Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit
Fillimisht postuar nga gfm73:
[qb] GENE
por si mund te luftohet ky korrupsin ???????
--------------------
Eshte me te vertete nje pyetje e bukur por edhe e veshtire per t´u pergjigjur. Askush nuk mund te dije sakte t´i pergjigjet pyetjes, por ama une do ta formuloja pyetjen disi ndryshe: Kush eshte ne gjendje qe t´i dalin balle situates ne vend dhe te nisi luften kunder ketij kanceri qe po e demton shoqerine shqiptare ne cdo drejtim te jetes.
GENE
kush mund ta beje me mire???????????
--------------------
Vete ndergjejga e paster e Njeriut. E nese ka njerez te tille atehere problemi qendron ketu se si keto njerez mund te gjejne rrugen e duhur per te nisur luften kunder korrupsionit. Kudo ne Bote ka korrupsion ne nje apo tjeter forme, por nqs ne shume vende ky fenomen nuk eshte edhe aq dallues e i keq si ne vendin tone, jane njerezit me ndergjegjen e tyre te paster qe i rrijne gjithmone opozite te ketij fenomeni antinjerezor. Dhe mbeshtetjen keta njerez e gjejne edhe tek Ligjet, Ligje keto te ndertuara mbi baza te shendosha te moralit e te sensit njerezor....
GENE
sa burime financiare do duheshin per nje lufte te tille??????????????
---------------
Dakord. Patjeter qe nevojiten edhe burimet financiare por qe nuk do te ishte ndonje problem aq serioz per to. Kur ne flasim per korrupsionin, nuk e kemi fjalen per korruptim te ndonje individi apo te ndonje grupi te vogel punonjesish, por FJALA eshte per korruptim ne cdo strukture te shtetit te sotem. E atehere duke qene keshtu, ndodh qe cdo ndihme financiare e dhene nga instancat perkatese shteterore per luften kunder korrupsionit t´i kete dyert e mbyllura. Pyetjen tende ne kete rast do ta kisha ndertuar keshtu: Sa veta (njerez) duhen per nje lufte te tille??? Dhe pergjigja ime do te ishte: NJE POPULL I TERE, NE MASE DHE I NJEHSUAR. [/qb]
TI i ke mendimet e pastra e shume ideale dmth pak utopike
meqenese kemi dale nga tema (behej fjale per lobin amerikan)te ftoj ta vazhdosh kete rruge diskutimi tek tema "a do i rezistonit tundimit te parase" tek forumi politika
po te citoj shkrimin e fundit
Shkruajtur më 22 Maj, 2003 16:17
--------------------------------------------- -----------------------------------
citim:
--------------------------------------------- -----------------------------------
Fillimisht postuar nga Shpetimtari:
Gene, me fal qe do t'me duhet te te korrigjoj pak ne ato qe thua.
E para jo persona apo grup personash, por Shteti Ligjor dhe vetem ai me mekanizmat e krijuara per kete pune dmth me pak fjale Sekuestrimi i pasurive te vena ne menyre te jashteligjshme dhe abuziviste, kjo e bere ne rruge ligjore, pas denoncimeve me prova dhe fakte konkrete.
E dyta, ato regjistrimet qe po i permend perseri, gje qe ben gabim, (pasi njehere the se ishte nje mendim i thene ashtu kot) nuk me duket se i ke permendur me kontekstin per ti dorezuar ne gjykata, por per presion.
P.s. Gene, une shoh se ndajme pothuajse te njejtat pikpamje sa i perket kesaj teme, prandaj une nuk do vazhdoj ashtu siç ben ti me kundershtime apo duke u kapur, kjo them se eshte e fundit, nga une ne drejtimin tend s'do ndodhe me.
--------------------------------------------- -----------------------------------
ok shpetimtar meqenese mbase jemi dakort ne parim atehere po e le rastin konkret dhe te them se si e mendoj une luften kunder korrupsionit
1- nuk mund ti kerkosh nje personi te korruptuar qe te hetoje e te denoje te tjeret si ai (me duket mese normale kjo)
2- kam pershtypjen qe korrupsioni ne shqiperi eshte nje problem struktuaral dmth nuk zgjighet lehte nga vete strukturat e shtetit edhe si kut te vesh ne krye 10-20 ministra te ndershem (po qe se nuk vjen kapitan amerika ose supermeni e te tjere po nuk besoj)
3- mendoj qe cdo individ nuk duhet te prese qe korrupsioni te zhduket me frymen e shenjte e aq me pak qe te korruptuatit te bejne autokritike e te kthejne pasurite e vena
4- me menyren qe propozova mendova se shprehja ne menyre sintetike te gjithe keto mendime te miat e sidomos te fundit
5- meqenese me pare e kisha propozuar rregjistrimin si forme presioni e ridimensionoj kete dhe them se po deshe edhe mund ti drejtohesh gjykates (po pate besim)
6- meqenese po trajtonim nje propozim timin me duket absurde te thuash se jam une qe kundershtoj e "kapem" thjesht po perpiqesha ti pergjigjesha dyshimeve tua (e konsideroj dicka normale te kesh dyshime)
7- nqs ke perceptuar nje ton tendencioz ne shkrimet e mia te garantoj se gabohesh (ne fund te fundit as mua as Ty nuk na hun e as na del gje "nga xhepi"
--------------------------------------------- -----------------------------------
Postime: 242 | Nga: itali (padova) | Regjistruar: Shkurt 2003 | IP: e Regjistruar |
Shpetimtari
Anëtar/e
Anetar/e # 3507
Shkruajtur më 22 Maj, 2003 22:34
--------------------------------------------- -----------------------------------
Pergezime Gene.
Ndajme te njejtat mendime sa i perket korrupsionit dhe menyren se si duhet luftuar ai. Me duhet te dal nga fillimi pasi shoh me poshte se tema e Gigo-s u ngjall perseri dhe po e ndjek me interes sidomos mendimin e nje pjese te mire te diskutanteve (me vjen mire qe ti si bashkebisedues nuk ke ato koncepte), dhe te them te drejten mbase dhe behem pak pesimist, pasi e theksoj dhe njehere se mbase mbivleresohet shume teoria qe vendin tone duhet ta drejtojne medeomos vetem ata qe mbarojne studimet jashte shtetit, pasi ketyre u del b**** vendit duke marre 700 pike ne TOEFL-in e tjera si keto dhe nuk ka asnje mundesi qe keta te korruptohen. Mua personalisht me duket diçka e tepruar.
--------------------------------------------- -----------------------------------
Postime: 68 | Nga: Laknas | Regjistruar: Maj 2003 | IP: e Regjistruar |
issi i vogel
Rezistenca!
Anetar/e # 101
Shkruajtur më 23 Maj, 2003 10:10
--------------------------------------------- -----------------------------------
Mendoj se do te jete shume e veshtire per Shqiperine qe te mundi korrupsionin. Fakti eshte se ky i fundit eshte shnderruar ne nje gje krejt normale ne kulturen tone. Te tere ne Shqiperi e dine qe qeveritaret merren me gjera pak te pastra, dhe shpesh jane te implikuar me njerez qe i perkasin publikisht botes se kontrabandes, droges apo krimit te organizuar.
Por edhe pse keto gjera dihen mjaft mire, ka shume tolerance. Njerezit dalin me fraza te tipit
„Edhe pernedimi keshtu eshte bere, eshte normale qe ka korrupsion“
„ne Amerike po mos te kishte qene mafia, amerika nuk do te kishte ecur perpara“
„pse deputeti, ministri, funksionari vetem me rroge shteti do rroje?? Eshte normale qe ndonje gje e merr”
Ja par keto jane fraza tipike qe deshmojne nje fenomen qe tashme eshte gdhendur me shkronja te medha ne kulturen tone.
Eshte shume e veshtire per nje te ri ti rezistoje tundimit te nje jete lluksoze qe mund ti ofroj nje pozite qeveritare. Edhe pse ky mund te jete edukuar dhe shkolluar ne perendim nuk eshte e thene qe kjo gje mund ti sherbeje si valsine under korrupsionit.
Puna qe duhet bere qendron ne rrenje, behet fjale per te ndryshuar nje “background” kulturor qe rrezikon te rrenjoset akoma me thelle. Behet fjale te ndryshosh mentalitetin e njerezve dhe kjo gje nuk eshte aspak e lehte. Njerezit duhen riedukuar dhe ripergjegjesuar. Per fat te keq kemi qene per 50 vjet ne nje diktature qe i hoqi çdo pergjegjesi individit dhe e shpergjegjesoj ate plotesisht.
U deshen 50 vjet qe ky proçes te arrinte kulmin dhe mendoj se do te duhet shume kohe qe te behet e kunderta, domethene te ripergjegjesohet individi dhe te arrije te kuptoje se mund te beje diçka per te ndryshuar situaten, duke dale nga pasiviteti qe nuk ben gje tjeter perveçse ti japi nje dore te forte atyre qe jane te korruptuar (parlamentare, qeveritare, funksionare dhe police te thjeshte).
--------------------
BOMBING FOR PEACE IS LIKE F...... FOR VIRGINITY!