Re: CKA QENDRON PAS ISLAMIT
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk jam shume e sakte ne levizjet e apostujve...por ata kane shkuar edhe ne vendet arabe. qe shumica ishin pagane nuk do te thote qe nuk njihej krishterimi. aq me teper kur ne shekullin e 2 u be besim i detyruar per perandorim romake. dhe ajo shtrihej deri ne ato vendet.
Une te thashe 2 mundesi: krishtin si biri i zotit( pra pjese e trinitetit) dhe krishtin historik...ti beso ke te kesh deshire...por respekto edhe ate qe zgjedh dicka te ndryshme nga ti... por siq thashe me lart mesazhi qe solli krishti eshte shume i madh...bej tjetrit ate cka do doje te te benin ty... edhe sot nuk kuptohet kollaj.
[/ QUOTE ]
Supozohet te flasim me njefare, nuk po them paanesie se do ishte arrogance pasi secili nga ne po mban nje ane, por te pakten kthjelltesie. Ndonese personalisht besoj se apostujt kane arritur ne vendet(qytetet) ku lindi fillimisht Islami dhe se ne ato vende edhe gjate shpalljes se profetesise se Muhamedit(a.s.), para, gjate dhe pas, dihesh qe ekzistonte Krishterimi si fe(po ashtu si ekzistonin idhujtaret e zjarrit e ku t'a di une se cfare tjeter), nuk njihej dhe akoma me pak te ishte e perhapur ne menyre qe sadopak te ndikonte ato qe me vone u bene myslimanet e pare.
Ndonese ne shekullin e shtate perandoria bizantine kishte shtrirje te gjere, nuk e ka perfshinte gadishullin arabik, madje i pati humbur toka perandorise persiane ne lindje, i cili qeverisej akoma ne forme fisnore dhe madje as qytetet nuk kishin nje pushtet te perqendruar.
Kishtin une e besoj si profet te Zotit keshtu qe jo thjesht si historik, por shume me teper.
Me thuaj pastaj ku kam treguar mungese respekti ndaj asaj qe beson ti?
Ne rast se mungesen e respektit e veren ne faktin qe nuk besoj gjithcka qe beson ti atehere i mendojme gjerat shume ndryshe dhe nuk shoh t'me lesh me shteg per bisedim pasi kalon ne ate thenien e vjeter "o si them une o s'ka" dhe qe ketu mbyllet gjithcka e s'ka me vlere the thuhet gje.