. Kurrë s’e kisha menduar se mund të doja dikë, por ja që ndodhi, dhe… dhe në ç’mënyrë!
- Të kërkoj të falur me gjithë shpirt për gjithë këto që të kam bërë të heqësh prej meje, por që tani e tutje të betohem që do të perpiqem të jetoj më mirë, do të mundohem të ta dëgjoj fjalën. Gjërat janë siç thua ti. Ndoshta mund të jemi edhe ne të lumtur, kurrë nuk i dihet… Po të shpresojme te Zoti… – përfundoi ajo dhe një buzëqeshje e bukur iu vizatua në fytyrë.
- Sigurisht që mund të jemi! – e mora fjalën unë më energjik se kurrë. – Sigurisht që mund të jemi shpirtja ime e vogel. Mendoj se gjërat duhen lënë të rrjedhin natyrshëm. Nuk duhet të nxitohemi. Nuk të kam kërkuar gjë tjetër deri më sot përvecse një mundësi. Këtë ti po ma jep dhe duke të falenderuar pafundësisht, të bëj të ditur, pëllumbesha ime, që më ke bërë të lumtur sa me s’ka. Ja, më shih, dua të kërcej nga gëzimi e nuk ia dal dot. Se ndoshta ti edhe mund të çuditesh me këtë zemër të këtillë si kjo imja, por ja që kështu e kam, të dobët, dy fije shpirt kam. Gjithë këtë lumturi, ndoshta edhe s’e meritoj, nuk di ç’të them. Mos më lejo që të më zërë ndonjë ndjenjë faji, ta kerkoj këtë nder; këtë ta them, për arsyen se e njoh mirë veten.
E ndërpreva fjalën. S’e merrni dot me mend se sa i lumtur isha, vloja përbrenda, ndihesha zotërues i gjithçkaje. Ato fjalë të saj, ato pesë fjalë të saj, të ngrohta, të sinqerta, të buta, më kishin bërë të lumtur. Ah sa pak mjafton për të qenë i lumtur! Se ju, zotërinj, ndoshta edhe s’më kuptoni, por shpirtmirët e dobet, jua siguroj që kështu janë.
- Liza ime! – ia nisa përsëri. – C’është kjo lumturi e këtillë kështu? E vërtetë të jetë vallë? A do të më japësh një mundësi? Si? Do të ma japësh pra? Ma ke dhënë? Ah, të falenderoj o zemër, të falenderoj shumë. Ah si ndihem! Sa i dobet që jam! Mos vallë nuk do ta përballoj gjithë këtë lumturi? Se ja, imagjinoj se mund të jemi bashkë, mund të shëtisim bashkë, të bisedojmë e të më rrëfesh për veten, për fëmijërinë tënde, për gjithçka tënden; përfytyroj me dashuri se do të përqafohemi gjithnjë, se ndoshta edhe… do të të puth. (Ndjeva që u skuqa kur i shpreha atë dëshirë kaq të madhe). Do të jetë bukur, princeshë, shumë bukur do të jetë, më beso! Por t’i lëmë këto tani, ka kohë për këto, shpejt është, duhet të rrjedhe edhe shumë ujë deri atëherë. Po mirë, moj shpirte, ç’është kështu me mua sot, jam i lumtur e të qëndroj kështu larg! Dhe kujt kështu? Ty të qëndroj larg! Afrohu, zemër, afrohu të të përqafoj. Ja pra kështu, të t’i puth doçkat e vockla, të ëmblat, të ftohtat doçka. Pa m’i jep të t’i ngroh, ja keshtu, shumë mirë kështu. Të dua shumë, ta dish këtë! E sheh sa të lumtur që jemi? Ja kështu të bashkuar, në vetminë tonë, se ky fat na ra. Ta kam thënë prej kohësh, shpirtra të humbur jemi ne, por, tek e fundit, moj shpirte, ç’rëndësi ka kjo!? Na mjafton që të jemi bashkë, të bashkuar, me besim te Zoti, me shpresë të madhe. Nuk po arrij të permbahem dot, të dua kaq shume sa ndiej se do të plas nga dashuria, do të shpërthej fare. Nuk e di, zemër e vogël, ndoshta po flas ca si tepër, ndoshta edhe budallallëqe… gjëra pa lidhje… por ja që kështu ndihem…
S’po dija se çfarë të thosha më. E shihja me admirim të veçantë, e admiroja, e doja me shpirt. E përqafoja, i puthja duart, pastaj hundën e lëmuar, vetullat e bukura, faqet e nxehta e pak të kuqe, ballin e bardhë borë, flokët sensuale të zeza pis. E puthja kudo, pastaj u ngrita, u hodha përpjetë, u largova disi, gati sa s’po çmendesha nga gëzimi, nga lumturia e madhe. E ndieja që nuk po e përballoja dot. Iu afrova përsëri; ajo më shihte e habitur, me ëmbëlsinë e përhershme dhe s’fliste asnjë fjalë, s’dinte ç’të thoshte. Përplasja duart, i bashkoja me të sajat, i hetoja gishtërinjtë një nga një dhe pasi ia shihja mirë e mirë, ia puthja me zjarr të madh. I prekja hundën me dorë, ia shtypja me të lehtë, plot dashuri. Nuk po zgjatem më të përshkruaj se ç’bëja më tej sepse e di që njerëzit e lumtur bëhen të padurueshëm kur rrëfejnë çastet e tyre të lumtura. Por nuk ndenjem edhe shumë, për arsyen se nuk donte që të vonohej në shtepi. Kjo ishte ndarja më e lumtur që kishte ndodhur ndonjëherë mes nesh. U përqafuam edhe një herë të fundit, e putha në faqe, këtë radhë, plot drojë, disi afër buzës. E pashë që u vu pak në siklet, por nuk e bëra qejfin qeder, i dhashë të drejtë. Pasi kaloi edhe rrugicën më të fundit të dukshme të parkut, fillova të ecja drejt shtëpisë sime…
 

Hektor12

Locus omnem
Nga: Arti Lushi

Ndërmjet, por edhe përtej dy besëtytnive të përjetshme,
dashurisë dhe vdekjes,
buzëqeshja e një shtjelle uji
ia ndryshon rrjedhën profecisë së vetëpërmbushjes,
madje, si ta them,
e ndrydh atë me një tjetër imazh joshqisor;
Shpërthim, pak a shumë si në çastin e krijimit te universit
kur mendja dhe shpirti i Hyut u puqen ne një pikë.

Një çik më poshtë,
mbi rrymë,
larva parandjen mall dhe krisje urnash.
 

Mystique

Larg
Agron Bajraktari

- Ayra, çfarë quan të pamundur ti?
- Të fusësh pastën e dhëmbëve në kuti pasi e ke shtrydhur përjashte.
- Hah, e kam fjalën për anën shpirtërore?
- Të harrosh dashurinë e vërtetë.
- Përse?
- Sepse.
- E vërtetë.
- Çfare do per veten, në këtë tani?
- Të perqafoj nënën e t'i them që do të bëj një udhëtim të largët.
- Do të kthehesh tek ajo?
- Gjithmonë. Por më përpara duhet të iki që të mund të kthehem.
- Pastaj?
- Pastaj do të zhvishesha nga çdo mësim a eksperience që kam mësuar e kaluar.
- Pa pendim?
- Asnjë.
- Pastaj?
- Pastaj, një çante me gjërat më kryesore që do të më duhen: Nje hartë, busull, libër shënimesh, lapës dhe një libër.
- Vetëm kaq?!
- Asgjë më shumë.
- Po zemren?
- As zemren. Vetëm çantën, këpucët dhe shpirtin e zhveshur.
- Përse kaq pak?
- Që të bëhesh ai që je destinuar të jesh, duhet të braktisësh çdo gjë që ke qënë.
- Kuptoj. Pastaj?
- Pastaj do u jepja këmbëve.
- Për ku?
- Destinacioni i parë "El camino de Santiago".
- Përse atje?
- Sepse ka qënë gjëja e parë nga ato që kam lexuar që më ka zgjuar shpirtin e aventures.
- Çfarë ka të veçantë kjo rrugë?
- Mbretër, të varfër e të pashpresë kanë ecur në atë rrugë. Disa për të gjetur veten, të tjerë për ta rigjetur e disa për ta krijuar.
- Po ti?
- Për të zgjuar koren e shpirtit tim. Ashtu si yjet e natës, e vetmja gjë që e zgjon zjarrin e shpirtit janë eksperiencat që fillojnë nga pasioni.
- E cili eshte pasioni yt?
- Të ndjej universin brenda meje.
- Sa zgjat udhetimi?
- S'mund ta masësh udhëtimin e shpirtit. Nëse magjepsem nga natyra, gjë që me siguri do të ndodhë, do të zgjasi më shumë sesa mund të të them tani. Por kuptoje që ky udhëtim është që te harroj kohën, e jo të varem përsëri nga ajo.
- Do kthehesh pastaj?
- Jo.
- Cili është udhëtimi tjetër?
- Të ngjis një mal.
- Vetëm?
- Nëse s'kam shoqëri, vetëm. Nëse po, nuk ka gjë më të mirë sesa shpirtat që takohen duke u bërë gati të ngjisin pasionet e tyre.
- Perse do që të ngjisësh një mal?
- Dua që të provoj dicka.
- Çfarë?
- Dua të provoj nësë ajo që thonë njerëzit është e vërtetë.
- Ti e di që njerëzit rrallë-herë thonë të vërtetën.
- Ndoshta këtë herë jo. Ndoshta në të tilla raste s'mund të genjehet.
- E cila është ajo gjë?
- Ështe zëri që dëgjon kur arrin majën e malit. Në momentin që ke hedhur hapin e fundit dhe qëndron në heshtje ndaj madhështisë që shtrihet para teje, thonë qe degjohet zeri i Zotit. Ndoshta është jehona e malit që të mirëpret në madhështinë e arritjes tënde, por Zoti eshte kudo apo jo?
- Por ti nuk beson ne zot?
- Në Zotin që kanë krijuar njerëzit jo. Në atë të malit po.
- Po pastaj, pasi të ulesh nga aventura jote e malit, do kthehesh në jeten e vjetër? Nuk ke rrugë tjetër besoj. S'mund të jetosh në atë mënyrë përgjithmonë.
- E vërtetë. Por në fillim duhet të përdor librin e shënimeve që kam marre me vete. Duhet të shkruaj shenjat e shpirtit tim nëpër rreshta.
- Po pastaj?
- Pastaj do kthehem në shtëpi tek nëna. I kam premtuar.
- Ka kaluar mjaft kohë qëkur ke ikur. Si do t'i justifikohesh?
- Do ti dorëzoj shkrimet e mia.
- Mendon se do të të kuptojë?
- Nëse s'më kupton, do të më ndjejë.
- Çfarë do të ndjejë?
- Do të kuptojë që gjithçka që ikën, një ditë kthehet, e gjithmonë në një formë tjetër. Ikja është gjithmonë e njëjtë, kthimi përherë i ndryshëm.
- Do te marrin fund udhëtimet e tua me kaq?
- Sigurisht që jo.
- Çfarë synon më tej?
- Të marr dhe zemren me vete!
 

Hektor12

Locus omnem
Është mendimi im i ndershëm që ne të gjithë duam për të lënë shenjën tonë në këtë botë. Disa prej nesh mund të mos e njohin këtë thirrje, por ne të gjithë duam të ndryshojmë diçka, për të ndryshuar gjërat, për të krijuar diçka që do të zgjasë më shumë se ne. Edhe në qoftë se ajo është një mbresë. Po, ka shumë atje të cilët vetëm duan të shkaktojnë dhimbje, sepse kjo është e vetmja gjë që ata mund të bëjnë. Apo e vetmja gjë që ata mendojnë se mund të bëjnë.

Ju e dini se duke thënë: “Në vendin e verbër, një njeri me nje sy është mbret?” E pra, në këtë botë, ne jemi të gjithë të verbër. Ne duam atë që duam dhe ne luftojmë si ashpër si ne mund të merrni atë, në procesin e dëmton ata rreth nesh. Njerëzit duan që ne, populli ne lidhje me kujdes. Ndonjëherë ne mendojmë se jeta nuk është e drejtë. Me mend se çfarë. Ajo nuk është kurrë.

Ju duhet të kuptojnë se ka forca që ju nuk mund të kontrollit, objekte që përplasen, rezultatet që ju nuk mund të parashikojë. Dhe kjo mund të duket e madhe, dhe instinkt është për të heqin dorë. Të heqë dorë nga ëndrrat tuaja, në pritjet tuaja, në çmendueite e tua, planeve të çmendura.

Po, ju mund të merrni hapa të vegjel, të vegjel, gjithmonë duke u siguruar që ju nuk keni shkelur mbi diçka, gjithmonë duke u përpjekur për të shmangur çdo gjë që shkel. Por çfarë ndodh kur ju jeni të frikësuar për të marrë edhe një hap të vetëm? Kur ju të ngrijë, kur dielli në rritje shënon një ditë të re që ju keni dhënë tashmë? Pastaj ju keni për të marrë një hap. Ju duhet të hidheni, duke shpresuar se ka dikush qe do tiu kap per dore. Nëse nuk ka një, atëherë ju jeni do të bini.

Kur unë të vetë-publikuar librin tim të parë, ai nuk e shit. Unë hoqa dorë nga të shkruarit për disa muaj. Unë thashë me vete se unë nuk jam mjaft e mirë. Unë nuk e di se çfarë të bëja. Sinqerisht, unë nuk e dija. Mendova se Blogging ishte shumë e vështirë, dhe unë nuk kisha para për të paguar për reklama. Së fundi, unë nuk ishte i sigurt se shkrimi im ishte apo jo mjaft mirë. Unë e dija se kisha diçka për të thënë.

Kështu që unë hoqa dorë. Thashe se do te ndjek tjetër karrierë. Unë vetëm u ndala. Kaluan ato pak muaj duke ëndërruar për një ditë kur unë do të bëhen shkrimtar që kerkoja gjithmonë ne jetë.

Dhe pastaj fillova përsëri me shkrim. Të gjitha një e papritur. U zgjova një natë, një ide e mirë gërvishtje rrugën e saj jashtë kafkës sime, dhe filloi shkrim. Ashtu si kjo.

Më shumë kam shkruar, dhe une bëra shkrimtar i mirë.

Por, gjithçka ndryshoi kur zbulova Wattpad. Kam gjetur një bandë e njerëzve të cilët gëzonin shkrimin tim. Tifozët. Dhe unë ndjeva si shkrimtari më i mirë në këtë anë të planetit. Çdo herë kam shkruar, unë u përpoqa për të shkruar në së miri në aftësinë time, thjesht sepse unë e dija se kishte një audiencë. Unë e dija se njerëzit lexonin.

Për një artist, një audiencë është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Unë vendosa që të jetë i pamëshirshëm. Pa marrë parasysh se çfarë, unë do të zgjohem në mëngjes, ia ngul sytë nga dritarja për disa minuta, dhe pastaj shkruaj. Edhe nëse të gjitha ckam shkruar kane qenë një yll komete, unë do të shkruaj. Edhe nëse askush nuk do ti lexoje postimet e mia blog, unë do të shkruaj.

Por unë nuk heq dorë.

Ndryshimin e botës. Fjalët e mëdha. Dhe ata duken aq larg, një koncept i mjegullt ne nuk mund ta kuptojme thjesht sepse ne harrojmë që të gjithë ne mund të ndryshojmë botën. Për mirë apo për keq, përgjithmonë ose vetëm për disa vjet, ne të gjithë lëme diçka prapa.

Kam menduar për heqje dorë aq shumë herë. Por pastaj diçka do të ndodhë: dikush ose do të komentojë mbi këtë blog dhe ndoshta shkrimi im do ndryshoje mendimet e tyre, boten perreth.

Fjalët e mia.

Kam kaluar nja dy vjet në një vend të errët. Ju e dini, kur ju me të vërtetë nuk kanë të mjaftueshme: ushqim, gjumë, shëndeti, paratë. Kur ju thjesht të mbijetojë, sepse ju thjesht mund t ‘presin për ditë në fund. Nuk ka shumë në të; lufta është e vetmja gjë e majtë.

Por unë do të shkruaj, dhe unë jam i sinqertë, unë do të tregoj veten time, “Një histori më shumë. Vetëm një histori më shumë, dhe kjo është ajo. “

Unë do të përfundojë tregimin, dhe pastaj unë do të fillojë një tjetër. Ashtu si duhanpirësve të pasionuar të bëni kur ata nuk të vërtetë duan të lënë: një cigare fundit pas tjetrit.
 

Mystique

Larg
Agron Bajraktari

- Përse shkruan?
- Sepse e kam të nevojshme.
- Si e kupton ti që është një nevojshmëri?
- Është e thjeshtë. Gjej momentin që jam në pikën më të egër të lodhjes dhe mendoj për atë gjë që do ta bëja pa asnjë dëtyrim.
- E si shfaqet shkrimi para teje në ato momente?
- Si një oaz në shkrëtëtirë. Jam i etur për të pirë ujin e freskët të fjalëve, i tharë për të vrapuar drejt pusit të kuptimeve të reja, mendimeve të pazbuluara, fjalëve të papërdorura. Dua të pi qindra fletë me një frymë e të humb në freskinë e frymëzimit tim që ndizet nga epshi i burgosur i fjalëve.
- E kërkon shpesh, këtë oaz?
- Nganjëherë e humbas rrugën. Që të jem më i saktë, jam duke eksploruar rrugen më të mirë të mundshme drejt tij. Më duhet të njoh çdo gur nese dua që ta gjej gjithmonë rrugën e kthimit. Shkretëtira është e rrezikshme. Dunat ndryshojnë, por ajo mbetet gjithmonë e njëjtë.
- Si dëshirat e njerëzve?
- Si dëshirat e njerëzve. Shohin një dunë interesante dhe vrapojnë pas saj. E deformojnë, gënjejnë për qëllimet që kanë e duna naive i jepet e tëra, i lëjon të çlodhen mbi të e të shijojnë spektaklin e yjeve gjatë natës. Pamje të tilla s'është e lehtë t’i harrosh. Por njerëzit s’janë për tu bësuar, mërziten shpejt. S’ka si të ndodhi ndryshe kur kërkon vetëm dëshira. Nisen në kërkim të dunava të tjera e nuk kënaqen kurrë. Kërkojnë pamje të tjera e nuk shohin kurrë. Por shkretëtira është vdekjëprurëse për ata që nuk janë të vemëndshëm ndaj shenjave, prandaj ushqehet me ata që shohin vetëm shenjat e këmbëvë të tyre. Egoistët nuk i ka qejf askush. Sidomos ata që i mbajnë ndjenjat vetëm për veten.
- Si t’i dalloj dëshirat nga ajo që me të vërtetë shpirti im kërkon?
- Dëshirat janë të komplikuara. Kërkojnë arsye për të ekzistuar. Duhet që të kenë orare të caktuara që të veprojnë. Dëshirat kanë rrëgulla e si pasojë nuk janë të lira. Tentojnë të të mbushin në mendime e kurrë me ndjenja. Nëse nuk e plotëson në momentin që të vjen, dëshira të mbyt, të streson. Nëse nuk e mbush aq sa duhet, të merr frymën, të frikëson.
- Po pasionet ?
- Pasionet janë të thjështa. Ja pse njerëzit nuk i dallojnë dot. Të gjitha të vërtetat më të mëdha të njerëzimit kanë qënë gjithmonë të vëndosura nën dritën e diëllit, të hapura për të gjithë, por njerëzit se ç’kanë një ide që e vërteta duhet që jetë e fshehur nën petka kuptimesh të vendosura nën hije dyshimesh.
Por pasionet nuk mund të vëniten aq lehtë. S'mund t’ua mbyllësh gojën. Mund t’ua ulësh zërin, por kurrë t’ua marrësh atë.
Pasionet janë të lira. Nuk kanë ligje. Çdo moment është pasion e çdo pasion është një moment pafundësie. Nuk i binden gravitetit. Të lejojnë të fluturosh mbi re pa të kërkuar që të pish ekstazi. Në pasione nuk ka mendime. Mendimet janë të ndaluara në tokën e ndjenjave. E ç’të duhët logjika kur veprimet të vijnë drejt teje siç dy të dashuruar puthin njëri-tjetrin, pa komplekse e të humbur në dëshirën e zjarrtë që ai moment të mos venitet kurrë, dukë e kthyer zemren e tyre në një kujtim përjetësie. Janë pikërisht këto momente që na bëjnë të ndihemi të pafund e ne jemi me te vërtetë të pafund. Yjet janë harku jonë. Pasionet janë shigjeta. Synimi, përjetësia.
 

Mystique

Larg
Une nuk dua te perkulem me, dua revolucion. Do t'i vihem e do perziej kete bote... Do shkoje gjithcka per mrekulli.
Dhe une nuk do kaloj me netet duke shikuar kete tavan. Sa here me ka bere shoqeri, sa endrra kam ngjitur aty. Qendrojne atje,te varura,duke pritur qe dikush t'i mbledhe. Dhe une nuk e di se kur eshte koha e maturimit te tyre. Ullinjte mblidhen ne nentor,rrushi ne shtator. Po enderrat e mija? Nuk e di... Ndoshta kam mbjellur keq, ndoshta nuk ka pasur mjaftueshem diell, por kam kohe qe pres dhe nuk rritet asgje. Pema e endrrave nuk deshiron te beje fruta...

G.Carcasi
 

Hektor12

Locus omnem
Une nuk dua te perkulem me, dua revolucion. Do t'i vihem e do perziej kete bote... Do shkoje gjithcka per mrekulli.
Dhe une nuk do kaloj me netet duke shikuar kete tavan. Sa here me ka bere shoqeri, sa endrra kam ngjitur aty. Qendrojne atje,te varura,duke pritur qe dikush t'i mbledhe. Dhe une nuk e di se kur eshte koha e maturimit te tyre. Ullinjte mblidhen ne nentor,rrushi ne shtator. Po enderrat e mija? Nuk e di... Ndoshta kam mbjellur keq, ndoshta nuk ka pasur mjaftueshem diell, por kam kohe qe pres dhe nuk rritet asgje. Pema e endrrave nuk deshiron te beje fruta...

G.Carcasi
E bukur me pelqen shume
 

Hope

dans ton coeur
By me

nese shpirtin tem e krahason me nji shpi
do kishe thane se kane hy hajnat,
dritaret jane t'hapuna kapak, dyert e rrezume,
edhe nji mur ndares e kane shemb,
drita hyn e gjitha prej n'oborr e perhapet e lire,
gjithcka n'ajer rrin,
nese vazhdon me m'fale ket dashni qe s'e ka kush
une rrezikoj me u ba vertete
ai qe ti mendon se jam
 

Mystique

Larg
I kishte ardhur papritur nje deshire e parezistueshme per te braktisur gjithcka, per t'u kthyer andej nga kishte qene me pare, ose per te shkuar ne ndonje vend te larget e te izoluar dhe per t'ia nisur nga fillimi pa pershendetur askend.

Dostoevsky.
 

Hektor12

Locus omnem
I kishte ardhur papritur nje deshire e parezistueshme per te braktisur gjithcka, per t'u kthyer andej nga kishte qene me pare, ose per te shkuar ne ndonje vend te larget e te izoluar dhe per t'ia nisur nga fillimi pa pershendetur askend.

Dostoevsky.
Uau sa me kish mungu dostojevski
 

Wise

Valoris scriptorum
By me

nese shpirtin tem e krahason me nji shpi
do kishe thane se kane hy hajnat,
dritaret jane t'hapuna kapak, dyert e rrezume,
edhe nji mur ndares e kane shemb,
drita hyn e gjitha prej n'oborr e perhapet e lire,
gjithcka n'ajer rrin,
nese vazhdon me m'fale ket dashni qe s'e ka kush
une rrezikoj me u ba vertete
ai qe ti mendon se jam
BY YOU ,BIG LIKE
 

Hektor12

Locus omnem
nate e nje muzike te embel malinkonike
me pas,dhome gjysem e erret
ne trurin tim
ndjej te shperthejne
mijera shkendija,avuj whiskey,
dhe nderkohe pika dashurie
shkrihen ne gojen tende,
te marr per dore
dhe shkojme bashke
ne parajse......
 

Hektor12

Locus omnem
"Letra Dashurije"
- Gustave Flaubert

Sonte nata është e ngrohtë dhe e butë; tani që po të shkruaj, papuqet e tua të vogla i kam këtu, para syve, i vështroj. Veç gëzim do desha të të ngjallja dhe me lumturi të patrazuar dhe të parreshtur të të rrethoja, si shpërblesë për gjithçka që më ke falur me dashurinë tënde fisnike. Druaj mos dukem I ftohtë, i akullt, egoist dhe vetëm zoti e di se çpo më ngjet këtë cast. Sa kujtime! Dhe sa ëndje! Më duket që po shkruaj keq; spo të shkruaj asgjë nga ato që dua të të them. Frazat e mia përpiqen si psherëtima; për ti kuptuar ato duhet mbushur ai boshllëk që ndan njërën nga tjetra; do ta bësh apo jo? A do të ëndërritesh pas çdo shkronje, pas çdo shenje shkrimi? Si unë, që duke vështruar papuçet e tua bojë kafe, përfytyroj lëvizjet e këmbëve tua tek i veshin ato...shamia është ende brenda...

..A e di çpo mendoj? Fytyrën tënde të zbehtë e serioze, kur ti rrije përdhe, mbështetur mes gjunjëve të mi...dhe llampën! Mos e thyej, lëre; ndize çdo mbrëmje ose më mirë në ndonjë ditë solemne të jetës tënde të brendshme...A e di se në qfarë qëndrimesh të përfytyroj? Në studio duke pozuar: nga njëra anë të ndriqonte dita, unë të kundroja në anën tjetër; dhe pastaj në mbrëmje, në hotel të shoh të shtrirë në shtratin tim, flokët derdhur mbi nënkresë, veshtrimin drejt qiellit, e venitur, duarlidhur, duke më dërguar fjalë çmendurie. Kur u veshe ishe e freskët posi buqetë lulesh. Në krahët e mi një ngrohtësi e embël, kapitëse dhe dehëse buron prej teje. Po unë si të dukem? Si ngrihet shëmbëlltyra ime para syve të tu?... Sa dashnor i mjerë qenkam. Ajo që më ndodhi me ty kurrë smë kishte ngjarë. Kisha frikë se do të më urreje. Duhej pra të të dashuroja fort, meqë ndieja të kundërtën e asaj që ndjeja për të tjerat, ska rëndësi cilat. Ti do më bësh mua pagan, o muza ime!!!...

....Para se të të njihja isha i qetë, Po hyja në një periudhë burrërie për nga shëndeti moral. Rinia më kishte ikur. Ndërkohë ti erdhe në majë të gishtave dhe e trazove gjithë këtë. Llumi i ndenjur zjeu sërish, liqeni i zemrës sime fërgëlloi. Porse stuhia për oqeanet është. Po u turbulluan pellgjet vjen erë e keqe. Të dua pa ti them këto. Po munde harromë. Shkule shpirtin me duart e tua dhe eci sipër për të fshirë gjurmën time. Hajde mos u zemëro...

...Ndihem i trishtuar, i mërzitur, tejet i tendosur. Po më mbërthen, si para dy vjetësh, një ndjeshmëri therëse. Kursemë; ndiej marramenth prej dashurisë tënde. Duhet të jemi të bindur se nuk mund të jetojmë tok. Duhet ti jepesh një jete më pak të spikatshme, më të cekët. Do të doja të të takoja, ta bëja zakon këtë, në mënyrë që shembëlltyra mos të të djegë e ngushëllojë, por të ngrohë dhe dëshpërojë...duhet të të qortoj diqka që më lëndon dhe skandalizon, për merakun tënd të pakët në lidhje me Artin. Mirë për lavdinë, skam kundërshtim që nuk merakosesh; por jo për Artin, që është e vetmja gjë e vërtetë më e mirë në jetë! A mund ta krahasosh atë me një dashuri tokësore? A mund ta parapëlqesh adhurimin e një bukurie të përkohëshme ndaj kultit të së vërtetës?....

....Sa më kënaq kuvendimi më ty. Pena shkruan si tia ketë ënda pa e vrarë mendjen se vajti vonë. Çlodhem kur ti dërgoj ashtu kuturu të gjitha mendimet e zemrës.

E dashura Luizë, ti më flet për mjerimet e femrës; dhe unë jam në këtë mes. Do ta shohësh që do të më duhet të zbres poshtë në pusin e ndjenjave. Po të jetë i mirë libri im, ai do të miklojë ëmbëlsisht shumë plagë femërore të cilat do të buzëqeshin duke njohur aty veten e tyre. I njoh mirë ato dhimbjet tuaja, të gjorat shpirtëra të errët, njomur prej trishtimit të fshehtë, si ato oborret e pasme në provincë, muret e të cilëve i ka mbuluar myshku.

Kam jetuar dashuri të zjarrta, që kullosnin në zemrën time si kuajt në lëndinë. Disa të tjera qenë akull të ftohta, mbështjellë rreth vetes, si gjarpërinjtë kur tretin ushqimin. Kam pasur më shumë epshe, se flokë të rëna. Tani u plakëm bukuroshja ime; qofshim hija jonë e fundit, gënjeshtra jonë e fundit; qoftë e bekuar, sepse është e ëmbël! Uroj të mbajë sa më shumë, sepse është e fortë.
 

Mystique

Larg
Agron Bajraktari

- Më the një ditë, në takimin tonë të parafundit më duket, që se kuptoje dashurinë. Përse?
- Ndoshta sepse me të vërtetë nuk e kuptoj.
- Pra, kërkon që ta kuptosh?
- Më thuaj, cili i dashuruar nuk është përpjekur ta bëjë këtë gjë dhe për më tepër, cili e ka gjetur?
- Asnjë dhe askush. Nuk ka kuptim.
- Përse s’ka kuptim?
- Sepse është si të kërkosh të shpjegosh frymëmarrjen. Nukmundesh. Ajo thjesht ndodh. Është sikur ti thuash një njeriu: “Përpiqu të mos imagjinosh një elefant duke kërcyer samba.” Ai nuk do mundet të mos t’a imagjinojë, sepse duke u përpjekur që të mos ta bëjë atë gjë, bën pikërisht atë gjë. Madje, dhe më më shumë intensitet.

- Hah, një elefant duke kërcyer samba. Goditëse.
- Jo më shumë se dashuria.
- E di që nëse të kërkoj të ma shpjegosh dashurinë, përgjigja jote do të jetë që nuk mund të shpjëgohet diçka që fjalët nuk kanë fuqinë ta zbërthejnë, por a mundesh sadopak, për mua?

- Do të përpiqem. E di, optimistët do më thoshin në këtë rast që asgjë s’është e pamundur, e që çdo gjë shpjegohet nëpërmjet logjikës dhë vullnetit, por a mund t’a fusësh pastën e dhëmbëve në kuti, pasi e ke shtrydhur njëherë përjashta?
Kështu që më drejto sadopak. Si do ta dish? Sa do të dish?

- Gjithçka.
- Kur largohesh prej saj, afrohesh më tepër. Kur afrohesh, largohesh nga realiteti. Kur mendon, nuk mund të logjikosh. Kur ëndërron, nuk flen dot. Kur flen, vetëm ëndërron. Kur merr frymë, genjehesh nga vete shqisat e tua duke menduar qe frymë erën e saj merr, kudo. Kur tenton të shkëputesh, këputesh. Kur xhelozon, ferr lëshon. Kur nuk merr përgjigje, ç’do pyetje të çmend. Kur çmendesh, ik. Kur ik, s’mund të rrish pa u kthyer. Pastaj të tjerët të flasin për logjikën. Të thojnë që imagjinata është kaq e rrezikshme, e që në dashuri është një djall i vërtetë.
- Me të vërtëtë kështu është?
- Jo. Më keq!

- Si mund të shpëtosh nga ajo?
- A nuk thoje deri dje që dashuria është shpëtimi?
- Nuk jam më e sigurt për këtë gjë.
- Epo, se di. Është një burg nga i cili asnjë nuk ka mundur të arratiset. Në fakt tē gjithë e dinë rrugëdaljen. Thjësht s’duan. S’munden, nuk kanë guxim. Nuk ja ke idenë se sa pak guxim qëndron në zemrën e një të dashuruari kur bëhet fjala për arratisje, i vetëm.
- Po nëse është ajo që largohet?
- Nëse është ajo që largohet, duhet të paktën të përpiqësh të mos u largosh ti nga vetja.
- E si arrihet kjo?
- Thjesht imagjino elefantin duke kërcyer samba!
 

Hektor12

Locus omnem
e erret nata,
qe zbret tek shtepite
e dritave te fikura,
mbi endrra
dhe poshte ndriçimi i henes.
e qarte nata
ne dhomen e ndriçuar
nga flaka e nje qiriri,
nate aspak kurnace
psheretimash.
nate nudo
e thjeshte dhe e zhveshur
nga gjerat e kota dhe boshe.
nate çarçafesh
qe vallezojne ne tingullin
e shume yjeve...
 

Hektor12

Locus omnem
ne kete nate i vetmuar
rivishem dhe zhvishem
nga fjalet e tua.
mungesa jote eshte prania vibrante
qe rijeton ne zemren time
ne udhe te panjohura dhe te fshehta.
sy te mbyllur qe burgosin imazhin tend
dhe pluhur frymemarjesh mbi gjoksin tim
 

Hektor12

Locus omnem
sot ndjej eren te me marri larg,
te terheqe shpirtin dhe trupin deri tek ajo
ajo eshte vete ajri qe marr fryme.
me magjine e saj, me ka lidhur,me fjalet e saj
me magjine time,e lidha,me fjalet e mia.
dhe fjala ka germuar deri ne fund te shpirtit
deri ne qender te zemres
ne te gjitha ndjenjat,shqisat.
dhe tani shpirti,zemra,ndjenjat,
jane te gjitha nje
ne pritje te ekstazes...
 

Hope

dans ton coeur
by me .
te ndajme pergjys,
une dhe andrrat tuja
gjithe naten,
sic e ndajne eren
deget e pemeve,
pa e dite
krejt amel,
m'vjen si me u zhduke nga pak,
me ra n'fundin e kesaj te bardhe qe ndan fjalet,
me u trete n'perqafime te padukshme,
atehere kur shikimet mblidhen, terhiqen brenda vetes
zogjt heqin qiellin prej kraheve,
dhe bota shtrihet
e pushon,
veç mendimi per ty
e ban heshtjen e nates
me dashuru kte dhome ku jam
 

Hektor12

Locus omnem
Fantazia ime e dikurshem dhe e tashme


Dikur si femije qe isha kam menduar se jeta eshte dhe natyrisht qe duhet te jete perjetesia, sepse e tille ashtu me dukej ne boten time femijerore ne imagjinaten time jo djallezore..
E c'halle qe kisha qe te gjithe me kundershtonin prinderti te gjitha ata qe ishin me te medhenj se vet une qe dinin me shume se une per jeten ,,,
!Tashme qe jam rritur po e kuptoj se te qenit njeri qe i falet nje jete, duhet dhe vdekja te mirepritet, te gjithe te afermit kur gezohen per lindjen e c'do anetari te familjes se ardhure ne k'te bote , duhet edhe vdekjen ta presin ne qetesi shpirterore, vdekjes nuk i ike dote vetem eshte ironi e letrave te fatit kush beson ne to.
Ndoshta do te doja qe te isha ne kohen e femijeresi vetem te mos perejtoje dhembjen e dikujt qee humbasim pretej kufijeve qe smundemi t'i kalojme pos atyre qe zoti i madherishem u a percakton ,,..
Sikur te mundja te ndalja kohen ,minutat,oren,ditet, javet ,muajt, vitet, te mbesim keshtu si jemi , por nuk behet dote as edhe nje pik dyshimi , se kjo qe them eshte e pa mundur, por e di se kjo qe them eshte nje parealizim, perkushtim i kote.
Harrova kalimin rrugezgjatur te gjithe kesaj nje enderr zhgenjyese se jeta nuk paska qene fare perjetesi,pos nje trendafil qe bie ere ne dimer e vere, vjeshte e pranvere.
Megjithate, une gjurmova te vrisja mendjen sepse mendova vetem per faktin e te jetuarit, si fakt i pakundershtrueshem i kesaj bote.
Dhe kuptova qe as dashuria por as urrejtia nuk mund te ndalin vdekjen e dikujt nese eshte e then a po e bere si te jete e shkruar ne fatin e tije ajo edhe do te behet s'mund t'i shmangim as njeren e as tjetren, por ngelin te ndara si ceshtie teper zoteruese per te shfaqur hidherimin dhe kenaqesine kundrejt vdekjeve se personazheve jetesore.
Pastaj e gjithe kjo do te linde e pakushtezuar sepse mbi te gjitha keto s’mund te ekzistojne ndryshe vecse ashtu sic kane ekzistuar ne te tashmen e djeshme po ashtu edhe ne ate te sotmen.
Cfare deklarate !
Cfare kombinimi te cuditshem!
Kenaqsi kur lindi,dhe hidherim te pashmangshem kur shkoi pretej shume pertej.
 
Top