Re: CFARE MISTRECLLEQESH KENI BERE NE FEMIJERINE TUAJ?
Nuk e kisha vene re kete temen,e lezetshme!Me keni kujtu shume caste te feminise teme,duke fillu prej kopshtit e deri tek aventurat neper eskursione me klase...
Une per vedi kam kene per pike te pikes (shkodranet ketu e marrin vesh ca den me thane) ,s kam lane kurr dy gure bashke
Shenjat i kam hala,nje te çame ngjite me bishtin e synit: e kam vra ne nje tel(cope e hekur apo ku di une ca ishte) edhe tesh me ka mbete si grope.Me asht ba kshu sepse me ka ndodhe te perplasem tek cepi i tovolines se bukes ne te njejtin vend ,dmth dy here.Kjo ndodh sepse une kur ulem ne karrige s di me e lane karrigen te mbeshtetun pertoke me 4 kame po vetem me dy:tana karriget ne shpi teme lekunden ....
Me kujtohet kur lushim me top ne fund te rrugices...me kujtohet kur topi na bite pertej murit rrethues te oborrit te nje prej komshijeve.Atij te shkretit i kishte ardhe ne maje te hundes tu ndigju perdite te bertitunat e femijeve te pexherja edhe kur na bite topi ne oborr te tij s na e jepte hic,po merrte nje thike e na e çate topin ne dysh.Mandej ia morem doren..fillum tu hi tinzash ne oborr te tij,lehte pa na ndigju ai kojshia.Une isha vullnetarja numer 1 me kapercy murin.
Me kujtohet kur hynim tinzash neper oborret e te tjereve me vjede kumlla,rrush ose fiq..
Me kujtohet kur lushim rrasavije(kshu i kena thane ne ,asht ajo loja me nje rrase edhe me disa vija te vizatume me shkums),apo lushim me konop,ose hapa-dollapa (ne gjuhe letrare i thone kukafshehatasi),apo top e tjegull,top e grope,rezervash,luftsash,ngjyrash,kukllash,shpijash,mandej fillume me lujte me letra cimcakezash,etj etj
Mandej une e kam kene shume e levisshme,merresha me si tip gjimnastike,arrisha te basha levizje te tipit jo ura ,jo sperkata,dmth isha shume elastike.Nuk e di a e ka provu kush te hipe ne dy anet e deres(me te dyja kamte te anet e murit)..shpesh me therrisnin "Majmun"!Sa qejf kam pase.Mami:"Ulu maj se po then kryt!Itesh kena ly edhe murin" /pf/images/graemlins/laugh.gif
Nje here provova me kerkcy me te dyja kamte ne mur,dmth me i vu kamte ne mur njena mas tjetres ne menyre shume te shpejte saqe per nje interval teper teper te shkurte kuptohet te rrija e pambeshtetun ne toke.Ia arrita qellimit por ne fund rashe keq dhe shtypa kaviljen,nje jave ne shtrat pa mujte me leviz hic..shyqyr qe ishte vere edhe s kisha me shku ne shkolle....O zot cfare dhimbjesh!Mandje kush e ndigjote mamin ,ne vend qe te perkedhelte apo dicka te tille me thoshte:"Mireboll e ke!" Mu mu coshin nervat...

Po kjo s me pengote aspak me shejtanlleqet.....