Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Al-Punk

Still here
Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Shqiptare ne Mergim kane hedhur idene e krijimit te nje "Komisioni Korrupsion" te perbere jo me nga politikan shqiptare, po nga anetare te Lobit Shqiptar ne Amerike.


<span style="font-style: italic">Koalicioni i organizatave amerikano shqiptare


Prill 12, 2003


Shkëlqesisë së tij Alfred Moisiu
Republika e Shqipërisë
Tirana, Albania

Shkëlqesia juaj:

Ne të nënshkruarit, shqiptaro-amerikanë dhe anëtarë të organizatave fetare kulturore dhe humanitare shqiptare të shoqërisë civile, po ju shkruajmë për të sjellë në vëmendjen tuaj disa çështje që besohet të jenë tepër të rëndësishme për progresin politik-ekonomik të Shqipërisë, si më poshtë:

1. Nga institucionet e Bashkimit Europian, tek raportet e departamentit të shtetit dhe nga konkluzionet e organizmave ndërkombëtarë si Banka Botërore, korrupsioni është identifikuar si sëmundja që ngadalëson zhvillimin e Shqipërisë dhe pengon investimet e huaja. Të gjithë konkludojnë se Shqipëria ka dështuar në luftën kundër këtij fenomeni dhe se mekanizmat antikorrupsion të krijuara kohë më parë kanë qenë jo efektive. Prandaj, ne besojmë se ka ardhur koha që Shqipëria të marrë masa efektive për të shkatërruar korruspsionin. <span style="font-weight: bold">Për këtë qëllim, ne mbështesim fuqishëm krijimin e ?Komisionit të Korrupsionit? që do të hetojë korrupsionin në Shqipëri në të gjitha nivelet dhe të paraqesë në prokurori të gjitha rezultatet e hetimeve.</span> Por, që ky organ të jetë efektiv dhe transparent ai duhet të jetë i pavaruar nga kontrolli i qeverisë. Mendojmë që ky komision të drejtohet nga një figurë e respektuar e shoqërisë civile dhe në përbërjen e tij duhet të ketë anëtarë nga vendet mike, si SHBA, që mund të jenë ekspertë ligjore dhe financiarë si dhe përfaqësues nga diaspora me aftësi të mira profesionale në këtë drejtim. Anëtarë të komunitetit Amerikano Shqiptar takuan në datën 13 janar 2003 në Nju Jork, ambasadorin James Jeffrey, dhe ai na informoi që nëse qeveria shqiptare është e interesuar ta ngrejë këtë komision, ai do të ofrojë ndihmën e tij. Ne ju kërkojmë të mbështesni publikisht këtë iniciativë dhe të punoni me parlamentin për krijimin e kuadrit ligjor që të të ndihmojë në krijimin sa më të shpejtë të këtij komisioni.
2. Edhe pse ne e pranojmë që korrupsioni është prezent në të gjithë segmentet e administratës në Shqipëri, e dimë që nuk do të ketë rezolutë të përbashkët domethënëse derisa ata që janë të përfshirë në praktikat korruptive të largohen nga politika shqiptare. Siç jeni në dijeni, akuzat për korrupsion kanë prekur majat më të larta të qarqeve politike shqiptare dhe qeverisë. Ne besojmë se një Komison Korrupsioni duhet të hetojë të gjithë politikanët që janë të implikuar në praktika korruptive. Për shkak të impaktit negativ të progresit në Shqipëri, një vëmendje e madhe duhet t?i jepen akuzave kundër individëve që janë dhe sot në pushtet si kryeministri Fatos Nano dhe Ministri i jashtëm Ilir Meta, si dhe individëve që mund të rikthehen në postet e larta qeveritare si ish ministri i financave Anastas Angjeli dhe të tjerë. Siç u raportua në media akuzat kundër tyre përfshijnë pastrim parash, lidhje me krimin e organizuar, përfshirje dhe favorizim të trafikut të qënieve njeërozre dhe llogari ilegale në banka të huaja. Edhe pse hetimi i këtyre zyrtarëve të qeverisë mund të arrihet nëpërmjet Komisionit të Korrupsionit, për shkak të efektit negativ që eksizton aty, i akuzave të shpeshta dhe në vazhdimësi, ne i kërkojmë zyrës së presidentit që në bashkëpunim me parlamentin dhe prokurorinë, të angazhohen menjëherë në hetimin për akuzat specifike kundër këtyre individëve.

3. Dhjetorin e kaluar, Nikolas Geixh vizitoi Tiranën ku u takua me kryeministrin Fatos Nano. Ata u takuan bashkë edhe në korfuz, majin e kaluar. Z. Nano, ende nuk i ka dhënë shqiptarëve një arsye të vlefshme për këto takime me z. Geixh, i cili njihet si armik i shqiptarëve. Ne besojmë se ju, si president i Shqipërisë, duhet të kërkoni që z. Nano të deklarojë publikisht arsyet për veprimet e tij. Z. Geixh është armik i betuar i shqiptarëve dhe nuk e njeh pavarësinë e Shqipërisë, si rrjedhim, ne nuk shohim asnjë justifikim që një lider shqiptar të takohet me Geixh. Si qytetar amerikan, Z. Geixh mund të ketë të drejtë ligjore të vizitojë Shqipërinë, megjithatë kjo nuk do të thotë që qeveria Shqiptare t?i japë atij privilegje, dhe nuk besojmë se qeveria amerikane ka të drejtë të kërkojë privilegje për Geixh në Shqipëri. Siç jeni në dijeni, në lidhje me shqetësimin tonë për këtë çështje, kemi tërhequr vëmendjen e sekretarit amerikan të shtetit Colin Powell në një letër që iu dërgua atij në fillim të këtij viti.
4. Si qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një vend i bazuar në konceptin e tregut të lirë, ne i dimë fare mirë avantazhet dhe rëndësinë einciativës së lirë private. Kështu në lidhje me privatizimin e Bankës së Kursimeve, ne jemi tepër të shqetësuar nga çdo përpjekje e invesitorëve grekë, direkte ose indirekte, për të marrë, drejtuar ose menaxhuar këtë institucion. Sot, bankat greke kopntrollojnë rreth 20 përqin të sektorit bankar shqiptar. Nëse investitorët grekë iarrijnë të marrin Banën e Kursimeve, interesat grekë to të kontrollojnë rreth 80 përqind të industrisë bankare shqiptare duke siguruar kështu hegjemoni virtuale në sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë. Kjo do të vendosë Greqinë në një pozicion të pamerituar nga i cili do të ketë influenca mbi të gjithë Shqipërinë. Në interes të sigurisë në Shqipëri, qeviera nuk mund dhe nuk duhet ta lejojë këtë gjë. Për këtë arsye ju kërkojmë të mbani një qëndrim publik në lidhje me këtë çështje. Edhe pse e pranojmë që ka norma ligjore që promovojnë tregtinë e lirë dhe investimin, ka gjithashtu edhe norma të tjera dhe parime ndërkombëtare që kanë të bëjnë me nevojat e venevde për të mbrojtur interesat e tyre kombëtare.Q everi amerikane ka ligjet e veta rregullatore të bankave dhe ato ?anti-trust? të cilat janë dizenjuar për të penguar dominimin e huaj në sektorin bankar. Ne kërkojmë që edhe Shqipëria të adoptojë statuse të ngjashme.

5. Ne besojmë se të gjitha minoritetet etnike në Shqipëri duhet të kenë të drejta të barabarta me shqiptarët, ne gjithashtu besojmë se Shqipëria i ka kushtuar kohë dhe vëmendje çështjes së minoritetit grek, e cila qëllimisht u shtrembërua nga shovinistët grekë. Në të njëjtën kohë, shqiptarpt në Greqi po vuajnë diskriminin në forma reale dhe çështja çame është injoruar plotësisht nga grekët. Deri më sot, qeveria shqiptare nuk i ka kushtuar as kohë dhe as vëmendje këtyre çështjeve. Qeveria shqiptare duhe të mbajë qëndrim dhe të mbrojë të drejttat e vëllezërve tanë të cilët kanë shpesh subjekt i pastrimit etnik grek i quajtur, helenizim. Afrimi i shpejtë i Olimpikut 2004 në Greqi, prezanton një mundësi unike për të tërhequr vëmendjen ndërkombptare ndaj çështjes ëame dhe të drejtave të shqiptarëve në

6. Një pikë kyçe e shoqërive demokratike është shtypi i lirë dhe i hapur. Edhe sot, ka ankesa të vazhdueshme që qeveria shqiptare përdor autoritetin e taksave për të kontrolluar reklamuesit më të mëdhenj si Bankën e Kursimeve, të censurojë botuesit e gazetave dhe mediave të tjera në Shqipëri. NJë aksion i tillë përbën një dhunim të hapur të demokracisë në Shqipëri dhe qeveritarë shqiptarë duhet të paralajmërohen që kjo lloj sjellje nuk mund të tolerohet.

7. Përfshirja e Shqipërisë në krime të rënda të lidhen me trafikun e qenieve njerëzore dhe drogën kanë qenë një njollë e zezë për traditën shqiptare të ndershmërisë dhe një njollë turpi për të gjithë shqiptarët kudo në botë. Historitë e vajzave shqiptare të rrëmbyera nga fshatrat, të dhunuara në grup, të detyruara të prostituojnë në rrugët e qyteteve europiane solllën lot në sytë e të gjithëve. Por ajo çka është më domethënëse ka të bëjë me faktin se as situatat tragjike të trafikut të viktimave, as kriminialiteti i tregtisë së bimëve narkotike nuk e kanë motivuar Shqipërinë të marrë masat. U deshën vite presioni nga qeveritë perëndimore dhe shqetësimi për pranimin në BE dhe NATO që ta bënin qeverinë shqiptare të lëvizë, dhe qeverisë shqiptare duhet t?i vijë turp për këtë. Pavarësisht nga përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar trafikun, është e kuptueshme që ky aktivitet ilegal vazhdon, po ashtu dhe krimet e lidhura me të, ku përhshihet dhe falsifikimi i dokumentave të udhëtimit. Kjo duhet ndaluar dhe duhet bërët tani. Qeveritarët shqiptarë duhet ta kuptojnë se kjo kërkon më shumë kohë se sa deklaratat për shtyp dhe fjalimet e tyre boshe për të bindur botën që Shqipëria po ndërrmer një veprim agresiv për t??i dhënë fund njëherë e përgjihmonë këtyre krimeve.

Si president i Shqipërisë, besojmë se keni autoritetin moral për të zgjidhur çështjet e përmendura më sipër, dhe ne, si shqiptaro-amerikanë, do t?ju mbështesim që të merrni edhe përkrahjen e qeverisë së Sheteve të Bashkuara në zgjidhjen e këtyre çështjeve.

Këndvështrimi juaj në lidhje me këtë çështje është shumë i rëndësishëm, dhe një përgjigje e kësaj letre do të vlerësohej nga të gjithë ne.


Faleminderit

Me respekt nënshkruar nga:

Albanian Aid Society ? Gjevalin Gecaj, President
Albanian American Community of Illinois ? Ilaz Kadriu, President
Albanian American Islamic Center - Imam Vehbi Ismail
Albanian American Society Foundation ? Esad Rizai, President
Albanian Center of New York ? Drita Kokalari, President
Albanian Heritage Foundation ? Gary Kokalari, President
Albanian League of Prizren ? Ismet Berisha, President
Dede Gjo Luli Foundation ? Prele Sinishtaj, Head Representative
Democratic League of Kosova, USA ? Agim Rexhaj, President
Human Rights Association for Chameria
St. Paul?s Albanian Catholic Church ? Father Anton Kqira

Letra u është dërguar edhe të nderuarve
The Hon. Elliot Engel
The Hon. Marc Grossman
The Hon. Henry Hyde
The Hon. James Jeffrey
The Hon. Richard Lugar
The Hon. Christopher Patten
The Hon. Colin Powell
The Hon. Condoleezza Rice
The Hon. James Wolfensohn</span>
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

problemi eshte se (si ka treguar experienca e antikontrabandes) antikorrupsioni korruptohet.
politikanet jane te zgjedhur nga populli i cili i ka dhene besimin e duhet te kerkoje llogari per kete
ai organ qe propozohet ketu nuk eshte i zgjedhur dhe nuk mund te kryeje kete funksion.

pastaj nje pyetje
asnjehere nuk e kam kuptuar- cfare roli luan kontrolli i larte i shtetit e kush e drejton aktualisht??????????????????
 

baci

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

krijimin e nje komisioni antikorupsion e shikoj te sakte.Mendoj se te gjithe qeveritaret ne shqiperi jane te koruptuar,dhe ashtu eshte.Para nja dy dit kalova doganene kapshtices,remuje esapi,greket sillen me ne sikur te jemi bageti,24 ore njerez qe prisnin ne radhe dhe asnje noit proteste nga ana e qeverise sone.Lind pyetja cfar jane qeveritaret tane?Kujt i sherbejne?.dhe per fat te keq ,ne kohen qe po prisja ne radhe kalon dy makina te trupit dipllomatik shqiptar ne greqi,asnje fjale nuk nxoren te pakten te pyesnin sa kohe kini ne rradhe.Kur veme per te mare nje vule ne ambasaden shqiptare ne athine na marin 50 euro,sa qesharake vetem per nje vule.po te ngreme zerin i therasin policit grek ai di si vepron me ne ,nje shokun tim e mbajten 4 ore brenda se i kerkovi punonjesit te ambasades nje vertetim per parate qe pagovi.Cfardo mund te jene vetem shqiptare nuk jane qeveritaret e sotem.Te gjithe jane te koruptuar
Shpetimin mos e presim nga te tjeret por vete te marim masat.Shqiperise si kane dhe ska per ti munguar kurre bijt e vet.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Mendoj te krijohet nje komision i tille. Per pesimistet: eshte me mire te tentohet te behet dicka se mos behet asgje fare.
 

Archi

Forumium praecox
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Per mendimin tim e keqja me e madhe qendron aty se shqiptaret e luftojne korrupsionin vetem me llafe ne ere. Por kur vjen puna ne praktike edhe njeriu me i pakorruptuar dhe mendjendritur i ngre duart perpjete perballe realitetit shqiptar dhe shoqerise se korruptuar shqiptare.
Asnje nuk e ka pare ose nuk deshiron ta shohe te verteten e hidhur ne sy: korrupsioni nuk eshte produkt i 10 ose 20 politikaneve, por eshte produkt i shume faktoreve te ndryshem te gjeneruar ne mentalitetin e shoqerise shqiptare, sic eshte p.sh. deshira e pasurimit te shpejte pa e levizur gishtin e vogel te dores dhe deri ne dukurine me te cuditshme, ne ate te adhurimit te njeriut te pasur qofte ky edhe kriminel dhe ne perbuzjen e njeriut te ndershem. Arrihet deri aty saqe njeriu i ndershem te konsiderohet budalla dhe &quot;cuni me lek&quot; i korruptuar ose korruptues te ngrihet ne piedestale hyjnore.

Ka menyra fare te qarta per te ulur (nuk behet fjala per ta zhdukur perfundimisht) korrupsionin ne Shqiperi, por fillimisht duhet te sqarohet a duam ne, populli i thjeshte, me te vertete te luftojme korrupsionin apo jo.

Lufta kunder korrupsionit fillohet tek vetvetja, perndryshe puna e cdo komisioni kunder korrupsionit, sado i ndershem dhe i besueshem qe te jete, do te kete shume me pak vlere se flluskat e ajrit nen uje qe prodhon pordha e nje barkderri te korruptuar ne plazhet e mrekullueshme shqiptare dhe boterore.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Cfare sygjeron ti Archi? Do isha kurjoze te dija mendimin tend si behet nje gje e tille.
 

Guest
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Hey dicka spo marr vesh une: <span style="font-weight: bold">Keto qe duan te hapin kete komisionin jane shqiptaro-amerikane mirepo ato vijna nga vendi i korrupsionit sic eshte amerika,</span> pra si ka mundesi qe keto te na shpetojne neve?
Ne vete jemi deshmitare te <span style="font-weight: bold">Xhandarit Nderkombetar Amerika</span> qe po ben corap boten edhe spo le gur pa levizur po nuk e futi te gjithe globin ne kthetra!
Jetojme ne bote te cuditshme me njerez te cuditshem!

PS: <span style="font-weight: bold">AnaBlue ti mos mu pergjigj te lutem se ke filluar te me dalesh edhe ne enderr!</span>
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

I dashur Gjeneral,
Sipas thenies: sipas kokes dhe festen, kam shume kohe qe nuk te pergjigjem apo komentoj cfare shkruan ti, vetem se bej detyren time duke te lajmeruar qe mos ti besh temat pacavure. Ka shume anetare serioze dhe te pjekur qe nuk dua te largohen nga keto tema per shkak te cilesise se shkrimeve te tua.
 

Archi

Forumium praecox
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Cfare sygjeron ti Archi? Do isha kurjoze te dija mendimin tend si behet nje gje e tille. [/qb]
Te ishte ne doren time do te beja keto gjera fillimisht (keto praktikohen me kohe ne vendet me nivel korrupsioni te ulet:
1- Me anen e motivimit nepermjet politikave bankare dhe njekohesisht me ane te ligjit te hiqet pagesa e mallrave me shumice me para ne dore, gje qe do te bente qe qarkullimi i parase te behet nepermjet kontove bankare dhe ne kete menyre te krijohet hapesira e nevojshme per kontrollin nga ana e financiares.
Ketu nenkuptohet edhe mbyllja e tregjeve te paligjshme te valutes dhe riorganizimin e saj ne menyre te rregullt dhe legale.
2- Me ane te ligjit tu hiqet deshira te dyja paleve si per te korruptuar ashtu edhe per tu korruptuar. Me kete kam parasysh rikthimin e ligjit sipas se cilit denohet jo vetem mitemarresi, por edhe mitedhenesi, qofte kjo edhe ne tentative.
3- Riorganizimin e komplet administrates, detyrimisht kjo nuk behet me nje te rene te cekanit, por gradualisht. Por kjo te behet me hapa te shpejte dhe sipas kritereve te produktivitetit dhe aftesise dhe jo sipas nepotizmit dhe militantizmit.
4- Percaktimin qarte me ligj se cfare permban termi &quot;korrupsion&quot;, &quot;shperdorim detyre&quot;, &quot;mbajtja e pergjegjesise per veprim dhe mosveprim&quot; etj qe nuk me vjen kaq rrufeshem ne mend. Gjithashtu percaktimi i qarte me ligj se cili organ eshte pergjegjshem per kontrollin dhe luften kunder korrupsionit. Kjo te behet jo nen emerat fallco te marreveshjeve politike per pajtimin &quot;bullshit&quot; kombetar, por ne emer te ligjit.
5- Lufte pa kompromis kunder trafiqeve te paligjshme dhe pastrimit te parave. Te mos dilet me deklarata boshe per kontroll pasurie dhe amnisti per prona te paligjshme, por te veprohet. Te gjithe e dime sesa e ka takatin per te vene pasuri nje minister dhe punonjes administrate dhe te gjithe e dime sesa &quot;te mencura&quot; jane grate (nuk kam per qellim te ofendoj seksin femer) e ministrave ose ish-ministrave tane per te drejtuar nje firme dhe per te krijuar pasuri marramendese.
6- Motivimi i pagimit te taksave dhe jo politika e marrjes se lekut me zor. Pikesepari duhet nje reformim i ligjit dhe politikes se taksave, duke i dhene fund motos: &quot;me mire dy lek per lalen sesa pese lek per Salen&quot;. Te hiqet njehere e mire mentaliteti i shtetit te komunisteve dhe &quot;njeriut te ri&quot;, qe secili ben sikur paguan dhe pastaj kerkon te haje me luge floriri. Taksat te behen te qarta, te jene brenda llogjikes dhe te pagueshme per cdo njeri.
7- Krahas motivimit te njerezve per pagimin e taksave, tu hiqet deshira atyre per mospagimin e tyre nepermjet ligjit dhe organeve ligjore. Me kete kam parasysh qe ai qe fsheh dhe nuk paguan taksat, ne rast kapjeje krahas pagimit te taksave te marri dhe disa vite konvaleshence neper burgjet &quot;moderne&quot; shqiptare. Kusht per kete eshte denimi pa dallim i cdo taksafshehesi pa dallim ngjyre, seksi, krahu politik ose permase te diametrit te barkut. Jam i sigurte qe e dini fjalen e urte qe qarkullon ne Amerike: Vetem dy gjera jane te sigurta, vdekja dhe taksat. Keshtu te behet edhe ne Shqiperi.

Keto edhe disa pika te tjera mund te perbejne programin e nje lufte te sukseshme kunder korrupsionit dhe per te vene ekonomine shqiptare ne binaret e duhur.
Per popullin shqiptar kjo duket si nje utopi e parealizueshme dhe cdo qeveri me kete program ne Shqiperi nuk do te kishte as tre muaj jete, por keto gjera kane ndodhur dhe ndodhin ne ekonomite e Europes Perendimore.
Por prape dalim tek ajo qe kemi thene qe ku Europa e ku Shqiperia dhe perfundimisht themi qe faj per korrupsionin eshte vete shoqeria e korruptuar shqiptare.

P.S: Te gjitha te drejtat e autorit per programin e mesiperm jane te siguruar nga une. Ndalohet cdolloj qeverie shqiptare qe te perdore programin e mesiperm pa lejen time
goofy.gif
lol.gif
goofy.gif
lol.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Archi, ke shume te drejte, por mendoj se shumica e atyre qe ke shkruar ti mund te jene &quot;ligje&quot; qe tashme egzistojne ne Shqiperi. Ceshtja eshte sa seriozisht merret zbatimi i ketyre ligjeve dhe sa korrupsion do perfshihet ne zbatimin e ketyre ligjeve. Mendoj se shume ligje qe egzistojne ne Boten e moderuar eshte veshtire te aplikohen ne Shqiperi ne kete gjendje qe eshte vendi jone tani. Mua me duket se peshku eshte qelbur nga koka, e prandaj duhet te kerkohet koka te pastrohet e para. Kush do e beje? Kujt i ka mbetur nje fije ndershmerie qe te kete fuqine per te filluar nje lufte te tille kunder korrupsionit? A eshte ne gjendje presidenti shqipetar per te filluar nje fushate te tille kunder lupove si puna e Nanos?
 

Dolores

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Bahhh une e shof si &quot;win win situation&quot;....asgje s eshte per te humbur.....me keq nga c eshte s ka per tu bere......
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Aq mir e ke saaa...
Asgje nuk kemi per te humbur. Pse te mos behet? Po kush do ta bej? Presedienti &quot;ushtari&quot; i Kryeministrit?
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Une jam pesimist, mendoj qe po ngrihej me te vertet nje komisjon i till ateher mund te ndryshonte dicka por duke cuar letra nga Amerika nuk ndryshohen gjerat.

Nuk mund te rrexohet nje pushtet i korruptuar duke i bere moral.
 

Tupac

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

HISTORIA KA PROVUAR SE ATJE
KU SUNDON FUKARALLEKU DHE INJORANCA
MASKAREJTE BEJNE LIGJIN.

Kurse ato Shqiptaro Amerikane
me letren e tyre,

PO MUNDOHEN TE LAJNE M.... ME SH....
 

orikum

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

historia ka treguar qe dhe indiferenca ste con diku,une e shikoj me sy te mire thjesht si inisiative,pastaj se sa do behet boll te shikosh reagimet e medias,apo te atyre qe ju eshte drejtuar letra.do ishte vertet e bukur te shikoje te gjithe ju qe shkruani ne forum te firmosni kete leter .kjo dhe vetem si mbeshtetje morale per ate te cilen seicili duhet te kete nje ide.
shrug.gif
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Problemi qe shof une me letren eshte se vetem ve ne dukje gjera te cilat dihen, por nuk jep asnje gje konkrete se si do te luftoj korrupsionin. Cfare autoriteti do te kete ky komision?

Sic tha edhe Anablue me siper, ligjet bankare ekzistojne, problemi eshte qe ligji nuk zbatohet. Psh, gjat piramidave te 97-tes, disa kohe para krijimit te piramidave lindi ligji per ndalimin e instituteve monetare paralele me Banken Shteterore. Kur Banka Shteterore u mundua te zbatonte ligjin dhe te mbyllte firmat e sapolindura piramidale, nuk u prekrah nga shteti ..dhe perfundimi dihet.
 

shine*

Primus registratum
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Ideja eshte shume e mire siç e thane dhe shume prej forumistave nuk humbim gje, por do de te degjohej me shume populli qe po e perjeton kete situate se sa ne qe jemi jasht Shqiperise. Me pelqeu ideja e marrjeve te firmavenga te gjithe forumistat qe ka popozuar fontana.
 

Guest
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Ideja eshte gjeniale sa per anen praktike sdi cte them pa fonde skane per tja arritur dot dhe pa perkrahjen e ndonje arganizate apo biznesi .........
une
rolleyes.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

Sikur te kerkonin vetem nje gje, te vetmen qe ju te tjeret me te drejte keni vazhduar e flisni, ashtu sic pretendojne as nuk duhet te niset e jo me te shpresohet.
Meqe kerkojne kete e ate e ate ju ka dale jo si flluske sapuni (dove ky) por si shume flluska sapuni per te lare te gjithe nenshkruesit fytyren.
Po kenaqin popullin me fytyrat e ylberta mbas flluskave te sapunit (camay ky tjetri).
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Cfare mendoni per krijimin e Komisionit të Korrupsionit

<span style="font-style: italic">Reklam 2:
- Qyqja Turshije, çorçaft e tuj jon gjithmon xix t'bardha mi dreq!! Me ca i la mi t'shtifsha ke dheja mi qelbsin!
- ...sapun rrogozhine! ..sigurisht!
</span>

Hahahaaa &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Edhe i her qe duhet me fol serjozisht nuk te lejn rrehat. Sido qe te jete jam i mendimit se politikanet tane duhen lare me sapun Rrogozhine &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Dhe per te mos dal nga tema dua te them qe perfundimisht ne jemi popull pa gjak, i pa organizushem, dhe mjafton qe politikanet te mos na prekin interesat personale ne menyre direkte per te bere cte duan me ne. Ne zihemi e grindemi me njeri tjetrin por kur vjen puna per tu ngritur te gjithe bashk dhe mbrojtur interesat kombetare ateher behemi qingja, paqesor, budista...

Ne Shqiperi u ngrit mosha e daljes ne pensjon, simbas urdhrave te EU, nga 60 ne 65 vjec dhe vetem nja grusht njerezish dolen pazarit per te protestuar. Te tjeret deri sa kan buke per te henger nuk qahen.

Une mendoj qe kjo letra do hidhet ne koshin e plerave nga politikanet ne Shqiperi. Une mendoj qe gjerat ke ne nuk ndryshojn me letra dhe moral por me grushta, ose ashtu sic tha Namik Hoti vetem pushka i zbret nga kali keta tanet!
 
Top