Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
Jam i lodhur duke para fytyra femrash të rrethuara nga botox .Gjinj të tejmbushur , të copëtuar nga konkurrenca , prapanica të ekspozuara ,taka dhe truke kozmetike , gjeste të vështira për gratë e lirshme ,tashmë të padallueshme edhe nga ato të zanatit ...
Dëshiroj të shikoj femra me feminitetin e tyre , me sjellje të butë ,me buzëqeshje plot hir ,lëvizje joshëse , me fjalë të ëmbla dhe të sigurta në të njëjtën kohë .Me mendime origjinale dhe të reja .
Dëshiroj të shikoj femra të pavarura , jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre .Femra me zemra prej akulli të shkrirë ,shoqe dhe mike të meshkujve ,të lira dhe të sinqerta .

|Charles Bukowski|
 

Hektor12

Locus omnem
JETA IME

Jeta ime eshte nje liber i hapur ku vuajtja dhe dhimbja jane pjes te pandashme .
Ajo qe ndodhi perfundoi jeta ime ketu mbaroi nuk me the lamtumire ike pa me pershendet vetem plage ne zemer, dhe lote ne sy e kam kujtim nga ti..
E shkruaj kete Ditar si engjulli ne vetmi ne oret e vona prano kete poezi heshtja dhe dhimbja shendrohet ne dashuri Zoti na ndihmofte ishalla do jemi bashke Une dhe Ti ….
Mos dashuro ik nga kjo ndjenje mos e provo dashurin se si kembim do e maresh vuajtjen qe gjithe jeten do e kesh kujtim (Mos dashuro por lejo qe te dashurojne).
A ka njeri ne kete bote qe din te dashuroje . A egziton dikush zemer te ma fitoi . A po problemi qendron tek un qendron se un jam ai qe nuk dashuroje….!
Jeta ime eshte nje liber i hapur ku vuajtja dhe dhimbja jane pjes te pandashme
 

Hektor12

Locus omnem
8 Gënjeshtrat e Nënës...

Tregimi fillon me lindjen time. Isha fëmija i vetëm në një familje shumë të varfër, nuk kishim ushqim që do të na mjaftonte.
Nëse ndonjë ditë gjenim pak oriz ashtu që ta largojmë urine. Pasi e mbaroja pjesën time, nëna edhe pjesën e saj ma dhuronte mua, dhe thoshte: “O biri im! Haje këtë oriz sepse nuk jam e uritur.”
Kjo ishte gënjeshtra e parë e saj.
Kur u rrita pak, nëna pasi mbaronte punët e shtëpisë dilte për të gjuajtur peshq në lumin e vogël që ishte afër shtëpisë. Shpresonte që nëse ha peshk do të më ndihmojë në zhvillimin tim.
Një herë kishte nxënë dy peshq. Shpejtoi për në shtëpi në mënyrë që t’i përgatisë; i vendosi para meje dhe unë fillova ta ha peshkun e parë dalë-ngadalë, ndërsa nëna ime hante atë që mbetej në mes të eshtrave. Mu rrëqeth zemra dhe peshkun tjetër ia dhurova asaj.
Ma ktheu mbrapsht dhe më tha: “O biri im! Ha edhe këtë peshkun, a nuk e di se unë nuk i dua peshqit?!”
Kjo ishte gënjeshtra e dytë e saj.
U rrita dhe duhej që unë patjetër të shkoja në shkollë, por nuk kishim pasuri që t’i mbulojmë shpenzimet e shkollës. Nëna shkoi në treg dhe bëri marrëveshje me një tregtar të rrobave, që ajo të ecte shtëpi për shtëpi për të prezantuar mallin.
Një natë dimri u vonua nëna ime ndërsa unë po e prisja në shtëpi, dola ta kërkoj në rrugë afër lagjes, e gjeta duke bartur rrobat dhe duke trokitur shtëpi për shtëpi, e unë e thirra: “Oj nënë, eja të kthehemi në shtëpi sepse është bërë vonë dhe moti është i ftohët, ti nesër mundë ta vazhdosh punën qysh prej mëngjesit. Buzëqeshi nëna dhe më tha: “O biri im! Unë nuk jam e lodhur.”
Kjo ishte gënjeshtra e tretë e saj.
Në shkollë kishim provim përfundimtar dhe nëna këmbënguli të vinte me mua. Hyra në provim e ajo qëndronte jashtë duke më pritur mua, në nxehtin e madh. Kur cingëroi zilja dhe përfunduam, dola, ndërsa ajo më përqafoi fortë dhe me ngrohtësi, më pas më përgëzoi për suksese të mëtutjeshme.
Me vete kishte një lëng të cilin e ruante për mua kur të dal nga provimi, piva nga ajo dhe shujta etjen, por nënës time i dilnin djersët në fytyrën e saj nga vapa e madhe, ia ofrova lëngun menjëherë dhe i thashë: “Pi oj nëna ime!” Ndërsa ajo ma ktheu: “O biri im! Pije ti se unë nuk jam e etur.”
Kjo ishte gënjeshtra e katërtë.
Pas vdekjes së babait tim, nëna ime jetoi si e vejë, dhe përgjegjësitë e shtëpisë ranë mbi atë, kështu që ajo duhej të sjellë të gjitha gjërat e nevojshme në shtëpi. Jeta u bë e vështirë dhe filluam të ndiejmë urinë.
Xhaxhai im ishte njeri i mirë dhe jetonte afër nesh, na sillte ushqime me të cilin largonim urinë, e kur fqinjët tanë panë gjendjen tonë të vështirë që dita ditës po keqësohej, e këshilluan nënën time që të martohej me ndonjë burrë që do të shpenzonte për atë, por ajo u përgjigj: “Nuk kam nevojë për dashuri.”
Kjo ishte gënjeshtra e pestë.
Kur mbarova studimet universitare, gjeta një punë të mirë deri diku, mendova se tash është koha që nëna ime të pushoj, e unë të marr mbi supe obligimet e familjes. Në atë kohë ajo nuk kishte shëndet të mirë që t’ia mundësonte asaj ecjen shtëpi për shtëpi, kështu filloi të shiste perime. I caktova një pjesë të rrogës sime vetëm e vetëm ta linte punën, refuzoi t’i marrë dhe tha: “O biri im! Ruaji paratë e tua, unë kam aq pasuri sa të më mjaftoj!”
Kjo ishte gënjeshtra e gjashtë e saj.
Punoja dhe në të njëjtën kohë regjistrova magjistraturën, vërtetë korra suksese dhe në të njëjtën kohë mu ngrit paga e punës.
Firma në të cilën punoja ishte Gjermane, kështu që, më transferuan në degën kryesore të saj në Gjermani, u ndjeva shumë i lumtur.
Fillova të ëndërroj për fillim të mbarë dhe jetë të lumtur, pasi udhëtova dhe u vendova, i telefonova nënës time që të vinte të jetonte me mua, por ajo nuk donte të më ngushtojë, dhe më tha: “O biri im! Unë nuk jam e mësuar të jetoj jetë me standard të lartë.”
Kjo ishte gënjeshtra e shtatë e saj.
U plak nëna ime dhe atë e goditi sëmundja e kancerit në sy, dikush duhej të ishte afër saj që ta mjekoj, por mes meje dhe asaj kishte shtete. Lash çdo gjë dhe shkova ta vizitoj, ishte e shtrirë në shtrat pas kryerjes së operacionit. Kur më pa u mundua të buzëqesh, por zemra ime digjej pasi ajo ishte e dobësuar. Nuk ishte nëna ime që e njihja më parë, filluan të më rridhnin lotët ndërsa ajo mundohej të më qetësonte.
Më tha: “Mos qaj o biri im, unë nuk po ndiej dhimbje.”
Kjo ishte gënjeshtra e tetë e saj dhe e fundit…
Pasi ma tha këtë, ia mbylla sytë që më kurrë nuk i hapi.
Për çdo kënd që ka një nënë gjallë: “Ruaje këtë dhunti të madhe para së të pikëllohesh për humbjen e saj…”
Për çdo kënd që ka humbur nënën e tij: “Kujtoje çdo herë se sa shumë është lodhur ajo për ty.
 

Hektor12

Locus omnem
Një ditë pyeta një grua të vjetër se pse nuk ishte martuar akoma.
-”Jam duke pritur” -m’u përgjigj ajo.
Nuk mund ta mbaja dot dhe qesha me të madhe nga përgjigja e saj…por u përlota kur ajo vazhdoi:
-”Ai më premtoi se do të kthehej..!!
 

dr love

Locus omnem
DRITARET

Ai që vrojton nga jashtë, për të mësuar se ç’ndodh pas një dritareje të hapur, nuk arrin të marrë vesh kurrë aq shumë gjëra, se sa ai që arrin të shohë matanë një dritareje të mbyllur. Nuk ka objekt më të thellë, më misterioz, më intrigues, më të errët e më verbues, se sa një dritare e ndriçuar zbehtë nga drita e mekur e qiririt. Ajo që arrijmë të shohim në mes të dritës së diellit, është gjithmonë më pak interesante se sa ajo që ndodh pas xhamave të një dritare. Në atë katror të errët e njëkohësisht të ndritshëm jeton jeta, ëndërron jeta, vuan jeta...Në një dritare të tillë, nenë harkun valë-valë të çatisë, shoh një grua të varfër, të moshuar, me rrudha, e cila nuk del kurrë jashtë, por rri gjithmonë e përkulur mbi diçka. Nga fytyra, veshja, lëvizjet e gjestet e saj, pa ditur pothuajse asgjë tjetër, kam arritur të njoh historinë apo me mire të them legjendën e saj, të cilën më ndodh shpesh t’i a rrëfej vetes duke qarë... E, them se, sikur të kisha qenë edhe unë një plak i tillë i gjorë, do kisha dashur të kisha bërë të njëjtën jetë si e saj. E, kështu, vete e bie të fle, krenar që kam jetuar e vuajtur në dhimbjen e të tjerëve. Ndofta, ndonjë nga ju do të pyesë: Po, ti, nga je i sigurtë që jeta e saj legjendë është e vërtetë?... Po, ç’rëndësi ka e vërteta që ndodh jashtë meje në se ajo, me historinë e saj më ka bërë të jetoj, të ndjej që ekzistoj e të di kush jam ?...

SHARL BODLER ( 1821 - 1867 )
 

dr love

Locus omnem
“Jo, tha ngadhënjimtari, mos mendoni se meqë dua veprimin, më është dashur të harroj të mendoj. Përkundrazi, unë mund të përkufizoj në mënyrë të përkryer atë që besoj. Sepse e besoj me forcë dhe e shoh me shikim të ngurtë e të qartë. Mos u besoni atyre që thonë: “Këtë gjë e di shumë mirë, prandaj nuk e shpreh dot”. Sepse nëse nuk e shprehin dot, kjo do të thotë që nuk e dinë ose që nga përtacia janë ndalur te lëvorja.
Nuk kam shumë opinione. Në fund të jetës, njeriu vëren se ka harxhuar vite të tëra që të sigurohej për një të vërtetë të vetme. Por një e vetme, nëse ajo është e dukshme, mjafton për drejtimin e një ekzistence. Për mua, unë kam me siguri diçka për të thënë për individin. Për të duhet folur me ashpërsi dhe, po të jetë nevoja, me përçmimin e duhur.
Një njeri është më tepër njeri nga gjërat, për të cilat hesht sesa nga gjërat që thotë. Ka shumë nga ato, për të cilat nuk do të flas. Por jam shumë i sigurtë se për të mbështetur gjykimet e tyre të gjithë ata që kanë dhënë vlerësime për njeriun, e kanë bërë me shumë më pak përvojë se ne. Arsyeja, zgjuarsia prekëse ndoshta e ka parandier se çfarë duhej vërejtur. Por epoka, rrënojat dhe gjaku i saj na mbushin plot me të vërteta. Për popujt e lashtë dhe madje për më të mëvonshmit deri në erën e makinave, është e mundur të viheshin në balancë virtytet e shoqërisë e të individit, dhe të përcaktohej se kush duhej t’i shërbente tjetrit. Kjo gjë është e mundur fillimisht falë kësaj lajthitjeje të ngulitur në zemrën e njeriut dhe sipas së cilës qëniet janë krijuar për t’u bërë ose për t’u kërkuar shërbime të tjerëve. Kjo gjë ishte ende e mundur se as shoqëria as individi nuk i kishin treguar gjithë aftësitë e tyre praktike.
Albert Camus

NGADHENJIMI (Nga Miti i Sizifit)
 

dr love

Locus omnem
E doja çmendurisht. Përse dashurojmë? A nuk është e çuditshme që për dikë, të ekzistojë në botë një qenie e vetme, një mendim i vetëm, një dëshirë e vetme, një emër i vetëm? Një emër që çel nga buzët, që vërshon si uji i një burimi, që ngjitet nga thellësitë e shpirtit dhe përsëritet pa reshtur, kudo, si një lutje.
Nuk do të tregoj këtu historinë tonë. Dashuria ka vetëm një histori, që ripërtërihet ngaherë. U njoha dhe u dashurova me të, kjo është e gjitha. Dhe jetova një vit në ëmbëlsinë e saj, në krahët e saj, me ledhatimet e saj, me shikimin e saj, me rrobat e saj, me fjalët e saj, mbështjellë, lidhur, prangosur në gjithçka që vinte prej saj, plotësisht, saqë nuk dija më nëse ishte ditë apo natë, nëse isha i gjallë apo i vdekur, nëse isha mbi tokë apo tjetërkund.
Dhe një ditë ajo vdiq. Si? Nuk di, nuk di më. Në një ditë me shi u kthye në shtëpi e lagur dhe të nesërmen filloi të kollitej. U kollit një javë të tërë, pastaj zuri krevatin.
Çfarë ndodhi? Nuk e di.
Mjekët vinin, shkruanin receta, iknin. Dikush sillte ilaçe dhe një infermiere ia jepte. Duart e saj digjnin, balli i qullur dhe i përvëluar, shikimi i shndritshëm dhe i trishtuar. I flisja, më përgjigjej. Për çfarë flisnim? Nuk e di. Kam harruar gjithçka, gjithçka ! Më kujtohet frymëmarrja e saj e dobët kur vdiq. Ajo frymëmarrje aq e dobët, e fundit. Infermierja tha:
“Ah!”.
Dhe unë e kuptova. Kuptova.
Nuk dija më asgjë. Asgjë. Pashë një prift që shqiptoi një fjalë:
“E dashura juaj ?”.
Mu duk se po e fyente. Meqë kishte vdekur, nuk kishin të drejtë ta kujtonin atë formalitet. E ndoqa priftin. Erdhi një tjetër, që u tregua shumë i mirë, shumë i sjellshëm. Qava kur më foli për të.
Më kërkuan njëmijë gjëra lidhur me funeralin. Nuk di më, por më kujtohet mjaft mirë qivuri, zhurma e çekiçit kur i mbyllën kapakun. Ah, o Zot, o Zoti im!
E groposën. E groposën! Ajo në atë varr! Disa miq ishin të pranishëm. Ika. Vrapoja. U enda gjatë rrugëve. Pastaj u ktheva në shtëpi ditën tjetër dhe u nisa për një udhëtim të gjat

Guy de Maupassant




E vdekura
 

Hektor12

Locus omnem
“Trokitje”
Isha njëzet vjeç dhe pyeta: “Kur do ta njoh?”
Në njëzetë e pesë thashë: “Kur ta kem njohur, do të jemi gjithmonë bashkë”.
U bëra tridhjetë dhe ne ishim bashkë. Në tridhjetë e pesë ishim përsëri bashkë.
Po mbushja dyzetë kur bëmë udhëtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtëm, por kthimi ishte njëlloj si prej botës së përtejme: Njëri prej nesh u tjetërsua aq shumë, sa e humbi toruan edhe tjetri.
Në dyzet e pesë u ndamë.
Pesëdhjetë vjeç i trokita në derë. Doli dikush dhe më tha:
- Ajo po fle. Ke ndonjë porosi?
- Jo, – i thashë, – vetëm desha të di nëse është mirë.
- Ajo është mirë, – tha.
Ende s’jam pesëdhjetë e pesë që ta di nëse është zgjuar nga gjumi dhe a vazhdon të jetë mirë.
Ndoshta kur të bëhem gjashtëdhjetë, do të pyes veten: “A do ta shoh më?”
Nëse në gjashtëdhjetë e pesë nuk do të jetë ajo që do të trokasë tek unë, shtatëdhjetë vjeç do të martohem me një tjetër. Kam frikë të plakem, por sidomos kam frikë të vdes, pa pasur pranë një dorë gruaje.
 

Hektor12

Locus omnem
Kur shikimi i saj humbi ngjyrën e artë të diellit, sytë i ndeshën në ballkonet e fqinjve të saj. Nëse në apartamentin ku ajo banonte, jetonin pesëmbëdhjetë familje, dymbëdhjetë prej tyre kishin emigruar. Si zakonisht, fqinjtë e saj( ashtu si Mimoza, deri vitin që kaloi) kthehenin për një kohë të shkurtër në shtëpitë e tyre. Gjatë qëndrimit të tyre, ashtu si ajo, nuk i përkushtonin ndonjë kujdes ballkonit. Kohën më të madhe ata e shpenzonin për të kryer vizita të detyrueshme familjare, legalizim dokumentash apo shëtitje në bulevardin e mrekullueshëm të qytetit.
Mimoza i vizitoi me sy të mprehtë, të gjithë ballkonet e braktisur, një nga një. Muret e ballkoneve ishin nxirë, plasaritur pjesërisht nga lagështia, pjesërisht nga verërat e nxehta elbasanase.
Saksitë e luleve ishin nxirë, lerosur nga gjethet e thara të luleve. Në cepet e disa ballkonëve ajo dalloi me syrin e saj optik, grimca rëre të ngjitura në mur. Ato ishin gjurmët e foleve të prishura nga erërat e tërbuara të krastës, ose shenjat e tentativave të dështuara të dallëndysheve për të ndërtuar aty folenë e tyre të re. Dhe dallëndyshet nuk guxonin të ndërtonin aty sërish folenë e tyre. Këtë ajo e vëreu edhe tani, rastësisht, kur disa dallëndyshe vërshuan me shpejtësi brënda, dhe dolën nga ballkoni i fqinjit të saj emigrant, me të njëjtën shpejtësi.
Mimoza shpërtheu në të qara. Gëzimi i saj- që dallëndyshet e kishin ndërtuar folenë e tyre në ballkonin e saj) ishte mjaft i vogël, kundra hidhërimit që i shkaktonin trembëdhjetë ballkonet të cilët dallëndyshet i kishin refuzuar.
“E njihja shumë mirë shprehjen e urtë popullore, se një dallëndyshe nuk e sjell pranverën. Megjithatë nuk e pata përfytyruar se do të ishte aq e vështirë”- belbëzoi ajo e përlotur.
E megjithatë Mimoza u përpoq ta mundë trishtimin që i krijuan ballkonet e braktisur.
“Mirë e pati Agimi. Ne poetët i duam të gjitha. Më mirë të isha një besimtare. Të paktën ata jetën në tokë e shohin si të përkohëshme, për këtë edhe kënaqen me pak, njëlloj si Agimi.
"Pa bëhu burrneshë, Mimoza. Kurbetit i the lamtumirë. Këndej e tutje në pranverë do jeshë në atdhe”
Me fjalët e Agimit ajo u përpoq t’i jipte kurajo vetes.
Entuziazmi i saj zgjati për të satën herë vetëm disa sekonda, mbasi dallëndyshet me bishtin e tyre të bukur në formë gërshëre, u shfaqën përsëri të shqetësuara në horizont. Ato vizituan për ironi të fatit përsëri dy ballkone të tjerë, gjithashtu të braktisur.
Atë çast ajo përfytyroi karavanin e dallëndysheve të fluturonte krejtësisht në drejtim të kundërt me karavanin e emigrantëve. Solli ndër mend, fqinjtë e saj kokulur.
“Ata nuk i kanë parë ose nuk kanë guxuar ta ngrinë kokën drejt qiellit shqiptar. Po ta kishin bërë këtë, do shihnin turmën e madhe të dallëndysheve të gëzuara, të fluturonin plot shpresë e gëzim drejt ballkoneve apo çative të shtëpive të tyre të braktisura. Po ta kishin ngritur kokën do kishin parë dallëndyshet dhe ndoshta edhe do të qanin, ashtu siç qaja unë dikur. Pjesa e madhe e mban kokën ulur, duke përtypur çumçakëzë plot neveri e vështruar herë me frikë, herë vëngër fytyrën e thartë të doganierëve grekë apo italianë, duke shfletuar ethshëm fletushkat e pasaportës, e mbas shumë lëvizje duarsh, rrotullime të ankthshme syshë, të hedhin me forcë të tepruar vulën e kalimit kufitar”
Dhe gëzimi që të krijon në shpirt ajo vulë Mimoza e dinte mjaft mirë, se nuk zgjat më shumë se një minut.
“Oh sa e vështirë qenka kjo jetë? Keq ta mbashë kokën lart, keq ta mbashë kokën varur. Por unë do zgjedh ta mbaj kokën lart e të qaj. Po po. Më mirë të qashë me kokën lart, sepse atëherë të paktën dielli t’i than lotët dhe unë ua bëj me dorë dallëndysheve”
“Po ta mbash kokën poshtë, lotët do ta ndjekin çdo hap tëndin mbi tokë. Toka ku do shkelesh do jetë e përlotur; ajo do shndërrohet moçali i lotëve tuaj” vazhdoi ajo të monologonte duke iu marrë fryma.
E hutuar krejtësisht, ajo filloi tia bënte me dorë dallëndysheve të drejtohenin për në ballkonin e saj dhe ndërtonin atje foletë e tyre të reja. Ajo vazhdoi plot shpresë për disa minuta të valëviste duart në ajër, tia bënte me shenjë dallëndysheve të kthehenin përsëri.
Ndërsa Mimoza po lotonte me kokën lart, drejt diellit muzgor, ajo pa për të satën herë dallëndyshet të merrnin arratinë duke mbajtur në sqepin e tyre të palodhur, fije kashte, flokë kuajsh apo grimca të ngrohta balte, në kërkim të një çatie me oxhak të ndezur.


Rezart Palluqi
 

Hektor12

Locus omnem
Të dëshiroj tani!
Këtu.
Dhe në këtë çast.
Ta sfidoj veten duke të frymëzuar ty.
Të mbushem me jetë duke drithëruar në gjirin tënd ndërsa ti të ndihesh e gjallë në shtrëngimin tim.
Nuk dua të bëhem nga ata që thonë: "Nesër! Ka kohë"
Nuk dua ta pres këtë ditë të duhur sepse e di se çfarëdo që të bëj kjo ditë kurrë nuk do të vijë.
Çdo ditë e re do të kalojë. Do të ikë dhe do të tretet.
Si shumë të tjera para kësaj dhe si shumë të tjera që do të vijnë.
E fuqizuar nga hezitimi e hidhura nga sot do të shtrihet në të nesërmet e mëpastajme dhe do t'i bëjë hije diellit të lumturisë.
Andaj të dua tani.
Këtu.
Dhe në këtë çast.
E nesërmja kurrë nuk mund ta zëvendësojë magjinë që e ndiejmë sot.
Sepse dashuria nuk guxon të pres.
 

Hektor12

Locus omnem
Ti do që bota të ndalet.
Dhe, bashkë me të, të ndalet edhe dhimbja që na është pjekur në shpirt.
Ti do që bota të ndalet.
Dhe të derdhen të gjithë lumenjtë.
Por a mund të shpërlahet mërzia?
A mund të ngjitet ajo që është thyer?
Mos vallë e ke mësuar sekretin si të ndihemi përsëri të plotë?
Nëse po!
Ma trego edhe mua sepse dua të tërën ta provoj edhe njëherë nga fillimi.
 

Hektor12

Locus omnem
Jashtë bën dimër, por në shpirtin tim rri ndezur një flakë!
Dita i ka lënë vend natës e nata shpejt do t’i lërë vendin prapë ditës, por sërish flaka do të rrijë ndezur. Do të rrijë ndezuri drita e kandilit, sepse në vend të vajit, ushqehet me shpirtin tim. Dhe kjo më mërzit! Më mërzit ngaqë e di se shpirti është i pavdekshëm e kështu flaka nuk do të fiket as në pafundësi.
Si është e mundur që në këtë botë ende ekziston dikush si ti? Dikush që të njeh vetëm duke ndjerë sinjalet e shpirtit? Dikush që i bën të gjitha duke mos bërë asgjë? Që ta dhuron botën edhe pa e kërkuar atë?
Si është e mundur që ti ekziston?
Si nuk nxitova dhe nuk të gjeta më herët?
Pse ta çoja dëm këtë pjesë të jetës që kam jetuar deri tani?
Si jam sjellë aty përreth teje, por tërë kohën kam qenë i verbër?
O Zot! Pse m’i dhe sytë, kur nuk më mësove që të shihja?
Sonte gjithë qenien time përshkon një mall që mund të mbështjellë edhe vetë botën. Një mall për atë që nuk e pata kurrë, por që çdo atom i shpirtit tim e ndien se ajo në të vërtetë ka qenë gjithë kohën këtu.
Tiparet e saj ishin fshehur copëza-copëza, të shpërndara në të gjithë njerëzit që më kanë dashur. Te dikush ishin flokët. Te dikush sytë. Te dikush tjetër ishte buzëqeshja.
E si mund të mos ndiej mall unë?
Si mund të mos ndiej mall kur, pas shenjave të tua, vrapova tërë jetën?
Si mund të mos ndiej mall kur gjithçka në jetë më ka përgatitur për këtë ditë? Këtë ditë kur do të flakja tutje koracën e padijes dhe do të hapja krahët e shpirtit, që më në fund edhe unë të jetoja?
Gjithçka në këtë botë mund të labërgohet, të thyhet e të copëtohet. Gjithçka mund të bëhet copë e çikë dhe më pas ta marrë me vete ndonjë lumë apo ndonjë erë! Gjithçka mund të copëtohet, por malli im kurrë!
Sonte, kur më përvëlon më shumë se kurrë malli në shpirt!
Sonte, kur aty, si në një betejë apokaliptike, përplasen gëzimi dhe mërzia. Gëzimi që më në fund të gjeta dhe mërzia e madhe pse u vonova!
Do të doja që, vetëm sonte, malli për ty të ishte i thurur nga fjolla bore, sepse atëherë do të shkrihej posa ta prekja me dorë!
Do të shkrihej e ndoshta pastaj unë mund të flija.


(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Sa gënjejnë ata që thonë se e ke tërë jetën përpara!
Si mund ta dinë këtë?
E tërë jeta përpara nesh mund të jetë vetëm edhe një sekondë më tepër.
Ne sillemi sikur të jemi të pavdekshëm, por e vërteta është se askush nuk e ka të sigurt as edhe një minutë më shumë në këtë botë. Fundi mund të rrijë fshehur para gjithkujt, duke pritur në pusi, në kthinën tjetër të radhës.
E tëra që kemi është ky çast, ky ‘tani’, ky për të cilin jemi të vetëdijshëm e që ikën ende pa arritur ta shijojmë.
Sa herë ndodhesha në udhëkryqe, sa herë lodhesha, sa herë ndieja peshën e zilisë dhe intrigave, sa herë prisja ndihmë nga të tjerët, isha vetë unë ai që në fund i jepja kurajë vetes.
“Pavarësisht se çfarë të thonë, pavarësisht sa përpiqen të të shkurajojnë, mos hiq dorë. Ndiqe ëndrrën tënde!”Këto fjalë ia thosha vetes dhe vazhdoj t’ia them sa herë gjendem në situata të ngjashme.
Ndërsa ti, ti që ende hamendëson, mos prit që të vijë dikush e të t’i mbushë bateritë. Jepi kurajë vetes. Jetoje të tashmen, sepse përndryshe jeta shndërrohet në një ritual shterp të kujtimit të ëndrrave të largëta. Ëndrrave që nuk pate guxim t'u japësh jetë!

(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
U përula si kalorës i kohëve të shkuara.
Buzët e prekën lehtë lëkurën e butë të dorës së saj.
Një çast i vetëm.
Shumë i shkurtër për t'u parë nga anash.
Por rrufeshëm i thellë në ndjesinë e pakohë.
U ndjeva i vogël para hijes së kësaj zonje të rëndë.
Dhe aty për aty e kuptova pse ndër vite e kisha admiruar në heshtje.
Me miliona imazhe mu vërsulen duke më mbërthyer në dehjen e fantazisë pakufi.
Herë ajo dhe herë unë ...
Një lojë e pafund.
Ajo e lodhur nga gënjeshtarët e dashuruar në vete ndërsa unë i mërzitur nga kukullat pagjak.
Një duet që nuk ndalet së kërkuari diçka më shumë.
Dhe më pas çasti kaloi.
Ajo e tërhoqi dorën ndërsa unë u përpoqa ta përmblidhja veten.
Mu duk se pash diçka në buzëqeshjen e saj.
Mos vallë të dy kaluam nëpër të njëjtin vegim?
Apo ndoshta njeriu e sheh vetëm atë që zemra ia dëshiron
.
(A.R)
 

Hektor12

Locus omnem
Si ta shëroj vetminë?
Jam fshehur nëpër rrëmuja.
Jam dehur me të panjohur.
Jam lodhur duke shpikur detyra të reja për veten.
Kam provuar të iki.
Sa më larg nga ti.
Por ti gjithnjë je aty.
Si hije, që bëftë më shfaqet sapo i mbylli sytë.
Ti je jehona e jetës, që dëgjohet në të gjitha kthinat e shpirtit tim.
Pasqyra e të vërtetës, ku e ardhmja zbehet para vrullit të kujtimeve.
Imazhi, që ma trullos të tashmen.
Më trego si ta shëroj vetminë?
Apo vërtetë nuk mund të harrohet dikush, që ia vlen të kujtohet?

(A.R)
 

Soleil

Valoris scriptorum
Sapo me ra rruga nga ty..ke pak kohe per mua dhe per valixhen time te cmendur ?
Nje stilolaps, nje bllok dhe nje lemshnaje e vertete ne koke dhe ne shpirt..por them se ja gjeta anen pffffffff..ora 1 e 30 e mengjesit dhe pa ndehur I rikthehem cmendurise e te shkruarit..eshte e habitshme..vite perpara shkruaja e shkruaja..e shkruaja dhe isha e bindur qe ti do ti lexoje nje dite..por nuk e dija as si quheshe,as c’pamje kishe..thjesht parandjeja qe nuk do vonoje dhe shume ..ska asgje jasht te zakonshmes..thjesht, bukur, paster dhe kthjellet..me keto kater fjale po pershkruaj ate cka ti po me dhuron..dhe e ke bere qe diten e pare qe kemi folur sebashku..do kisha dashur shume qe keto 26vite t’I kisha kaluar me ty, ndoshta do isha nje person me I mire sec jam sot, fale teje..por kjo nuk do te thote qe nuk dua te kaloj te tjere me ty :p
E frikshme..akoma me kap gazi dhe qesh rrugeve ose kudo qe te jem..njesoj sic qesh femija kur zbulon nje thesar te cilin me krenarine me te madhe do t’ia tregoje gjithe botes ..se cka arritur te shtjere ne duar dhe sa I lumtur eshte ne ato momente..e ke parasysh tani se cfare buzeqeshje idjoteske kam te stampuar diku neper fytyre? Dhe ti ke guximin me pyet pse?? Ta them une..sepse nje mendim I shpenzuar me ty dhe per ty, per mua eshte hajmalia qe mbaj me vete ngaqe nuk te kam afer..por nuk merzitem, sepse e di mjaft mire qe gjerat e mira dhe qe na bejne te ndjehemi ok me veten dhe me gjithe boten behen ngadaaaale
Nje djall e di sa do doja te te kisha ketu thjesht per te pare ti me syte e tu se cfare ndodh me mua kur nuk te kam afer,..por kam 1001 gjera te tjera qe dua qe ti ndaj me ty, kjo eshte pak, eshte shume nuk e di..di ate qe cdo dite e me shume dua te zgjohem me idene qe ti diku verdallosesh neper dhome,me nje sy hapur e nje te mbyllur,qe duhet te hap laptopin e gjore qe rri tere naten stand bye,me floket si koshere bletesh dhe me dozen e embelsise qe ti nxjerr nga vetja..vendos ate aureolen tende mengjesore pa te cilen dielli tek dritarja e syckave te mia nuk lind..ti ndoshta ne keto momente po mendohesh cne gjithe ky frymezim..por pa me thuaj, ka poet pa muze? Pastaj, nje secret te vockel, kam lindur ne te njejten dite me Honore de Balzac :pquaje dhurate te cmuar nga atje lart
Nuk dua as te bej filozofen e aq me pak “bella figura” me ty..nuk po arrij akoma te gjej fjalet per te te shpjeguar pse-te e sjelljeve te mia, qe nga te qarat e deri tek te qeshurat..(mos u habit nga “romani”, e kam zakon te shfryhem me nje ngjizje mes letres dhe stilolapsit)po per momentin po i le menjane pse-te per te te shpjeguar sado pak, me menyren time,me fjalet qe di dhe fjalet qe kam mesuar qe kur ti je bere pjese e imja, kete lemshin shume ngjyresh ndjesish qe eshte prezent ne cdo hap qe une hedh..qofte kur kaloj rrugen,qofte kur udhetoj me mendje per te te arritur ty..
....periudha kur nisi te formohej lemshi, ne fakt une kam qene e zene duke ngritur mure rrethuese mundesisht edhe me garthore ne mendjen time qe “nje si ty nuk ekziston, nuk eshte real...oooooo zgjohuuuuuuuu dreqi ta haje!”dhe jo sepse ti kishe fytyren me joshese qe me kishin zene syte, as per zerin e embel dhe burreror ne te njejten kohe..po per ate cka me percillje mua.
Ndoshta do t’u vije dita qe t’ua gjej emrin dhe ti stivos diku neper kujtime..ne fakt u cova me nje deshire te pa mate per ti dhene vetes luksin e te shkruarit nje letre “pa doreza” mbushur me ndjesi dhe emocione J dhe mendimet pas lemshit po bejne nje koreografi tangoje qe c’te te tregoj..nga t’ja nis..kercejme? jo jo..e leme per me vone..ku e lame? Ah po..nuk di te te shpjegoj se sa nen toke dhe nen qiell jam gjendur pa pritur ditet e para qe dolem bashke..ti qe pyesje vazhdimisht c’ke qe c’fryn? C’po mendon ajo koka jote e ndritur ? nuk kisha frike as nga ty e as nga vetja..kisha frike nga liria, puthjet e sheqerosura dhe nga fakti qe qysh ne momentin e pare doja te te beja timin..ne nje forme apo ne nje tjeter..ja..fillova me gjera romantike une..por mos u tremb..nuk duhet te trembesh nga une e aq me pak nga ajo c’ka ndjej kur jam me dhe pa ty.. nuk eshte faji im qe per dite dashurohem gjithnje e me shume pas gjerave te vecanta qe vijne nga ti..Uroj mos kesh ngaterruar adrese dhe te me thuash : “me fal, e tera kjo s’ishte per ty!” por, edhe po erdhi ajo dite,kembet serisht ne toke, dhe do vazhdoj te eci..por jo me te njejtin ritem..do kem nje rendese me vete qe kete udhetim do ma beje me te:) lodhshem..
 

Soleil

Valoris scriptorum
mengjeset me ty ...me asgje nuk i nderoj....aureola epshndjellese qe ngrihet mbi konturet e fytyrs tende engjsatane mund te jete nje mrekulli e nenes natyre ose le te themi gabimi me vetedije te plote i Zotit...........

Mengjeset me ty....nuk kane te mbaruar.....nen carcafet e pafajsise enden kockat e tua asimetrike te cilat kane forcen e rrufeve qe godasin trupin tim te lodhur nga perhumbjet e shumta ne syte e tu...

Mengjeset me ty jane te paharruara....embelsia e prekjes tende i ben ato magjike...mistike....enderrimtare...pasionante..


me ndjek i dashur???????

Mengjeset me ty ia dedikoj vetem vetes sime......me fal zemra ime per egoizmin e pa mate qe po shfaq por keto momente qe mua me mbajne gjalle s'mund t'i ndaj me askend.sepse mengjeset me ty jane eklipsuar nga dashuria jone!!!!jane aq te rralla sa nuk do te guxoje njeri te mi marre........


MENGJESET ME TY JANE MALLKIMI ME I MADH I NJE ZEMRE QE TE ADHURON..
 

Hope

dans ton coeur
-Ishte nje pasdite ne ate oborr te atij vendi te qe mua me dukej aq i ftohte...
Isha e perhumbur aq thelle ne mendime,mendoja,mendoja per gjithcka...
Ne nuk na kishte ndare vetem lagesia dhe kilometrat qe ndodheshin mes nesh tashme rruget e zemres tone ne te dy i kishim ndare kohe me pare...
Ashtu e perhumbur isha drejtuar me dyte drejte qiellit,
ndoshta si gjithmone duke ju lutur Zotit per ta kuptuar c'fare ndieje ti ne zemren tende...
Ndersa permendem shoh se dhe qielli kishte marre formen Dashuri...

Koha kaloi dhe duket se Zoti ju pegjigj pyetjes time ne u bashkuam se bashku pasi qe zemrat qe duhen,asnjehere nuk shuhen...
 

Soleil

Valoris scriptorum
No sens!

Une jam no sens..ti…ajo qe po ndodh..ajo qe iku…ajo qe do vij..cfare dreqin bera me veten time? Cfare rruge iu futa? Cfare me bere? Une nje guricke ne mes te nje rruge te pasigurt nga koha..dhe si gjithnje..kujtdo t’ja drejtosh keto pyetje do te te pergjigjj thate dhe me peshtyme anash buzeve : eh..keshtu e kane keto gjera..! cilat gjera??? Kujt I more leje qe hyre ashtu tek une? Ku e gjete celesin te cilin une e kisha fshehur prej vitesh? Jo..s’ka mundesi..nuk eshte duke ndodhur..s’ja fal vetes…pre’ e emocioneve? Emocioneve qe te lene me nete te tera pa gjume, qe te bejne te mendosh ndryshe..te shijosh nje piano te vjeter..te ndjesh eren e shiut..t’u vesh emra yjeve ne mes te dites…no sens…e gjitha kjo eshte no sens..po pse ti ja gjete sensin edhe une akoma? Epo ka dicka qe nuk shkon tek une atehere..c’te jete valle ky pseudo monolog qe po bej ne kete ore te vone? Sheeeeeeeeet…cfare? Po tani ku te fluturoj..krahet mi nxorre nga aty ku I kisha fshehur..me ler ti perdor..ose ti pres..do jete e dhimbshme..por nuk prish pune, jemi mesuar tashme..te cmendemi ne prag vere..te humbasim aty ku ndjehemi te sigrut se s’do te na ndodhe asnjehere…ti pres krahet? Apo do te ta jap ty kete luks…meqenese ti arrite ti nxjerresh..jo jo! Mi ler dhe pak ..qenka qejf kur fluturonke vend e pa vend..kohe pa kohe..perplasje pas perplasjeje..vendos..mi prij qe mos te fluturoj me dhe ti jap sens ecjes sime ne kete bote..edhe pse kjo bote me mua ne krye eshte no sens…
 

Soleil

Valoris scriptorum
Jam i lodhur duke para fytyra femrash të rrethuara nga botox .Gjinj të tejmbushur , të copëtuar nga konkurrenca , prapanica të ekspozuara ,taka dhe truke kozmetike , gjeste të vështira për gratë e lirshme ,tashmë të padallueshme edhe nga ato të zanatit ...
Dëshiroj të shikoj femra me feminitetin e tyre , me sjellje të butë ,me buzëqeshje plot hir ,lëvizje joshëse , me fjalë të ëmbla dhe të sigurta në të njëjtën kohë .Me mendime origjinale dhe të reja .
Dëshiroj të shikoj femra të pavarura , jo skllave të burrave që sakrifikojnë dinjitetin e tyre .Femra me zemra prej akulli të shkrirë ,shoqe dhe mike të meshkujve ,të lira dhe të sinqerta .

|Charles Bukowski|

Dashnori i perjtshem i germave!! gjigandi Bukowski.. :)
 
Top