Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit
shkruar nga ARCHI
shkruar nga ARCHI
Lufta kunder korrupsionit fillohet tek vetvetja
Lufta kunder korrupsionit fillohet tek vetvetja
O plak, ku e di ti se cfare filo- jane ata? ku e di ti qe nuk do lypin pare (ty jo se shihet qe s'ke) I njeh gje personalisht ti? ku dole kaq kompetent ti? Nuk e shikon qe jane nje grup i sajuar kot fare? Ku jane shqiptaret e tjere te Amerikes aty te lista si p.sh. lobi i njohur i Bostonit, etj. etj.? C'pune ka Democratic League of Prizren ose Democratic League of Kosova, USA te vije ketu e te na mesoje ne si me heq korrupsionin? Pak korrupsion ka ne Kosove? Nuk e shikon qe ky "lob" eshte trecereku me origjine nga veriu? Nga e di une qe ky lob nuk eshte lobi i Saliut dhe PD-se? Une jam 100% i bindur qe te Saliut jane.Fillimisht postuar nga gfm73:
[qb]
E quaj krejt te pavend kur kundershton faktorin e jashtem, qe fundja e fundit jane shqiptare e nuk jane aspak filogrek apo jugosllave, apo... Ai komision qe kerkon miratimin nga presidenti yne nuk po vjen te lypin para ty apo mua per funksionimin e tij, por do ta bejne gjithnje me parane e tyre dhe me mundin dhe punen e tyre. [/qb]
Ti, je naiv apo ben vete sikur je? Une nuk fola fare per politikane aty. Edhe per Saliun dhe PD nuk thashe qe meqe ata jane nga veriu bejne keshtu apo ashtu, etj gjera si keto.Fillimisht postuar nga gfm73:
[qb] O GIGO, po ti pse nxehesh (or plak). Sa mire qe issi nuk ta ka fshire kete mesazh se tjetrin nuk kam arritur ta lexoj.
Tani kalojme pak tek tema e jote: N´sa shkruan si me poshte: "...Nuk e shikon qe ky "lob" eshte trecereku me origjine nga veriu? Nga e di une qe ky lob nuk eshte lobi i Saliut dhe PD-se? Une jam 100% i bindur qe te Saliut jane. " mua nuk me pelqen aspak kjo shprehi qe ti perdor. Qe kur, sipas teje, politika ne vend qenka ndare ne veri e jug dhe qe kur paska lindur sipas teje dallimi i politikaneve verior apo jugor. A nuk te mjafton ndarja e Shqiperise ne Shqiperi dhe Kosove por tani don qe ta gjunjezosh edhe me tej ne : Shqiperi veriore dhe Shqiperi jugore!!!. N´sa Nano me te vetet po 'lodhet' te flasin 'mire' per nje Shqiperi te stabilizuar, ti, simpatizanti i Nanos, del me fjalet fyese per masen shqiptare, qofshin ato verior apo jugor, qofshin ato brenda Shqiperise se sotme apo edhe jashte saje, por perseri ne troje shqiptare (Cameri, Kosove etj.). Per mendimin tim, nje politikan nuk ka rendesi se prej c´ane vjen; i veriut apo i jugut. Me e rendesishmja e te rendesishmeve eshte qe ai politikan apo ajo figure politike qe perfaqeson politiken shqiptare ne vend te jete mbi te gjitha shqiptar, me ndjenje te paster shqiptare, qe e don dhe mendon per vendin e vet.
===================
P.S. per shkak te nje veprimi te gabuar po e perseris edhe njehere mesazhin. [/qb]
Issi, po ti cfare ben, fik mesazhet e mia dhe shkruan vete? edhe ato qe shkruan i ke me frymezim nga te mesazhet e mia te meparshme, se ideja eshte e njejte.Fillimisht postuar nga issi i vogel:
[qb] Kur thoja se jam kunder krijimit te nje komsioni hetimor te jashtem, nenkuptoja me fjalen te jashtem njerez qe nuk kane te drejte te bejne nje gje te tille, qofshin ata shqiptar. Mua si person asnje nuk me siguron qe keta persona qe i perkasin ketij lobi shqiptaro-amerikan nuk kane asnje implikim dhe asnje inluence me poltiken e sotshme shqiptare. Dhe nuk do te doja natyrisht qe te korruptuarit e Shqiperise te bejne nje nderrim stafete me te” korruptuarit” e SHBA-se.
Une nuk kam degjuar asnjehere qe nje lob qe ndodhet ne nje vend tjeter te botes te vendosi per çka do te ndodhi ne ate vend, Ne menyre te padiskutueshme ky lob do te bente interesat e shtetit qe e mikpret, kjo edhe per faktin e thjeshte se pa mbeshtetjen e klases drejtuese amerikane ky lob ndoshta as nuk do te ekzistonte.
A mund te imagjinoni sikur Italia e viteve 30 e tutje, ti besonte zgjidhjet e problemeve te korrupsionit lobit italian qe ndodhej ne Amerike???
Kjo do te thoshte ti besoje poltiken e brendeshme italiane familjeve te medha mafiose qe ndodheshin ne SHBA.
Me kete krahasim nuk dua te bej nje paragon me lobin shqiptar atje, por thjesht dua te them se probleme te tilla zgjidhen brenda vendit, dhe neqoftese keta persona qe i perkasin ketij lobi, jane kaq te vendosur qe te bejne diçka per vendin e tyre, atehere le te kthehen ne Shqiperi dhe te perpiqen te marrin situaten politike ne dore. [/qb]