Re: Cilin mashkull preferojne me shume femrat?
Besoj se ne femrat fillimisht na terheq imazhi i bad boy, per te gjitha tiparet qe ai ka dhe qe perfaqeson. Meshkuj te tille perfaqesojne njerez moskokeçares, qe nuk marrin asgje seriozisht, qe nuk kane asnje problem per te ardhmen, sepse nuk kane te ardhme. Imagjinoni qe femrat qe pergjithesisht jane gjithnje me nje mije e nje pergjegjesi , a nuk do te donin te kishin dike qe t'i shkepuste nga realiteti i veshtire?
Por ndryshon puna kur behet fjale per nje lidhje per gjithe jeten, per dashurine e vertete. Sepse aty çdo femer kerkon mashkullin romantik, qe ia mbush diten me detaje, qe nuk lodhet asnjehere se theni sa e bukur qe eshte, qe eshte prane saj ne gezim e ne trishtim, qe vetem ai eshte i afte ta beje te qeshe me shpirt.
Lum ajo qe e gjen kete mashkull!