Interesante ;
Dashuria duket se nuk ka moshë. E dëshmon Moussali Mohammed al-Moujamaie, fermer irakian 92 vjeç, i cili sapo është martuar, për herë të dytë, me një vajzë 70 vjeç më të re se ai. Martesa u kremtua mbrëmjen e së enjtes, kur i moshuari vendosi të celebronte martesën në të njëjtën ditë me atë të dy djemeve të tij të vegjël, të moshave 16 dhe 17 vjeç.
“Jam shumë i lumtuar që jam martuar në të njëjtën ditë me dy djemtë e mi”, u shpreh Moujamaie. “I kam shtyrë dasmat e dy bijve të mij disa herë që të mund të arrija të gjeja një grua të mirë dhe të martohesha në të njëjtën ditë me ta”, shtonte ai.
Bashkëshortja e tij, Mouna Moukhlif al-Joubari, 22 vjeçe, po ashtu me origjinë nga fshati i tij, Goubban, në afërsi të Samarras, në qendër të vendit, u shpreh se shpresonte ”ta bënte të lumtur bashkëshortin e saj dhe të pranohej nga fëmijët e tij”.
Moujamaie, i ve që prej tre vitesh, ka fëmijë 12 djem dhe katër vajza nga martesa e tij e parë që zgjati 58 vjet. Festa, ku të pranishëm ishin liderë të fiseve më të njohura të rajonit, zgjati katër orë dhe u shoqërua nga këngët, vallëzimet dhe të shtëna me armë zjarri në gëzim e sipër.