Copëza shkrimesh.

e panjohura

Valoris scriptorum
Kur filluam të ishim Ne....

Kur ndaluam të shofim ëndrra në të cilat ishim unë dhe ti,e jo Ne dhe Ju ??
Sytë ende plot gjum' ndritshëm shkëlqenin ditët e ardhshme ...
Kur ndaluam ëndrrat që nuk ishin një distancë e rëndësishme për ne, nuk kishte mjegull, as retë e shiut të cilat përhapeshin shpesh sipër dëshirave tona nuk na pengonin...athua u harruam?
E merrnim ditën sikur të kishte ardhë vetëm për ne, dhe orët ishin vetëm për shkak se ne do të shkojmë më ngadalë, me orar të plotë,buzëqeshje dhe ëmbëlsi ajo ishte përditshmërija jonë......
Ne jetonim afërsinë, shpikësi ishte në thellësitë e veta, në një pëshpëritje me buzë........

Një stol që ishte i yni, është zhytur në psherëtimën tonë, plot dridhje ... dhe dashuri.

Ndoshta edhe tani i lëshon ngadalë në qiell ofshamët...Nuk i dëgjoj unë as Ti,sepse u bëmë NE...

Kur u bëmë NE, na ndau në botët e veçanta të mendimit, dyshime, akuza?
Kur?
Në atë që ishte një moment....na u zhduk besimi tek vetja dhe ajo që kemi krijuar në momente sikur dy shpirtra që donin të bëheshin një, duke mos ditur se fati do veprojë ndryshe ...
Pse u bëmë NE?
Unë nuk kam përgjëje,po Ti?
Po stoli do të tregoj athua?

Thjesht....një meditim i çastit......
 
SNAP

Papirus rex

Shum romantike sonde:p:D
 
e panjohura

Valoris scriptorum
Nga bota fsheh ndjenjën time.Nën qiellin e mbushur me yje shpresoj,shpresë e vetme që ende s’më është shuar.Jeta ime është një ëndërr,jetoj në ëndërr,por ëndërra brenda ëndrrës zhduket.:(
 
Dreamer

Under the Dome
Kam njohur dikë.

Kam njohur dike
Qe kapte yjet e i burgoste ne nje qoshk te erret te shpirtit
Pa e gjetur kurre çastin e duhur per t’i lene te shndrisnin…
Kam njohur dike qe e rrotullonte kohen neper gishta duke shperfaqur vertetesine e qenies e duke i shpallur lufte hipokrizise e perpjekjeve per t’iu dorezuar çasteve te harese…
Kam njohur dike qe mund te te vinte nje vule te hirte ne cep te syrit me mbishkrimin ''siperfaqesor'', vetem se zgjidhje te vallezoje ne maje te gishtave mbi thengjinj, por veç germat ishin prej floriri te kuq, prej atij te lirit, te tregjeve me shumice…
Kam njohur dike qe henen e demaskoi si trup qiellor borgjez vetem se s’mundi te kishte kurre nje teleskop qe ta afronte drejt vetes…
Kam njohur dike te brishte si kafka e nje femije te porsalindur
qe me kembet e pergjakura nga drizat e rrugeve te asfaltuara moderne shkelte lulet e me mëngën e çeliktë të bluzes fshinte lotët…
Kam njohur dike qe e luftonte dhimbjen duke e pare ne sy, dike qe ishte zemerluan e duronte plaget, urine, te ftohtin e mallin, qe fikej e ndizej si far ne stuhi, dike qe koken e anonte veç anash e kurre per poshte… dike qe strateg s’mundi te behej kurre…
Kam njohur dike qe mendonte se veç dhimbja mund t’ia lehtesonte dhimbjen, dike qe u frikesohej hijeve te muzgut e qe me ankth priste rrezet e para te agut…
Dike qe i frikesohej humbjes e prandaj jetonte territ, dike qe pastronte pafundesisht emblemen e lavdise se lashte te te pareve te njerezimit qe te mos kthente koken per te pare nderrimin e stineve…
Kam njohur dike te madh sa bota, te vogel sa askundi, te larte nje koke mbi Olimp e qe shkurtesia i shkonte pash me pash katranit te perveluar te Hadit…
Dike plote jete nder vena e me mendime te fishkura e me sy te fikur e zemer te çelur… dike qe lufton mes vargonjve te jetes i etur, i tretur, e serish i ndezur nga hiri… dike qe nje buzeqeshje ne muzg do i kishte shpetuar jeten…

Postim i bere nga Aron Rehani.
 
e panjohura

Valoris scriptorum
Kujtimet bien tani si gjethet e vjeshtes,bien per disa caste per te filluar perseri pas pak kohesh. I forte eshte ai qe di te perballoje fuqine e tyre dhe ti beje balle pa rene pre e kurthit dinak te tyre....
 
e panjohura

Valoris scriptorum
Mos lejo të të përdorin;
mos prano të jesh një nevojë e përkohshme e askujt,
Mos prano të jesh si kafeja e ambalazhuar që shitet anës rrugëve,
apo si puroja mbas një dreke, me peshk salmon edhe verë,
që tymoset njëherë dhe më pas shkelet me këmbë;
apo si limoni i prerë në mes pranë pjatës me supë;
Mos prano të të trajtojnë për nevojat e castit;
nëse dikush të intereson, kujdesu ti interesosh edhe ti, por dhjetëfish;
bëhu faktor, bëhu jetik, bëhu si drogë për të;
bëje të varur pas teje, lidhe pas vetes,
vetëm kështu mund ta kesh përgjithmonë…
Si mund ta arrish këtë gjë?
Krijo vlera, rezato! Bëhu më i mirë se të tjerët.....

-Artan Mullaj
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ti u trishtove?
Dy tri lotë hapësirave të syve të tu fshehtas shkanë si meteore
Qaj pra,
kështu je më njerëzore
Po iki
Temperaturë përflakur,
plagërënduar
Asnjë armë s'u shkreh
e megjithatë... dashuria mbeti e përgjakur
Po iki
Fytyra jote më prin nga jugu
fytyra jote më ndjell nga veriu
Ti më mësove të vërtetën e madhe:
''Dashuria është monument
mbrohet nga njeriu !''

-Bardhyl Londo
 
Top