Cfare marredheniesh keni me secilen shenje???
duke qene se nuk kemi per te nderruar me shenje, dhe dikush ka dhene ca sugjerime per marredheniet mes shenjave, ta ndryshojme pak kete teme.
Po filloj une:
marredhenia ujor - dash.
Nuk kam shume persona dash ne jete, por ato/ata pak qe kam njohur kane qene raste te vecanta. Te dyja palet si te thuash e zbulojme njeri-tjetrin mes turmes, edhe kur "nuk e kemi pasur mendjen". Aries eshte bebi i zodiakut dhe per kete impulsiv. Zgjat doren dhe kerkon/merr. Impulsiviteti dhe gjenialiteti e bejne tip te vecante, ndryshe nga te tjeret, me pak fjale te dallueshem. Per nje ujor qe zakonisht eshte ne kerkim te vecantive te kesaj bote dhe te pazakonshmes, ky tip ze gjithe ekranin. Te dyja palet jane kurioze prej natyre dhe i shtrydhin gjerat derisa s'mbet asgje e panjohur. Ne ate moment, tjetri flaket dhe kalojme tek dicka e re.
Persa i perket marredhenies ne pune, dashi kerkon aprovimin dhe mbeshtetjen e te tjereve, me shume ne plan shpirteror sesa ate profesional, sepse keshtu jane individualiste. Nderkohe, ujori di te jape zemer e besim tek njerezit dhe e ben kete me nje delikatese qe e ben te besueshme. (Jo kot shume njerez vine tek une, lol). Mirepo ujori s'i ka qejf ata qe kerkojne dhe imponojne kerkesat e tyre tere kohes.
Ujori beson se mbeshtetja, ashtu si dashuria duhet dhuruar, jo marre dhe tendencat posesive dhe kufizuese te ariesit e bejne te shkeputet, distancohet derisa te sqaroje idete. Nje tjeter pike e ujorit qe eshte e cuditshme per shenja zjarri si aries. Ujori do me mendje, para se te doje me zemer. Zemra eshte emotive dhe e paqendrueshme, ajo te influencon objektivitetin dhe te ben te vuash, keshtu qe nese aries eshte in full steam, ujori eshte i/e kontrolluar. Kjo ne shumicen e rasteve e lendon dashin, i cili deshiron pergjigje te menjehershme e te njekohesishme. Nese nuk e merr, mbyllet si iriq dhe hajde ta cash pastaj. Jo se nuk duan me, apo nuk kane nevoje per tjetrin/tjetren, por nuk mund te tregojne se jane vulnerabel dhe ne mbrotje te ketij imazhi prej te forti edhe largohen nga njerezit. Ujori i zhbiron njerezit dhe ne menyre intuitive arrijne dhe t'i zberthejne, nganjehere me mire se c'mund ta njohin apo pranojne personat e shenjes se dashit vetveten. Kjo i terbon, sidomos kur ujori ua thote me qetesine me te madhe qe e karakterizon dhe per kete etiketohen dhe si te ftohte. Keshtu qe aries i lenduar ne krenari i largohet ujorit dhe te dy vazhdojne rrugen e vet.
Mirepo sic thone yjet, nese keta te dy jane takuar, nuk ka qene nje rastesi e per rrjedhoje do te ritakohen, sepse kane gjithnje nje borxh me karmen e tyre dhe te njeri-tjetrit. Dashi duhet te mesoje te mendoje dhe per te tjeret dhe per ritmet e tyre dhe te pranoje ate qe i japin ata (ndihme, afeksion, dashuri), kurse ujori duhet te jete me i kujdesshem ndaj kerkesave te te tjereve dhe te mesoje te shprehe ndjenja e emocione, ashtu sic shpreh mendimet e veta.
Marredhenia mes dashit dhe ujorit nuk eshte e lehte, por eshte nje marredhenie qe premton, nese te dyja palet investojne ne te. Qasja e tyre kah botes eshte shume e ngjashme dhe raporti i tyre eshte i ngjashem me ate mes elementeve te tyre: zjarrit (aries) dhe ajrit (ujori). Ajri e ndihmon zjarrin te digjet me flake me te larta e te bukura, por nese ai mungon apo vjen ne rryma shume te forta rrezikon ta shuaje zjarrin. Keshtu qe e merrni vete me mend se sa ekuiliber kerkon marredhenia mes ketyre shenjave. Kjo ndoshta shpjegon se pse s'kam shume aries perqark ne jeten time /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pickellonja.gif por per ta mbyllur me nje koment pozitiv: kane shpresa /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
ne serine e ardhshme flasim per marredhenien dem-ujor /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wave.gif