Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
RRËFIME DASHURIE



ASAJ


I
Si kombet me vetija e mendime të thjeshtë q’i falen një fytyre gdhendur në gur a dru; si kombet më të qytetëruar, që rrinë
me orë dhe luten përpara një fytyre bërë me ngjyrë vaji a dy copëra drurë të bashkuar; si ata kombe që marrin me muaj udhë që të venë t’i falen gurit të zi; si ata të moçmit q’i falen diellit, zjarrit, shikonin me adhurim të thellë yjtë dhe bëheshin therrorë për perëndit’ e perëndeshat, a si ata që dhe sot shtrihen e shtypen nën qerre të Budës; ashtu dhe unë, o e bukura ime, dua t’u falem dy yjeve që janë më të bukur se gjith yjt’ e qiellit, dy yjve që janë syt’ e shkruar të tu dhe të bëhem hi, o e dashura ime, nën këmbët vogëloshe tënde!


Vjeshtë, 1905
 

Hektor12

Locus omnem
II
Në është vërtet se zemra jote s’rreh kurrë për mua,- ashtu si ke dashur të më thuash,- në është vërtet se fytyra ime nuk zë asnjë vënd në ëndërrimet e tua, pse, o e bukura ime, kur më sheh ngadalëson çapnë, pse më lëshon vështrimn’ e atij syri të shkruar?
Nuk e di si më buçet dhe më zjen gjaknë ay vështrimi yt kaq i qetë dhe i ftohtë? Nuk di ti si më çpon zemrën ay vështrimi ngjyrë qielli?
Vështrimi yt është si një shtizë në dorë të një djali që lot me një zog; vuajtjet e shpesit i heq dhe zemra ime. Të lutem, pusho, pushoje këtë lodër të gjakme! Po ç’them unë! Shtjermë, shtjermë syt’ e tu, se vështrimi yt, o e bukura ime, m’i thjeshtë se frym’ e Jehovajt, i jep gjëllim shpirtit tim.


Prill, 1906
 

Hektor12

Locus omnem
III
Pse ikën ashtu nga unë?
Nuk e di që dashurija është me krahë dhe m’e shpejtë se vrapi yt?
Dashurija ime të është qepur si hija. Kudo që të vesh, të ka për të rënë pas, kudo që të jesh do të dalë përpara dhe, kur të na ndajë një mërgim i madh, hija ime prapë të ka për të ardhur pranë. Malet, fushat, njerëzit s’kanë për të na ndarë, se shpirti im është qepur pas shpirtit tënt, se trupi im të ka për të kujtuar gjithnjë. Edhe vdekja kur të më marrë nga kjo botë, edhe ahere hija ime, e dashura e tmerruar, ka për t’ardhur të të gjejë në të mugërit e në t’errëtit. Edhe, kur për ty,- ah, dua të jetë shum’ e largme,- do të vij’ ora që të shuhen ata sy q’i dua kaq dhe të bëhet hi ay trup i bukur,e dhe ahere, mos pandeh se do të shpëtosh nga ndjekja ime; shpirti im të ka për të ardhur gjer në varr, se shpirti im është qepur pas shpirtit tënt dhe trupi im ka për të të kërkuar gjithnjë; ahere, brenda në varr t’errët e të ftohtë, eshtrat do të dridhen, se në dashuri do të jem gjithnjë besnik.


Shënëdre, 1906
 

dr love

Locus omnem
Nete te bardha

…Enderrtari, po t’i bejme nje perkufizim te hollesishem, nuk eshte njeri, por, si me thene, nje krijese e gjinise se mesme. Gjallon te shumten e kohes ne ndonje kend te humbur, a thua se i fshihet edhe drites se diellit dhe, me t’u mbyllur ne shtepine e tij ngjitet pas saj si kermilli pas guackes, ose se paku i ngjan shume, ne kete drejtim, asaj kafshes interesante qe eshte kafshe dhe shtepi njeheresh dhe qe quhet breshke…

Fyodor Dostoevsky
 

dr love

Locus omnem
“- Instinkti i vetmbrojtjes është një ligj i madh i njerëzimit...
- E kush ua paska thënë këtë? – thirri Eugjeni- Që ajo është ligj ajo dihet, por, vepron po me atë forcë sa edhe ligji i shkatërrimit, madje edhe i vetshkatërrimit. Pse vetëm ligji i vetmbrojtjes na qenka më i plotfuqishmi?
-... Është e vërtetë, ligji i vetshkatërrimit dhe ligji i vetmbrojtjes në botë janë njëlloj të fuqishëm”

Fyodor Dostojevski
 

dr love

Locus omnem
“Hijet janë copëza, janë fragmente të botës tjetër, janë fillimi i saj. Një njeri i zakonshëm nuk ka përse i sheh, ai është një tokësor dhe pikë. Si i tillë ky duhet të bëjë vetëm jetën e këtushme... Po të sëmuret, po t’i prishet sado pak rendi i përditshëm i organizimit të jetës, krijohet mundësia e shfaqjes së botës tjetër; sa më i sëmuri njeriu, aq më të shumta janë pikat e takimit të tij me këtë botë, pastaj, kur vdes, kalon i tëri në atë botë!” Kam kohë që vras mendjen për këtë. Kush beson në jetën tjetër, e pranon menjëherë këtë logjikë.

Fyodor Dostojevski
 

dr love

Locus omnem
Letra e një të çmenduri

Doktori im i dashur, jam në duart tuaja. Bëni me mua atë çka ju duket më e drejtë. Po ju përshkruaj hapur gjendjen e mendjes sime, kështu ju gjykoni se është më mirë t’u nënshtrohem kurave në ndonjë sanatorium apo të mbetem pre e halucinacioneve dhe e vuajtjeve që po më mundojnë.

Ja historia e gjatë dhe e vërtetë e së keqes së vecantë të shpirtit tim. Po jetoj si çdo njeri tjetër me sy të verbër e të hapur ndaj jetës pa u çuditur e pa kuptuar.

Po jetoja siç jetojnë të gjithë, duke parë jetën me sytë e hapur e të verbër të njeriut, pa u çuditur dhe pa e perceptuar.

Jetoja si kafshët, siç jetojmë të gjithë ne, duke kryer funksionet e ekzistencës, duke ekzaminuar e duke besuar se shikoja, duke besuar se dija, duke besuar se njihja atë çka më rrethonte, derisa një ditë kuptova se e gjitha kjo është false.

Gay de Moupassant
 

dr love

Locus omnem
YJET NUK VISHEN KËSHTU





Sikur të mos isha kaq e trishtuar do të isha e lumtur. Po qëmton shi? Nuk dalloj dot ç’bëhet jashtë. Do isha e lumtur, sikur të mos më kish kaplluar kjo dhimbje e pabesë. Fundja më mirë kështu, po kthehem atje ku isha betuar të mos kthehesha kurrë. Me këtë vend s’më lidh më kurrgjë, ndaj po iki, por s’do të kisha ikur, sikur të më kishin lënë të jetoja. Jo, ky që dëgjoj nuk është shi. Është shushurima e detit që shkryth eshtrat.
Si do më bëjë zemra të dëgjoj kujën tënde kur të më shohësh? Nëne, ç’nuk do të kisha dhënë për të të përqafuar. Por do të më duhet veç të të duroj ulërimën, pa mundur të të marr kokën në krahëror: shshsht nëne, tani jam unë këtu, kaloi, iku dhimbja, tani jam këtu e s’duhet të rënkosh më, të kujtohet që ma ke premtuar? Veç të jemi pranë e gjithçka bëhet e kapërcyeshme, helmi i mendimeve, pabesia e diellit, madje edhe ftohtësia ngjyrë blu e hënës. Por nuk do të mundem të çel fjalë, e shpirti ma di si do ta duroj atë çast.


ELVIRA DONES
 

dr love

Locus omnem
Po jetoj nje jete te atille ku njoha si parajsen ashtu dhe ferrin. Jetova nje dashuri te atille ku njoha dhe pasionin dhe humbjen. Kur disa po e shikonin jeten nga rreshti i pare , un gjeta nje skene dhe loza. Me kishin caktuar nje rol te atille qe e lexova , e rilexova por nuk e kuptova . Ndonjehere fola me veten ne shtepi , dhe u zemerova dhe qesha me gjendjen time. Pastaj i thash vetes " Jepi fjalen vetes tende " : Nese e dashuron detin do te dashurosh dhe dallget. Nese do te te duan ne fillim duhet te dish te duash. Nese deshiron te fluturosh duhet te dish te rrezohesh . Nese jeton duke pasur frike , behesh thjesht spektator ndaj jetes. Jetova nje jete te atille ku njoha heret udhetimet e fundit . Koha ishte aq e shtrenjte , per ket arsye kam nxituar gjithmone .......

( F. Nietzsche )
 

dr love

Locus omnem
Absolutisht, gjëja më e mrekullueshme, më shumë se perëndimet, më shumë së fluturimi i një zogu, është një femër në rilindje. Kur ringrihet në këmbë pas katastrofës, pas rënies. Kur dikush mund të thotë: mbaroi. Jo nuk ka mbaruar kurrë për një femër. Një femër ringrihet gjithmonë, edhe kur nuk e beson, edhe kur nuk e dëshiron.Nuk flas vetëm për dhimbjet e pafund, për ato plagë të shkaktuara si nga mina anti njeri që të shkakton vdekja apo sëmundja. Flas për ty që kjo periudhë nuk mbaron kurrë, që po luan me ekzistencën në një punë të vështirë, që çdo mëngjes është një provim më keq se në shkollë. Ti gjykatëse e papërkulshme e vetvetes, që nga mënyra sesi shefi do të të vështrojë do të vendosësh nëse je në lartësinë e duhur apo se duhet të dënohesh. Dhe kështu ky provim nuk mbaron kurrë... Kudo që të kesh qenë ke qenë ngushtë: në lidhjen tënde, në punën tënde, në vetminë tënde. Dhe ishte krizë dhe ke qarë. Zot sa qani! Në stomak keni një burim uji. Ke qarë ndërsa ecje në një rrugë të populluar, në stacionin e metrosë, në motor. Aq papritur. Nuk mund ta mbaje. Dhe atë natë që more makinën dhe i dhe për orë të tëra, me qëllim që ajri i errësirës të të thante faqet? Dhe pastaj ke gërmuar e ke folur, sa flisni vajza! Jeni fjalë e lot. Për të kuptuar, për të nxjerrë jashtë një rrënjë 6 metra të gjatë që t’i japë një kuptim dhimbjes tuaj. ”Përse veproj kështu? Pse përsëris të njëjtën skemë? Mos ndoshta jam e çmendur?” I kanë bërë të gjitha këto pyetje. Atëherë i futesh me themel historisë tënde, me dy, a katër duar dhe dalin në dritë mijëra copa. Një mister i ndërlikuar. Ja këtu fillon gjithçka. Nuk e dije? Nga ajo kurajo e madhe që duhet për të parë veten kështu, të përbërë nga mijra pjesë, që do të rifillosh. Sepse një femër rifillon gjithësesi, ka brenda një instinkt që e tërheq përpara. Do të të duhet një strategji, duhet të shpikësh një mënyrë për një ti të re. Sepse të ka qëlluar të rinjihesh përsëri, për t’iu prezantuar vetvetes. Nuk mund të jesh ajo e mëparshmja. Përpara gërmimit. Nuk të entuziasmon? Do të të tërheqë dalëngadalë. Të dashurohesh përsëri me vetveten, ose për herë të parë është si një karburant. Niset ngadalë duhet të këmbëngulësh. Por kur ndizet ikën me revan. Të rindërtosh vetveten është një aventurë. Më e madhja. Nuk ka rëndësi nëse e nis nga shtëpia, nga ngjyra e perdeve apo nga prerja e flokëve. Ju kam adhuruar gjithmonë, femra në rilindje, për atë mënyrën e mrekullueshme me të cilën i ulërisni botës ”jam e re “ me një fund me lule apo me një kaçurrel të freskët bjond... Më shumë se mëngjeset, më shumë se dielli, një grua në rilindje është mrekullia më e madhe. Për atë që e takon dhe për vetveten. Është pranvera në nëntor,atëhere kur nuk e pre


Fabio Volo- Femra në rilindje
 

dr love

Locus omnem
E shtrenjta Katerina,

Ka kaluar nje muaj qe nga letra e fundit, por po me duket shume me teper. Jeta po rrjedh si nje peisazh jashte dritares e nje makine. Marr fryme, ha dhe fle si gjithmone, por ne ekzistencen time nuk ka me asnje qellim qe kerkon pjesmarrjen time.Vazhdoj te lundroj ne rrymat e eres, ashtu si letra qe po te shkruaj. Nuk e di ku po shkoj, dhe se kur do arrij..

As puna nuk ma largon qoft edhe pak dhimbjen per ty.

Pa ty ne krah, ndjei boshllek ne shpirtin tim. Vazhdoj te kerkoj fytyren tende ne pafundesin. E di qe eshte e pamundur por nuk mund te veproj ndryshe. Kerkimi im per ty, eshte nje fillim i pafundshem, me destinacion deshtimin. Une dhe ti kemi diskutuar, kemi diskutuar per gjerat qe do ndodhnin, nese rrethanat do te na ndanin, Por nuk mund ta mbaj premtimin qe te bera ate nate. Me vjen keq e shtrenjta ime, por nuk do te ekzistoj me asnje tjeter qe mund te zvendesoi ty .
Fjalet qe ti thash ate nate ishin te kota, duhet ta kisha kuptuar qe atehre. Ti, dhe vetem ti, je gjeja ime me e shtrenjt qe kam dashur, tani qe u largove pergjithmone, nuk dua te gjej nje tjeter.

"Deri kur vdekja te na ndaj" keshtu premtuam ne betimin ton, dhe kuptova qe ato fjale jane dhe do jene te vlefshme deri ne diten qe edhe une do te largohem nga kjo bote.


Nicholas Sparks mesazh ne shishe...fjalet qe nuk t'i thash kurre
 

dr love

Locus omnem
.Çfare eshte pra nje puthje?

Nje betim i shqiptuar nga afer, nje premtim perfundimtar, nje pohim dashurie, nje apostrof ngjyretrendafil i vendosur mes fjaleve "te dua", nje e fshehte e peshperitur mbi buze, nje cast pafundesie qe ka feshferimen e nje blete midis gjetheve, nje bashkim qe ka aromen e nje luleje, nje frymemarrje zemer me zemer, nje e shijuar e shpirtit me maje te buzeve
(E.Rostand)
 

Hektor12

Locus omnem
Sa here qe ata takoheshin,
vajza shkonte gjithmone me vonese.
Por djali asnjehere nuk ankohej.
Nje dite ata moren vesh se djali
kishte kancer dhe shume pak jete per te jetuar.
Diten tjeter,
vajza i shkruan nje leter te dashurit
te zemres dhe pastaj vret veten.
Ne leter shkruhej:
I dashur,sa here takoheshim ne toke
ti me prisje gjithmone mua.
Tani,vendosa qe te takoheshim ne parajse,
por kete here do te jem une duke te pritur ty e para
 

Hektor12

Locus omnem
Pershendetje mami si je ? une jam shume mire...kane kaluar vetem disa dite qe une kam filluar te krijohem dhe une po rritem ne ty....Me te thene te drejten nuk mund ta pershkruaj gezimin qe kam qe ti je nena ime....Gjithash tu me ben te lumtur qe kam filluar te krijohem nga dashuria...Jam i sigurte qe do jem femija me i lumtur.. nene nje muaj kaloi dhe tani po e shoh si po formohet trupi im.E di qe tani nuk dukem dhe aq mire por ki durim se do te bej te krenohesh me mua.. edhe pse jam i lumtur e ndjej se dicka nuk eshte ne rregull.....dy muaj e gjysme kaluan nene .. tani kam dhe duart nene me te cilat do te mund te luaj.. oh sai lumtur jam.....Nene te lutem me trego cfare po ndodh ? pse qan kaq shume deri vone??pse ti dhe babi vetem ziheni kur takoheni ??????a nuk me doni me ??? do te bej gjithcka qe ju te me doni mua.. tani kaluan tre muaj nene.. nuk e di cfare po ndodh.. jam shume i hutuar...sot ishim ne nje takim tek doktorri dhe ai La nje takim neser per ty...Nuk e kuptoj pse une ndihem kaq mire,kurse ti JOOO NENE....Nene ku po shkojmeee ? cfare po ndodh ?nene ti asnjehere nuk flen ne kete kohe,kjo nuk eshte ora e gjumit,pse po shtrihesh ? vec kesaj une nuk jam i lodhur...duaa te luaj....UHHH CFARE BEN KJO GJE NE SHTEPINE TIME ?ESHTE LOJE E RE ?Hej kjo po perpin krejt shtepine time....Neneeee .. NDALI ATA kjo eshte DORA IME....TE LUTEM MOS ME TERHIQ MUA ... JO MOS ME GODIT .... OHH ME DHEMB.....ME MBROOO NENE TE LUTEM.....ME NDIHMO NENE.....A nuk po e sheh sa i vogel jam nuk mund te mbrohem???????? ? Nene kemba imee... ata po e shqyejne kemben time........thu aji te ndalen se nuk do ti shkelmoj nese ndalen...si eshte e mundur qe njeriu te me beje nje gje te tille?ohhhh nene nuk mundemmm me .. ndiii...h...m ....eeeee...... ......:'((((((( (((( vitet kaluan ... ssi ndihesh pasi e bere kete gje ??????? te lutem mos qaj mos harro une ende te dua...dhe gjithmone do te pres me duar te hapura.....
 

Hektor12

Locus omnem
Fjalët e fundit të vajzës së edukuar që Vdes në Trafik (Mesazh Sensibilizues)

Nënë, unë shkova në festë dhe mbajta mend atë që më the ti:

Të mos pija alkool dhe unë piva vetë një Sprite(pije freskuese) dhe ndjehesha shumë krenare me veten time ashtu si më the edhe ti, që ndiheshe krenare për mua!
Më the që nuk duhet të pi dhe të ngas makinen, ndryshe nga disa miq, këshillat e tua kanë qenë gjithmone të drejta.

Kur festa mbaroi njerëzit filluan të ngisnin makinat e tyre pa qenë në gjendje t'i drejtojnë ato. Unë shkova në makinën time me mendimin se do të kthehesha në shtëpinë time si gjithmonë. Nuk e mendoja se çfarë më priste.

Nënë, tani jam e shtrirë në rrugë dhe dëgjoj policin që thotë:

"Ajo që shkaktoi aksidentin ishte e dehur."

Nënë, zëri i tij më ngjan shumë i largët. Gjaku im është përhapur gjithandej dhe unë po përpiqem me gjithë forcat e mia të mbijetoj.

Dëgjoj doktorin që thote: "Vajza nuk ka për të mbijetuar".
Jam e sigurt se ajo që shkaktoi aksidentin kishte pirë dhe mua tani më duhët të vdes.

Pse e bëjnë këtë gjë njerëzit nënë?

Duke ditur që kështu do të marrin jetën e tjerëve. Dhimbja më therr si njëmijë thika nënë. T’i thuash motrës të mos qajë, i thuaj babit që të jetë i fortë, sepse kur të shkoj në parajsë do t’ju shikoj gjithmonë nga lart të gjithëve.

Dikush duhet ta kish mësuar atë vajzë, se të pish dhe të drejtosh makinën është e gabuar. Sikur prindërit e saj ta kishin mësuar dhe edukuar atë vajzën tjetër, ndoshta unë nuk do të isha duke vdekur tani.

Nënë, frymëmarrja po më vështirësohet më shumë. Nënë këto janë çastet e mia të fundit dhe jam shumë e dëshpëruar.

Do të doja shumë të të perqafoja nënë, por jam larg teje tani e shtrirë këtu. Nënë, ti e di mirë sa shumë të dua, nënë...tëëë...duaaaa...nëënëë,...lamtumirë nëëënnnnnëë!"
 

Hektor12

Locus omnem
Per te qene me te mire sot, me shume se dje, mjafton pak...
Ne mengjes, te hapesh dritaren dhe te shohesh qiellin, te degjosh frymemarrjen e diellit dhe vallezimin e zogjeve ne hapsire, te kundermosh notat e eres, te shohesh pikturat e reve, te harrosh oren, te vleresosh ate pak apo shume qe te ofrohet. Mos ta leshosh veten te te marrin iluzionet false, por ta pranosh jeten ashtu si eshte, edhe nese shperblimi eshte i paket, ta shpelash sinqeritetin nga hipokrizia.
Do te qe me te vertete nje dite e mire... mos prit te nesermen per te bere te gjithe kete!
 

dr love

Locus omnem
Si ta shëroj vetminë?
Jam fshehur nëpër rrëmuja.
Jam dehur me të panjohur.
Jam lodhur duke shpikur detyra të reja për veten.
Kam provuar të iki.
Sa më larg nga ti.
Por ti gjithnjë je aty.
Si hije, që bëftë më shfaqet sapo i mbylli sytë.
Ti je jehona e jetës, që dëgjohet në të gjitha kthinat e shpirtit tim.
Pasqyra e të vërtetës, ku e ardhmja zbehet para vrullit të kujtimeve.
Imazhi, që ma trullos të tashmen.
Më trego si ta shëroj vetminë?
Apo vërtetë nuk mund të harrohet dikush, që ia vlen të kujtohet?

(A.R)
 

dr love

Locus omnem
Sa gënjejnë ata që thonë se e ke tërë jetën përpara!
Si mund ta dinë këtë?
E tërë jeta përpara nesh mund të jetë vetëm edhe një sekondë më tepër.
Ne sillemi sikur të jemi të pavdekshëm, por e vërteta është se askush nuk e ka të sigurt as edhe një minutë më shumë në këtë botë. Fundi mund të rrijë fshehur para gjithkujt, duke pritur në pusi, në kthinën tjetër të radhës.
E tëra që kemi është ky çast, ky ‘tani’, ky për të cilin jemi të vetëdijshëm e që ikën ende pa arritur ta shijojmë.
Sa herë ndodhesha në udhëkryqe, sa herë lodhesha, sa herë ndieja peshën e zilisë dhe intrigave, sa herë prisja ndihmë nga të tjerët, isha vetë unë ai që në fund i jepja kurajë vetes.
“Pavarësisht se çfarë të thonë, pavarësisht sa përpiqen të të shkurajojnë, mos hiq dorë. Ndiqe ëndrrën tënde!”Këto fjalë ia thosha vetes dhe vazhdoj t’ia them sa herë gjendem në situata të ngjashme.
Ndërsa ti, ti që ende hamendëson, mos prit që të vijë dikush e të t’i mbushë bateritë. Jepi kurajë vetes. Jetoje të tashmen, sepse përndryshe jeta shndërrohet në një ritual shterp të kujtimit të ëndrrave të largëta. Ëndrrave që nuk pate guxim t'u japësh jetë!


ALBATROS REXHAJ
 

dr love

Locus omnem
S'me kan pelqyer kurre meshkujt qe numerojne "flirtet" e tyre duke u krekosur dhe duke u shfaqur kudo. Jan pikerisht keto tipa meshkujsh qe i bejne seksit te humbi ate rendesine e segretit qe ka . Keto meshkuj nuk kan asnje çeles. Nuk kan çelesin e kutise qe mban deshiren e vertete , pasionin qe te luan mendsh, qe nuk te ben te mendosh asgje tjeter ne bote pervec saj , qe te ben te humbesh ndjenjat kudo qe ndodhesh, qe ke deshire ti gjuash nje kove me uje te ftohte per ta shuar ne nje moment te papershtatshem.
Numrat nuk zevendesojne kurre nje njesi.

Massimo Bisotti.
 

dr love

Locus omnem
Ajo u zhduk, por s'ka qetesi. Eshte si virus.I ka hyre ne damar. Qarkullon ne cdo qelize. Dhe pse cdo gje fund ka marre. Ai se vret dot ndjenjen e dashurise.
 
Top