Slevin
Forumium maestatis
Pas një performance jashtëzakonisht të shkëlqyer, këngëtarja Rona Nishliu ka rrëmbyer çmimin e parë në Festivalin e 50-të të Këngës, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në kompeticionin e muzikës europiane Eurovision Song Contest.
Në luftën e drejtpërdrejtë për çmimin e parë mes Elton Dedës, Sajmir Brahos dhe përfaqësueses së vetme nga Kosova, Rona Nishliu, triumfuese doli kjo e fundit me këngën e saj “Suus”.
Rona Nishliu shkon në Eurovision. Kënga “Suus” është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku shqiptar dhe me votat e jurisë Rona Nishliu arriti ta marrë çmimin triumfal që ia mundëson asaj pjesëmarrjen në kompeticionin më të madh të muzikës europiane, Eurovision Song Contest.
Keshtu shkruante nje faqe interneti dje ne dark pas dhenies se cmimit fitues se kenges "Soos". Personalisht mendoj se kjo kenge nuk ishte ne nivelin e duhur dhe nuk e meritonte fitoren.
Festivali ndervite eshte bere objekt kritikash dhe akuzash nga ana e shume kengetareve sepse pretendojne se cmimet jane te dhena qe para se te nis festivali, keshtu ndodhi para 2 vitesh, keshtu ndodhi edhe vitin qe kaloj, kur Alban Skenderaj u largua nga festivali duke akuzuar per manipulim... Ju si mendoni??? A jane te verteta keto akuza dhe a i ka humbur vlerat e veta festivali???