Re: Cfare shenje jeni???
Dashi
Keni një personalitet shumë dinamik. Çdo here doni te dilni diku dhe te bëni diçka. Asnjëherë nuk doni te rrini kot. Urreni ta kaloni kohën duke ndejtur dhe duke e pritur aventuren apo fatin të vijë tek ju. Ne fakt kur keni ide apo plane të reja, shpejtoni qe sa me shpejt te filloni me realizimin e tyre. Jeni një udhëheqës i mrekullueshem dhe vetebesimi juaj është çdo here i lartë. Rreziqet i pranoni me një entuziazem me të madh. Edhe pse ndonjëherë ka mundësi te ndiheni te pasigurt, askush nuk mund t'a kuptoje atë. Ju nuk mund te qendroni indiferent ndaj gjerave te cilat permbajne kenaqesi, sidomos ndaj atyre qe permbajne aventure. Zakonisht flitni pa menduar shumë dhe pa i analizuar gjërat paraprakisht. Kjo zakonisht shkakton ofendim te te tjerët, mirëpo sjellja juaj bën qe ata te kenë mendim pozitiv për ju.
Marredheniet e Dashit me shenjat e tjera:
Dashi & Dashi: Kjo mund te jetë lidhje e fuqishme emocionale, mirëpo të dy palet deshirojne te jenë 'ËÅkryesori'.
Dashi & Demi: Dashi shumë shpejt lodhet nga lidhja me Demin. Mirëpo varësia ndermjet te dy paleve është e madhe.
Dashi & Binjaket: Ky është një çift i mrrekullueshem, sepse te dy palet u kënaqen gjerave të reja dhe komunikimit.
Dashi & Gaforrja: Kjo fillon si lidhje e fuqishme dhe e sigurtë, mirëpo shumë shpejte kalon vetëm ne kujtim te thjeshtë.
Dashi & Luani: Nëse mund te gjejne mënyrë dhe hapësirë për kompromis, kjo mund te jetë një kombinim i mrekullueshem.
Dashi & Virgjeresha: Mosmarreveshje te mëdha, është mirë qe temos realizohet ky kombinim.
Dashi & Peshorja: Kjo mund te jetë një lidhje e mrekullueshme, mirëpo jo lidhje serioze dhe afatgjate. Dashi & Akrepi: Xhelozia e Akrepit dhe pavarësia e Dashit, është një kombinim mjaft i mirë.
Dashi & Shigjetari: Të dy palet tregojnë interesime te përbashkëta dhe si çift veprojnë për mrekulli.
Dashi & Bricjapi: Pas çdo kendi te kësaj lidhje, presin argumenta te shumta.
Dashi & Ujori: Me mirekuptim te vogël, ky është një kombinim qe premton shumë.
Dashi & Peshqit: Kjo lidhje mund te mbijetoje vetëm nëse secila pale i përgjigjet nevojave te pales tjetër.
Karakteristikat e Dashit:
Elementi: Zjarri
Planeti: Marsi
Ngjyra: E kuqe
Lulja: Barbaroze
Kafsha: Delja
Shteti: Anglia
Hekuri: Celiku
Guri i Lindjes: Diamanti
Demi
Njerezit llogarisin ne ju qe t'i kryeni punët me kohe dhe me sukses kur te tjerët deshtojne. Nuk jeni fillestar, mirëpo ju keni mundësi dhe jeni te gatshëm t'i kryeni gjërat qe kanë deshtuar nga te tjerët. Cilesia juaj me e madhe është durimi juaj qe e keni për gjërat. Kjo u bën qe të jeni te suksesshem ne të gjitha sferat. Nëse ndonjë person u tradheton një here, nuk keni me vullnet te bashkepunoni me te. Ne ambient të ri nuk ndjeheni rehat, keni ndjesine se jeni mysafir i padeshiruar. Ndonjehere ndiheni ne mënyrë shqetesuese. Durim i madh gjendet ne ju, mirëpo rrallë here e tregoni. Sidoqoftë nëse te tjerët u vënë ne situata te padeshirueshme ju dini edhe anën tjetër ta tregoni. Dini të jeni shumë agresiv. Jeta me Demin nuk është çdo here interesante.Ndonjeh ere kritikat tek ju janë te mireseardhura, ndonjëherë i urreni. Ndonjehere jeni shumë xheloz, ndonjëherë as qe doni te degjoni për xhelozine. Ka raste ku ju tregoni se nuk keni vullnet te punoni dhe zakonisht kur jeni ne gjendje te tillë është vështirë te filloni.
Marredheniet e Demit me shenjat e tjera:
Demi & Dashi: Dashi shumë shpejte do të lodhet nga lidhja e ngadalshme dhe nga varshmëria me Demin.
Demi & Demi: Ky kombinim mund te jetë i mirë për një kohe te shkurter, sepse te dy palet do të duan te largohen.
Demi & Binjaket: Të dy palet varen nga njeri tjetri, gjë qe tregon se ka mundësi te dalë diçka nga kjo lidhje.
Demi & Gaforrja: Interesat dhe dëshirat e përbashkëta e bëjnë këtë një marredhenie harmonike.
Demi & Luani: Këta te dy do të perfundojne duke e larguar njëri-tjetrin. Ide e keqe për kombinim te këtillë.
Demi & Virgjeresha: Demi mund t'i inicoje pasionet e Virgjereshes. Lidhje qe premton.
Demi & Peshorja: Qe te dy për një kohe shumë te shkurter do të lodhen nga kerkesat e njëri-tjetrit.
Demi & Akrepi: Fillon për mrekulli, mirëpo asnjëri nuk deshiron qe kjo lidhje te zgjase.
Demi & Shigjetari: Demi serioz dhe Shigjetari i joserioz dhe zbavites, do ta kenë vështirë te rrine se bashku.
Demi & Bricjapi: Të dy duan te kenë mbështetje te sigurtë. Të dy mund ta sigurojne këtë. Ide e mirë.
Demi & Ujori: Liria dhe dashuria e madhe për Ujorin, shumë shpejte mund te kaloje ne deshperim.
Demi & Peshqit: Mund të mos e kuptojnë njëri-tjetrin, mirëpo të dy janë te terhequr nga njeri-tjetri. Lidhje qe premton.
Karakteristikat e Demit:
Elementi: Toka
Planeti: Venusi
Ngjyra: E Kaltert
Lulja: Vjollca
Kafsha: Macja
Shteti: Irlanda
Metali: Bakri
Guri i Lindjes: Smeraldi
Binjaket
Të jesh ne shenjen 'ËÅBinjaket', do të thotë se u reagoni shpejt aksioneve, jeni elokuent ne te folur, tepër diplomatik dhe burim i pashterrshem i ideve të reja. Nuk lejoni qe fjalët e te tjerëve për ju, te kalojne pa i verejtur. Mundoheni te bëni çmos qe të jeni te kënaqur ne jetë. Doni te provoni sa me shumë gjëra qe është e mundur. Ne çdo moment jeni ne kerkim te gjerave të reja qe doni t'i bëni. Zakonisht doni te provoni disa gjëra ne te njëjtën kohe, ku përfshihen hobite e ndryshme, dashnoret dhe karrierat. Shkruarja e letrave, bisedat e gjata telefonike dhe dergimet e E-mail-ave, janë mënyrat me te mira dhe me te perdorura kur doni të jeni ne kontakte me te tjerët. Zakonisht hasni ne probleme sepse reagoni shpejt dhe gjykoni ne mënyrë te gabuar. Harroni t'i shihni faktet, para se te reagoni. Mosdurimi juaj ndaj te tjerëve qe nuk janë te shpejt sikurse ju, është një mangesi e juaja.
Marredheniet e Binjakeve me shenjat e tjera:
Binjaket & Dashi: Ky është një çift i mrekullueshem, për arsye se te dy palet u kënaqen gjerave të reja dhe komunikimit.
Binjaket & Demi: Të dy janë te varur prej njëri-tjetrit, qe tregon se ky kombinim mund te jetë i suksesshem.
Binjaket & Binjaket: Të dy janë te interesuar gati ne të gjitha gjërat. Nuk lodhen nga njeri tjetri. Kombinim i mirë.
Binjaket & Gaforrja: Këta te dy mund vetëm te deshprohen nga njeri tjetri. Asgje me, e mirë dhe e lumtur.
Binjaket & Luani: Ky kombinim është i mirë dhe relaksues për te dy, prandaj kjo është një ide e mirë.
Binjaket & Virgjeresha: Interesat e përbashkëta do t'i bashkojne, mirëpo Binjaket shumë shpejt do të lodhen nga lidhja me Virgjereshen.
Binjaket & Peshorja: Ky është kombinim i mirë. Të dy palet perpthem me idetë e njëri-tjetrit, gjë qe e bën këtë një lidhje te qendrueshme.
Binjaket & Akrepi: Cift i mirë, mirëpo asnjera pale nuk mund ta duroje tjetrën.
Binjaket & Shigjetari: Kjo marredhenie fillon ne mënyrë te zjarrte, por mbaron ne te njëjtën mënyrë.
Binjaket & Bricjapi: Të dy mund të mësojnë shumë gjëra nga njeri tjetri, mirëpo ky kombinim nuk zgjat shumë.
Binjaket & Ujori: Këta te dy përputhen për mrekulli dhe duket se asgjë nuk mund t'i ndaje.
Binjaket & Peshqit: Ndjenjat ne fillim mund te jenë shumë te mëdha dhe te zjarrta, mirëpo problemet do të jenë edhe me te mëdha.
Karakteristikat e Binjakeve:
Elementi: Ajri
Planeti: Merkuri
Ngjyra: E verdha
Lulja: Zambaku
Kafsha: Flutura
Shteti: SHBA
Metali: Zhiva
Guri i lindjes: Agati
Gaforrja
Gaforret janë me te keqkuptuarit nga të gjitha shenjat e zodiakut. Ne një moment jeni me te miret, kur bëhet fjale për ndihmën qe ua ofroni te tjerëve, ndërsa ne momentin tjetër jeni apatik dhe nuk u intereson asgjë për te tjerët. Shkaku i gjithë këtyre ndryshimeve qëndron ne levizjen e henes. Nga jashtë dukeni se jeni me agresiv se te tjerët, mirëpo ne brendi jeni shumë te thyeshem. Nëse ndonjë person arrin t'u njohe si duhet, do ta keni shok për jetë. Jeni te paparashikueshem, te thyeshem dhe me plot komplekse, prandaj edhe keni nevojë për përkrahje emocionale. Jeni shumë besnik dhe ne çdo kohe jeni te gatshëm tu vini ne ndihmei te tjerëve. Po ashtu posedoni mundësi qe me durim te degjoni për problemet e te tjerëve dhe t'i ndihmoni. Mirëpo ju ndjenjat dhe problemet tuaja i mbani ne vete. Gaforret deshirojne te posedojne. Deshironi edhe te merreni me te kaluaren, sepse aty ne një mënyrë e gjeni pushimin shpirtëror. Të hollat nuk i harxhoni me se koti. Shumë here u duket se te tjerët nuk u kushtojne vëmendje sa duhet, prandaj edhe deshproheni. Ajo shpejt kalon, kur te kuptoni se shkaku qëndron tek ju, sepse keni gjykuar ne mënyrë te gabuar.
Marredheniet e Gaforreve me shenjat e tjera:
Gaforrja & Dashi: Kjo fillon si lidhje e fuqishme dhe e sigurtë, mirëpo shumë shpejt kalon vetëm ne kujtim te thjeshtë.
Gaforrja & Demi: Interesat dhe dëshirat e përbashkëta e bëjnë këtë një marredhenie harmonike.
Gaforrja & Binjaket: Këta te dy mund vetëm te deshperohen nga njeri tjetri. Asgje me, e mirë dhe e lumtur.
Gaforrja & Gaforrja: Të dy kanë nevojë për përkrahje emocionale, mirëpo asnjëri nuk ka kohe ta japi. Nuk mund te jetë lidhje e mirë.
Gaforrja & Luani: Gaforrja e disponuar mund te gjeje, kenaqesi te madhe ne karakterin e Luanit.
Gaforrja & Virgjeresha: Këta te dy, përputhen mirë, me atë qe te dy e deshirojne dhe me atë qe te dy mund ta ofrojnë.
Gaforrja & Peshorja: Këta te dy janë kundershtare te medhenj dhe kjo lidhje shkakton probleme, probleme dhe vetëm probleme.
Gaforrja & Akrepi: Të dy palet ndjehen te sigurta pranë njera-tjetres. Lidhje qe premton.
Gaforrja & Shigjetari: Personat ne këtë kombinim me mirë përputhen si shokë se sa si partnere.
Gaforrja & Bricjapi: Dallimet ne mes këtyre dyve janë shumë te vështira për t'u tejkaluar.
Gaforrja & Ujori: Emocionet ne dhomen e fjetjes, mund te jenë shkaku kryesor për mbajtjen e kësaj lidhje.
Gaforrja & Peshqit: Me punën e perbashket, këta te dy mund t'i arrijnë qëllimet ne jetë dhe ne dashuri.
Karakteristikat e Gaforres:
Elementi: Uji
Planeti: Hena
Ngjyra: E gjelber
Lulja: Bagremi
Kafsha: Struthi
Shteti: Skotlanda
Metali: Argjendi
Guri i Lindjes: Margaritari (xhevahiri)
Luani
Ju jeni te sigurt ne vete dhe ndiheni se mund te bëni çfarë te doni. Jeni te bindur se mund te merreni edhe me gjërat me te rëndësishme. Ne fakt, ndiheni se çdo gjë varet nga ju. Pa ju asgjë nuk mund te rrjedh si duhet. Të tjerët ndoshta do të kishin pranuar te jenë te mirë, por asnjëherë nuk do të kishin pranuar te jenë, si ju. Mbani përgjegjësi te madhe për gjërat qe u rrethojne. Për ju, asgjë nuk mund ta këtë epitetin me te lartë. Luksozi për ju ka rëndësi te njëjtë sikurse frymemarrja. Keni aftësi te dramatizoni, prandaj ndonjëherë mundoheni qe nëpërmjet kësaj aftesie, ta terheqni vemendjen e te tjerëve. Nëse nuk ka kenaqesi ne atë qe e bëni, ju e krijoni vete. Jeni shumë te mirë dhe te sjellshem me te tjerët, dhe jeni te gatshëm qe t'ââ¢ua falni gabimet te tjerëve shumë lehtë. Askush nuk mund te këtë shok me te mirë se ju. Kenaqeni sot për sot dhe nuk e lodhni mendjen me atë se çfarë do të ndodhë nesër. Krenaria është problemi me i madh qe keni. Dini te krenoheni pa nevojë. Shpesh vuani nga një plage emocionale dhe për shkak se jeni shumë krenar, nuk kerkoni ndihmë. Po ashtu mund të mos jeni ne dispozicion për te qenë aktiv, mirëpo nuk doni ta tregoni atë. Ne fund jeta nuk do të ishte aq interesante pa Luanet.
Marredheniet e Luanit me shenjat e tjera:
Luani & Dashi: Nëse mund te gjejne mënyrë dhe hapësirë për kompromis, kjo mund te jetë një kombinim i mrekullueshem.
Luani & Demi: Këta te dy do të perfundojne duke e larguar njëri-tjetrin. Ide e keqe për kombinim te këtillë.
Luani & Binjaket: Ky kombinim është i mirë dhe relaksues për te dy, prandaj kjo është një ide e mirë.
Luani & Gaforrja: Gaforrja e disponuar mund te gjeje, kenaqesi te madhe ne karakterin e Luanit.
Luani & Luani: Do te jetë vështirë te gjindet zgjidhja se kush do të jetë kryesor ne këtë lidhje, mirëpo këta dy mund te përputhen mirë.
Luani & Virgjeresha: Ky kombinim nuk mund te zgjase shumë.
Luani & Peshorja: Kontolli mbi Luanin është gjeja, te cilën e kërkon Peshorja.
Luani & Akrepi: Kjo fillon si një lidhje e fuqishme, mirëpo nuk do të vazhdoje ashtu. Shpejt do të vyshket.
Luani & Shigjetari: Të dy janë emocional ne këtë aspekt qe tregon se kjo mund te jetë një kombinim i mirë.
Luani & Bricjapi: Problemet presin pas çdo dere te kësaj lidhje. Nuk është ide e mirë.
Luani & Ujori: Kjo mund te jetë një lidhje e mirë, vetëm nëse Ujori ka durim dhe e duron Luanin.
Luani & Peshqit: Të dy janë te mahnitur nga dallimet e njëri-tjetrit, mirëpo kjo nuk do të thotë se mund te zgjase lidhja e tyre.
Karakteristikat e Luanit:
Elementi: Zjarri
Planeti: Dielli
Ngjyra: Portokalli
Lulja: Luledielli
Kafsha: Kitra
Shteti: Franca
Metali: Ari
Guri i lindjes: Margaritari
Virgjeresha
Botes i paraqiteni si person i qete dhe ne kontroll te çdo situate. Mirëpo, ne brendi keni një shkalle te shqetesimit dhe nervozes, por çdo here jeni ne përpjekje te permiresimit te jetës tuaj. Intelegjenca është një nder pjeset kryesore te shenjes suaj. Ju i mbledhni faktet dhe pastaj i veni ne perdorim sipas nevojës. Kur i kombinoni këto me aftësitë tuaja analitike, ju beheni një person shumë i fuqishem. Të tjerët, planet deshirojne t'i realizojne me ndihmën e keshillave tuaja, sepse organizimi juaj bën qe ata te ndihen me te sigurtë gjatë kësaj. Gjeja e vetme e cila mund te quhet mangesi ehte analizimi i detajeve. Nuk filloni asnjë aktivitet pa i analizuar detajet dhe pa marrë rezultate pozitiv. Kjo ndonjëherë i kufizon mundësitë tuaja imagjinative dhe krijuese, kështu qe shpesh pasi ndodh kjo, hasni ne veshtiresi.
Marredheniet e Virgjereshes me shenjat e tjera:
Virgjeresha & Dashi: Mosmarreveshje te mëdha, është mirë qe të mos realizohet ky kombinim.
Virgjeresha & Demi: Demi mund t'i inicoje pasionet e Virgjereshes. Lidhje qe premton.
Virgjeresha & Binjaket: Interesat e përbashkëta do t'i bashkojne, mirëpo Binjaket shumë shpejt do të lodhen nga lidhja me Virgjereshen.
Virgjeresha & Gaforrja: Këta te dy, përputhen mirë, me atë qe te dy e deshirojne dhe me atë qe te dy mund ta ofrojnë.
Virgjeresha & Luani: Ky kombinim nuk mund te zgjase shumë.
Virgjeresha & Virgjeresha: Ky kombinim mund te përputhet mirë.
Virgjeresha & Peshorja: Peshorja shumë shpejt deshiron te largohet nga Virgjeresha. Kerkon me shumë kenaqesi.
Virgjeresha & Akrepi: Ky kombinim mund te këtë probleme, sepse qe te dy kanë veshtiresi te komunikojne.
Virgjeresha & Shigjetari: Kjo lidhje nuk zgjat shumë, sepse Virgjeresha nuk mund ta duroje melankolizmin e Shigjetarit.
Virgjeresha & Bricjapi: Një lidhje e cila premton shumë. Të dyja palet tregojnë interesim ndaj njëri-tjetrit dhe perputhem për mrekulli.
Virgjeresha & Ujori: Ky kombinim nuk mund te zgjase shumë, sepse mes këtyre nuk ka bashkëpunim.
Virgjeresha & Peshqit: Ne fillim, duket se është lidhje e përkryer, mirëpo për një kohe shumë te shkurter perfundon.
Karakteristikat e Virgjereshes:
Elementi: Ajri
Planeti: Venusi
Ngjyra: E purpurt
Lulja: Roze (trëndafili)
Kafsha: Gjarperi
Shteti: Kina
Metali: Bakri
Guri i lindjes: Opali
Peshorja
Jeni shumë te kendshem dhe posedoni një shkalle te lartë elegance. Po ashtu jeni ne gjendje t'i mundesoni te tjerëve te ndjehen për mrekulli. Gjeja më interesante është se te gjithë Peshoret jeni te bukur. Nëse jo shumë atëherë është me se e sigurtë se për nga bukuria dalloheni nga te tjerët. Keni dëshirë te kenaqeni dhe te jetoni sa me mirë. Me te miret jeni ne ndërtimin e partneriteteve me te tjerët dhe zakonisht e keni vështirë te kuptoni anën tjetër te tregimit. Shmangia nga problemet dhe nga situatat te cilat mund t'u sjellin probleme është një gjë qe ju zakonisht e bëni. Jeni diplomat te vërtetë dhe do të bëni çdo gjë qe t'a ulni tensionin e ndonjë situate te vështirë. Ndonjehere dini të jeni edhe te shqetësuar dhe te dekoncentruar mirëpo edhe dini shumë shpejt te organizoheni dhe te vazhdoni me ritem te njëjtë. Jeni ndricues dhe doni ne çdo kohe t'i ndihmoni te tjerëve. Të hollat janë pika e dobët e juaja pasi ato i shpenzoni pa kontroll. Për ju blerja e gerave është me e rëndësishme se sa kursimi i te hollave.
Marredheniet e Peshores me shenjat e tjera:
Peshorja & Dashi: Kjo mund te jetë një lidhje e mrekullueshme, mirëpo jo lidhje serioze dhe afatgjate. Peshorja & Demi: Qe te dy për një kohe shumë te shkurt do të lodhen nga kerkesat e njëri-tjetrit.
Peshorja & Binjaket: Ky është kombinim i mirë. Të dy palet perpthem me idetë e njëri-tjetrit, gjë qe e bën këtë një lidhje te qendrueshme.
Peshorja & Gaforrja: Këta te dy janë kundershtare te medhenj dhe kjo lidhje shkakton probleme, probleme dhe vetëm probleme.
Peshorja & Luani: Do te jetë vështirë te gjindet zgjidhja se kush do të jetë kryesor ne këtë lidhje, mirëpo këta te dy mund te përputhen mirë.
Peshorja & Virgjeresha: Peshorja shumë shpejt deshiron te largohet nga Virgjeresha. Kerkon me shumë kenaqesi.
Peshorja & Peshorja: Nëse mund te përputhen ne fillim, ka mundësi te jenë një çift i mrrekullueshem.
Peshorja & Akrepi: Akrepi për Peshoren për një kohe te shkurter do të bëhet histori.
Peshorja & Shigjetari: Të dy romantik dhe me sharm te veçantë. Mund te jetë një çift mjaft i mirë.
Peshorja & Bricjapi: Shumë dallime ne mes këtyre te dyve, bëjnë qe lidhja mos te zgjas shumë.
Peshorja & Ujori: Të dy do të jenë te kënaqur nga njeri tjetri dhe asnjëri nuk do të doje te largohet.
Peshorja & Peshqit: Probleme te mëdha do të këtë ne këtë lidhje. Është mirë qe te shmanget.
Karakteristikat e Peshores:
Elementi: Toka
Planeti: Merkuri
Ngjyra: Hiri
Lulja: Lulebora
Kafsha: Kafshet shtepiake
Shteti: Greqia
Metali: Bakri
Guri i Lindjes: Safiri
Akrepi
Jeni njerëz shumë ekstrem. Mund te pershkruheni si te fuqishem dhe si te dobët, si emocional dhe te ftohte. Jeni një kombinim shumë interesant i një personi me emocionet me te mira edhe me te keqija. Intensiteti është celesi i personalitetit tuaj dhe i të gjitha gjerave qe i bëni. Karakteristika kryesore e juaj është besnikëria. Po ashtu posedimi dhe xhelozia janë një nder karakteristikat tuaja. Suksesi për ju paraqet qëllim te rëndësishëm. Kur doni te arrini diçka, jeni shumë kembengules. Beni çmos, jepni çdo gjë vetëm e vetëm ta realizoni atë qe keni ndërmend. Natyra juaj u bën të jeni shumë interesant. Po ashtu u bën të jeni edhe agresiv. Zakonisht dominoni ndaj atyre qe janë me te dobët se ju, vetëm pse s'mundeni. Të tjerët do ta kenë shumë vështirë me ju, nëse vendosin qe juve t'u kenë armiq.
Marredheniet e Akrepit me shenjat e tjera
Akrepi & Dashi: Xhelozia e Akrepit dhe pavarësia e Dashit, është një kombinim mjaft i mirë.
Akrepi & Demi: Fillon për mrekulli, mirëpo asnjëri nuk deshiron qe kjo lidhje te zgjase.
Akrepi & Binjaket: Cift i mirë, mirëpo asnjera pale nuk mund ta duroje tjetrën.
Akrepi & Gaforrja: Të dy palet ndjehen te sigurta pranë njera tjetres. Lidhje qe premton.
Akrepi & Luani: Kjo fillon si një lidhje e fuqishme, mirëpo nuk do të vazhdoj ashtu. Shpejte do të vyshket.
Akrepi & Virgjeresha: Ky kombinim mund te këtë probleme, sepse qe te dy kanë veshtiresi te komunikojne.
Akrepi & Peshroja: Akrepi për Peshoren për një kohe te shkurte do të bëhet histori.
Akrepi & Akrepi: Të dy kërkojnë dhe japin shumë qe do të thotë se kjo mund te jetë lidhje e sigurtë.
Akrepi & Shigjetari: Gjeja e vetme e cila mund te rezulton nga ky kombinim është një lidhje shumë e shkurter.
Akrepi & Bricjapi: Ne njeri- tjetrin, këta shohin interesim të madh. Kombinim qe premton shumë.
Akrepi & Ujori: Konfliktet ndermjet këtyre dyve, bëjnë qe kjo lidhje te perfundoj pa filluar mirë.
Akrepi & Peshqit: Interesat dhe imagjinata e perbashket mund te jetë shkak qe kjo te jetë një lidhje e mirë.
Karakteristikat e Akrepit:
Elementi: Uji
Planeti: Plutoni
Ngjyra: E Bardhe
Lulja: Luledielli
Kafsha: Insektet
Shteti: Norvegjia
Metali: Plutoniumi
Guri i Lindjes: Diamanti
Shigjetari
Zakonisht jeni te buzeqeshur dhe shpesh jeni ne gjendje te mirë. Fakti qe ju keni shumë fat dhe jeni ne gjendje te ndihmoni te tjerët, nuk e hidheron askënd. Kryesisht jeni ne gjendje te mirë, por nëse fillon gjendja negative, ose nëse u kap hija e zeze, e keni shumë vështirë te dilni nga ajo. Nëse e vereni ndonjë gjë qe premton, pavarësisht se çka është, ju e percillni deri në fund. Mundoheni ta keni. Kjo ndodh shpesh, sepse ju tërë kohën jeni ne kerkim te gjerave të reja. Ju njekohesisht jeni edhe me te kendshmit nga të gjitha shenjat. Jeni zemergjere dhe jeni te gatshëm ne çdo kohe doni t'i ndihmoni te tjerët. Sinqeriteti dhe humori janë anet pozitive tuajat dhe për këtë njerëzitë çdo here u duan dhe admirohen me ju. Zakonisht sinqeriteti juaj i vërtetë u sjell edhe probleme, mirëpo kjo nuk u shqeteson fare. Ju vazhdoni të jeni te sinqertë.
Marredheniet e Shigjetarit me shenjat e tjera:
Shigjetari & Dashi: Të dy palet tregojnë interesime te përbashkëta dhe si çift veprojnë për mrekulli.
Shigjetari & Demi: Demi serioz dhe Shigjetari i joserioz dhe zbavites, do ta kenë vështirë te rrine se bashku
Shigjetari & Binjaket: Kjo marredhenie fillon ne mënyrë te zjarrte, por mbaron ne te njëjtën mënyrë.
Shigjetari & Gaforrja: Personat ne këtë kombinim me mirë përputhen si shokë se sa si partnere.
Shigjetari & Luani: Të dy janë emocional ne këtë aspekt qe tregon se kjo mund te jetë një kombinim i mirë.
Shigjetari & Virgjeresha: Kjo lidhje nuk zgjat shumë, sepse Virgjeresha nuk mund ta duroje karakterin e Shigjetarit.
Shigjetari & Peshorja: Të dy romantik dhe me sharm te veçantë. Mund te jetë një çift mjaft i mirë.
Shigjetari & Akrepi: Gjeja e vetme e cila mund te rezultoje nga ky kombinim është një lidhje shumë e shkurter.
Shigjetari & Shigjetari: Të dy kanë interesa te përbashkëta dhe asnjëri nuk lejon qe kjo lidhje te deshtoje.
Shigjetari & Bricjapi: Këta te dy mund te jenë shokë te mirë, mirëpo nuk do të jenë te suksesshem ne çift. Ide e keqe.
Shigjetari & Ujori: Dashuria ndaj jetës dhe ndaj njeri-tjetrit, e bëjnë këtë një kombinim te mrekullueshem.
Shigjetari & Peshqit: Qe te dy kërkojnë gjëra qe asnjëri nuk mund t'i mundesoje.
Karakteristikat e Shigjetarit:
Elementi: Zjarri
Planeti: Jupiteri
Ngjyra: E purpurt
Lulja: Narcisi
Kafsha: Kali
Shteti: Spanja
Metali: Zhiva
Guri i lindjes: Opali
Bricjapi
Të motivuar nga fuqia e suksesit, shendetit dhe statusit, ju jeni shumë ambicioz. Jeni shumë kembengules kur bëhet fjale për atë se qe doni. Po ashtu jeni shumë te organizuar dhe ne shumë raste dini te keni durim. Jeni te përgjegjshëm dhe praktik, para se gjithash te determinuar. Përderisa ende keni mundësi nga te cilat mund te arrini sukses, ju do të jeni shumë aktiv. Jeni te kujdesshem me te hollat dhe dini te kurseni. Asnje projekt nuk e filloni pa plan dhe pa organizim te mirë, ndërsa kur te filloni nuk ndaleni deri sa ta mbaroni si duhet. Të tjerët ne ju mund te shohin një person te ftohte dhe te paarritshem, mirëpo ajo është vetëm si rezultat i praktikes tuaj, ne marrëdhëniet me te tjerët jeni shumë te kujdesshem. Doni te keni gjithçka ne kontroll sepse nëse u dalin gjërat nga kontrolli, keni frikë se do të keni veshtiresi te mëdha.
Marredheniet e Bricjapit me shenjat e tjera:
Bricjapi & Dashi: Pas çdo kendi te kësaj lidhje, presin argumenta te shumta.
Bricjapi & Demi: Të dy duan te kenë mbështetje te sigurtë. Të dy mund ta sigurojne këtë. Ide e mirë.
Bricjapi & Binjaket: Të dy mund të mësojnë shumë gjëra nga njeri tjetri, mirëpo ky kombinim nuk zgjat shumë. Bricjapi & Gaforrja: Dallimet ne mes këtyre dyve janë shumë te vështira për t'u tejkaluar.
Bricjapi & Luani: Problemet presin pas çdo dere te kësaj lidhje. Nuk është ide e mirë.
Bricjapi & Virgjeresha: Një lidhje e cila premton shumë. Të dy palet tregojnë interesim ndaj njera-tjetres dhe perputhem për mrekulli.
Bricjapi & Peshorja: Shumë dallime ne mes këtyre dyve, bëjnë qe lidhja mos te zgjase shumë.
Bricjapi & Akepi: Ne njëri-tjetrin, këta shohin interesim të madh. Kombinim qe premton shumë.
Bricjapi & Shigjetari: Të dy kanë interesa te përbashkëta dhe asnjëri nuk lejon qe kjo lidhje te deshtoje.
Bricjapi & Bricjapi: Këta te dy përputhen për mrekulli, mirëpo ngjashmeria mund te shkaktoje një situate banale.
Bricjapi & Ujori: ky çift mund te filloje ne mënyrë te pasigurtë, mirëpo nëse pak përputhen ka mundësi te ndodhin gjëra te mrekullueshme.
Bricjapi & Peshqit: Dallimet ne mes te dyve, bëjnë qe kjo te jetë një lidhje shumë e qendrueshme.
Karakteristikat e Bricjapit:
Elementi: Toka
Planeti: Saturni
Ngjyra: Kafe
Lulja: Karafili
Kafsha: Cjapi
Shteti: Meksika
Metali: Alumini
Guri i Lindjes: Garneti
Ujori
Nga të gjitha shenjat e zodiakut ju jeni me origjinal. Ne fakt ata kënaqen kur dinë se ndryshojnë nga te tjerët. Ndërsa ju jeni unik gati ne të gjitha aspektet. Ju ndonjëherë doni qe t'i injoroni idetë e te tjerëve duke menduar se i keni tuajat. ̢̮â¬Â¹shte e vërtetë se jeni plot ide, mirëpo duhet ndonjëherë qe te paktën t'i degjoni edhe idetë e te tjerëve. Ju kerkoni dituri kudo qe shkoni. Nga kjo ndonjëherë bini ne mendime te thella. Objektiviteti është një gjë e cila te tjerët e kërkojnë nga ju. Ju po ashtu jeni shumë interesant kur bëhet fjale për organizimin e gjerave rreth jush. Doni të jeni ne mesin e te tjerëve, me qëllim qe t'i tregoni cilësitë tuaja. Njëherë paraqiteni me një plan te mrekullueshem për t'i rregulluar gjërat, ndesa heren tjetër i dekocentruar dhe i paorganizuar. Angazhimi fizik për ju është gati i pamundur. E urreni punën fizike, mirëpo ne anën tjetër jeni shumë praktik ne angazhimet e tjera. Argumentet janë gjeja me e rëndësishme për ju.
Marredheniet e Ujorit me shenjat e tjera:
Ujori & Dashi: Me mirekuptim te vogël, kjo është një kombinim qe premton shumë.
Ujori & Demi: Liria dhe dashuria e madhe për Ujorin, shumë shpejt mund te kaloje ne deshperim.
Ujori & Binjaket: Këta te dy përputhen për mrrekulli dhe duket se asgjë nuk mund t'i ndaje.
Ujori & Gaforrja: Emocionet ne dhomen e fjetjes, mund te jenë shkaku kryesor për mbajtjen e kësaj lidhje.
Ujori & Luani: Kjo mund te jetë një lidhje e mirë, vetëm nëse Ujori ka durim dhe e duron Luanin.
Ujori & Virgjeresha: Ky kombinim nuk mund te zgjase shumë sepse mes këtyre nuk ka bashkëpunim.
Ujori & Peshorja: Të dy do të jenë te kënaqur nga njeri tjetri dhe asnjëri nuk do të doje te largohet.
Ujori & Akrepi: Konfliktet ndermjet këtyre te dyve, bëjnë qe kjo lidhje te perfundoje pa filluar mirë.
Ujori & Shigjetari: Dashuria ndaj jetës dhe ndaj njëri-tjetrit, e bëjnë këtë një kombinim te mrekullueshem.
Ujori & Bricjapi: Këta te dy përputhen për mrrekulli, mirëpo ngjashmeria mund te shkaktoje një situate banale.
Ujori & Ujori: Kjo nuk ka mundësi te jetë lidhje e zjarrte, mirëpo të dy mund te jenë te kënaqur.
Ujori & Peshqit: Ujori do të mundohet ne ÃÆ§do rast te dalë nga lidhja me Peshqit.
Karakteristikat e Ujorit:
Elementi: Ajri
Planeti: Urani
Ngjyra: E kalter
Lulja: Orhideja
Kafsha: Zogjte e medhenj
Shteti: Rusia
Metali: Uraniumi
Guri i lindjes: Argjendi
Peshqit
Ndonjehere keni ndjenjen se nuk i takoni kësaj botë. Mirëpo kujt i takoni nuk e dini dhe nuk do të arrini ta dini. Njerezit qe janë rreth jush zakonisht janë te habitur nga personaliteti juaj i fuqishem. Po ashtu keni intuite te fuqishme dhe mund te kuptoni këndvështrimet e te tjerëve shumë lehtë. Kjo ndonjëherë mund te shkaktoje probleme. Keni mundësi dhe vullnet te punoni dhe jeni te gatshëm te sakrifikoni çdo gjë për te arritur qëllimet dhe për te ndihmuar te tjerëve. Keni një talent dhe sharm te mrekullueshem. Po ashtu jeni plot ide te mrekullueshme dhe plane. Këto anë pozitive te tjerët nuk janë ne gjendje t'i shohin sepse ju tregoheni si te pasigurtë. Jeni mikeprites te mirë. Nuk jeni vetiak prandaj njerëzitë deshirojne te jenë ne shoqërinë tuaj. Keni parandjenja te mrekullueshme për atë qe ka mundësi te ndodhi. Mirëpo të tjerët ne këtë nuk u besojnë sepse mendojnë se fantazoni shumë. Nuk i gjykoni te tjerët sipas asaj se çka kanë bërë, por sipas brendesise se tyre.
Marredheniet e Peshqve me shenjat e tjera:
Peshqit & Dashi: Kjo lidhje mund te mbijetoje vetëm nëse secila pale i përgjigjet nevojave te pales tjetër.
Peshqit & Demi: Mund të mos e kuptojnë njëri-tjetrin, mirëpo të dy janë te terhequr nga njeri-tjetri. Lidhje qe premton.
Peshqit & Binjaket: Ndjenjat ne fillim mund te jenë shumë te mëdha dhe te zjarrta, mirëpo problemet do të jenë edhe me te mëdha.
Peshqit & Gaforrja: Me punën e perbashket, këta te dy mund ââ¬Å¡t'i arrijnë qëllimet ne jetë dhe ne dashuri.
Peshqit & Luani: Të dy janë te mahnitur nga dallimet e njëri-tjetrit, mirëpo kjo nuk do të thotë se mund te zgjase lidhja e tyre.
Peshqit & Virgjeresha: Ne fillim, duket se është lidhje e përkryer, mirëpo për një kohe shumë te shkurte perfundon.
Peshqit & Peshorja: Nëse mund te përputhen ne fillim, ka mundësi te jenë një çift i mrekullueshem.
Peshqit & Akrepi: Interesat dhe imagjinata e perbashket mund te jetë shkak qe kjo te jetë një lidhje e mirë.
Peshqit & Shigjetari: Qe te dy kërkojnë gjëra qe asnjëri nuk mund t'i mundesoje.
Peshqit & Bricjapi: Dallimet ne mes te dyve, bëjnë qe kjo te jetë një lidhje shumë e qendrueshme.
Peshqit & Ujori: Ujori do të mundohet ne çdo rast te dalë nga lidhja me Peshqit.
Peshqit & Peshqit: Asnjeri nuk do të merret me problemet e tjetrit. Lidhje afatshkurter.
Karakteristikat e Peshqve:
Elementi: Uji
Planeti: Neptuni
Ngjyra: Vjollce
Lulja: Zambaku
Kafsha: Peshku
Shteti: Portugalia
Metali: Platina
Guri i Lindjes: Dijamanti