"ceshtja" Ngjela

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Vallaj Gene, un kur nigjoj emrin Orosh më vjen ndërmend shkolla e parë e mesme Shqipe. Më vjen ndërmend patriotizmi i Mirditorve e kontributi që ata kanë dhënë për ruajtjen e integritetit dhe kulturës së Shqipërisë.

Megjithatë këto nuk kanë të bëjnë me çështjen Ngjela

[/ QUOTE ]

e morem vesh pra qe ti je i shoqates se mbrojtjes se specieve ne zhdukje.

Po une ty te nxorra jashte katogorise se idioteve qe ndikohen nga retazhet kulturore.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />



Po kush ju tha ju se verioret jane te trashe

pse me kaq komplekse

duhet te beje pak terapi oroshi

verioret qe mbeshtesin vizionin e salinit jane vetem rreth 25% dhe jo te gjithe ata jane te trashe. Pak a shume po aq jane edhe jugoret. (BURIMI: komisioni qendror i zgjedhjeve)

Fakti qe militantet e forte i gjen ne veri lidhet me aftesine e berishes te perdore figura te retazhit kulturor kanunor te veriut qe ai i njeh mire e kane akoma efekt ne disa persona (po te njihte mire retazhet jugut do i gjente aty). I mbani mend mitingjet ku flitej per "nderin" qe nano i kish vjedhur shqiperise.
Eshte e njejta strategji qe perdor oroshi ne forum. E perdor kur zgjedh emrin OROSH qe ne kulturen veriore lidhet me familjen ne thelb te kanunit. Kjo eshte nje menyre per te imponuar respekt pa e merituar por duke e vjedhur.

Si mund te vihen ne te njejten peshe te gjithe verioret apo te gjithe jugoret persa i perket vizionit mbi te ardhmen (25% jane dakort me vizionin e salinit)????????!!!!!!!!!!

A mund te ve ne te njejten peshore vizionin e oroshit me te kontrapedalit?!

[/ QUOTE ]
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: "ceshtja" Ngjela

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Vallaj Gene, un kur nigjoj emrin Orosh më vjen ndërmend shkolla e parë e mesme Shqipe. Më vjen ndërmend patriotizmi i Mirditorve e kontributi që ata kanë dhënë për ruajtjen e integritetit dhe kulturës së Shqipërisë.

Megjithatë këto nuk kanë të bëjnë me çështjen Ngjela

[/ QUOTE ]

e morem vesh pra qe ti je i shoqates se mbrojtjes se specieve ne zhdukje.

Po une ty te nxorra jashte katogorise se idioteve qe ndikohen nga retazhet kulturore.

[/ QUOTE ]

Ti rrofsh që m'paske nxjerr nga ajo kategori se nuk po m'shtyhesh dita prej mërzis /pf/images/graemlins/tipsy.gif.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

"po kush ju tha qe gjith verioret jane te trashe"
e lexo budallallekun tend?

"pse me kaq komplekse"

Komplekse quan ti mrojtjen nga sulmi?
Apo do deshiroje me mire qe te kaperdinim cdo gje te trashe qe na servir ti?

Ti nuk je i trashe,Gene,je racist por jo i trashe!
Ti nuk thua qe gjith verioret jane te trashe(do ishte idiotesi)por le te nenkuptohet qe:perfaqsuesit partiake veriore jane te trashe,pra automatikisht verioret dalin te gjith te trashe,sepse nuk kane c'te zgjedhin me mire,budallai perfaqson budallain!

Me pyetjen shume te qellimshme "pse keni komplekse",ke si qellim te ngurtesosh pergjigjet e verioreve,dhe dinakeria jote bizantine mendon qe verioret do i pranojne "geshtenjat" ashtu sic i servir ti,sepse po i kapem me dore digjemi!

Nqs dinakeria jote eshte ne gjume,me trego se te bej shpjegime me te hollesishme per gjerat(me nenkuptime)qe nuk i kupto!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

Ju militantet e salnit keni rene politikisht aq poshte sa tani po kerkoni "armikun e klases".

Falimentimi ne te gjitha fushat e qeverisjes ju shtyn te nxirrni nga shpellat ku kane humbur stategji te vjetra "lufte"

Si gjithmone, politika mesjetare.

Edhe atyre diktatoreve vendeve te lindjes se mesme sot u vjen nga pak turp kur perdorin strategji te tilla.

Militantet e salinit JANE TE TRASHE qofshin jugore apo veriore.
Si mund te jesh militant i berishes????!!!!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Vallaj Gene, un kur nigjoj emrin Orosh më vjen ndërmend shkolla e parë e mesme Shqipe. Më vjen ndërmend patriotizmi i Mirditorve e kontributi që ata kanë dhënë për ruajtjen e integritetit dhe kulturës së Shqipërisë.

Megjithatë këto nuk kanë të bëjnë me çështjen Ngjela

[/ QUOTE ]

e morem vesh pra qe ti je i shoqates se mbrojtjes se specieve ne zhdukje.

Po une ty te nxorra jashte katogorise se idioteve qe ndikohen nga retazhet kulturore.

[/ QUOTE ]

Ti rrofsh që m'paske nxjerr nga ajo kategori se nuk po m'shtyhesh dita prej mërzis /pf/images/graemlins/tipsy.gif.

[/ QUOTE ]

Nuk e thashe per te te bere qefin se nuk me behet vone shume. Thjesht vura re realitetin dhe nuk prisja qe ti te ndikoheshe nga retazhet kulturore te sales apo oroshit. (meqe ra fjala, e pe si te nxjerr bllof edhe kur perpiqesh ta ndihmosh? /pf/images/graemlins/smash.gif)
 
H

harap

Guest
Re: "ceshtja" Ngjela

Nuk e marr vesh pse kaloni nga diskutimi politik ne diskutime personale.A ka mundesi ti permbaheni temave e te mos prishni cdo teme
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

nuk behet fjale per diskutime personale (pak a shume)

diskiutimi mbetet ne dy vizione te ndryshme te politikes.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

www.shekulli.com.al
...
Topi: Nevojë për mision PS-PD

TIRANE - Kreu i grupit parlamentar democrat Bamir Topi, duke kërkuar përmbylljen e debateeve dhe sherreve pa fund në Parlament, ka kërkuar si maxhoranca, ashtu edhe opozita të ktheheshin në pozicionet që u takonin. “U mirëkuptoj dhe nuk ju kritikoj z.Beja për shkeljen e procedurës dhe vazhdimin e debatit tej limiteve të përcaktuara. Në heshtje gjatë seancës e kam miratuar këtë gjë.Por duke konsumuar të njëtën temë dhe argumenta, ju kërkoj të gjithëve të mos biem në të njëjtin gabim. Ka një nevojë për një mision maxhorancë-opozitë. Përshëndes fjalën e z. Malaj i cili foli si ish-ministër, e përfaqësues i opozitës, duke kritikuar punën e qeverisë për çështje konkrete. E dimë që opozita nuk është këtu t’i fërkojë kurrizin qeverisë. Mos harroni se nuk është e lehtë të jesh tek ai pozicion si drejtues i seancës”, - tha Topi. Ai ka shtuar më tej se referenca që përfaqësuesit e PS-së i bëjnë nenit 114 të rregullores dhe nenit 60 për shkarkimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli, janë zbatuar në atë seancë. “Rregullorja është mëse e rëndësishme. Askush nuk mendon se ajo është definitive. Të kthehemi secili në pozicionin e vet, maxhoranca të drejtojë vendin, ndërsa opozita të kritikojë, e jo të vazhdojmë me debate pafund”, - përfundoi Topi, i cili kërkoi, ndër të tjera, që të lejohej të fliste në Parlament Avokali i Popullit Dobjani, që përfaqësonte një institucion që kishte qëndruar larg politikës.

...
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

Niveli i postimeve tuja po bie poshte cdo dite.
Ti je shum i vockel qe te dishe se cfar eshte nje diktator(epitetin e merzitshem e shum-her-te-perseritshem,salini?),prandaj bjen ne gabimin e venies se epiteteve njrezve qe s'u shkojne.

Marredheniet PD-PS duhet te normalizohen dhe bashkepunimi duhet te behet me deshiren e mire te te dyja partive.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

ke te drejte po bie shume poshte dhe gati gati po te afrohem ty
me vjen turp per kete

pune te mbare oroshi
 

OROSHI

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ke te drejte po bie shume poshte dhe gati gati po te afrohem ty
me vjen turp per kete

pune te mbare oroshi

[/ QUOTE ]

Mos u dorzo mer plak /pf/images/graemlins/laugh.gif komunistet vdesin ne kembe!
Sikur idete tuja te mos kundershtoheshin nga dikush,do beje monolog /pf/images/graemlins/wave.gif!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

ministri basha (per ata qe nuk e njohin: delfini i berishes) eshte shprehur per emsionin "shqip" se kriza parlamentare eshte fryt i pakenaqesive brenda maxhorances.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

www.shekulli.com.al

Ngjela: I them qeverisë se po teprohet si shumë me shkelje të Kushtetutës

Legalizimet, paketa e ndryshime në ligj


A.Rama

TIRANË- Dekreti i presidentit për kthimin në Parlament të ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, u pranua dje nga maxhoranca në komisionin parlamentar të Çështjeve Ligjore. Në mungesë të përfaqësuesve të opozitës që sërish munguan në mbledhjen e komisionit, deputetët e shumicës mbështetën dekretin presidencial, ku theksohet se ligji në fjalë është në përplasje me Kushtetutën. Mbledhja e komisionit ka zgjatur fare pak minuta, aq sa kanë mjaftuar për të miratuar dekretin e për të shprehur me pak fjalë qëndrimet e disa deputetëve të koalicionit lidhur me të. Ndërkohë kryetari i komisionit, Spartak Ngjela, nuk ka pranuar që të shqyrtojë krahas dekretit, amendamentet për ligjin e legalizimeve, që grupi parlamentar i PR-së ka hartuar këto ditë gjatë konsultimeve me zv.kryeministrin Ilir Rusmali. Kryetari i grupit të PR-së, Arjan Madhi, kërkoi që këto amendamente të shqyrtoheshin pasi ai kishte rëndë dakort me Rusmalin. Sipas Ngjelës, komisioni do të merret vetëm me dekretin e jo me amendamentet. Ai i theksoi se dekreti i presidentit nuk lëvizte. Ndër të tjera ashtu si edhe gjatë shqyrtimit të projektligjeve të tjera, kryetari Ngjela, i ka tërhequr vëmendjen qeverisë që të jetë më e kujdesshme pasi po e tepron me dërgimin në Parlament të projektligjeve që kanë në brendi shkelje kushtetuese. “Duke e marrë dekretin nga të gjithë anëtarët, vendosim e pranojmë apo nuk e pranojmë faktin që ligji kthehet për shkelje të Kushtetutës. Unë nën tagrin tim si deputet më jepet rasti t’i them qeverisë si shumë po teprohet me shkelje kushtetuese. Dhe tani e hedhin në votë për ta kaluar në seancë, siç është. Unë jam dakord”, - tha Ngjela. Pavarësisht se dekreti quhet i miratuar do të jetë seanca që do të vendosë për këtë gjë. I vetmi që kishte të njëjtin qëndrim me Ngjelën, ishte deputeti i PD-së, Sali Shehu, i cili paraprakisht kërkoi që dekreti të mbështetej e të kalohej në seancë plenare me këtë mendim. Por nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, ka pasur një mendim krejtësisht të kundërt me Ngjelën dhe Shehun. Beja tha se komisioni ka për detyrë vetëm ta dërgojë për shqyrtim në seancë plenare, por jo të shprehet nëse e pranon ose jo. Sipas tij pasi të miratohet ose jo në seancë komisioni mund të kthehet tek ligji. “Në përputhje me nenin 95/1, ky dekret është që ne ta çojmë në Parlament dhe do kërkojmë që Parlamenti të shprehet në përputhje me nenin 85/ 2. Kjo është detyra e komisionit. Pastaj vendos Parlamenti dhe kthehemi te ligji në përputhje me vendimin e Parlamentit ose nuk kthehemi te ligji. Kjo është procedura shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë”, - tha Beja. Por argumentimi i Bejës është kundërshtuar nga Ngjela, i cili ka proceduar me votimin për ta miratuar dekretin e ardhur nga kreu i shtetit. Nesër në seancë plenare kur edhe do të diskutohet dekreti në fjalë, pritet të ketë mjaft debate, pasi do të shqyrtohen edhe propozimet e republikanëve për t’ia bashkangjitur ligjit.





29/03/2006
KATEGORIA: Politike
------------------------------

vazhdon "ceshtja" Ngjela
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

shtohet edhe nje tjeter ne "listen e zeze"
te shohim sa do te rezistoje
 

ados

Primus registratum
Re: "ceshtja" Ngjela

Te gjitha keto lojra qe ben Berisha duke anashkalura kushtetuten te sjellim ne mendje vitin 1995 kur donte te votonte ate kushtetute karikature alla-kadafi..ku merrte pushtet mbi cdo gje.!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

Kreu i Komisionit të Ligjeve tha se thembra e Akilit është që dekreti i presidentit e konsideron shkelje kushtetuese që pronën tjetrit t’ia marrësh pa ia paguar

Ngjela-Rusmali, sherr për legalizimet

Komisioni i Ligjeve nuk arrin, për shkak të mungesës së deputetëve, të miratojë paketën e republikanëve

Anila Rama

Rusmali dhe Beja mbrojnë mendimet e PR-së. Avokati: Kemi sërish shkelje kushtetute

TIRANË- Komisioni parlamentar i Çështjeve Ligjore, përfshihet sërish nga polemika të ashpra mes përfaqësuesve me peshë të maxhorancës, gjatë shqyrtimit të amendamenteve të PR-së për t’ia bashkangjitur ligjit “Për legalizimin, urbanizmin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”. Në mungesë të kuorumit të duhur të anëtarëve për zhvillimin e mbledhjes, komisioni është mbledhur pa praninë e medies, por duke diskutuar mes të bërtiturave për paketën e hartuar gjatë negociatave mes republikanëve, (kreut të grupit të deputetëve, Arjan Madhi) dhe zv/kryeministrit Ilir Rusmali. Kryetari i komisionit, Spartak Ngjela, ka kundërshtuar draftin e PR-së, duke u shprehur se ai nuk zgjidhte kërkesat që shoqëronin dekretin e presidentit për rikthimin e ligjit në Kuvend, e konkretisht çështjen e shpronësimeve të tokave të ish-pronarëve legjitimë, duke ngelur sërish, sipas tij, një ligj antikushtetues. Ngjela ka debatuar për këtë çështje si me zv. kryeministrin Ilir Rusmali, i pranishëm në mbledhje, ashtu edhe me deputetin republikan, Arjan Madhi e nënkryetarin e Kuvendit, Fatos Beja. Përkatësisht Ngjela ka kundërshtuar amendamentin për nenin 15 të ligjit, ku përcaktohet që kompensimi për ish-pronarët bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Sipas tij, kjo ishte antikushtetuese, sepse Kushtetuta përcakton që shpronësimi bëhet me para në dorë. Burimet nga komisioni pohuan se Rusmali, Beja e Madhi kanë mbrojtur propozimet e PR-së, duke i cilësuar ato si zgjidhjen e duhur për të përmirësuar ligjin e miratuar nga Kuvendi në ato pika ku presidenti Alfred Moisiu, në dekretin e tij, i cilëson në kundërshtim me Kushtetutën. “Po ju them një dhënie të vjetër. Budallallëkun e budallait e mbron vetëm budallai. Unë nuk jam budalla. Nuk fola herën e parë se bëra kompromis me këtë. Nuk mund të pranoj, atë që propozohet. Përcaktohet që shpronësimi është për interes publik. Merreni lexojeni Kushtetutën. Ky nuk është shpronësim për interes publik”, - tha Ngjela gjatë debateve me dyer të mbyllura. Ndërsa pas mbledhjes ai tha se “Do t’i përgjigjemi totalisht respektit të Kushtetutës. Shkelja e Kushtetutës është kjo, prona nuk mund t’i merret tjetrit pa shpërblim. Për efekte sociale individi është i detyruar të bëjë kontratën deri kaq mund t’a detyrojmë me ligj, çmimi i pronës duhet paguar. Thembra e Akilit në këto momente është që dekreti i presidentit e konsideron shkelje kushtetuese që pronën tjetrit t’ia marrësh pa ia paguar. Kompensimi nuk quhet pagim i menjëhershëm, Kushtetuta do pagim të menjëhershëm, pas kësaj ky është diskutimi, që forcat do ndahen, Kushtetuta dhe Kodi Civil që prona paguhet, pasi është e regjistruar në analet e regjistrit. Këtu është debati, do vazhdojë debati unë do mbaj qëndrimin tim, do mbaj anën e Kushtetutës, dhe të drejtën civile që vjen që nga e drejta romake, që prona nuk mund të shpronësohet pa shpërblim”
Ndërkaq, burimet nga komisioni pohuan se shumica e anëtarëve të pranishëm kanë mbështetur draftin e hartuar nga PR-ja gjatë bisedimeve të zhvilluara me zv. kryeministrin Rusmali. “I mbështetëm amendamentet dhe me pak ndryshime besoj ato do të miratohen edhe në seancë plenare. Por nuk mund të realizohej miratimi dje pasi nuk ishte kuorumi i anëtarëve për të zhvilluar mbledhjen. Debatet ishin kryesisht për çështje teknike”, - tha një nga anëtarët e komisionit pas mbledhjes. Por mosmiratimi i paketës së propozimeve të PR-së, shtyn edhe nga rendi i ditës së seancës së sotme plenare, shqyrtimin e dekretit të presidentit për kthimin në Kuvend të ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”. Sipas burimeve nga Kuvendi, shqyrtimi i dekretit do të bëhet në seancën e ditës së hënë, kur mendohet se edhe do të shqyrtohen gjatë paradites amendamentet e PR-së që nuk u miratuan dje në Komisionin parlamentar të Çështjeve Ligjore.

Ngjela: Do të vazhdoj të mbroj Kushtetutën

Kryetari i Komisionit të Çështjeve Ligjore kundërshtoi dje në mënyrë të prerë një pjesë të propozimeve kryesore të hartuara nga grupi parlamentar i PR-së, të cilat konsistojnë në amendimin e neneve kryesore të ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”. Ngjela, krahas mendimit të tij se amendamentet në fjalë nuk mund të shqyrtoheshin pa u diskutuar në seancë, dekreti, kundërshtoi dje edhe një prej propozimeve kryesore të paketës së PR-së, përkatësisht të nenit 17. Në këtë nen flitet për mënyrën e pagesës së ish pronarëve të tokës, duke e lënë çdo gjë në dorë të Këshillit të Ministrave që do të përcaktojë mënyra alternative për shlyerjen e detyrimit. Kreu i komisionit të Ligjeve ka këmbëngulur në faktin që dëmshpërblimi në rast shpronësimi të tokës, u bëhet pronarëve te saj me lekë në dorë. Sipas tij ai do të vazhdonte të mbante këtë qëndrim duke qenë në respekt të plotë të Kushtetues. “Do t’i përgjigjemi totalisht respektit te Kushtetutës. Shkelja e Kushtetutës është kjo, prona nuk mund t’i merret tjetrit pa shpërblim. Për efekte sociale individi është i detyruar të bëjë kontratën deri kaq mund ta detyrojmë me ligj, çmimi i pronës duhet paguar. Thembra e Akilit në këto momente është që dekreti i presidentit e konsideron shkelje kushtetuese që pronën tjetrit t’ia marrësh pa ia paguar. Kompensimi nuk quhet pagim i menjëhershëm, Kushtetuta do pagim të menjëhershëm, pas kësaj ky është diskutimi, që forcat do ndahen, Kushtetuta dhe Kodi Civil që prona paguhet, pasi është e regjistruar në analet e regjistrit, këtu është debati, do vazhdojë debati unë do mbaj qëndrimin tim, do mbaj anën e Kushtetutës, dhe të drejtën civile që vjen që nga e drejta romake, që prona nuk mund të shpronësohet pa shpërblim”, - tha Ngjela pas mbledhjes. Qëndrimi oponent i kryetarit Ngjela për disa nga projektligjet kryesore të hartuara nga qeveria, duket se po kthehet në një problem jo të vogël për maxhorancën e djathtë.




30/03/2006
KATEGORIA: Politike
www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja" Ngjela

www.shekulli.com.al

Kreu i Komisionit të Ligjeve deklaroi dje se karriera e tij ishte ndërprerë me metoda puniste

Ngjela: E djathta të ndahet nga punizmi

Ngjela: I bindur që 80% e PD janë me mendimin tim

Shekulli

TIRANE - Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Spartak Ngjela, ka deklaruar dje se qeveria është e paaftë në hartimin e ligjeve. “Iu kam thene se keni deshirë për të bërë reformë, por iu kam thënë edhe se nuk keni aftësi”,- ka deklaruar Ngjela ne Emisionin “Shqip” ne “TCH” te gazetares Rudina Xhunga. Kryetari i Komisionit te Ligjeve, i cili pranoi ftesën për të folur pikërisht për argumentet politikë është shprehur se atentatet ndaj kushtetutës janë: Ligji për imunitetet pa konsensusin e të dy krahëve, ligji “Për legalizimet”, ligji për pronat, ligji i spiunëve, ligji për KLD dhe moratoriumi për skafet. “Ia kam përmendur shtatë shkeljet e Kushtetutës. Shtatë atentatet e Kushtetutës. Ai quhet atentat ndaj Kushtetutës dhe dënohet në të gjitha Kodet Penale. Atentatet ndaj Kushtetutës janë këto: ligji për imunitetet pa konsensusin e të dy krahëve, ligji për legalizimet, ligji për pronat, ligji i spiunëve, ligji për KLD, moratoriumi për skafet.
Ligji për korrupsionin për shembull ishte krejtësisht banal, mund ta kishte vetëm mesjeta, dhe të paktën frymën mesjetare ia hoqa unë, sepse denonconte një njeri edhe pa prova dhe gjithë institucioni ku ishte bërë denoncimi fillonte dhe hetonte dhe ky nuk dinte gjë fare. Unë kam thënë që kjo të paktën duhet flakur se çdo njeri ka një personalitet, dhe kjo është shkelje kushtetute. Në rastin e KLD-së isha me Kryetaren e Kuvendit në Romë, dhe mund ta përmirësoja, se dhe atje ka kundërshtime, si për shembull kryetari i Gjykatës së Lartë nuk lejohet të mbajë dy punë etj”,- tha dje Ngjela.

Karriera
Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka deklaruar gjithashtu mbrëmë se karriera e tij është ndërprerë me skemë puniste. “Në rivalitet ka edhe hije dhe ju keni harruar një element: Karriera ime është ndërprerë me skemë puniste. Historia politike e Berishës ka treguar se ata që kanë qenë nën drejtimin e Berishës kanë qenë të heshtur..... Nuk e besoj se duhet ndarë ambicja për karrierë me pasionin për të vërtetën. Politika nuk është religjion”,- tha ndër të tjera Ngjela. Kryetari i Komisionit te Ligjeve shtoi se pavarësisht nga replikat që ka bërë me Berishën, ka ardhur koha që me këtë mazhorancë të vogël, Berisha nuk duhet të jetë lider por politikan. “Një metodë puniste që një njeri i drejton të gjitha”,- shtoi ai. Ngjela ka sqaruar gjithashtu se i kishte thënë kryeministrit se që të delegonte kompetencat.”Të delegojë kompetencat dhe le të rrijë kryeministër. Kompetencat delegohen dhe zgjidhet përgjegjshmëria e përgjegjësisë”,- tha ai. Kryetari i Komisionit të Ligjeve deklaroi gjithashtu se është normale që në politikë të pretendosh edhe postin e Kryeministrit të Shqipërisë.”Të kërkosh të marrësh karrigen është normale. Është rivalitet politika. Unë kam hyrë në politikë për karrierë dhe jam politikan në karrierë politike në opozicion 30 vjet, nga të cilat 8 vjet jam në opozicion dhe tani kemi ardhur në maxhoritet. Kam qenë në opozicion për bindjet e mia që janë: kushtetutshmëria, parlamentarizmi, ekonomia e lirë e tregut, dhe zgjedhjet e lira. Kam deklaruar botërisht dhe vazhdoj të deklaroj se për këto nuk bëj lëshime. Vijmë tek problemi i raportit mes kushtetueshmërisë dhe karrierës time. Eshtë fat që rivali yt ai që mendon se me një mekanizëm politik mund të të prishë karrierën, bën shkelje kushtetuese dhe ti je barriera e kësaj shkeljeje”,- tha dje Ngjela.

Votat
Ngjela u pyet edhe per deklaratën e Berishës, që de facto ai ishte i shkarkuar nga kryetari i Komisionit të Ligjeve. “Fakti që flet ashtu do të thotë se është në krizë. Një kryeministër nuk flet ashtu. Nuk thotë të shkarkoj. Flas për kryeministër modern. Janë dy forumet kur do të bëhet beteja në parlament dhe në Këshillin e Kombëtar. Këto dy forume nuk kapërcehen sepse janë nonsens. Unë kam dy beteja dhe dy deviza. Në Parlamentin shqiptar është kundërligji dhe ligji. Unë jam nga ana e ligjit. Nëse fiton antiligji le të fitojë. Sa i përket Këshillit Kombëtar, unë jam për përjashtimin e metodave puniste në të djathtën shqiptare dhe nëse do të ketë këtë ide unë do të fitoj dhe unë jam i bindur se 80% janë me mendimin tim. Kriza e të djathtës nuk është në mendje. PD aktualisht nxjerr 5 kryeministra. Unë nuk kam dalë në skemën e politikës pa idetë e mia”,- tha ai

Ngjela: Nuk e kam regjistruar unë bisedën, ishin dhe shtatë të tjerë

TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka deklaruar mbrëmë Në “Shqip” se nuk e ka përgjuar ai bisedën e zhvilluar pak ditë më parë me kryesinë e vogël të PD-së. Ngjela ka pohuar edhe njeherë se në atë takim kanë qënë plot 7 të tjerë dhe secili prej tyre mund të ketë pasur diktofon. Ngjela ka veçuar gjithashtu se biseda është bërë në zyrën e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. “Gjithsecili atje ka të drejte që të mbajë një diktofon sepse është mbledhje normale. Çështja kryesore është se si u gjenda unë atje. I kam thirrur unë ata apo më kanë thirruar mua ata? Mua më ka marrë kryetari i grupit parlamentar në telefon. Pasi ka dalë nga takimi me reporterët e Këshillit të Evropës dhe më ka thënë. “Jam tek zyra e Kryetarës së Kuvendit. Do të vish pak?”- me pyeti. Unë e mendova dhe thashë nuk vij. Ai tha me zë të ulët se është edhe doktori. Pra mendova që qenkan katër. Pra duke menduar apriori se janë lidershipi i PD-së, duke menduar se me Bamirin kam marrëdhënie më të mira se me ata të dy, mendova se mbase po bisedojmë. Sapo kisha mbaruar në komision ligjin për legalizimet, i përmirësuar në mënyrë normale dhe vajta normal që hajde ta zgjidhim këtë problem. Kur hyj brenda atje, gjej jo vetëm këta por edhe katër të tjerë. Në këto momente filluan akuzat. Ti ke shkuar për të biseduar dhe atje gjen një mbledhje të tipit sovjetik. Atje është folur me Spartak Ngjelen dhe jo për Spartak Ngjelën”,- tha Ngjela.




07/04/2006
KATEGORIA: Politike

Drejtori i emisionit “Fiks fare” tha se kasetën në redaksi e ka çuar një burim i fshehtë

Çakuli: Bisedën nuk e ka përgjuar Ngjela, kasetën na e solli një shërbim i fshehtë


N. P

TIRANË- Drejtori i Emisionit “Fix Fare” Filip Çakuli, ka deklaruar gjithashtu mbrëmë se kryetari i Komisionit të Ligjeve, Spartak Ngjela, nuk është autori i përgjimit të bisedës. “Kaseta ose regjistrimi, neve na ka ardhur jo nga Spartak Ngjela. E kam thënë edhe në një vend tjetër. Kaseta na ka ardhur neve, nuk mund ta deklaroj tani publikisht, nga një burim i fshehtë. PD-ja e ka akuzuar Ngjelën si përgjues. Nuk mund të jetë përgjues një i përgjuar njëherë se edhe vetë Ngjela është i përgjuar. Disa kanë thënë që Ngjela ka vajtur i përgatitur për të bërë këtë shou. Po si mund të jetë njeriu i përgatitur në një zyrë që nuk e di se pse e thërrasin dhe kush janë ata që janë në zyrë brenda. Përsa i përket asaj pjese të kasetës ku thuhet se dëgjohet më shumë Ngjela, regjistruesi mund të jetë afër Ngjelës, mund të jetë afër Berishës. Ai që e ka bërë regjistrimin, nuk e ka menduar se ku do të rrinte Ngjela apo të tjerët, ndaj dhe duket kjo lloj diference në zë”, tha ai. Çakuli shtoi se në kasetë ka 51 minuta filmim, dhe se ata kishin përzgjedhur pjesën me esenciale. “Ne zgjodhëm vetëm atë që është esenciale për t’ia dhënë publikut. Nuk zgjodhëm llogjet, muhabetet, telefonat që binin...”, shtoi ai. Çakuli iu përgjigj edhe pyetjes nëse e kishin sjellë shërbimet sekrete kasetën.“Po një shërbim i fshehtë e ka sjellë. Nuk ka ndonjë gjë të keqe. Dhe nuk ekziston vetëm çimka apo ...Sot ka mjete moderne që të përgjosh edhe 100 metra larg. Kështu që janë raste që nuk ndodh vetëm në tavoline, apo me kasetofon. Fiksi i disponon këto mjete por ne nuk e kemi në moralin tonë që të fusim në zyrat e shtetit kaseta ose regjistrues, kur nuk ka ndonjë element gazetaresk që na shtyn ta bëjmë këtë gjë. Ne na u dha kaseta e gatshme. Dhe kemi shkurtuar po të them shumë. Dhe kemi menduar që të jepnim vetëm atë që menduam”,- tha ai.





07/04/2006
KATEGORIA: Politike


Ngjela: Në fushatë kam folur në media më shumë se e gjithë PD-ja


Shekulli

TIRANË-Avokat Spartak Ngjela komentoi gjithashtu mbrëmë edhe mospërfshirjen e tij në kryesinë e PD-së, për të cilën ai u pyet nëse Berisha kishte të drejtë që të mos e fuste në qeveri, përsa kohë që nuk u fut në kryesi. “Patëm një betejë elektorale. Kush ka qenë më i suksesshmi në betejën elektorale në Tiranë? Kryesia e partisë ka qenë para 3 korrikut. Tani jemi në parlament, e jo në parti. Qeveria del nga parlamenti. Unë kam qenë nga 2-3 më të suksesshmit e gjithë betejës elektorale. A e dini ju sa e kam unë kohën televizive në funksion të propagandës pro PD në të gjithë median? E kam më të madhe si kohë se e gjithë kohës mediatike të PD-së duke futur brenda edhe Berishën. Kjo do të thotë se më është marrë fryma. Dhe ja ku jemi, e kam bërë mirë apo e kam bërë keq... këtu flitet për aftësi menaxhuese të një qeverie”, tha ai. Me tej Ngjela shtoi se, “nëse do të bëni debat me mua do të thoni: Cili është vendi që ti konkuron për të sjellë suksese në qeverinë tënde? Unë jo pa tendencë po diskutoj me gazetarinë shqiptare, po diskutoj me një gjuhë për t’u thënë që ka ca gjëra që nuk janë turp që kanë ardhur si një kompleks faji nga një moment politik që nuk ka lidhje fare me këtë sistem, madje me një kompleks politik që po na e gabon këtë sistem me inercitë e tij totalitare në funksion të ndërtimit të partisë, funksionimit të parlamentit”.





07/04/2006
KATEGORIA: Politike


Shehu: Shkarkimi i Ngjelës, të shohim mënyrën se si do të vijë në Kuvend


N.P

Tiranë-Deputeti i PDR-së, Tritan Shehu, e shikon një çështje krejtësisht të brendshme atë që po ndodh aktualisht në Partinë Demokratike. Në një deklarim për “Shekullin”, Shehu u shpreh se ngjarjet e fundit kanë lidhje me zhvillimet e brendshme në PD. Nënkryetari i reformatorëve shtoi gjithashtu se një konflikt i tillë nuk duhet të ndikojë aspak në mirëfunksionimin e koalicionit qeverisës. “Unë e shoh si një çështje të brendshme të PD-së. Ne jemi në koalicion për bashkëqeverisje me PD-në. Për këtë arsye, mendojmë se nuk duhet të interferojmë në këtë çështje, duke e lënë që të zgjidhet nga vetë PD-ja sepse i përket kësaj të fundit që ta zgjidhë. Çdo interferencë do të ketë pasoja negative të shumë krahëve. Pra, realisht unë mbaj këtë qëndrim. Në këtë mënyrë, mendoj se ne ndihmojmë që të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme brenda PD-së dhe shpresoj se do ketë një zgjidhje”, - tha dje Shehu. Megjithatë, i pyetur se në rast se kjo çështje kalon në Kuvend, nënkryetari i reformatorëve shtoi se vota e tij do të ishte në varësi të kërkesës se si do të formulohej. “Nëse do të vijë në Kuvend, atëherë ne do të shohim mënyrën se si do të vijë dhe elementë të tjerë që do të diskutohen në një kohë tjetër”, - shtoi ai, duke e lënë në këtë mënyrë evazive votën e tij. Megjithatë, Shehu shtoi se shpresonte që kjo situatë do të zgjidhej në një mënyre pozitive dhe të favorshme edhe për vetë koalicionin qeverisës. Shehu komentoi dje edhe zbardhjen e bisedës së përgjuar të kryesisë së vogël të PD-së. “Procesi i regjistrimit dhe survejimit, për mua, është një proçes i rrezikshëm. Është një proces që bie ndesh me konceptet e demokracisë dhe të një shoqërie të civilizuar. Është një proces që realisht kush e ka bërë unë e dënoj tërësish”, - shtoi Shehu.




07/04/2006
KATEGORIA: Politike


Me deklarimin e 7 deputetëve dhe lëkundjen e pjesës së mbetur të reformatorëve, maxhoranca rrezikon që të dështojë në votimin për shkarkimin e avokatit

Ngjela, varianti i PD-së, për ta përjashtuar më parë nga grupi

Përjashtimi më parë nga grupi parlamentar do të bënte të panevojshëm votimin në Kuvend

Nevila Perndoj

TIRANË- Dy ditët në vijim janë edhe ato që do të përcaktojnë mënyrën se si PD-ja dhe lidershipi i saj do të veprojë për çështjen “Ngjela”. Vizita e kryeministrit në Bukuresht duket se po shërben edhe si pauzë reflektuese për Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij në lidhje me votimin për shkarkimin e Ngjelës nga kreu i Komisionit të Ligjeve. Burime zyrtare nga grupi i PD-së thanë dje se për të shmangur një dështim të shkarkimit të Ngjelës në Kuvend, në lojë është edhe përjashtimi më parë i avokatit nga grupi i PD-së, çka do të bënte të panevojshëm hedhjen e shkarkimit në votim të hapur në Kuvend. Të njëjtat burime e sjellin këtë skemë si të mundshme, nisur nga rrjedhjet e votave brenda maxhorancës, që deri tani të deklaruara janë shtatë
Votat e maxhorancës
Aktualisht, grupi parlamentar i PD-së përfshin 49 deputetë bashkë me deputetin Spartak Ngjela. 7 deputetë të tjerë bëjnë pjesë formalisht në grupin parlamentar “Qendra Demokrate” dhe grupin parlamentar të “Partisë Agrare Ambientaliste”. Gjithsej bashkë me deputetët e shpërndarë te grupet e mësipërme parlamentare, grupi parlamentar i PD-së shënon 56 deputetë. Në rast se do t’i referohemi qëndrimit zyrtar të PR-së për ta mbështetur shkarkimin e Ngjelës, numri i mazhorancës arrin në 67 vota, pasi 56 deputetëve të PD-së u shtohen edhe 11 të PR-së. Kësaj shifre i bashkëngjiten edhe 3 votat e deputetëve të Partisë Agrare Ambientaliste, të cilët kësaj here nuk do të hezitojnë për ta shkarkuar Ngjelën për sa kohë që vetë deputeti Spartak Ngjela lëshoi akuza të ashpra ndaj përfshirjes së Xhuvelit (kryetarit të tyre) në qeverinë e koalicionit të djathtë. Për këtë arsye, sipas një përllogaritje të thjeshtë, votat e maxhorancës shkojnë në 70. Ose më saktë, në 69, pasi nuk llogaritet vota e Spartak Ngjelës. Në anën tjetër, tre deputetët e mbetur të PBDNJ-së janë shprehur se do të votojnë kundër shkarkimit të Ngjelës për sa kohë që e kanë vlerësuar punën e tij si kryetar i Komisionit të Ligjeve. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe tre deputetët e PDR-së si dhe deputeti i PDK-së, Nikoll Lesi. Por në grupin parlamentar të PDR-PDK-së janë edhe tre deputetë të lëkundur për kërkesën për shkarkim ndaj Ngjelës. Janë Ndue Shpani, vota e të cilit nuk dihet, ai i kryetarit të PDR-së, Genc Pollo dhe nënkryetarit të kësaj partie, Tritan Shehu. Ky i fundit, në një deklarim për “Shekullin”, u shpreh se vota e tij do të varej nga mënyra se si do të formulohej kërkesa për shkarkimin e Ngjelës. Votat e tre deputetëve të lëkundur janë përcaktuese për shkarkimin ose jo të Spartak Ngjelës. Në rast se ata do të votojnë “pro”, atëherë Ngjela do të shkarkohet me 72 vota, ndërkohë që vetëm 71 nevojiten për të parë një tjetër kryetar në drejtimin e Komisionit të Ligjeve. Tri votat e lëkundura të PDR-së, pa llogaritur edhe tre-katër deputetë të PD-së, që janë miq prej vitesh me avokat Ngjelën do të rrezikonin jo pak mazhorancën për të shënuar humbjen e parë edhe për vetë kryeministrin Sali Berisha
Shmangia e votimit
Të gjendur përpara kësaj situate ku mazhoranca për here të parë duket se nuk i ka votat aq të sigurta, në grupin parlamentar të PD-së po diskutohen edhe variante të tjera, ku me i mundshmi deri më tani lidhet me shkarkimin e Ngjelës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. “Në rast se një gjë e tillë ndodh, atëherë Ngjela nuk do t’i nënshtrohej fare votimit të hapur në Kuvend, pasi ai nuk do të përfaqësonte më PD-në”,- u shpreh një prej deputetëve të PD-së. Ndërsa një tjetër deputet, duke marrë apriori shkarkimin e Ngjelës nga grupi parlamentar, u shpreh se edhe pas këtij shkarkimi nga grupi parlamentar do të nevojitej zëvendësimi i tij në Kuvend, por nuk do të përfshihej në asnjë rresht të kërkesës fraza: “të shkarkohet Spartak Ngjela nga kryetar i Komisionit te Ligjeve”. Deputetët e Partisë Demokratike janë shprehur dje për “Shekullin” se përjashtimi i Ngjelës nga grupi parlamentar i PD-së është varianti më i mirë për të shmangur çdo keqkuptim apo përçarje të mazhorancës në Kuvend, ndërkohë që nuk hezitojnë të shprehen se i vetmi që duhet të japë një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje është vetë kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit ndodhet për një vizite dyditore në Bukuresht të Rumanisë, çka shtyn edhe për pak ditë mbledhjen e forumeve të larta partiake dhe atyre parlamentare për të vendosur mbi çështjen “Ngjela”.



07/04/2006
KATEGORIA: Politike
 
Top