Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

baci

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

korupsioni eshte kudo.Ai eshte pjese e shoqerise shqiptare,kudo po nuk dhe nuk te sherbejne.
Korupsioni fillon qe ne femija pa le deri ne qeveritaret .Per korupsionin ke nje barsolete:
Lind femija dhe nuk qante,mblidhen doktoret dhe mendohen ,si ka mundesi te mos qaje,do kete ndonje semundje qe nuk e dime.
Ne kete kohe vjen infermjerija Dudie.
Qyqja bre doktora a se shikoni perse nuk qan?shikoheni doren si e mban veri ndonje lek cunit se ska per te hapur gojen po se paguat.

ESHTE PER TE ARDHUR KEQ PO KU ESHTE RALITET I SHQIPERISE SOT KORUPSION KUDO.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Nuk po e tregoj voten time per sondazhin, por kam dyshimet e mia mbi presidentin e sotem shqiptar. Mjaft ta shohim si prodhim te politikes dhe jo si Filan Fisteku(jo si emer, pra). "Sa mendoni se eshte i pavarur presidenti Moisiu?" duhet te ishte edhe nje pyetje e dyte ne sondazh...

Gjithsesi, kjo levizje e shqiptaro-amerikaneve eshte per t'u pare, d.m.th., nuk e shoh si mohore.

A mund ta di ku eshte botuar konkretisht kjo leter?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Ky fragment nga letra:

"...të punoni me parlamentin për krijimin e kuadrit ligjor që të të ndihmojë në krijimin sa më të shpejtë të këtij komisioni..."

duket pak i zorshëm për t'u ftilluar. A kërkon ky një autoritet ligjor? Nëse po, a ka të drejtë Parlamenti Shqiptar për t'i dhënë të tillë autoritet një grupi personash që nuk paguajnë asnjë taksë ndaj shtetit Shqiptar? Do duhej të sqarohesha për këtë, përpara se të votoja pro apo kundra një komisioni të tillë. Që qëllimin e ka të lavdërueshëm, btw.
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Eshte nje perpjekje me vlere, shpresoj te funksionoje dhe ti rikthej Shqiperise sadopak lulezimin e cdo shteti tjeter...
Dhe qeveritaret tane te ndihen te ngopur mese fundi dhe te mendojne per popullin.....
 

Archi

Forumium praecox
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Archi, ke shume te drejte, por mendoj se shumica e atyre qe ke shkruar ti mund te jene "ligje" qe tashme egzistojne ne Shqiperi. Ceshtja eshte sa seriozisht merret zbatimi i ketyre ligjeve dhe sa korrupsion do perfshihet ne zbatimin e ketyre ligjeve. Mendoj se shume ligje qe egzistojne ne Boten e moderuar eshte veshtire te aplikohen ne Shqiperi ne kete gjendje qe eshte vendi jone tani. Mua me duket se peshku eshte qelbur nga koka, e prandaj duhet te kerkohet koka te pastrohet e para. Kush do e beje? Kujt i ka mbetur nje fije ndershmerie qe te kete fuqine per te filluar nje lufte te tille kunder korrupsionit? A eshte ne gjendje presidenti shqipetar per te filluar nje fushate te tille kunder lupove si puna e Nanos? [/qb]
Asgje nga ato qe kam shkruar me lart nuk jane te parashikuar nga ligji dhe kjo qellimisht eshte bere nga politika shqiptare per ti lene shteg korrupsionit dhe vjedhjeve. Kur them politika kam parasysh te gjithe spektrin politik, nga e majta ne te djathte. Nqs shume ligje te "Botes se moderuar" nuk aplikohen tani ne Shqiperi, ne cfare kohe mund te aplikohen? Dhe nqs nuk arrijme dot ta drejtojme Shqiperine drejt "Botes se moderuar", perse nuk i bejme mutin qe tani Shqiperise dhe te bime rehat me korrupsionin dhe hajdutet? Fundi i fundit cfare humbasim? Thjesht shpetojme nervat tona.
Perse presim qe luften kunder korrupsionit ta filloje e ta drejtoje Presidenti yne "i nderu(a)r"?
Eshte shume e vertete qe peshku qelbet nga koka, aq sa eshte e vertete qe qe te gjitha levizjet per ndryshim fillojne nga poshte.
Mos pretendoni gje, qe pushtetaret shqiptare te luftojne burimin e tyre kryesor te te ardhurave?
Kjo s´do te ishte gje tjeter vetem se naivitet. Prandaj them une qe eshte shoqeria shqiptare ajo qe duhet te shkundet e para dhe te mos e pranoje korrupsionin. Pa kuptuar kete gje cdo lloj komisioni do te ishte vecse "nje ide gjeniale".

--------------------------------------------- ------------------

Ja, ja, ja jetzt wird wieder in die Hände gespuckt,
wir steigern das Brutosozialprodukt.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Firmosesit e asaj letre duken qe nga emrat,qe jane njerez te cilet Shqiperine e njohin vetem nga 3-5 vizita dyjavoreshe ne keta 12 vjetet e fundit.

Po te kishin jetuar ne Shqiperi me vite do e merrnin vesh se nje komision i tille eshte utopi ne Shqiperine e mafiozeve te kuq.

Per te krijuar nje komision parlamentar i cili do kontrollonte punen e nje kryetari bashkie,u deshen mbi nje muaj debate ne te gjitha nivelet e shtetit.

Imagjinoni suksesin qe do kete krijimi i nje komisioni,i cili do te kontrolloj stadin me te te larte te: mafies Siciliane,bijve te Enverit dhe vasaleve te Grekeve,te shkrire ne nje.

Me komisione nuk do zgjedhim dot gje.

Dashte Zoti dhe shqiptareve ju erdhi mungesa e ujit,dritave,sigurise se jetes, aq ne maje te hundes sa kur te shkojne per te votuar te votojne per kedo,por jo per qeverine e Fatos Thanas Nanos.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

nga i gjen keto axioma per mafien e kuqe e kete e ate e te tjeret

mi thuaj dhe mua qe te kulturohem

sa per ujin e dritat mos shpreso kot se nuk jane probleme qe linden sot e shqiptaret jane mesuar (per fat te keq )


persa i perket korrupsionit zgjidhja eshte e thjeshte
sa here ktheheni ne shqiperi merrni me vete nje regjistrator si ato te gazetareve (ose me mire nje mikro telekamer) dhe perdoreni ne cdo zyre shteti qe shkoni, nqs ju kerkojne para ua jepni dhe pastaj ua kerkoni dyfish per te mos i denoncuar
pasi te perhapet kjo praktike tek te gjithe shqiptaret askujt nuk ia leverdis me te korruptohet se do humbe edhe ato qe ka fituar deri sot
ose nje menyre me e mire ( por duhet vullneti i parlamentit ) eshte qe ti njihet e drejta mbi 20% te pasurive qe i sekuestrohen nje personi te korruptuar, atij personi (ose agjencie te specializuar) se sjell fakte per kete korrupsion.
une do kthehesha ne tirane e do merresha me kete pune.
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Ne Shqipri duhet bo sic bon Kinezet kto dy vitet e fundit -- politikanet e korruptuar u pushkatun dhe te tjeret po bojn burgime afatgjata. As nuk ja vun veshin njeriu fare per punen e te drejtave te njeriut. ..si rrjedhim perendimi po cahet per te investu ne Kine se nuk i shkojn paret kot duke mbush xhepa politikanesh (...them n'pergjithsi ..se e kom t'qart qe kokat e larta t'partis vazhdojn te mbyshin xhepat ...po t'pakten nuk ka aq shume xhepmbushes sa me pare).

Po kush ta boj thuj?
 

bona

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

pyeta i here kot kush eshte mor presidenti i shqiperise : me thane eshte ai qe ka ndertuar bunkeret e shqiperise. po Sala ca ka qene : doc i byrose politike, po Tosi i kuq flake. po Edi rama gjithe jeten ka qene i kuq .
ishalla america na fut ne next per te rrezu qeverine.
sooooooooooooooo
duhet me u heq kuqot ne radhe te pare.
 

Klaudia

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

hello there!
Mu be qefi kur plot organizata shqiptare moren inisiativen qe moren ato njerez per luften kunder korrupsionit
Mendoj, qe per gjendjen qe eshte atje, eshte pak si veshtire per ta filluar dhe per qe te angazhohen qe te gjith njerzit
por... we have to be optimistic, when the people that wrote the letter and are willing to do somthing about it why wouldn't we believe in it?
It's our country and we are the one that make that country, so we have to protect and make that a better place.
Ky ishte my opinion , always try to think the positive side, like always you could make( even though its hard in the beginning)

P.S. give a shout out to the ppl who put an effort to write a letter and everything else that they did <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
thumbsup.gif
 

Gigo

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Mua keta emrat qe kane firmosur letren nuk me pelqejne hic:
Albanian Aid Society ? Gjevalin Gecaj, President
Albanian American Community of Illinois ? Ilaz Kadriu, President
Albanian American Islamic Center - Imam Vehbi Ismail
Albanian American Society Foundation ? Esad Rizai, President
Albanian Center of New York ? Drita Kokalari, President
Albanian Heritage Foundation ? Gary Kokalari, President
Albanian League of Prizren ? Ismet Berisha, President
Dede Gjo Luli Foundation ? Prele Sinishtaj, Head Representative
Democratic League of Kosova, USA ? Agim Rexhaj, President
Human Rights Association for Chameria
St. Paul?s Albanian Catholic Church ? Father Anton Kqira

Prandaj, nqs ne komision duan te marrin pjese ata qe kane firmosur letren une jam komplet KUNDER ketij lloj komisioni. Une kam degjuar plot emra te tjere te njohur te lobit shqiptar ne amerike po nuk po shoh te kene firmosur letren.
Prandaj o njerez, te "poll"-i VOTONI KUNDER!
 

gfm73

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

E gjej gjithmone me interes nje mendim apo ide e hedhur nga dikush apo nje grup njerezish ne lidhje me luftimin (serioz - kuptohet kjo) e korrupsionit qe ka mbuluar cdo qoshe te politikes shqiptare ne vend. Korrupsioni tek ne eshte si nje virus qe po te kapi len edhe pasojat prapa. Cdo person tek ne, qe futet me detyren perkatese ne fushen e administrates shteterore, dashte e padashte do te nxihet nga ky virus dhe heret apo vone ky virus do e beje punen e vet. A ka dhe a gjindet qofte nje person apo dy persona e me shume, qe jane me detyra administrative, qe te mos perfshihen ne valen e korrupsionit dhe te punojne per ndalimin e tij??? Une e them me plot gojen PO. Sepse, po te mos jene edhe keto persona qe e luftojne korrupsionin, atehere fjales korrupsion do t´i vinim nje emer tjeter dhe problemi do te ishte de fakto e de juro i zgjidhur. Korrupsioni eshte kudo ne bote ne nje forme apo ne nje tjeter, ku me pak e ku me shume. Por pyetja lind: Cili eshte ai njeri( me ndergjegje te paster e me karakter te forte) dhe nga duhet te jete i dale ky njeri. Me te vertete themi qe ne i zgjodhem njerezit ne pushtet dhe ne duhet t´i luftojme ato. Por ceshtja e pare dhe me kryesorja per fillimin e luftimit te korrupsionit eshte dhe mbetet: "Zgjedhja e personit te drejte, ose e thene ndryshe, dalja e nje figure politike me vullnetin e lire e te drejte nga pelqimi i popullit". Nese jemi ne qe themi kemi nje qeveri te dale nga vota e vjedhur atehere luftimi i korrupsionit duhet te fillohet me rrezimin e ketij sistemi votevjedhes. Nqs antikorrupsioni do te behet me komisione atehere rezultati i ketyre komisioneve do te jete shume minimal. Korrupsioni me shume se askend tjeter vret masen e thjeshte te njerezve, pra popullin ne mase, dhe me shume se fjala e popullit, asgje tjeter nuk do te ndikonte ne kete lufte. Sa per ligjet, nuk eshte se ligjet mungojne, por ato nuk zbatohen sepse vete ato(zbatuesit) e bejne ligjin te pavlefshem. Sa per komision e propozuar nga disa shqiptaro-amerikane, une nuk e quaj aspak te pavlere, por sa do te jete vlera e ketij komisioni qe se pari atyre u duhet te kerkojne miratimin nga vete ata kunder te cileve duhet te luftohet.
 

gfm73

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

<span style="font-weight: bold">GIGO</span>

N´sa kerkon votimin kunder te nje inisiative sado te vogel, eshte me mire te japesh ndonje alternative tjeter nqs ty mendja ta pjelle. Duke i kerkuar te tjereve voten kunder per kete qellim te mire eshte njesoj sikur te mbrosh korrupsionin ne te cilin mund te jeshe edhe ti i perfshire.
 

Hermesss

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Them se ngritja dhe fillimi i punes tani se fundmi i Komisionit Parlamentar mbi hetimin e transparences se Komisionit te Transparences mbi aktivitetin e firmave piramidale (ku qellimi i pashkruar eshte kryesisht te hetohet mbi lidhjet e mundshme te politikaneve dhe njerezve me pozite ne ate kohe me firmat piramidale), ose me sakte rezultati i punes se ketij Komisioni, do te jete nje gur prove per te pare nese vertet ka seriozitet dhe mbi te gjitha vullnet politik dhe moral qe vete klasa e politikaneve aktuale shqiptare t'i beje autopsine vetvetes per ceshtje qe lidhen sidomos me korrupsionin dhe perfshirjen ne aktivitete nga te cilat sigurohen te ardhura te paligjshme (fjalen e kam kryesisht per gangrenen me emrin &quot;tender&quot;). Pra, le te shohim cdo te nxjerre ne drite ky Komision... ne nxjerrte...
 

Gigo

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Fillimisht postuar nga gfm73:
[qb] <span style="font-weight: bold">GIGO</span>

N´sa kerkon votimin kunder te nje inisiative sado te vogel, eshte me mire te japesh ndonje alternative tjeter nqs ty mendja ta pjelle. Duke i kerkuar te tjereve voten kunder per kete qellim te mire eshte njesoj sikur te mbrosh korrupsionin ne te cilin mund te jeshe edhe ti i perfshire. [/qb]
Ohohooo, une jam shume i korruptuar, o sa i korruptuar qe jam, nuk kam as para te paguaj studimet, bobo sa i korruptuar jam, u vela me korrupsion, po me rrjedh nga veshet
lol.gif


O lal, ata tipat qe kane firmos dokumentin jane tipa me historira te dyshimta, plus jane shqiptare (as nenshtetesine ka rrezik, nuk e kane) qe jetojne jashte dhe nuk e njohin Shqiperine pothuajse fare, le pastaj te gjykojne ata per korrupsion. Ata, nqs nuk jane akoma ujq te korruptuar, do te korruptohen sa te vijne ne Shqiperi e te takojne keta ujqerit e korrupsionit aty. Pastaj ne cfare vendi e ke pare kete praktike ti, ku na vikan ca &quot;patriote&quot; nga jashte e na heqin korrupsionin si me heq ullinjte nga kavanozi. Kjo mor plak eshte nje zgjidhje shume NAIVE dhe ata qe e perkrahin jane akoma me naivë. Ve bast qe nuk kane marre asnje feedback nga amerikanet, Colin Powell, Condoleeza Rice, etj. te cileve iu kane derguar letren, le qe cfare pergjigje te marrin, kjo ide eshte trapllik me brire. Korrupsioni mor lal luftohet me reforma brenda vendit. Dikush ketu ne forum kishte shkruar dicka mbi ca masa qe kane ca vende per te luftuar korrupsionin e une jam pak a shume dakort me ate tipin qe i ka shkruar. More vesh o ti qe ma ke nickun si firme private?
lol.gif
Pse nuk ia leme korrupsionin te na e zgjidhi Bashkimi Evropian me mire, se dhe ata atje ne Amerike te huaj jane, e ke parasysh, njesoj eshte, te huaj me te huaj. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
PROLETARE E TE PASUR KUDO QE JENI, <span style="font-weight: bold">VOTONI KUNDER</span> KETIJ KOMISIONI ME KUKLLA TE JASHME!
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

ne radhe te pare ne Shqiperi ka nje kushtetute, ne te parashikohet edhe ekzistenca e nje prokurorie qe duhet te funksionoj sa me mire.
Ne asnje vend te botes nuk eshte pare e degjuar ndonjehere ndonje komision &quot;i jashtem&quot; i lobeve qe te hetoje mbi korrupsionin.
Pastaj, neqoftese vendi yne eshte i paafte qe te arrij te perdori insturmentet qe kushtetuta i ve ne dispozicion, atehere do te ishte mire qe te na merrte ndonje i huaj, si zakonisht , ne tutele.
Pastaj pse pikerisht lobi amerikan??
dhe pastaj çfare nenkuptohet me lob, nje sere shoqatash shqiptare ne USA??
Atehere te njejten gje mund te bej edhe Lobi i shqiptareve ne Itali, Greqi e kudo.
Komisionet dhe hetimet le t'ia leme organeve kompetente dhe mos ti bejme pazar per te tere.
 

iliria e para

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Kjo do te ishte e mire sikur te behej realitet.
Se pari duhet populli, ne te fillojme te ndryshojme.Kur shkojme ne pushime ne Shqiperi qe nga Rinasi apo ne cdo kalim kufitar veprojme ashtu qe te &quot;qarosim&quot; doganjert apo policet qe ta shpejtojne punen.Keta te vetedijshem per kete edhe me shume e ngadalsojne se ne kete menyre edhe me shume do te ju japim. Se pari ne te bejme dicka si shembull te mire.
 

enkela

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Nuk mund te gjykosh nje veprim te bere ne drejtimin e duhur si nje veprim te gabuar. Fakti qe korrupsoni po e mbyt zhvillimin e Shqiperise pranohet nga te gjithe ju, do te thote se dicka duhet bere per te. Nga brenda apo jashte vendit s'ka rendesi. Nje gje eshte e rendesishme qe ata/ato njerez qe do te marrin mbi shpatullata e tyre te ndryshojne duhet te jene te fuqishem nga ana financiare qe te mos tundohen nga parate e pista qe po mbushin xhepata e qeveritareve shqipetare.Dhe akoma me e rendesishme eshte qe ata/ato njerez te jene specialista ne fushen e finances dhe ekonomise.

Une nuk e kam as parane dhe as njohurine e duhur ne fushen e financave dhe ekonomise megjithate e mbeshtes c'do veprim qe do te ndryshoje gjendjen e mjeruar te ekonomise Shqiptare.
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

s'po thot njeri qe eshte vendim i gabuar, ..por un mendoj qe s'ka per te shku me larg se te faqet e komenteve te gazetave te dites.
 

lysien shardon

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Me duket paksa e sajuar kjo nisme.E sajuar dhe e shtyre.Per te mos dyshuar ne cdo gje edhe sikur te kete qellime te mbara,bashkohem me ato c`ka kane thene te tjeret me pare,se eshte utopike dhe e pafrutshme,sepse vende dhe me moderne faktojne korrupsion dhe kjo nisme pervecse qellimeve te caktuara, s`do t`i sherbente asnje gjeje tjeter.Nuk dua te zgjatem shume ne argumenta ,qe jane te shumte,te forte dhe shfrytezoj rastin t`a quaj ide te marre dhe te pavlere kete perpjekje.
url]
 
Top