Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
Unë jam e kuqja" (Fragment) Orhan Pamuk

Unë jam i vdekur

Tani unë jam një i vdekur, një kufomë që dergjet në fundin e një pusi. Ka kaluar shumë kohë që nga dita kur dhashë shpirt dhe zemra më ndali së rrahuri, por askush, përveç vrasësit tim të poshtër, nuk i di ato që kam hequr.
Ndërsa Ai, maskarai i pafytyrë, për t’u siguruar nëse kisha vdekur ose jo më përgjoi frymëmarrjen, më mati pulsin dhe pasi më goditi me shqelm në fyt, më barti gjer te gryka e pusit e më lëshoi në fundin e tij. Kafka e kokës, e bërë shoshë nga goditjet me gurë, mu coptua edhe më keq kur u përplas pas blloqeve të gurta: fytyra, faqet, balli, u shtypëne shpërfytyruan, kockat m’u shkërmoqën dhe nga goja më shpërthyen currila gjaku.
U bënë katër ditë që jam larguar nga shtëpia: Gruaja dhe fëmijët po më kërkojnë. Vajza, e cila po tretet së vajtuari, nuk i ndan sytë as edhe për një çast të vetëm nga porta e avllisë. Të gjithë e kanë gozhduar vështrimin te rruga, te pragu i derës.
A thua janë duke më pritur akoma te porta, nuk jam shumë i sigurt për këtë. Ndoshta, tashmë, janëmësuar me mungesën time, sa keq! Njeriut, kur është këtu ku n dodhem unë tani, i duket sikur jeta që la pas rrjedh njëlloj si ditët që shkuan. Para se të lindja unë ekzistonte diku një kohë që nuk kishte as fillim as fund. Edhe tani pas vdekjes më ndjek e njëjta kohë e pacakë! Kur isha në jetë as që më shkonte mendja për gjëra të tilla, jetojai lumtur dhe pa e vrarë mendjen nën aureolën e dritës së tkurrej midis dy kohëve të errëta.
Isha i lumtur, paskësha qenë i lumtur, këtë e kuptoj vetëm tani: isha dekoratori më i mirë në atelienë e padishahut dhe s’kishte një të dytë që të mund të m ë konkurronte. Me punimet që bëja jashtë ateliesë fitoja rreth njëqind akçe në muaj. Sigurisht që të gjitha këto e bënë vdekjen time akoma më të pashmangshme.
 

Hektor12

Locus omnem
Kur kemi humbur njerezit qe duam, ne kurrsesi nuk duhet ti shqetesojme shpirtrat e tyre, qofshin te gjalle apo te vdekur. Perkundrazi. Ne duhet te gjejme ngushellim ne nje objekt qe na kujton dicka nga ata. Nuk e di.... edhe sikur nje vath. "

" Muzeu i pafajsise" , Orhan Pamuk.
 

Hektor12

Locus omnem
Kam rënë në dashuri me ty. Kam rënë keqas në dashuri me ty! Në zërin e saj me ngjyrim paditës, çuditërish dalloheshin edhe nota dhembshurie. - E kam mendjen vetëm tek ti. Nga mëngjesi në mbrëmje mendoj vetëm për ty. Mbuloi fytyrën me duar dhe ia plasi vajit. - Edhe unë të dua shumë. U tregova i çiltër, por pohimi im nuk e kishte fuqinë dhe vërtetësinë e fjalëve të saj. Ajo e pohoi e para. Unë vetëm përsërita të njëjtën gjë, ndaj u duk sikur përbetimi im dashuror ishtë më shumë një akt mirësjelljeje ngushëllues, ose thjesht kopjues. Për më tepër, edhe sikur të isha unë ai që po lozja mendsh më shumë (kishte shumë mundësi që kjo të qe e vërtetë), ajo i pranoi e para përmasat e frikshme të kësaj dashurie. U struka pas saj dhe teksa ledhatoja lëkurën e kadiftë të qafës dhe shpatullave, me një bukuri marramendëse, i thashë se nuk kishte gjë më qesharake se sa të shihje një vajzë të bukur si ajo, që e adhuronin të gjithë, të derdhte lot sepse kishte rënë në dashuri.

"Muzeu i pafajësisë", Orhan Pamuk
 

Hektor12

Locus omnem
Ç'është dashuria?


Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë. Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë. Dashuria është poezia e trishtimit. Dashuria është vështrimi i shpirtit të thyer në pasqyrë. Dashuria është kalimtare. Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar. Dashuria është kristalizim. Dashuria është të japësh. Dashuria është ndarja e një çamçakëzi.
Dashuria kurrë nuk vihet re. Dashuria është një fjalë boshe. Dashuria është të takosh Zotin. Dashuria është një dhimbje. Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin. Dashuria është tek lotët. Dashuria është pritja në kokë të telefonit. Dashuria është një botë e tërë. Dashuria është kapja dorë për dore në kinema. Dashuria është një dehje. Dashuria është një bishë. Dashuria është një verbëri. Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës.
Dashuria është një qetësi e shenjtë. Dashuria bëhet temë nëpër këngë. Dashuria i bën mirë fytyrës. Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të. Është të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme. Është malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij."
 

Hektor12

Locus omnem
Te jesh e rrethuar nga nje zjarr ne cdo moment te prekjes se tij, te ndjesh aromen e lekures se tij qe i ngjeshet tendes, te puthish buzet e njoma qe i bashkangjiten te tujave, te shijosh panoramen e gjalle qe te falin syte e tij ngulmues, te biesh ne kraharor te tij e te mos dhimbset vetja te prehesh ne paqe tek degjon se ato rrahje te zemres te perkasin ty, te ta besoje ate ne dore e te te thote: Eshte e jotja...Te perceptosh sesi trupat e tyre bashkohen per te thyer cdo mur te botes se prekshme per te kembyer ate qe i bashkon ne nje te vetme: dashurine...

"JETONI MOMENTIN..."
 

Hektor12

Locus omnem
E quajme baba!
Atë Mashkull që nuk e shohim pothuajse kurrë në shtëpi nga puna e tepërt.
Atë mashkull që na thotë gjithmonë "Po"Atë mashkull që të bën të qeshësh kur je duke qarë.
Atë mashkull që është tmerrësisht xheloz për "vogëlushen" e tij.
Atë mashkull qe po të kishte në xhep 1 milion euro, do t'i harxhonte të gjitha për ne.
Atë mashkull që gjithmonë të përqafon, të puth, dhe mjafton ta shohësh në sy për të kuptuar sesa shumë të do.Atë mashkull, buzëqeshja e të cilit të bën të harrosh cdo mërzitje.
Ai mashkull që do jetë gjithmonë pranë nesh dhe nuk do të na kthej kurrë shpinën.
I vetmi mashkull që të do vërtet, pa asnjë interes, që s'të lëndon kurrë, s'të lë kurrë vetëm, të mbështet cdo herë është Babai!
 

Hektor12

Locus omnem
FLAMURI

"Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk jane kujtime goditjesh kundra fqinjeve, nuk janë kujtime lakmirash dhe rrëmbimesh: janë kujtime
vetembrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letersinë e gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, sic është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët"

FAIK KONICA
 

Hektor12

Locus omnem
Askush nuk ka tè drejtè .......

" Askush nuk ka tè drejtè tè gjykojè jetèn time ,pasi vetèm unè jam pèrgjegjèse e saj . Vetèm unè di dallgèt nèpèr tè cilat kam kaluar dhe forcèn qè mè eshtè dashur pèr tè pèrballuar . Vetèm unè di mundin qè kam shpenzuar pèr tè mos vènè asnjè maskè nè fytyrèn time. Vetèm unè e di qè ,nè pèrplasjen e dallgève , tè fortunave , tè stuhive , tè rrebesheve , por edhe tè ndonjè "rrufeje", ndèrsa qielli ishte i kaltèr, kur mbi dallgè u ngrita e frymè mora thellè , e nè gjakun e tè parève tè mi jam betuar... qè asnjè maskè nè fytyrèn time nuk mund tè qèndrojè .
Askush nuk ka tè drejtè t'mè gjykojè , pasi askush nuk e di forcèn qè mè èshtè dashur , tè ruaj tè paprekshme ato cilèsi dhe virtyte tè shtrenjta tè edukura qè nè vogli , e qè gjatè jetès i kam pèrkryer dhe vazhdoj ti ruaj, si tè vetmen " pasurinè tè shtrejtè "trashèguar nga prindsèrit e mi tè mrekullueshèm , cilèsi dhe virtyte pa tè cilat nuk mund tè meritosh fjalèn ... NJERI...
Ato virtyte tè bukura pa tè cilat , jetèn nuk mund ta kuptoj.
Askush nuk ka tè drejtè t'mè gjykojè , pasi askush nuk e di, sesa forcè dhe mund mè èshtè dashur , tè jem kjo qè jam sot ........VETVETJA...
----------------------------------------------------------------------------------
Askush nuk tè drejtè tè gjykojè , pasi padashje tè" varfèron" o njeri dhe tè bèn tè dukesh nè realitet akoma mè "i vogèl" , sesa je nè tè vèrtetè.
Dhe unè mendoj qè sot kjo èshtè varfèria mè e madhe e njeriut nè shoqèri . Kjo èshtè njè " varfèri sociale", qè èshtè akoma mè e madhe sesa vetè varfèria ekonomike e njè vèndi .
Duke e shpenzuar kohèn me gjykimin e tè tjerve , harron qè mbetesh gjithmonè i "vogèl" ,ndèrsa do ish mè mirè tè mendoje tè "rriteshe" edhe ti pak nè vite . Por ti duhet tè mendosh i pari pèr veten tènde, mè shumè se askush ,duke kèrkuar tè pèrmirèsohesh dhe jo tè shkosh gjithnjè mè poshtè.
Por do tè thoja edhe njè gjè tjetèr tè rèndèsishme Ty, qè pa kuptuar shpenzon kohèn nè paragjykim : " Mendo , se cdo njèri prej nesh, vlen mè shumè se njè paragjykim". Natyrisht edhe Ti vlen mè shumè , por pa dashje ti ja ul vlerat vetes , duke paragjykuar tè tjerèt , e aq mè tepèr, qè nuk èshtè as e drejta dhe as detyra juaj .
Pèrse tè ngarkosh veten me njè detyrè qè nuk èshtè e juaja
dhe nuk u jep asnjè fryt ?
Nè njè kohè kur ti mund ta pèrdorèsh pèr gjithshka tjetèr , por tè jetè pozitive.
-----------------------------------------------------------------------------------
"Tè paragjykosh do tè thotè tè dukesh mè i vogèl sesa nè tè vèrtetè je ".

Margarita Stoja.
 

Hektor12

Locus omnem
Si gjithçka tjetër më parë, edhe kjo do të kalojë!
E lehtë të thuhet!
Kur flet për të tjerët, është e lehtë të thuash jepi fund dhe vazhdo jetën!
Ata që e kanë provuar vetë e dinë se sa vështirë është të gjendet fundi...
Zemra nuk është prej hekuri, që të nxehet dhe të ftohet, të thyhet dhe të lakohet, të copëtohet dhe përsëri të ngjitet.
Edhe sikur të përpiqesh për një jetë të tërë, disa gjërave nuk mund t’ua gjesh fundin.
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
Me një fener do lundroja në bark me ty,
acari,mjegulla do na grohin pa mëri,
me një pelse të bardhë mbuluar,
me dashurin zjarr të krijuar,
mjegullen nga deti do ta largojm,
drejt kulles me fener do të lundrojm.
atje lart dimrin ta mplakim,
detit të ftoht ngrohtesin tia japim...

Ganimete Jashari.
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
Ajo ecte drejt majës
e ai zotëri mbeti I hutuar
nga një bukuri aq e natyrshme
ishte e panjohur në atë vend
E të gjithë kërkonin emrin e saj...

Ibrahim Kodra.
 

Megg

Carpe Diem
Në kulmin e inatit, Kur gati sa nuk beson se edhe e urren, Atëherë kur je duke plasur, kur të vjen të thyesh e të shkelmosh, kur zien përbrenda dhe arsyeja humb çdo kuptim, Mu atëherë, Si për inat, E ndien me krejt qenien. I tërë ky mllef ka vetëm një kuptim: tani, më shumë se kurrë, ke nevojë për të...
 

Megg

Carpe Diem
Ai shkrim me perket deri ne pjesen... pa ty..
dmth nuk me ka frymezu mungesa e nje personi per at shkrim po dicka tjeter ..
fAleminderit ! :)
 
Top