Copëza shkrimesh.

Mystique

Larg
'"por ah sa i madh pylli kur dita përkulet e bëhet muzg
si malli yt kur unë vonohem e rrugën humbas
hutuar si nusepashke në tërfilin e prillit
ndrojtur si gishtërinjtë e erës në flokët e barit
dëborë e rënë nga pishat në supet e lisit
ku më pas sëpatën i lodhur do mbështesë druvari…""

©artangjyzelhasani
 

tropojanja

Çike Malsie
Që të dy jemi të lodhur nga shpërfillja e të dehur nga dhimbja.
Dhe prapë nuk mbledhim guxim të ecim drejt njëri-tjetrit.
Trembemi se hapi i parë do të shihet si dobësi, thuajse po bëhemi gati për luftë dhe jo të bëjmë dashuri.
Në pritje që diçka të thyejë akullin mes nesh, e përqafojmë heshtjen idiote. Atë që ka kohë për gjithçka, pos që t'i hapë rrugë lumturisë.
E në ndërkohë, si të fiksuar, e ndjekim profilin e njëri-tjetrit, por me fanatizëm i kursejmë PËLQIMET.
Çfarë budallenjsh krenarë?
Harrojmë se një PËLQIM nuk e shpreh as një të miliontën e mallit që tërë kohën shpërthen në flakë brenda nesh.
Nuk e di çfarë bën ti, por unë tërë kohën e shaj forumin
, pse nuk e ka shpikur një aplikacion që do t'ma bënte të mundur të përvidhem në zemrën tënde.
Dua të shoh kë vërtet ti e dashuron.
A jam ende vetëm unë aty?
Apo nga inati e ke lënë të hyjë edhe dikë tjetër?
 

Mirabel

Locus omnem
JETA IME !

Trishtimi. Ai vetёm mua mё pёrket!
Iku njё vajzё. E desha dhe i thashe: shko!
Jeta ime bohemё nё dy metra katrorё vdes.
Vdekja! C'fjalё e trishtme dhe e fortё!

Nuk vdes njeri nga njё dashuri e humbur.
Sidoqoftё, dhembje ka.
Edhe vdekja nё metastaza dhembjesh ёshtё strukur,
gapoli i tyre baraz me hata.

Po bota jeton. Jeton njeriu.
Me dhembje, dhe mё i lumtur.
Unё dua tё jetoj.
Ajo gjithashtu. Dhe iku.

Trishtimi vetёm mua mё pёrket!
Pёr inat tё tij bёhem mё i bukur.

Teodor Keko
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Në zemër - Dritëro Agolli

Zemra i ngjan një shtëpie,
Ka dhomat e saj me pije e kikirikë,
Sallone malli e mërzie,
Diskoteka me valle e muzikë.

Në njërën nga dhomat e zemrës sime
Ka kohë që është strehuar trishtimi
Dhe si iriq gjembaç, që sˇdel prej vrime,
Banon atje në heshtje mjerimi..
 

Dreamer

Under the Dome
Take this kiss upon the brow!
And, in parting from you now,
Thus much let me avow--
You are not wrong, who deem
That my days have been a dream;
Yet if hope has flown away
In a night, or in a day,
In a vision, or in none,
Is it therefore the less gone?
All that we see or seem
Is but a dream within a dream.

I stand amid the roar
Of a surf-tormented shore,
And I hold within my hand
Grains of the golden sand--
How few! yet how they creep
Through my fingers to the deep,
While I weep--while I weep!
O God! can I not grasp
Them with a tighter clasp?
O God! can I not save
One from the pitiless wave?
Is all that we see or seem
But a dream within a dream?

Edgar Allan Poe
 
Top