Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?
Pse deshtoi Komunizmi???
Nuk ju duket nje pyetje jashte llogjikes?
Siç e dini, ose me mire nqs nuk e dini, ne Shqiperi por edhe ne vendet e tjera u vendos rregjimi i socializmit ku, siç shkruante Marksi (pas komunes se Parisit), Lenini pas revolucionit te tetorit, Stalini gjate 29 vjeteve te BRSS-se, dhe ENVER HOXHA (I NDRITE EMRI) eshte nje shoqeri me:
1 - dallime midis klasave
2 - nje shoqeri kalimi midis kapitalizmit e komunizmit
3 - egzistenza e nje aparati shteteror dhe per pasoj te nje diktature qe shprehet nepermjet ligjeve
4 - egzistenza e nje ideologjie mbizoteruese (Marksizem - Leninizem)
5 - egzistenza e prones qofte shteterore qofte private.
Kurse komunizmi dallohet ose me mire imagjinohet si nje shoqeri:
1 - pa klasa
2 - per pasoj edhe pa shtet
3 - egzistenca vetem te nje prone dmth ajo e perbashket
4 - shperndarja e te mirave sipas nevojes dhe jo sipas punes.
Duke sqarruar kete kapitull, atehere mund te hidhemi nga ana tjeter dmth pse "humbi socializmi ne Shqiperi". Pergjigja eshte shume e thjeshte:
1 - te qenit antar i PPSH do te thoshte, per disa persona qe kishin edhe posite ne Parti, te kishin perfitime
2 - PPSH, ose me mire anetaret me ne krye Ramizin, u ndane nga populli. Kur gjendja ekonomike nuk ishte nga me te shkelqyera, ato vendosen te ndertonin vepra "madheshtore", si pallati i kongresave, museumi, etj, vepra qe nuk te jepnin buke.
3 - vendimet e Ramizit dhe te shokeve e tij, si pshmb kolektivizimi i blegtorise, shkaterruan, per hire te prones se perbashket, te gjithe ekonomine. Ato qellimisht goditen 75% te popullsise (fshataret) duke i hequr qofte token private (duke ulur dynymet) qofte blegtorine. Ne ate kohe numri i kafsheve u ule ne 1/3. Fermat dhe koperativat duhet te punonin si per qytetin ashtu edhe per fshatin dmth kolapsi total i ekonomise (mos harroni qe Shqiperia ishte vend Industrial - agrar ose me mire Agrar - industrial)
Te tjeret le te thone se ishte Enveri (i ndrit emri), ishin ato "komunista" qe per te patur nje emer dhe tesren e partise, kishin per borxhe te shpifnin edhe per prinderit e tyre, kishin per borxhe te te kujtonin qe stergjyshi yte ne kohen e skenderbeut, nuk kishte luftura kunder turqeve, etj, etj.
Sot Saliu, dhe shoket e tjere te tij, kur ishte koha e tesres se PPSH, i lanin kembet e te gjitheve dhe nqs nuk mjaftonte edhe e pinin ujin. Merrni ne shqyrtim te gjithe politikanet e sotem dhe do te gjeni tek ato pergjigjet pse deshtoi socializmi (Enveri eleminonte te gjitheve ato qe guxonin te shfrytezonin popullin dhe ta kthenin ne te varfer dhe borxhli ndaj te huajve, siç po e shohim tashti)
Pershendetje te gjitheve