Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
Shpërblimi i djersës së ballit.


Ai ishte njeri i thjeshtë dhe merrej me kullotjen e deleve të një pasaniku. Për punën që bënte, paguhej pesë dërhemë. Një ditë, padroni i tij i thotë se ka vendosur ti shesë delet dhe se do të niset për udhë, prandaj dhe shërbimit të tij i kishte ardhur fundi. Për tu ndarë të kënaqur, padroni i zgjati një shumë të madhe parash, por bariu i refuzoi dhe kërkoi vetëm hakun e tij, atë shumë për të cilën kishin rënë dakord dhe që kishte marrë çdo ditë.
Mes habisë që shkaktoi kjo tek padroni, bariu i mori pesë dërhemët dhe u nis rrugës për në shtëpi. Për ditë me radhë kërkoi punë, por nuk gjeti. Me gjithë nevojën, pesë dërhemët e fundit që kishte marrë, nuk i prishi, por i ruajti për ndonjë ditë të vështirë.
Në fshat, jetonte një tregtar, të cilit njerëzit i jepnin të holla, për tu blerë mallra. Ai udhëtonte me karvanë tregtare dhe në qytetet ku kalonte, shiste e blinte mallra të ndryshme. Ishte koha që tregtari do të nisej për tregti dhe bariu vendosi t’ia japë pesë dërhemët e tij, me shpresë se do i ecte tregtia. Pasi u larguan njerëzit e tjerë, iu afrua bariu dhe i zgjati pesë dërhemët e tij. Tregtari i pa dhe qeshi, duke i thënë:”E çfarë dashke të bëj me pesë dërhemë?”
Bariu i tha:”Merri! Çfarëdo malli që të blesh me pesë dërhemë, ma sill!”
Tregtari u habit dhe i tha:”More djalë, unë shkoj në qytete dhe bëj tregti me tregtarë të mëdhenj, të cilët nuk merren me mallra që kushtojnë pesë dërhemë. Ata shesin e blejnë gjëra të shtrenjta, more vesh?”
Megjithatë, bariu nuk hiqte dorë nga e tija. Duke parë insistimin e tij, tregtari i mori pesë dërhemët. Gjatë rrugëtimit të tij të gjatë, ai bleu e shiti shumë gjëra. Njerëzve që u kishte marrë paratë, u bleu gjërat që i kishin kërkuar, sipas nevojës. Kur po bënte llogaritë, i dolën pesë dërhemët e bariut, të cilat nuk i kishte shpenzuar akoma. E çfarë mund të blinte me pesë dërhemë? Aty pranë, i zunë sytë një mace të shëndoshë, të cilën një fshatar donte ta shesë, por që askush nuk i afrohej. Nuk u mat dy herë, por i zgjati pesë dërhemët fshatarit dhe i mori macen bullafiqe. Gjatë rrugës së kthimit, karvani u ndal në një fshat. Banorët e fshatit panë macen në karvan dhe kërkuan të zotin e saj për t’ia blerë. Tregtari u çudit nga insistimi i tyre për të blerë atë mace bullafiqe. Fshatarët i thanë se u duhet për minjtë të cilët ishin përhapur si epidemi, duke u shkatërruar drithërat dhe prodhimet e tyre bujqësore. Kishte kohë që ata kërkonin një mace për këtë qëllim dhe u treguan të gatshëm ta peshojnë me flori macen bullafiqe. Pasi tregtari u sigurua se ajo që kërkonin nuk kishte të bëjë me ndonjë shaka, ua shiti macen me peshën e saj flori.
Kur u kthye në fshatin e tij, njerëzit e rrethuan nga të katër anët, duke i kërkuar mallrat e porositura. Kur e pa bariun, tregtari e kapi për krahu, u veçua me të dhe e pyeti:”Pash Zotin, më thuaj si i ke fituar ato pesë dërhemë!”
Bariu u çudit nga kjo kërkesë dhe i tregoi historinë e tij me padronin e vet. Atëherë, tregtari e puthi në ballë dhe me lot në sy i tha:”Zoti ti kompensoi djersën e ballit me peshën flori të një maceje.” Mandej i dha sasinë e floririt të maces.
 

Hektor12

Locus omnem
Per kete e vura e mbaj qysh jo, autorin e kesoj cope se vuna se do thonin u dibranizua problemi e kam pas komshi ...
 

Hektor12

Locus omnem
Fundi fare cdo gje me djerse eshte flori edhe pse mund te duket e vogel ... vlerat e punes se drejte dihen dhe vleresohen ... pavaresisht se sot ndjejme qe seshte e vertete ...
 

Hope

dans ton coeur
Pas gati nje vite kjo histori u perserit por ishte pak me ndryshe kete here...

-Ishte nje pasdite kthimi nga nje shetitje,e ulur ne ate sedile autobusi mbshtetur me koken ne xham duke te menduar Ty si gjithmone...,Ndieja aq shume mall...
Syte e mi drejtuar nga qielli,sepse eshte i vetmi qe me duket sikur me ndihmon,kur shikoj pastertine dhe ngjyren blu te qiellit me ngjan me syte e tu dhe me mbush me lumturi edhe pse nuk je me mua fizikisht...,por dukej se qielli e donte shume Dashurine mes ne te dyve dhe donte te me tregonte se ne ishim te destinuar per te qene bashke...,Ne qiell ishte e formuar nje zemer e bukur...,nuk do ta lija kete moment te me ikte kaq lehte dhe me shejtesi nxjerr telefonin dhe me veshtiresi sepse autobusi ecte arrij te bej nje foto... Fotoja e mrekullise,vertetimit dashurise...

Do te thoni c'fare thote kjo,dhe imagjinata e saj i kalon kufinjte apo eshte nje histori e trilluar,por eshte nje histori plotesisht e vertete dhe nje foto reale e realizuar nga une personazh i kesaj historie...
 

dr love

Locus omnem
Ti?!
Ti c'mendon se eshte jeta!?

A nuk te duket se ajo eshte vec nje cope ne doren tende..nje cope pelhure..qe ti t'i japesh formen perfekte..formen e duhur.
Ti!ne qoftese mat gabim..pret gabim..do veshesh nje rrobe shume te madhe...ose shume te vogel..
por ama e ke prere me duart e tua..je ti ajo qe do merzitesh..apo gezohesh prej saj.

Ti!
po ne qoftese copen e le ne duart e nje tjetri..si do ndihesh?
Hahaa me kujtohet perralla Rrobat e reja te mbretit.
Do dilje lakuriq neper rruge..krenare..por pa e kuptuar..se si je
pa kuptuar..se jan tallur me ty..dhe ti do ecesh..do ecesh..ndersa te tjeret qeshin me ty.


Ti!vetja ime.me gersher e pe.qep rroben e jetes tende..nuk eshte loje..nuk eshte asgje..vec nje cope..vec nje cope qe duhet t'a presesh perdite nga pak..perdite duhet t'a masesh..qe te behet per ty..vetem per ty..unike.

Ti! kuptove ..qe ndonjehere..nga nervat..merzija..do e marresh ta shqyesh..do duash ta flakesh tutje.
Pastaj do e mbledhesh..do e arnosh..do e veshesh prap..
Ti!
vetja ime .kuptove gje..apo ben sikur..qe te mbijetosh ne kte kohe mizerje qe jetojme.
Mendohu..por mos e shko dem...jetoje si loje..si teater.si drame a tragjedi...si komedi.vec jetoje.
 

Hektor12

Locus omnem
Nga Renato Kalemi
Mëngjeset e mia janë gjithmonë të vështira. Ca pse përtoj të ngrihem nga shtrati, e ca pse më mungon arsyeja për t’u ngritur. Si i papunë që jam, më pëlqen të vërdallosem gjithë ditën në shtëpi, pa bërë gjë prej gjëje.Më shkoqur, fryj sytë! Të njëjtën gjë kisha në plan të bëja edhe sot, po të mos qeshë regjistruar në një konkurs të rëndësishëm para ca ditësh. Çdo gjë e ka një kufi, apo jo? Ç’t’i bëj gruas, që iu mërzit jeta duke më parë sa nga njëri divan në tjetrin, pa të ishte për mua do të kthehesha në anën tjetër.
E kështu, një ditë të bukur më tha se kishte aplikuar me emrin tim në një vend pune. “Një diplomë e ke”, shtoi ajo, “fitoje vendin dhe mu hiq sysh ca orë”. Pasi e poqa propozimin gjithë ditën pata televizorit, vendosa të paraqitem. Nuk i kisha humbur ca lidhje të mijat, prandaj e pata të lehtë të informohesha mbi procedurën. “Të konkurosh, ore, pse jo”, më nxiti një ish miku im, gjysmë i ngushtë, kur gjithë përtesë i thashë hallin që më kishte zënë me gruan. Më siguroi se me karakteristikat e mia, ai vend ishte i sigurtë. Konkursi ishte thjesht formalitet. Më në fund, do t’i hiqesha gruas nga sytë për ca orë në ditë. U gëzova për një çast, pastaj më kaploi sërish ajo ndjesia kur fëmijës i merr diçka nga dora. Mua po më merrnin divanin, po më ndanin prej tij mizorisht.
Mbrëmë imagjinoja sikur e kishin lidhur me ca zinxhirë të trashë dhe e tërhiqnin me sa fuqi kishin, e ai i gjori nxirrte ca klithma gërvishtëse. Nuk donte të ndahej nga unë, as unë nga ai. U përpoqa më kot t’i shpjegoja se kjo gjendje do të ishte e përkohshme, se unë do të isha sërish me të gjatë darkave, se do të shihnim gjithmonë bashkë televizor deri vonë. Pas kësaj, e imagjinova që e mblodhi disi veten.
Sa po përtoj të ngrihem! Ky i mallkuar alarm bie gjithmonë herët në mëngjes. Pa shih, paskam një mesazh nga ish miku: “Dëgjo, ai vend nuk bëhet, ia dhamë një tjetri, një miku, kupton? Por ti eja, bëje njëherë konkursin, se nuk i dihet”. Renda i entuziazmuar në kuzhinë dhe përqafova divanin tim. U shtriva mbi të, ndeza televizorin e tani po ndjek lajmet e mëngjesit: “Papunësia është në rënie…”
 

Hektor12

Locus omnem
KANGËT E PAKËNDUEME

Thellë në veten teme flejnë kangët e pakënduemetë cilat ende vuejtja as gëzimi s'i nxori,të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnuememe shpërthye, m'u këndue pa frigë e pa zori.Thelltë në veten teme kangët e miajesin...e unë jam vullkani që fle i fashitun,por kur t'i vijë dita të gjitha ka me i qitunnë një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin.Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?Jo! Jo! Se liria filloi me lulzuedhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën.0 kangët që fleni reliktet e miaq'ende s'keni prekun as një zemër të huej,vetëm unë me ju po kënaqem si fëmiaunë- djepi juej; ndoshta vorri juej.
 

Hektor12

Locus omnem
Katër gratë e mbretit

Tregohet, se një mbret ishte martuar me katër gra. Ai e donte të katërtën më shumë se të tjerat dhe bënte çmos që ti bëjë qejfin. Edhe të tretën e donte, por ndonjëherë ndjente se ajo mund ta braktisë për dikë tjetër.
Gruaja e tij e dytë, ishte ajo që e ngushëllonte dhe e ndihmonte në kohë krizash dhe vështirësish. Sa herë që ndihej ngushtë, kërkonte ndihmën dhe mbështetjen e saj.
Sakaq, gruaja e tij e parë, ishte lënë totalisht pas dore, as kujdesej për të, as nuk i jepte të drejtat që i takonin dhe as e donte. Kjo, edhe pse ajo bënte çmos që t’ia ruajë mbretërinë dhe pronat.
Dikur, mbreti ynë na sëmuret rëndë. Ai ndjeu se po i vjen vdekja dhe pasi u mendua pak, tha:
Kam katër gra, ndërkohë që në varr do të shkoj krejt i vetëm!
Kërkoi gruan e tij të katërt dhe i tha:”Të kam dashur më shumë se të gjitha shemrat e tjera dhe ti kam plotësuar të gjitha dëshirat. A pranon të vish me mua dhe të më bësh shoqëri në varr?”
Ajo iu përgjigj:”E pamundur! Të vij në varr me ty?! Mos e thashtë Zoti!”
I zhgënjyer, kërkoi gruan e tretë dhe i tha:”Gjithë jetën të kam dashur, prandaj, a pranon të vish bashkë me mua në varr?”
Ajo iu përgjigj:”Sigurisht që jo. Jeta është e bukur dhe pasi të vdesësh, unë do të martohem me dikë tjetër. Se kam ndërmend të vdes që tani.”
Kështu mbreti thirri gruan e tij të dytë, të cilësi i tha:”Për çdo hall dhe problem, të jam drejtuar ty dhe të them të drejtën, nuk më ke zhgënjyer asnjëherë, më ke ndihmuar në kushtet më të vështira. Sot, dua të të kërkoj të vish me mua në varr, pasi të vdes.”
Gruaja e dytë i tha:”Burrë i dashur, keq më vjen, por nuk ta plotësoj dot këtë dëshirë. Më e shumta që mund të bëj, është të të përcjell gjer tek varri. Më andej, Zoti të dhashtë hajrin!”
Mbreti u dëshpërua shumë nga përgjigja e tre grave të tij. Në atë gjendje të mjerë, dëgjon një zë nga larg që i thotë:
Unë do të të shoqëroj edhe në varr... Unë do të jem pranë teje kudo që të shkosh.
Mbreti ktheu kokën dhe dalloi gruan e tij të parë, e cila ishte për ti qarë hallin, e dobët, e sëmurë dhe e ligsht, për shkak se mbreti e kishte lënë pas dore gjer atëherë dhe nuk i kishte kushtuar aspak vëmendje dhe kujdes.
Mbreti uli kokën nga turpi që e kishte lënë pas dore gjithë ato vite, pastaj i tha:
Duhet të isha kujdesur më shumë për ty se për të tjerat. Sikur të mund ta ktheja kohën, gjithë vëmendjen do e kisha përqendruar tek ti, por tani është shumë vonë.

Katër gratë e mbretit, ishin:
E katërta, trupi. Sado ta duam trupin tonë, sado mirë ta mbajmë, në fund, do të na braktisë.
E treta, pasuria dhe pronat. Pas vdekjes tonë, ato do i gëzojnë njerëz të tjerë.
Gruaja e dytë, familja dhe miqtë. Sado të shumta të jenë sakrificat e tyre gjatë jetës, ata s’kanë çfarë të na bëjnë pas vdekjes tonë, maksimumi mund të na përcjellin gjer tek varri.
Gruaja e parë, shpirti. Ne e neglizhojmë gjatë jetës atë, nuk e ushqejmë siç duhet, pasi jepemi pas pasionit dhe kënaqësive fizike, miqve dhe pasurisë. Kjo, edhe pse në fund të fundit, shpirti është shoqëruesi ynë i vetëm në jetën e varrit.
 

dr love

Locus omnem
Imagjinova duart e saj mbi trupin tend..fjalet..peshperimat epshndjellese mes krevatit.Imagjinova duart e tua mbi trupin e saj.perkedheljet..mbase te njejtat fjale qe m'i thoje mua.Nder sy kaluan si nje film puthjet...qeshjet..shetitjet ..dhe frymen ma mori nje ankth..
Se di ..s'e kuptoj..kaq shume te dua!?
 

Hektor12

Locus omnem
Ti do që bota të ndalet.
Dhe, bashkë me të, të ndalet edhe dhimbja që na është pjekur në shpirt.
Ti do që bota të ndalet.
Dhe të derdhen të gjithë lumenjtë.
Por a mund të shpërlahet mërzia?
A mund të ngjitet ajo që është thyer?
Mos vallë e ke mësuar sekretin si të ndihemi përsëri të plotë?
Nëse po!
Ma trego edhe mua sepse dua të tërën ta provoj edhe njëherë nga fillimi.


(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Unë...
Ti...
Të gjithë ne jetojmë në një arenë të egër ku njëri tjetrin e shohim me mosbesim.
Flasim për vlera të mëdha, që i proklamojmë si ideale të raporteve ndër-njerëzore. I stërmadhojmë aq shumë saqë fillojnë të duken edhe absurde.
Kur idealet fillojnë të tingëllojnë si absurd, dhe t' i ngjasojnë ëndrrave të parealizueshme, domosdo se humb besimi. Gjithsecili struket në qoshen e vet. Dhe prej aty ëndërron për një botë më të mirë. Ëndërron derisa e humb besimin edhe në ëndrrat e veta.
A është kjo jetë?
Apo është vetëm një tablo e të jetuarit, ku personazhet më nuk bëjnë përpjekje ta njohin njëri tjetrin. Andaj edhe pavetëdijshëm zbehen në figura dhe skica. Ato mund të duken bukur, por figurat dhe skicat kurrë nuk mund ta ndiejnë të mirën brenda vetes dhe as ta shohin atë në sytë e tjetrit.
Sa e trishtë!
Dikur bota ishte plot me ngjyra ndërsa imazhet e çastit ishin bardhë dhe zi. Tani imazhet kapen në pafundësisht ngjyra, madje edhe ne 3D, ndërsa bota po shkon dhe zymtohet në bardhë dhe zi.
Jam ngopur së qeni skicë.
E di se je ngopur edhe ti.
Andaj të ftoj ta flakim tutje këtë zymti gri që na ka kurthuar.
T'u japim jetë ngjyrave brenda vetes.
Të jemi të vërtetë.
Dhe mos të ndihemi keq për këtë.
 

Hektor12

Locus omnem
Diçka tërë kohën po më ikë nga duart.
Një diçka që nuk po di ta emëroj.
Por e ndiej!
E di se kjo diçka është nyja e të gjithë zbrazëtisë që më ka ngulfatur.
Kuptimi që mungon.
Shushurima e prezencës tënde ...
E vetmja ndjesi që kurrë nuk mund të shkulet nga shpirti im.

(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Si ta shëroj vetminë?
Jam fshehur nëpër rrëmuja.
Jam dehur me të panjohur.
Jam lodhur duke shpikur detyra të reja për veten.
Kam provuar të iki.
Sa më larg nga ti.
Por ti gjithnjë je aty.
Si hije, që bëftë më shfaqet sapo i mbylli sytë.
Ti je jehona e jetës, që dëgjohet në të gjitha kthinat e shpirtit tim.
Pasqyra e të vërtetës, ku e ardhmja zbehet para vrullit të kujtimeve.
Imazhi, që ma trullos të tashmen.
Më trego si ta shëroj vetminë?
Apo vërtetë nuk mund të harrohet dikush, që ia vlen të kujtohet?

(A.R)
 

Soleil

Valoris scriptorum
Imagjinova duart e saj mbi trupin tend..fjalet..peshperimat epshndjellese mes krevatit.Imagjinova duart e tua mbi trupin e saj.perkedheljet..mbase te njejtat fjale qe m'i thoje mua.Nder sy kaluan si nje film puthjet...qeshjet..shetitjet ..dhe frymen ma mori nje ankth..
Se di ..s'e kuptoj..kaq shume te dua!?

hmmmm.....les hommes qui passent ;)
 
Top