Cfare tipi jeni ??

joetisti_

Locus omnem
Veshtire te percaktosh c'tip je. Une kur dua te di tipin, pyes te afermin tim. Por jam i sigurt se persona te ndryshem do me thonin mendime te ndryshme, sepse mbase tipi ndryshon sipas tipit te personit me te cilin ke te besh. Por mendoj se nje cilesi qe do ta bente te pelqyeshem tipin e secilit eshte "vetekontrolli".
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Cdo njeri eshte pjese e nje evolucioni te brendshem,pavaresisht se cave ky evolucion u ndodh shume ngadale,por shume ngadale, ama.:D
Po ta ndalje nje momente veten, ne rrugetimin tend:p ,cfare tipi do dilje?;)

Në këtë moment jam serioz, i ndershëm, besnik, liridashës, sportiv, rrebel, dembel, pijedashës, falës (nuk jam fare por fare hakmarrës), neglizhent, gjys i përgjegjshëm, etj.

Nga këto më lart, njëra nuk është konstante. Gjese se cila:p
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Jam e bindur per ty...Je ne rritje e siper ne fakt ende se ke formuar karakterin po h se ke kohe...Mos u mrz :)


Çuditërisht gjithkush është në rritje e sipër. Në varësi të jetës që gjithsecili jeton ndryshon dhe karakteri. Formimi i karakterit nuk mbaron në një moshë të caktuar. Gjatë jetës tënde mund të të ndodhë që dikush i afërt të humbasë jetën e kjo është një ndryshim i cili mund të të ndryshojë shumë si person (karakterin), mund të ndodhë që edhe të emigrosh e karakteri yt vazhdon të ndryshojë duke u përshtatur me ambjentin e ri ku ndodhesh. Mundet që të bësh një të keqe ndaj dikujt e ndjenja e fajësisë të sjellë ndryshime në karakterin tënd.
Ka shumë sfida në jetë të cilat mund të ndryshojnë rrënjësisht jetën tënde e në një masë të madhe edhe karakterin tënd. Pa këto sfida jeta do ishte tepër e mërzitshme (disa mund ta quajnë e rehatshme) dhe asnjëherë nuk do ta njihje veten plotësisht.
 

Sonia007

Papirus rex
po pra edhe une nuk e thashe ne kuptim te keq,por pjesa me e madhe pra e pergjithshmja e formon karakterin ne moshen e adoleshences. Ndryshon sigurisht por jo shume,dhe kur vdes nje i afert jane raste.Ne flasim per te pergjithshmen ok!
 

Sonia007

Papirus rex
Në këtë moment jam serioz, i ndershëm, besnik, liridashës, sportiv, rrebel, dembel, pijedashës, falës (nuk jam fare por fare hakmarrës), neglizhent, gjys i përgjegjshëm, etj.

Nga këto më lart, njëra nuk është konstante. Gjese se cila:p
Gjysem i pergjegjshemmm ti...Egziston fjala pergjeshmeri ne fjalorin tend????????????????????????/ :O Kjo po qe duhet shenuar ne kalendar qe mos ta harroj ;)
 

lady antebellum

Forumium maestatis
Në këtë moment jam serioz, i ndershëm, besnik, liridashës, sportiv, rrebel, dembel, pijedashës, falës (nuk jam fare por fare hakmarrës), neglizhent, gjys i përgjegjshëm, etj.

Nga këto më lart, njëra nuk është konstante. Gjese se cila:p

dihet boterisht:p ,qe meshkujt nuk qendrojne dot per shume kohe , besnik:D
 
Top