Copëza shkrimesh.

ShKoDRaN_PuRo

Papirus rex
Letra që duhet lexuar çdo 1 shtator E cili prind i sotëm nuk do të kishte dashur t’i drejtohej mësuesit të fëmijës së tij, ashtu si Abraham Lincoln mësuesit të të birit, para 184 vjetësh!? Prandaj, meqë sot është 1 shtatori, dita e parë e vitit të ri shkollor, kjo letër ia vlen të lexohet sërish, të paktën nga prindërit dhe mësuesit. Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln, e dinte vlerën e dijes dhe të mësuarit në jetë. Për këtë, ai kishte vendosur që mësuesit të djalit të tij, t’i shkruante në formë përkujtimi rreth mënyrës se si duhet trajtuar një fëmijë i vogël. Lincoln i kishte renditur mësuesit të djalit të tij, pikërisht në ditën e parë të shkollës, një sërë arsyesh e mësimesh të arta të cilat dëshironte që djali i tij t’i mësonte nga mësuesi. Lexoni më poshtë letrën e Abraham Lincoln të shkruar në vitin 1830 Mësues i nderuar, Djali im sot e fillon shkollën. Pas pak, gjithçka do të jetë për të e çuditshme dhe e re, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht. Është një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet. Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajo. Për këtë, i dashur Mësues, do t'ju lutesha ta merrnit përdore e t'i mësoni gjëra që do t’i duhen t’i dijë, mësojeni atë – por butësisht, nëse mundeni. Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik. Atij do t‘i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, se jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë. Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar. Mësojeni nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh. Mësojeni atë si të humbë hijshëm, dhe si t'i gëzohet fitores kur ai fiton. Mësojeni të jetë i mirë me njerëzit e mirë, dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni t’i qëndrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër. Mësojeni po të jetë e mundur – si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë nuk është aspak turp. Mësojeni se mund të ketë dështim të ndershëm dhe fitore të turpshme. Mësojeni t'i përqeshë cinikët. Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbër. Mësojeni të këtë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do t`i thonë se janë të gabuara. Mundohuni t`i mësoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas fitimtarit. Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjon në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën. Mësojani atij sesi të shesë talentin dhe zgjuarësinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën. Lejojeni të ketë kurajën për të qenë i padurueshëm. Lejoheni të ketë durimin për të qenë trim. Mësojeni atë të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në zotin. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni më të mirën që mundeni. Ai është fëmijë i vogël dhe i mirë. Dhe është biri im". Me respekt, Abraham Lincoln
11951285_610101069130244_9043801759682655861_n.jpg
 
Last edited by a moderator:

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Nuk i thamë një të vërtete njeri tjetrit.
Atë ndjenje dashurore e lejuam të shuhej , shkatërrohej tutje diku më tutje...
Nuk e lejuam të jetonte , por e "vramë" i dashur me duart tona atë , me egoizmin e pashoq , me kokëfortësine tonë! I nxorëm kthetrat njeri tjetrit , duke u dashuruar në fshehtësi , mësuam të urreheshim në atë pjesë tonë sipërfaqësore të paprekeshme shpirtërore.
I'u larguam asaj ndjenje e në vend të saj u mboll fara e urrejtjes , përbuzjes , indiferences!
Nuk i thamë një të vërtete njeri tjetrit ,
zgjodhëm të heshtim të vriteshim për dashurinë nuk ishte e lehtë , por më duhet të të kujtoj se ka vetëm një të vertete...
Vetëm me ty jam ajo që dua të jem.

#
 

Hope

dans ton coeur
S'bahem xheloz
me ke rrin
me ke flet
me ke del
kujt i qeshe
e pershendet,
s'me vjen krejt mire
por as nuk shqetsohem fort
se miqt
te afermit
te dashtunit
shoket, shoqet
duhet ti mbajme
e ti percjellim me rrespekt
kur i shohim e na flasin,
por kjo ska lidhje
kjo qe ndjej une asht tjeter gja
se di as une ca asht
si nuk e di ca ka mendu Zoti
kur ka kriju dashnit
e pa mujtuna,
pra, kjo qe ndjej shpirt
asht frik,
kam frik zemer
kam fobi mendimet
si me ken tu ndi lekuren e gjarpnit
tu me rreshqit neper trup,
kam frik si nji tifoz
kur skuadra rrezikon me i humb
ne sekondat e fundit,
kam frik kur te shof
mos te shof shum e t'konsumoj
te harxhoj bukurin
per syt e mij
te pa bukur,
te thjesht,
si dy tunele t'pa shpres,
kam frik
mos bahem i besdisshem
tu te mbajte si shikim
si sy
si drite,
e frik
mos te perdori shum si muhabet
aq shum sa me te merzit
me tu vel
me tu ba boze
i pa durushem,
dicka monoton e shpifes
si pleqt kur te ngacmojn
me ''ahh te kisha ken i ri
persesa me te pase
cfar amelsinet''
uh sa njerez te neveritshem
dhe pleqt,
athu se skane mbesa
e varza
te pa cipe...
a e kupton tesh
pse jam vetem frikacak
e s'jam xheloz...
Kam frik
mos t'humi
tu t'dashte fort,
si ndodh zakonisht
me dashnit e mdhaja...
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
A ngelemi Miq??...
Do te them te verteten ..Do te thoja 'PO' mund te jemi miq nese do te varej nga mua..Mund te jemi cfare do gjeje qe ti do deshiroje...!Po e verteta eshte se nuk mund te qendrojme 'MIQ' ..e verteta eshte se..Une te dua ..Te dua me gjithe qenien time..Ndersa ti??JO!
Dhe nuk mund te kete miqesi mes nje personi qe te dashuron dhe atij qe te ka xhan..
 

Mirabel

Locus omnem
Vetëm ti njeh fuqinë tënde, frikërat e tua, marrëzinë,
të mirat dhe të këqijat.
Vetëm ti di qartësisht cfarë ndodh brenda teje; cfarë ka aty;
sa e thellë është dhimbja dhe sa i brishtë është gëzimi..
Ti dhe askush tjetër!
Ti je avokati yt më i mirë, por edhe gjykatësi yt më i ashpër!
Prandaj jepi llogari vetes tënde, që të jesh në paqe me të, në mëngjes dhe në mbrëmje;
Bëj gjyqin e ndërgjegjies, më herët se të tjerët ta bëjnë këtë gjë!
Sepse cdo përfundim i tyre mund të jetë i padrejtë….
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Sa më shumë plakesha, aq më shumë më jepnin kënaqësi gjërat e vogla që jeta më dhuronte, aq më qartë kuptoja se ku mund të gjeja burimin për gëzimet e jetës. Kam mësuar se të dashurosh nuk është asgjë, por të duash është gjithçka, ndaj gjithnjë e më shumë kuptoja se ajo që i jep vlerë dhe kënaqësi ekzistencës tonë, nuk është tjetër veçse aftësia për të ndjerë. Gjithçka që mbi tokë mund të përkufizohet si "lumturi", përbëhej nga ndjenjat. Paratë nuk ishin asgjë, pushteti nuk ishte asgjë. Shihja shumë që kishin njërën, ose tjetrën, ose të dyja bashkë, por nuk ishin të lumtur. Edhe bukuria nuk ishte asgjë. Bota është e mbushur me femra e meshkuj të bukur që s'janë të lumtur pavarësisht pamjes së tyre. Edhe shëndeti nuk ka peshë shumë. Çdokush që ishte i shëndetshëm, nuk e kishte kurrë dëshirën e një të sëmuri për jetën, që lulëzonte pak para fundit, ndërkohë që të shëndetshmit vuanin nga ankthi dhe frika e vuajtjes.
Por lumturia është kudo ku çdokush ka ndjenja të forta brenda vetes dhe jeton për to. Bukuria nuk shpërblen ata që e kanë, por ata që dinë ta duan dhe adhurojnë. Ka mjaft ndjenja në dukje, por në brendësi janë një gjë e vetme. Mund t'i japësh ndjenjës emrin dëshirë, ose çfarëdo emri tjetër, por unë e quaj dashuri. Lumturia është dashuri. I lumtur është ai që di të dojë. Dashuri është çdo lëvizje e shpirtit në të cilën ajo njeh veten dhe ndjen. Por të duash dhe të dëshirosh, janë dy gjëra të ndryshme.
Dashuria është dëshirë që të mençuron, ndërsa të duash, nuk dëshiron të posedojë, por vetëm të dojë.

|Hermann Hesse|
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
kjo kur folte ky gjat gjith ksaj kohe a e kishte stopu trunin a ca e la me i thene o zotri kush je ti mbasi ai kishte rrjeshtuar nje seri fjalishe, tani qe se njeh me edhe mund ti thot ndonje tjetri po po po se rruga mu hap me se fundmi
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
kjo kur folte ky gjat gjith ksaj kohe a e kishte stopu trunin a ca e la me i thene o zotri kush je ti mbasi ai kishte rrjeshtuar nje seri fjalishe, tani qe se njeh me edhe mund ti thot ndonje tjetri po po po se rruga mu hap me se fundmi
Eh me e dhe ti :p
Dhe kur te kesh kohe futi ndonje shenje PIKESIMI se as pike as prejse ska :p:p
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Me fal..Te bezdis prania ime?
Eh di qe PO..eh di qe tashme tek ajo pjese qe e zija vetem une dhe ti...
Ka mjergull ka kujtime ka harrese...
Me ndjen si me pare?
Them te drejten se besoj?Tani mendoj qe duhemi per te vetmen arsye se kemi goxha kujtime bashke ne te kaluaren,,!!
Sa shpejt kthehen gjerat ne kujtime?
Pse valle ndodh keshtu?
Do largohesh nga mua?
Ç'pytje e tmerrshme qe eshte ,me dhemb 'GJUHA' e nuk e flas dot e as nuk e peshperis kete pergjigje...
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Do te vazhdojme kete rruge qe nisem une & ti?
Eh di eshte rruge qe ka shume labirinte shume ...Por nese eshte nje shprehje Nese ti me mban njeren dore me tjetren pushtoj BOTEN..E ne fakt une sdua te sundoj boten..Une dua te sundoj vetem TY!
Ti je diell per mua kur e tere qenie ime eshte e ftohte e akullt..
Ti je hene per mua kur une jam ne nje erresire te plote...
Si nuk e kuptove njeher Dashurine time?
Dashuri sdo te thote Fjale...Ajo perkthehet ne vepra ne ndjenja ne takime ne PUTHJE....
Tani zbrit ne stacionin e rradhes ose me mire vazhdo ti rrugen se po ndalem une...Ti vazhdo po kete rruge qe nisem ne TE DY...sps ne fund jame bindur do gjesh PAKEZ DASHURI....
 
Last edited:

Jamie

Forumium maestatis
E ti kurre ma mos e trishto zemren as menjen,
se kush te don primen ka me te dasht gjithmon..pertej kilometrave,veshtirsive
e ka me te dasht edhe pertej oqeanit.
Mylli syte e n'heshtje lutu per ata qe tdojn e frike mos ki asnjehere se per njerzit e tille ska kurre as largsi,as arsye e aq ma pak justifikime.
Mbushe vedin me shprese se e nesermja ka me t'mundsu me ja shtrengu doren atij qe don..dashnija si len kurre t'ndame zemrat qe duhen.
Leni prrallat e njerzve qe rrejne vedin,se kush ste don..ste don dhe pike edhe sikur ta kesh para syve CDO moment.
Dikur dikush mtha se dashnija snjef fe,as moshe,as ngjyre,as arsye.
Nersa un po te them se dashnija as largsine ska me e njoft kurre.
Mos harro! Fola per dashnine e vertet, mos e ngatrro me ndjenjat leckamane qe kane njerzit e i veshin me tesha justifikimesh.
Mos e njollos dashnine me kto gjana,mos i ban pis as njerzit qe don me idene se i ke larg e kan me te harru..Kush te don..JO! nersa te tjert..te tjert harroji vet e para....
 
Top