"ceshtja Moisiu"

komino

Valoris scriptorum
"ceshtja Moisiu"

Per ata qe nuk e dine, behet fjale per presidentin e shqiperise dhe konfliktet e tij me partine kreun e shumices parlamentare dhe kryeminister i shqiperise.

e nisim nga fundi me nje deklarate te Moisiut

“kur kritikat shndërrohen në sulme verbale dhe kolektive, dhe për më tepër, marrin trajtat e fushatave politike duke synuar që krizat dhe dështimet e pushteteve të tjera t’i faturohen sistemit gjyqësor, atëherë është përgjegjësia ime kushtetuese dhe e çdo institucioni e individi në këtë vend, të mos pajtohet me këtë situatë dhe të luftojë për ruajtjen dhe forcimin e pavarësisë së pushteteve kushtetuese”.
www.president.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

Presidenti moisiu u emerua ne menyre konsensuale ne kohen kur shumica parlamentare i perkiste PS dhe aleateve te saj me Nanon ne krye por ishte nje zgjedhje konsensuale dhe propozimi erdhi nga opozita e atehershme (berisha)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

"cuditerisht" pak kohe pas emerimit ishin pikerisht ata qe e propozouan te cilet filluan ta akuzonin dretjperdrejt dhe pa lojra fjalesh si te lidhur me krimin e korrupsionin. Sulmet vazhduan edhe pas ardhjes ne pushtet te pd e u kthyen nga konflikt politik ne konflikt insitucional.

Nje numer relativisht i madh ligjesh te miratuar nga shumica parlamentare jane kthyer per rishqyrtim nga presidenti i cili i ka konsideruar si jo kushtetuese dhe ka patur raste kur me arrogance ligjet jane miratuar pa ndryshime dhe jane kthyer kete rast per firmosjen e detyrueshme.

Vemendja e opinionit publik ne kete momente eshte perqendruar ne vendmin qe do te marre presidenti mbi shkarktimin e kryeprokurorit sollaku pasi nje komision parlamentar (me votat vetem te shumices) i ka derguar propozimin per shkarkimin e tij. Presidenti akoma nuk eshte prononcuar zyrtarisht por me deklaratat e fundit duket sikur po "pregatit terrenin". Lidhur me kete vendim shumica parlamentare dhe vete egzekutivi po ushtrojne presione te forta qe shkojne nga venia ne dyshim e legjitimitetit (bumci e shpjegoi legjitimitetin si te drejte "morale" per drejtuar nje insitucion dhe jo si e drejte ligjore - pak a shume si te kesh shumicen parlamentare pa patur shumicen e votave te elektoratit) te presidentit ne rast te nje pergjigje negative ndaj kerkeses se shumices.
Lidhur ngushte me keto presione ndaj presidentit duket te jete pezullimi i aktivitetit te nje shoqerie ajrore (albatros airways) ku kane pronesi nipat e presidentit. Egziston nje rregistrim ne te cilin i kerkohet nga ana e drejtorit te aviacionit civil (aktualisht nen hetim per kete ceshtje dhe nuk lejohet te largohet nga vendi) shprehimisht te bejne presion te presidenti Moisiu per shkarkimin e kryeprokurorit dhe ne kembim biznesi i tyre do te mbijetoje. Ne fakt ky eshte skandali politik me i madh i te gjitha koherave ne shqiperi pasi duket se jane te implikuar drejperdrejt kryeministri Berisha dhe delfini i tij ne ministrine e infrastruktures (ajo me buxhetin me te madh) Basha.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

nderkohe kryeministri berisha dhe ktyetarja e parlamentit topalli kane bojkotuar (pa lajmeruar) mbledhjen e keshillit te sigurise kombetare te kryesuar nga presidenti Moisiu.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

Nderkohe pritet me padurim vendimi i Moisiut per kryeprokurorin hidhen hipoteza

----------------------

Presidenca “No Coment”, por sinjalet janë dhënë, Kreu i shtetit nga Nju Jorku në Tiranë


Moisiu vendos, nuk shkarkon Sollakun

Pritet letra me shpjegimet në Kuvend: Ja arsyet e mia



--------------------------------------------------------------------------------

Lorenc Vangjeli

Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit’. Ky nen i Kushtetutës, i shkruar në frymë pozitiviste, i jep të drejtë Presidentit edhe të firmosë për shkarkimin e tij. Por të gjitha sinjalet tregojnë se zoti Moisiu është kundër largimit të Kryeprokurorit Sollaku. ‘Nuk do të ketë një firmë presidenciale në kërkesën e maxhorancës parlamentare për shkarkimin e Kryprokurorit’. Një burim konfidencial dëshmoi dje për Gazeta Shqiptare se të paktën për kreun e shtetit nuk ka më dilema; ai nuk e lëshon Sollakun. Burimet zyrtare në Presidencë preferojnë të heshtin dhe nuk dëshirojnë të komentojnë një lajm të tillë. Një ‘s’kemi komente’, i thatë megjithatë nuk përgënjeshtron atë çka pritet që vetë Presidenti ta bëjë publike shumë shpejt.
Mënyrat
“Do të kishte ndodhur që këtë javë, por rrëmbimi i avionit të Turkish Airlines e shtyu për një moment të dytë deklarimin presidencial për këtë çështje’, këmbëngul burimi konfidencial. Madje ai shtyhet edhe më tej kur pohon se me një grup shumë të ngushtë personash pranë Presidentit të Republikës, por jo pjestarë të stafit, zoti Moisiu ka diskutuar edhe mënyrën sesi do të bëjë të ditur vullnetin e tij. ‘Janë të paktën dy variante në diskutim, i pari dhe që ka më shumë gjasa të ndodhë, është që zoti Moisiu të dërgojë një letër në Kuvendin e Shqipërisë në të cilën do të shpjegojë arsyet e tij pse nuk do të firmosë kërkesën antiSollaku. Burimi këmbëngul edhe se drafti i kësaj letre është gati dhe se në thelb letra nënvizon seriozitetin e Presidentit në shqyrtimin e çështjes, rolin e tij në balancimin e pushteteve, pavarësinë e gjyqësorit dhe kërkesën konsekuente për respektimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë’, shpjegon burimi, sipas të cilit, në këtë letër nuk do të mungojnë as referimet e shpeshta të faktorit ndërkomëbëtar e madje edhe një citim i Presidentit amerikan Xhorxh Bush i 20 shtatorit të këtij viti që do të aktualizohet në letër në një mënyrë disi të ndryshuar: “Ju përshëndes dhe ju inkurajoj për kurajon dhe për punën që po bëni, sidomos për përpjekjet tuaja për të ruajtur dhe konsoliduar pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri, gjë për të cilën më kanë folur juristë të shquar amerikanë, që janë takuar me ju dhe kanë vizituar Shqipërinë”, i është drejtuar zoti Bush Presidentit Moisiu në takimin e tyre të fundit në OKB.
Eshtë e besueshme që po në SHBA, në takime konfidenciale, zoti Moisiu ka kërkuar këshillë për situatën delikate të krijuar me çështjen Sollaku dhe ka marrë garanci mbështetjeje, por një gjë e tillë nuk është bërë publike nga stafi i tij pikërisht për t’u përdorur në një moment të dytë nëse do të jetë e nevojshme.
Mënyra e dytë e publikimit të vendimit presidencial mund të jetë ajo e një komunikimi të gjerë me shtypin nëpëmjet një konference, por kjo ka pak gjasa të ndodhë.
Sinjalet paraprake
‘…kur kritikat shndërrohen në sulme verbale dhe kolektive, dhe për më tepër, marrin trajtat e fushatave politike duke synuar që krizat dhe dështimet e pushteteve të tjera t’i faturohen sistemit gjyqësor, atëherë është përgjegjësia ime kushtetuese dhe e çdo institucioni e individi në këtë vend, të mos pajtojhet me këtë situatë dhe të luftojë për ruajtjen dhe forcimin e pavarësisë së pushteteve kushtetuese’, më qartë se kaq, zoti Moisiu nuk mund të paralajmëronte vendimin e tij. Ky deklarim i bërë përpara gjykatësve të mërkurën, besohet se është hapi i parafundit për të kapërcyer në krahun tjetër të një hendeku tashmë të hapur mes institucionit të presidencës dhe ekzekutivit në Shqipëri. Hapi tjetër, publikimi i mosfirmosjes së dekretit të pritur për Sollakut, është vetëm çështje kohe. Zoti Moisiu po pret pikërisht kohën më të përshtatshme për ta bërë sepse për të nuk ka më mëdyshje. ‘Do të punoj me të gjitha forcat të jem Presidenti i të gjithë shqiptarëve, duke ju afruar ndershmërinë, përgjegjësinë dhe transparencën në ushtrimin e detyrës së lartë që më keni besuar’, këtë betim të zotit Moisiu ditën që ai u ul në poltronin e kreut të shtetit, do ta kujtojë me shumë mirënjohje opozita që i dha votat diçka më shumë se katër vjet më parë. E cila në këtë mënyrë do të sigurojë absolutisht fitoren e saj më të madhe mbas disfatës në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut të vitit të kaluar. Natyrisht, i penduar do të mbetet zoti Berisha që do të shohë se fatin e betejës së tij për Sollakun e vendosi njeriu që ai i besoi aq shumë në të shkuarën. Por duke harruar se i zgjedhuri i tij do të besonte më shumë në tekstin e kushtetutës që i është zgjedhur për slogan në faqen e parë: ‘Këtu fillon e ardhmja!’ Një e ardhme e cila nuk do të mund të garantojë më paqe mes tyre, por do të jetë e shenjuar përfundimisht nga lufta.


www.gazetashqiptare.com
----------------------------------------
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

Letër e Presidentit Moisiu drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.



13 tetor 2006

Të nderuar deputetë,

Në datën 27.07.2006, Kuvendi i Republikës m’ë ka dërguar vendimin nr. 53, me të cilin ka miratuar raportin e komisionit hetimor parlamentar për nisjen e procedurave të shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, si dhe dokumentacionin shoqërues mbi të cilin është mbështetur ky vendim.

Çështja e Prokurorit të Përgjithshëm më ka preokupuar mjaft si një çështje e marrëdhënieve ndërinstitucionale në një demokraci të re dhe të brishtë sikurse është edhe kjo e jona. Edhe pse shteti funksionon si një i tërë dhe institucionet kushtetuese janë të ndërvarur nga njëri – tjetri në veprimtarinë e tyre, ajo që është e rëndësishme në shtetin e së drejtës, është që brenda kësaj ndërvarësie dhe bashkëpunimi institucional, në thelb qëndron pavarësia dhe autonomia në kryerjen e funksioneve kushtetuese. Pavarësinë e pushteteve dhe të institucioneve kushtetuese nuk e shikoj si mundësi për të mbuluar funksionimin jo të mirë të tyre apo si përjashtim nga përgjegjësitë dhe kontrolli. Pavarësinë dhe balancimin e pushteteve, e shoh si mundësi për administrimin e shtetit mbi parimet mbi të cilat funksionon shteti i së drejtës.

Nisur edhe nga ky këndvështrim, në bazë të nenit 149, paragrafi 2 i Kushtetutës, kam shqyrtuar dhe vlerësuar me impenjim maksimal vendimin e Kuvendit të Republikës. Edhe pse vendimi nuk është paraqitur në formën e kërkuar nga neni 149, paragrafi 2 i Kushtetutës dhe procedurës së kërkuar nga neni 114 i Rregullores së Kuvendit, duke vlerësuar, më tepër se mangësitë formale, thelbin e kërkesës dhe punën e komisionit hetimor parlamentar, arrita në përfundimet e mëposhtme:

1- Në raport, janë konsideruar shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve nga Prokurori i Përgjithshëm, veprimet ose mosveprimet e tij për një sërë çështjesh të listuara në atë raport. Komisioni hetimor ka marrë përsipër të gjykojë bazueshmërinë në ligj të vendimeve të prokurorëve për çështje të caktuara penale. Për secilin rast, komisioni ka vlerësuar të gabuara mosfillimet, pushimet apo pezullimet e çështjeve penale të analizuara. Ky qëndrim i komisionit, i miratuar më tej nga Kuvendi, është në kundërshtim me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, parim ky i sanksionuar jo vetëm në nenin 7 të Kushtetutës, por, është një parim që përshkon tërë organizimin dhe funksionimin e organeve të pavarura kushtetuese. Më tej, ky qëndrim i komisionit është në kundërshtim me fushën e veprimtarisë së komisioneve hetimore, të përcaktuar në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, dhe në Kodin e Procedurës Penale. Vendimmarrja lidhur me një procedim penal është atribut i organit të prokurorisë, i cili sipas nenit 148 të Kushtetutës është organi i vetëm që ushtron ndjekjen penale. Vendimet e marra lidhur me ushtrimin e këtij funksioni kushtetues mund të vlerësohen vetëm në rrugë hierarkike te prokurori më i lartë e deri tek Prokurori i Përgjithshëm, ose të kontrollohen nga gjykata mbi ankimin e palëve. Askush, veç këtyre organeve, nuk ka të drejtë të arrijë në përfundime dhe të bëjë vlerësime për vendimmarrjen e prokurorisë, përfshi këtu edhe komisionet hetimore parlamentare. Edhe në rastin më të mirë, ky vlerësim do të ishte subjektiv, që do të thotë i hapur për interpretime dhe mendim ndryshe. Komisioni hetimor nuk mund të marrë atributin e gjykatës e cila është e vetmja sipas ligjit që në instancë të fundit vlerëson nëse një çështje penale është pushuar me të drejtë ose jo, apo nëse mosfillimi apo pezullimi i një çështje është ose jo i bazuar në ligj. Në këtë mënyrë, komisioni ka marrë atribute që nuk i ka as vetë Kuvendi i Republikës, duke ushtruar në një farë mënyre kompetenca apo atribute që janë vetëm të organit të prokurorisë ose gjykatës. Vlerësoj se, në veprimtarinë e këtij komisioni nuk është marrë në konsideratë vendimi interpretues nr. 18, datë 14.05.2003, i Gjykatës Kushtetuese e cila është shprehur se “kontrolli parlamentar duhet zhvilluar në mënyrë të atillë që të mos ndërhyjë në veprimtarinë e pushteteve të tjera. Komisioni hetimor, duke hetuar një fushë të caktuar brenda kompetencave që përfshihen në përgjegjësinë kushtetuese të Kuvendit, mund të arrije të gjejë të dhëna, të cilat përbëjnë shkak për t’u vlerësuar nga ana e tij, por, pa hyrë në sferën e organeve hetimore e gjyqësore”.

2 – Kam ndjekur me vëmendje të gjithë ecurinë e veprimtarisë së këtij komisioni dhe kam verifikuar edhe përbërjen e tij. Vlerësoj se, përbërja e Komisionit dhe qëndrimet e disa anëtarëve të tij, kanë cënuar parimin e një procesi të rregullt ligjor dhe atë të prezumimit të pafajësisë. Kjo, për arsye se, anëtarë të veçantë të komisionit, edhe kur ai kishte filluar veprimtarinë hetimore, publikisht, kanë marrë përsipër të deklarojnë të provuara të gjitha shkeljet apo akuzat e pretenduara, të cilat duheshin verifikuar për vërtetësinë e tyre nga komisioni i posaçëm hetimor. Veç kësaj, në përbërje të komisionit, 5 nga 7 anëtarët e shumicës parlamentare janë dhe nënshkrues të kërkesës për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke cënuar më tej parimin e prezumimit të pafajësisë dhe të procesit të rregullt ligjor, për të cilat ka disponuar edhe Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj nr 75, datë 19.04.2002, në një situatë analoge më këtë në shqyrtim.

Si konkluzion, pas vlerësimit të procedurave për ngritjen dhe funksionimin e komisionit hetimor parlamentar, si dhe të raportit të miratuar nga Kuvendi, referuar drejtpërdrejtë edhe vendimit nr 75, datë 19.04.2002, të Gjykatës Kushtetuese, nuk gjej shkelje të tilla të ligjit në veprimtarinë e Prokurorit të Përgjithshëm, sa të përbëjnë rast për shkarkimin e tij, sikurse e kërkon neni 149, paragrafi 2 i Kushtetutës. Kështu, vendosa të mos e shkarkoj Prokurorin e Përgjithshëm për arsye se propozimi për shkarkimin e tij nuk ka mbështetje në kriteret dhe procedurat e parashikuara në Kushtetutë dhe në jurisprudencën kushtetuese.


Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj,


PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ALFRED MOISIU
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

DEKLARATA E PRESIDENTIT MOISIU LIDHUR ME VENDIMIN E TIJ MBI PROKURORIN E PËRGJITHSHËM.



14 tetor 2006

Të nderuar gazetarë,

Për shkak të rëndësisë së çështjes, dhe premtimit që ju bëra rreth një muaj më parë, jam sot këtu përpara jush për të komunikuar vendimin tim kushtetues lidhur me çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Në respekt të komunikimit institucional vendimin tim mbi këtë çeshtje e kam dërguar zyrtarisht në Kryesinë e Kuvendit me 13 tetor, pra një ditë më parë.

Kushtetuta nuk më kërkon që të bëj sqarime publike dhe të jap arsyet mbi të cilat mbështetet vendimi që u mor, duke e njohur këtë si një kompetencë që Kushtetuta dhe jurisprudenca kushtetuese ia ka lënë në diskrecion Presidentit. Megjithatë, në respekt të vendimit të parlamentit dhe të opinionit publik, në materialin dërguar Kuvendit kam shënuar arsyet kushtetuese ku mbështetet vendimi im. Nevoja për transparencë, aq e madhe në sistemin demokratik, rëndësia e ceshtjes si dhe etika dhe morali institucional, më nxisin që sot këtu përpara jush të bëj publike vendimmarrjen dhe arsyet ku mbështetet ajo.

Çështja e Prokurorit të Përgjithshëm më ka preokupuar mjaft jo vetëm për shkak të përfshirjes time kushtetuese, por edhe si një çështje e marrëdhënieve ndërinstitucionale në një demokraci të re dhe të brishtë sikurse është edhe kjo e jona. Në pikëpamjen time mbi shtetin e së drejtës, megjithëse ai funksionon si një i tërë dhe institucionet kushtetuese janë të ndërvarur nga njëri – tjetri në veprimtarinë e tyre, brenda kësaj ndërvarësie dhe bashkëpunimi institucional, në thelb qëndron pavarësia dhe autonomia në kryerjen e funksioneve kushtetuese. Pavarësinë e pushteteve dhe të institucioneve kushtetuese nuk e shikoj si mundësi për të mbuluar funksionimin jo të mirë të tyre apo si përjashtim nga përgjegjësitë dhe kontrolli, por si një mundësi thelbësore për administrimin e shtetit mbi parimet mbi të cilat funksionon shteti i së drejtës. Nisur edhe nga ky këndvështrim, në bazë të kompetencës kushtetuese, vlerësova me impenjim maksimal, vendimin e Kuvendit të Republikës, tërë dokumentacionit mbi të cilin është mbështetur ky vendim.

Nga ana formale vendimi i Kuvendit nuk është paraqitur në formën e kërkuar nga neni 149, paragrafi 2 i Kushtetutës dhe procedurës së kërkuar nga neni 114 i Rregullores së Kuvendit. Ndryshe nga rregullimi kushtetues, vendimi i Kuvendit nuk është një propozim i drejtëpërdrejtë për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, por miratim i raportit të komisionit hetimor parlamentar. Gjithashtu ndryshe nga përcaktimet në rregulloren e Kuvendit, ky organ ka vendosur me një votim të vetëm miratimin e raportit të komisionit hetimor dhe kërkesën për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Pavarësisht nga ky aspekt, i cili gjithësesi ka rëndësinë e vet, unë i kushtova më shumë rëndësi përmbajtjes së raportit sesa procedurës së ndjekur. Pas shqyrtimit të hollësishëm të raportit, dhe konsultimit intensiv me një grup juristësh shqiptarë, europianë dhe amerikanë, si dhe me raste të ngjashme në Hungari, Lituani, etj, arrita në konkluzionin e mëposhtëm:

Raporti i Komisionit Hetimor ka konsideruar shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve nga Prokurori i Përgjithshëm, veprimet ose mosveprimet e tij për një sërë çeshtjesh të listuara në të. Komisioni mori përsipër të gjykojë nëse vendimet e marra nga prokurorët për çeshtje të caktuara penale janë ose jo të bazuara në ligj. Për secilin rast, komisioni ka vlerësuar të gabuara mosfillimet, pushimet apo pezullimet e çeshtjeve penale të analizuara. Në gjykimin tim ky qëndrim i komisionit, i miratuar më pas nga Kuvendi, është në kundërshtim me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, parashikuar nga neni 7 i saj, si dhe me ligjin për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore dhe Kodin e Procedurës Penale, sipas të cilave vendimmarrja për procedimin penal është kompetencë vetëm e organit të prokurorisë. Sipas legjislacionit shqiptar ushtrimi i këtij diskrecioni për të filluar, pezulluar apo pushuar një procedim penal është një e drejtë vetëm e Prokurorit të Përgjithshëm dhe e prokurorëve të tjerë. Duke qenë një parim thelbësor i një sistemi drejtësie në një vend demokratik, diskrecioni i prokurorëve në një vendimmarrje për proçedim penal nuk mund të zëvendësohet nga një pushtet tjetër. Mendimet e ndryshme të degëve të tjera të pushtetit mbi vendimet e prokurorëve janë pjesë e një realiteti politik, por ndërhyrja e politikës në vendimmarrjet e prokurorëve është e papërshtatshme dhe një preçedent i rrezikshëm për shtetin e së drejtës. Vendimet e marra lidhur me ushtrimin e funksioneve të prokurorëve mund të vlerësohen vetëm në rrugë hierarkike tek prokurori më i lartë deri tek Prokurori i Përgjithshëm. Funksionin kontrollues mbi këto vendime nuk mund ta marrë parlamenti, por vetëm Gjykata dhe kjo mbi bazën e ankimit të palëve të interesuara. Për këtë arsye, Gjykata jonë Kushtetuese, në një vendim të saj të vitit 2003, është shprehur se “kontrolli parlamentar duhet zhvilluar në mënyrë të atillë që të mos ndërhyjë në veprimtarinë e pushteteve të tjera. Komisioni hetimor, duke hetuar një fushë të caktuar brenda kompetencave që përfshihen në përgjegjësinë kushtetuese të Kuvendit, mund të arrije të gjejë të dhëna, të cilat përbëjnë shkak për t’u vlerësuar nga ana e tij, por, pa hyrë ne sferën e organeve hetimore dhe gjyqësore”.

Vlerësimi im i dytë lidhet me përbërjen e komisionit hetimor dhe qendrimet e disa prej anëtarëve të tij. Duke i shqyrtuar ato arrij në përfundimin se kemi të bëjmë me një cënim të parimit të një procesi të rregullt ligjor dhe të prezumimit të pafajësisë. Kjo, pasi anëtarë të veçantë të komisionit kanë marrë përsipër të deklarojnë si të provuara të gjitha shkeljet dhe akuzat e pretenduara, të cilat nuk ishin verifikuar më parë nga Komisonit Hetimor. Në këtë mënyrë prokurori është konsideruar fajtor shumë kohë më përpara se komisioni të kryejë funksionin e verifikimit të akuzave dhe fakteve, duke i cënuar atij të drejtën kushtetuese për një proces të drejtë ligjor dhe të prezumimit të pafajësisë.

Mbështetur në argumentet e mësipërme, pas vlerësimit të procedurave për ngritjen dhe funksionimin e komisionit hetimor parlamentar, si dhe raportit të miratuar nga Kuvendi, referuar drejtpërdrejtë edhe vendimit nr. 75, datë 19.04.2002, të Gjykatës Kushtetuese, më rezulton se në veprimtarinë e Prokurorit të Përgjithshëm, nuk plotësohet asnjë prej kushteve të parashikuara nga neni 149, paragrafi 2 i Kushtetuese, për shkarkimin e tij. Konkretisht nuk më rezulton se Prokurori i Përgjithshëm ka shkelur Kushtetutën, ka bërë shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, ka paaftësi mendore a fizike apo ka bërë akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit. Për rrjedhojë, meqënëse propozimi për shkarkimin e tij nuk ka mbështetje në kriteret dhe proçedurat e parashikuara në Kushtetutë dhe në jurisprudencën kushtetuese, unë si President i Republikës nuk kam zgjidhje tjetër përveçse në respekt të Kushtetutës të shpall vendimin për të mos e shkarkuar Prokurorin e Përgjithshëm.

Ky vendim është në përputhje të plotë me betimin tim që në momentin e parë të marrjes së detyrës së lartë të Presidentit të Republikës, se gjatë gjithë veprimtarisë time do të udhëhiqem nga Kushtetuta dhe ligji, duke mos lejuar, për aq sa është në kompetencën time, shkelje të Kushtetutës së Republikës tonë.

Natyrisht që kam mirëkuptuar shqetësimet e disa partive politike, institucioneve dhe medias për luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, si një fenomen me pasoja të rënda për tërë shoqërinë. Unë e kam përkrahur dhe e përkrah këtë nismë, pasi ajo përputhet me bindjen time dhe interesin tonë kombëtar, por në çdo rast këshilla ime ka qenë e mbetet që beteja të tilla kërkojnë bashkëpunim dhe bashkëveprim të të gjitha institucioneve përgjegjëse, duke respektuar njëherësh funksionet dhe përgjegjësitë e gjithësecilit prej tyre.

Ashtu si deri më tani edhe në të ardhmen unë do të jem mbështetës aktiv për çdo nismë ligjore dhe kushtetuese kundër krimit të organizuar dhe në të mirë të zhvillimit të vendit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike. Të njëjtin qëndrim të palëkundur shpreh edhe në vendosmërinë time për respektimin e institucioneve kushtetuese dhe të funksioneve të tyre, të cilat nuk mund të zëvendësohen nga institucione të tjera kushtetuese, qoftë ky edhe Kuvendi i Shqipërisë. Këshilla dhe ftesa ime është që vendin e akuzave politike dhe tendencave për spostim të përgjegjësive, ta zërë respekti dhe bashkëveprimi i qëndrueshëm e afatgjatë midis pushteteve dhe institucioneve kushtetuese në vendin tonë.

Së fundi, dëshiroj t’i kërkoj publikisht Prokurorit të Përgjithshëm të vazhdojë punën dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura nga kritikat konstruktive të parlamentit dhe opinionit publik për të reformuar dhe ngritur në nivelin e kërkuar veprimtarinë e Prokurorisë.

Gjithashtu u bëj thirrje forcave politike dhe Kuvendit, që larg spekullimeve dhe interesave politike të ditës, të jenë në nivelin e kërkuar të etikës dhe kulturës demokratike në vlerësimin e vendimeve të Presidentit të Republikës, për të dëshmuar kështu se Shqipëria e ka lënë pas periudhën e tranzicionit konfliktual dhe se ka hyrë tashmë në rrugën e pakthyeshme të aplikimit të shtetit të së drejtës dhe të standardeve që na afrojnë me familjen e madhe europiane që është ëndrra e tij gjithë popullit tonë.


Ju faleminderit për vëmendjen dhe punën tuaj!

www.president.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

PD: Moisiu, peng i dosjeve të krimit


N.P

TIRANË- Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa, ka deklaruar dje se lufta kundër krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit do të vazhdojë. Oketa theksoi se, presidenti Alfred Moisiu, mbeti peng i dosjeve të krimit. “Vendimi i Presidentit Moisiu për të mos dekretuar shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, nuk është gjë tjetër, veçse detyrim i dosjeve që zoti Sollaku ka për Moisiun, për bijtë e familjarë të tjerë dhe të lidhjeve që këta të fundit kanë me drogën, trafiqet kriminale, informalitetin, pallatet dhe agjencitë e pronave”,- tha ai. Sipas tij, “ky veprim është produkt i botës së krimit, që dëshmon qartë se zoti Moisiu ka qenë garant i sistemit kleptokratik dhe që ka shfrytëzuar atë për të ndërtuar shoqëri ajrore e për t'i përdorur ato njëlloj si bosët kolumbianë, për trafiqe nga më të fëlliqurat”. “Ky vendim është produkt i këtyre detyrimeve të përbashkëta, që zoti Sollaku me zotin Moisiu kanë ndaj Aldo Bares, shefin politik të të cilit e mbajnë në zyrë, ndërsa familjarët e tij i takojnë jashtë shtetit”,- tha Oketa, duke shtuar, se “kështu shqiptarët panë qartë në këtë rast, atë që ndërkombëtarët me raportet e tyre të shumtë kanë thënë prej kohësh, se krimi ekonomik ka kapur shtetin”. “Po sot, shqiptarët panë në vendimin e djeshëm sa të çliruar nga frika, ndihen ato që kanë dosje në prokurori për shitje të lejeve të ndërtimit në Tiranë, apo ato që kanë marrë kutitë e votimit me forcën e miqve “serial-killer”,- tha deputeti demokrat.





15/10/2006
KATEGORIA: Politike


Partia Socialiste përkujtoi dje, se qëndrimet e saj për Prokurorin e Përgjithshëm u vërtetuan se ishin të drejta

Rama: Moisiu nuk iu përkul presionit politik

Kryetari i opozitës vërejti me trishtim, se akti sovran i Presidentit, u përball nga gjuha e shpifjeve dhe akuzave të pavend

Denion Ndrenika

Partia Socialiste e përshëndeti mos shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm prej vendimit që mori kryetari i shtetit dhe e përkufizoi gjithë këtë me mbrojtjen e ligjit, ruajtjen e institucioneve dhe mos cënimin e Kushtetutës. Kryetari i socialistëve, Edi Rama ishte i qartë pas vendimit të Moisiut mbi përfundimin zyrtar të hetimit, akuzave dhe vendosmërisë, sikurse u cilësua dëshmoi presidenti, për të mos shkuar në rrugën e sulmeve ndaj institucioneve të pavarura dhe dhunës së vazhdueshme e të pandalur të Partisë Demokratike dhe veçanërisht të kryeministrit Sali Berisha. "Presidenti i Republikës dëshmoi edhe njëherë mospërkuljen e tij ndaj presionit politik dhe refuzimin e prerë për t'u bërë pjesë e politikës së vjetër. Ai dha një tjetër shembull të respektit për Kushtetutën, për institucionet kushtetuese dhe për interesat e vendit e të qytetarëve shqiptarë. Është e trishtueshme, që ndaj aktit sovran të Presidentit të Republikës, politika e vjetër reagoi menjëherë me gjuhën e vjetër të akuzave, shpifjeve e fyerjeve që nuk kanë asgjë të përbashkët me Shqipërinë e re, që ne përfaqësuesit e së resë duam të ndërtojmë",-tha Edi Rama në selinë e Partisë së tij Socialiste, duke dëshmuar njëherit atë që e kujtoi se forca që drejton kishte pasur të drejtë në vërejtjet e bëra ndaj hetimit të Prokurorit të Përgjithshëm. "Përshëndes qëndrimin kushtetues dhe emancipues të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ndaj përpjekjes antikushtetuese dhe antidemokratike të pushtetit aktual për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ky është një moment mjaft i qartë për të vlerësuar kampin e politikës së re, që sot u jep shqiptarëve një tjetër provë të drejtësisë së qëndrimeve të veta. Shqiptarët e njohin edhe Kryeministrin edhe Presidentin, e tyre dhe ata janë plotësisht në gjendje të gjykojnë se kush ndër ta është në shërbim të së vërtetës. Për ne ka rëndësi, që një institucion kushtetues nuk u pushtua dot nga përfaqësuesit e politikës së vjetër",- tha Rama. Për Partisë Socialiste dhe në tërësi për opozitën, sipas Ramës, Shqipëria sot ka nevojë të shohë përpara, andaj ai shtoi se "ne jemi këtu për ta kthjelluar çdo ditë perspektivën europiane të saj".

Argumentat
Partia Socialiste ka vlerësuar ngahera, se sulmet ndaj Sollakut kanë qenë të pavend, kanë qenë dëshmi e përpjekjeve antikushtetuese për të vënën nën kontroll shumica e sotme institucionet dhe kanë qenë gjithashtu sajesa. Edi Rama e riktheu në vëmendje të gjithë qëndrimin antiligjor, sikurse vlerëson PS-ja të të quajturave "prova" kundër Prokurorit të Përgjithshëm. "Qëndrimi i Presidentit konfirmoi se nuk ka prova për shkarkimin e Prokurori i Përgjithshëm, se të ashtuquajturat "prova" të sjella në vëmendjen e publikut nga zëdhënësit e pushtetit, janë fabrikime të makinës së vjetër politike të kryeministrit Sali Berisha dhe se i gjithë procesi i ngritur ndaj qytetarit Theodhori Sollaku, kishte në bazën e tij cënimin flagrant të së drejtës kushtetuese të prezumimit të pafajësisë",-tha Rama. Për PS-në mbetet padyshim një tjetër motiv pas vendimit të Presidentit, ai që të nxisë, sikurse u shpreh Rama, Prokurorin e Përgjithshëm të vazhdojë luftën kundër krimit, që ajo të jetë më efikase dhe po kështu pa harruar të garantojë gjithkënd, se "politika jonë e re do të konsolidojë më tutje institucionet kushtetuese, pavarësinë e tyre dhe të drejtat e të gjithë shqiptarëve". Pandashëm nga politikat destruktive të shumicës në qeverisje dhe përkundër atyre të opozitës, për Ramën vendimi i Presidentit është një tjetër moment "për të vlerësuar qartë kampin e politikës së vjetër, që nuk e lë Shqipërinë të bëjë përpara, që nuk i lë shqiptarët të marrin frymë lirisht në vendin e tyre, që nuk lënë institucionet demokratike t'i shërbejnë sa e si duhet, qytetarëve të lirë të këtij vendi".




15/10/2006
KATEGORIA: Politike



www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

Sollaku: Vendimi i Moisiut, mbron demokracinë


N.P

TIRANË- Kryeprokurori Theodhori Sollaku, ka falënderuar dje presidentin Alfred Moisiu për vendimin që ai mori, në mbrojtje të demokracisë kushtetuese. “Vendimi i Kreut të Shtetit është një fitore morale dhe ligjore e institucionit të Prokurorisë, si dhe një moment reflektimi, jo vetëm për ata që ideuan, krijuan dhe zbatuan këtë proces, por edhe për vetë Prokurorinë në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore”,- thuhet në njoftimin për shtyp të organit të akuzës. Në këtë deklaratë citohet gjithashtu, se qëndrimi i Presidentit është një inkurajim për gjithë prokurorët e Republikës, në përballjen e tyre me sfidat e luftës kundër të gjitha formave të krimit. Ky është reagimi i parë i Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, pas vendimit të nxjerrë nga Presidenti Moisiu. Kësaj here, kreu i organit të akuzës ka preferuar që të mos dalë në një konferencë për shtyp, për t’i dhënë përgjigje ndoshta edhe akuzave të mazhorancës, por ka preferuar të lëshojë vetëm një deklaratë të shkurtër për mediat, që në thelb përfshin vetëm falënderimin për vendimin e kreut të shtetit, në saje të të cilit, ai do të vazhdojë të ushtroje mandatin e tij.





15/10/2006
KATEGORIA: Politike

www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

Presidenti i Republikës i ka kërkuar Kuvendit, që të jetë në nivelin e kërkuar të etikës në vlerësimin e vendimeve te tij

Moisiu: Politika të lërë mënjanë akuzat dhe spekulimet

“I kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm, të vazhdojë punën dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura nga kritikat konstruktive të Parlamentit”

N.P

TIRANË- Një ditë pas dekretit për mosmiratimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e kryetarit të akuzës, Theodhori Sollaku, presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka kërkuar që politika të lërë mënjanë akuzat dhe interesat politike të ditës. Në deklaratën e djeshme për shtyp, kreu i shtetit i ka kërkuar publikisht edhe kreut të akuzës, Theodhori Sollaku, që të vazhdojë punën, duke marrë parasysh edhe kritikat e Kuvendit. “Dëshiroj t’i kërkoj publikisht Prokurorit të Përgjithshëm të vazhdojë punën dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura nga kritikat konstruktive të Parlamentit dhe opinionit publik, për të reformuar dhe ngritur në nivelin e kërkuar veprimtarinë e Prokurorisë”,- tha dje Moisiu. Kreu i shtetit ka bërë publike dje edhe përmbajtjen e letrës së dërguar në Kuvend, duke përfunduar se, atij nuk i rezultonte që Prokurori i Përgjithshëm, Sollaku të kishte shkelur Kushtetutën, në asnjë prej rasteve që ky dokument përcakton për shkarkimin e kreut të akuzës. “Konkretisht nuk më rezulton se Prokurori i Përgjithshëm ka shkelur Kushtetutën, ka bërë shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, ka paaftësi mendore a fizike, apo ka bërë akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit. Për rrjedhojë, meqenëse propozimi për shkarkimin e tij nuk ka mbështetje në kriteret dhe procedurat e parashikuara në Kushtetutë dhe në jurisprudencën kushtetuese, unë si President i Republikës nuk kam zgjidhje tjetër përveçse në respekt të Kushtetutës, të shpall vendimin për të mos e shkarkuar Prokurorin e Përgjithshëm”,- tha Moisiu. Ai shtoi se, “ky vendim është në përputhje të plotë me betimin tim që në momentin e parë të marrjes së detyrës së lartë të Presidentit të Republikës, se gjatë gjithë veprimtarisë time do të udhëhiqem nga Kushtetuta dhe ligji, duke mos lejuar, për aq sa është në kompetencën time, shkelje të Kushtetutës së Republikës tonë”.
Përgjigja
Edhe pse nuk ka pranuar asnjë pyetje, Presidenti i Republikës, ka preferuar që të japë një deklaratë të shkruar edhe për reagimet e fundit të politikës, kryesisht të mazhorancës, lidhur me vendimin që ai mori.
“U bëj thirrje forcave politike dhe Kuvendit, që larg spekulimeve dhe interesave politike të ditës, të jenë në nivelin e kërkuar të etikës dhe kulturës demokratike në vlerësimin e vendimeve të Presidentit të Republikës, për të dëshmuar kështu se Shqipëria e ka lënë pas periudhën e tranzicionit konfliktual, dhe se ka hyrë tashmë në rrugën e pakthyeshme të aplikimit të shtetit të së drejtës dhe të standardeve që na afrojnë me familjen e madhe evropiane që është ëndrra e tij gjithë popullit tonë”,- tha Moisiu. Presidenti i Republikës theksoi se ai do të jetë mbështetës aktiv për çdo nismë ligjore dhe kushtetuese kundër krimit të organizuar, zhvillimit të vendit dhe forcimit të institucioneve demokratike. “Të njëjtin qëndrim të palëkundur shpreh edhe në vendosmërinë time, për respektimin e institucioneve kushtetuese dhe të funksioneve të tyre, të cilat nuk mund të zëvendësohen nga institucione të tjera kushtetuese, qoftë ky edhe Kuvendi i Shqipërisë. Këshilla dhe ftesa ime është, që vendin e akuzave politike dhe tendencave për spostim të përgjegjësive, ta zërë respekti dhe bashkëveprimi i qëndrueshëm e afatgjatë midis pushteteve dhe institucioneve kushtetuese në vendin tonë”,- tha ai.











15/10/2006
KATEGORIA: Politike

www.shekulli.com.al
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

shume me iteres reagimi i drejeperdrejte i PD shprehur ne gazeten e partise (rd)

Presidenti është shndërruar në garant të sistemit kleptokrat. Vendimi, produkt i botës së krimit


Dosjet që mbajnë peng Moisiun tek Sollaku


Mazhoranca e cilësoi dje vendimin e Presidentit Alfred Moisiu për të mos firmosur shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, si pjesë të detyrimeve për dosjet e mbyllura të bijve dhe familjarëve të tij nga kreu i organit të akuzës. Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa, u shpreh se një akt i tillë i Moisiut është produkt i botës së krimit dhe një dëshmi e qartë se vetë kreu i shtetit ka qenë garant i sistemit kleptokratik që u instalua në Shqipëri gjatë tetë viteve të shkuara. Oketa theksoi se vetë Moisiu dhe familjarët e tij e kanë shfrytëzuar këtë sistem për të vijuar aktivitetin e tyre kriminal, me trafiqet e drogës, informalitetin, pallatet e agjencitë e pronave dhe së fundi, duke krijuar edhe agjensi fluturimesh për t'i përdorur ato si kartelet e drogës për trafiqe droge. "Vendimi i Presidendit Moisiu për të mos dekretuar shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, nuk është gjë tjetër, veçse detyrim i dosjeve që Sollaku ka për Moisiun, për bijtë e familjarë të tjerë të tij, dhe të lidhjeve që këta të fundit kanë me drogën, trafiqet kriminale, informalitetin, pallatet e agjensitë e pronave e të tjera. Ky veprim është produkt i botës së krimit, që dëshmon qartë se Moisiu ka qenë garant i sistemit kleptokratik e që e ka shfrytëzuar atë për të ndërtuar shoqëri ajrore, për t`i përdorur ato njëlloj si bosët kolumbianë, për trafiqe nga më të fëlliqurat", u shpreh dje gjatë një konference për shtyp zëdhënësi i partisë më të madhe në vend. Oketa e vuri theksin edhe tek detyrimet që dyshja Moisiu-Sollaku kanë ndaj bandës kriminale të Lushnjës, shefin politik të së cilës, siç tha ai, e mbajnë në zyrë, ndërsa zhvillojnë takime me familjarët e kapobandës jashtë vendit. "Ky vendim është produkt i këtyre detyrimeve të përbashkëta që Sollaku me Moisiun kanë ndaj Aldo Bares, shefin politik të të cilit e mbajnë në zyrë, ndërsa familjarët e tij i takojnë jashtë shtetit", vijoi më tej ai. Por, sipas zëdhënësit të PD-së, ky rast vërteton qartësisht konstatimin e përfaqësuesve të lartë të komunitetit ndërkombëtar, se krimi ekonomik ka kapur shtetin. Duke iu referuar kreut të Bashkisë së Tiranës, i cili dukej i lehtësuar gjatë një konference për shtyp pas vendimit të Moisiut, Oketa evidentoi faktin se opinioni publik u bë dëshmitar i çlirimit nga frika të të gjithë atyre që kanë dosje në institucionin e akuzës, për shitje të lejeve të ndërtimit në Tiranë apo për vjedhjen e votave nëpërmjet vrasësve serialë. "Shqiptarët panë qartë në këtë rast atë që ndërkombëtarët, me raportet e tyre të shumta, kanë thënë prej kohësh se krimi ekonomik ka kapur shtetin. Po sot, shqiptarët panë se me vendimin e djeshëm sa të çliruar nga frika ndjehen ata që kanë dosje në Prokurori, për shitje të lejeve të ndërtimit në Tiranë apo ata që kanë marrë kutitë e votimit me forcën e miqve serial killer", deklaroi Oketa. Megjithatë, zëdhënësi i partisë më të madhe në vend theksoi se, pavarësisht qëndrimeve që kanë mbajtur përfaqësuesit politikë apo organizatorët e drejtpërdrejtë të krimit, mazhoranca do të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftë për të cilën ai u shpreh i bindur se do të fitohet nga shteti shqiptar dhe qytetarët e ndershëm. "Pavarësisht qëndrimeve të Moisiut apo Sollakut, Aldo Bares apo Lul Berishës, i sigurojmë shqiptarët se lufta kundër krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit do të vazhdojë, dhe se në fund këtë luftë do ta fitojë shteti shqiptar dhe shqiptarët e ndershëm", u shpreh ai. Si një nga anëtarët e Komisionit Hetimor parlamentar, Oketa rikonfirmoi bindjen se provat, faktet dhe dëshmitë e publikuara në komision nuk i lejonin asnjë rrugëdalje tjetër Moisiut, përveç shkarkimit të Sollakut.






Moisiu, asnjë argument ligjor për refuzimin e shkarkimit të Sollakut


Një ditë pas vendimit të paargumentuar dhe të pabazuar ligjërisht, Alfred Moisiu ka lexuar dje para medias një deklaratë për shtyp, në të cilën sërish nuk ka dhënë asnjë argument për refuzimin e kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë. Ashtu sikurse në letrën dërguar legjislativit, ku shumica e argumentave kishin të bënin me hollësitë e procedurave të ngritjes dhe funksionimit të komisionit, dhe jo me faktet, provat dhe dëshmitë që hetoi dhe vërtetoi ai, edhe deklarata e djeshme nuk ka qenë shumë larg këtij konteksti. Madje Presidenti ka shkuar edhe më larg, duke marrë atributet e Gjykatës Kushtetuese, kur vlerëson se legjislacioni shqiptar nuk lejon hetimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe se ky i fundit paska të drejtën absolute të vendosë pezullimin, pushimin apo mbylljen e një çështjeje penale. Nëpërmjet kësaj deklarate, ai dëshmoi më në fund se ka paragjykuar që nga fillimi deri në fund Komisionin Hetimor parlamentar dhe veprimtarinë e tij. Bazuar mbi këto argumenta, Presidenti i Republikës nuk ka zbatuar detyrimet që i ngarkon Kushtetuta për një gjykim të paanshëm dhe objektiv në këtë rast, por ka firmosur mbi gustot e tij personale. Një gjë e tillë përbën një fakt të ri për mënyrën se si e ka "studiuar" Moisiu raportin e Komisionit Hetimor dhe përfundimet e tij, përveç arsyeve të njohura që lidhen me përfshirjen e familjarëve të Moisiut në trafiqe dhe afera të rënda koruptive, dosje këto të mbyllura nga vetë Sollaku. Por, çuditërisht, në vendimin e Moisiut, siç e pranoi ai vetë, në deklaratën e djeshme paska ndikuar edhe përbërja e komisionit, ku sipas tij, "disa anëtarë kanë deklaruar si të provuara shkeljet e Sollakut". Ende nuk është e qartë se në ç'pikë të Kushtetutës është mbështetur Moisiu për t'i dhënë vetes atribute që nuk i takojnë lidhur me përbërjen e komisioneve hetimore, kur dihet botërisht se përbërjen e këtyre komisioneve e vendos Kuvendi. Moisiu tha se Sollaku nuk kishte shkelur Kushtetutën, por nuk sqaroi se mbi bazën e cilave argumente kishte arritur në një përfundim të tillë; mbi bazën e mendimit të ekspertëve ndërkombëtarë që nuk u thirrën asnjëherë apo mbi bazën e ekspertëve presidencialë që tashmë e kishin marrë vendimin shumë më parë se sa të ngrihej Komisioni Hetimor. Por, pavarësisht këtij pohimi, të cilin Presidenti e tha me gjysmë zëri, ai vetë nuk ishte në gjendje ta mbronte dhe argumentonte atë. Moisiu nuk ka pasur kurajo për t'iu përgjigjur interesit të madh të gazetarëve lidhur me shkaqet e vërteta të këtij vendimi, të cilat për shumëkënd mbeten ende të mistershme. Ai është larguar menjëherë pas leximit formal të deklaratës, duke mos qenë në gjendje të japë sqarime të hollësishme, se cilat ishin arsyet reale që e detyruan atë të vendosë në kundërshtim me vullnetin e sovranit. Por kulmi i hipokrizisë presidenciale është vënë re pikërisht në momentin kur Moisiu është munduar të shfaqet para opinionit publik si njeri që është i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kur tashmë janë të njohura publikisht faktet që e implikojnë atë, familjarë dhe të afërm të tij në lidhje të ngushta me botën e krimit dhe afera skandaloze korrupsioni.






Aleanca e së keqes përshëndet vendimin e Moisiut


Boshti i bashkëpunëtorëve të krimit të organizuar dhe korrupsionit përshëndeti dje vendimin e Presidentit për refuzimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkim të Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Vendimi i Moisiut për të lënë në vend numëro situatën kriminale dhe nivelin e lartë të korrupsionit, ka ngazëllyer shumicën e drejtuesve të partive të majta të përfshirë në afera korruptive dhe vetë avokatin e këtyre krimeve, Theodhori Sollaku. Ata janë shfaqur njëri pas tjetrit në konferenca për shtyp, duke falenderuar Moisiun që i shpëtoi edhe këtë herë nga përballja me drejtësinë për krimet dhe mënyrat e paligjshme të pasurimit. Fillimisht ka qenë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, një ndër njerëzit më të korruptuar dhe me lidhje të ngushta me botën e krimit, ai që nuk e ka përmbajtur dot ngazëllimin për këtë vendim të Moisiut, për të mos larguar avokatin e krimit nga posti i kreut të organit të akuzës. Njeriu me më tepër dosje në Prokurorinë e Përgjithshme ka pasur arsye për të festuar për këtë vendim, pasi me një kryeprokuror të tillë do të vazhdojë pa u shqetësuar aferat e korrupsionit dhe të përmirësojë lidhjet me krimin. Së dyti, vendimin e Presidentit e ka përshëndetur personazhi më negativ i skenës politike shqiptare, Skënder Gjinushi, i njohur ndryshe edhe si organizatori i revoltave të armatosura kundër institucioneve apo më vonë si bosi i skafeve të trafikut të drogës me Italinë.Vendimi i Moisiut nuk kishte si të kalonte pa u përshëndetur edhe nga vetë avokati i krimit dhe korrupsionit, Theodhori Sollaku, sipas të cilit, ky vendim ruajti pavarësinë e pushteteve. Por është e qartë se vendimi i Moisiut përbën një inkurajim të paprecedent ndaj krimit dhe korrupsionit dhe një kundërvënie e drejtpërdrejtë ndaj vullnetit politik për ta luftuar atë.

Ylber Drazhi

www.rilindjademokratike.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

index.3.jpg


Kjo eshte foto me te cilen RD shoqeron komentin

http://www.rilindjademokratike.com/RD%2015%20tetor/index.3.jpg
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

Me ne fund vendimi i presidentit moisiu erdhi i qarte dhe po aq e qarte eshte pergjigja e e atyre qe e propozuan ne ate post.

Konflikti institucional (besoj se mund ta quajme keshtu) eshte ne nivele qe shqiperia nuk i ka pare asnjehere qe pas l2b kur rregjimi i hoxhes i pushtoi gjithcka.

Ne keto momente egzekutivi dhe legjislativi jane ne konflikt te hapur me gjyqesorin dhe presidenti ka mbajtur haptazi anen e ketij te fundit.

Lufta eshte aq e hapur sa nuk eshte i cuditshem edhe ndonje reagim i forte i presidentit ndaj presionit ANTIKUSHTETUES qe iu ushtrua pak kohe me pare nga drejtori i aviacionit civil ne emer dhe per llogari te berishes e bashes. E theksova fjalen antukushtetues jo per te krijuar ndonje efekt emocional por sepse kjo i jep mundesi presidentit te arrije deri ne reagime extreme deri aty ku populli i ka njohur te drejten (detyren) te veproje ne mbrojtje te kushtetues.

Nderkohe qe prokurori i pergjithshem ne kete rast eshte haptazi aleat i presidentit dhe "i ka nje borxh".
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

Ne keto caste, me shume se kurre, mund te themi se e ardhmja e shqiperise varet tereshisht nga urtesia e nje personi dhe aftesia e tij per te lene menjane emocionet e shaktuara nga provokimet e vazhdueshme qe po i behen.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: "ceshtja Moisiu"

Sala ne burg per '97 dhe borxhin ia shlyen jo vetem Presidentit, por gjithe atdheut tone! /pf/images/graemlins/wink.gif

Rradhen Tosi pastaj, nqs jemi vertete ne demokraci, ku Gjyqesori rregullon raportet nderinstitucionale, dhe denon fajtoret!

... e kushedi sa te tjere, ndoshta te gjithe!
 

i_own_u

Primus registratum
Re: "ceshtja Moisiu"

Sallaku... nese s'gaboj ne ate periudh 1997 ka qen konsulent i ish presidentit Berisha e mesiguri din shum gjojna

per mendimin tim ky banditi Berisha e sulmoj fuqishem ket prokurator thjesht per presion

e ju thoni qe ky Sala esht budalla... ate pershtypje t'jep n'fakt

po esht shum klysh putane
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

jozefina topalli, ne emer te parlamentit i pergjigjet publikisht presidentit.

------------

15 tetor 2006 - Topalli përgjigje ligjore dekretit të Presidentit të Republikës

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është një akt integral. Dispozitat e Kushtetutës nuk janë të lidhura me njëra tjetrën vetëm formalisht, por edhe nga përmbajtja e tyre. Normat dhe parimet e shprehura në Kushtetutë përbëjnë një sistem harmonik dhe, si pasojë, është e pamundur të ndërtohet interpretimi i një norme kushtetuese duke anashkaluar dhe injoruar dispozitat e tjera, apo më keq të interpretosh një normë duke mohuar apo denigruar përmbajtjen e normave të tjera kushtetuese. Një veprim i tillë eleminon tërrësisht rregullimin kushtetues si dhe balancën e vlerave kushtetuese, e cila në rastin me të pakët vihet në pikëpyetje.

Në rastin konkret Presidenti i Republikës nuk ka parë lidhjen harmonike të dispozitave kushtetuese, nuk ka analizuar raportin e tij në këtë proces me përcaktimin kushtetues se “SHQIPËRIA ËSHTË REPUBLIKË PARLAMENTARE”. Ai nuk ka realizuar transformimin e parimeve të përgjithshme me instrumenta konkretë në marrëdhënien e tij me Kuvendin në rastin e shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Në lidhje me pretendimin e parë të shkresës së lexuar dje, sqaroj:
Në aspektin formal, duke respektuar të drejtën e përfaqësueses së interesave të Kuvendit, Dekreti nr. 5086, datë 13.10.2006, i cili me të njëjtën shkresë i është dërguar Kuvendit dhe Qendrës së Publikimeve Zyrtare (vini re çfarë hierarkie) është i mangët dhe i pambështetur në ligjin themelor të shtetit. Në tekstin e dekretit nuk jepen arsyet, por vetëm vendimi i Presidentit. Arsyet jepen në një letër shoqëruese, e cila në çdo rast mbetet shkresë zyrtare, por jo një dokument i mirëfilltë ligjor. Më lejoni t’ju kujtoj se kjo praktikë nuk ishte ndjekur nga Kuvendi. Materiali u bë pjesë e një dokumenti të mirrëfilltë juridik me vlerë të plotë ligjore, sepse iu bashkëngjit vendimit të Kuvendit si pjesë integrale e tij.

Nëse Kuvendi i vendosi në dispozicion të plotë të gjithë materialin Presidentit të Republikës, deri edhe në detaje shkresore, mori si përgjigje zyrtare një shkresë të Presidentit, mëse të përgjithshme, me teorizime, leksione dhe fjalë nga më të përgjithshmet dhe citime në ligjëratë të zhdrejtë ligjesh, duke iu shmangur kështu analizës së shumëpritur, për të cilën kërkoi disa muaj kohë.

Në lidhje me pretendimin e dytë:

Unë vlerësoj se është detyrë e Presidentit që të marrë në shqyrtim një për një, çdo fjalë dhe fjali të raportit, përfshirë këtu edhe mendimin e minorancës dhe pas analizës së mirëfilltë kushtetuese dhe ligjore, në terma konkretë, të realizojë kompetencën e vet kushtetuese të shkarkimit ose jo të Prokurorit të Përgjithshëm. Më lejoni t’ju kujtoj se praktika të tilla në disa vende të Europës Juglindore shkojnë për vendimmarje paraprake në Gjykatat Kushtetuese, të cilat, përveç vendimit abstrakt, i futen thellë analizës se përse një veprim ose mosveprim përbën shkak kushtetues për shkarkimin e një organi kushtetues, madje deri tek Presidenti i Republikës.

Në një shtet demokratik të së drejtës të gjitha institucionet shtetërore dhe zyrtarët në krye të tyre duhet të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjin. Në këtë kuptim, përgjegjësia e organeve shtetërore ndaj publikut është parim kushtetues i shtetit në një sistem të së drejtës; ajo është një institut i konsoliduar, sepse institucionet e shtetit i shërbejnë popullit, se veprimi i tyre vendoset nga Kushtetuta dhe se zyrtarët e shtetit që thyejnë Kushtetutën dhe ligjin, që vënë interesat personale apo të një grupi të vogël njerëzish rreth tyre mbi ato të shoqërisë, apo dhe më keq, veprime të cilat diskreditojnë rëndë pozitën shtetërore, duhet të shkarkohen në përputhje me shkaqet dhe procedurat e parashikuara në Kushtetutë dhe ligj.


Instituti kushtetues i shkarkimit të një organi kushtetues, pavarësisht nga forma e paraqitjes së tij, është një nga format e kontrollit publik dhe demokratik të një pushteti, një mënyrë e shfaqjes së përgjegjësisë kushtetuese përpara kombit dhe një nga metodat e vetëmbrojtjes së një shoqërie demokratike ndaj abuzimeve të kryera nga organi kushtetues në ushtrimin e kompetencave ligjore.

Unë shpreh bindjen e plotë se Kuvendi kreu detyrën e vet kushtetuese të balancës dhe të kontrollit demokratik të institucioneve. Ai shqyrtoi, në përputhje me planin e veprimit hetimor të miratuar nga Kuvendi, veprimet dhe mosveprimet e Prokurorit të Përgjithshëm, i ballafaqoi ato me shkaqet kushtetuese për shkarkim dhe arriti në konkluzionet përkatëse.

Veprimtaria e Komisionit Hetimor dhe e Kuvendit nuk mund të shihet si ndërhyrje në pavarësinë institucionale, përsa kohë nuk preket pavarësia dhe kompetenca institucionale për ndryshimin e fatit juridik të një dosjeje apo çështjeje penale. Ato merren vetëm si indikacione dhe të dhëna, sepse, ndryshe nga Presidenti i Republikës, analiza parashtrohet në terren konkret si një standard i kërkuar nga Kushtetuta në raste të tilla.

Në lidhje me pretendimin e tretë:

Unë besoj se, argumentet e tjera të paraqitura në letrën e Presidentit të Republikës për mospjesëmarrje të nismëtarëve të kërkesës për shkarkim në komisionin hetimor dhe prononcimet paraprake të deputetëve në media, nuk kanë asnjë mbështetje dhe argument ligjor. Për më tepër, sidomos në rastin e sulmit të deklarimeve të anëtarëve të veçantë të Komisionit, Presidenti në marrëdhëniet me Kuvendin duhet të jetë i kujdesshëm. Të drejtën e fjalës deputetit as nuk ia jep dhe as nuk ia merr dot Presidenti i Republikës dhe, as nuk mund të përcaktojë metodologji sesi duhet të ushtrohet ajo. Kjo është e papranueshme në një shoqëri demokratike.

Në vlerësimin e mazhorancës, procesi i shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm ishte tërësisht kushtetues dhe përmbushte çdo standard të kërkuar nga Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe jurisprudenca kushtetuese e vendeve të tjera. Garancitë, ky proces i kishte si një nga qëllimet prioritare dhe askush, madje as Presidenti i Republikës, nuk ankohet për procesin e rregullt ligjor. Diferenca mes Kuvendit dhe Presidentit të Republikës qëndron në materializimin e procesit: ndërsa Kuvendi kërkon dhe paraqet një shkallë të admirueshme detajimi dhe ballafaqimi juridik, Presidenti i shmanget një qëndrimi të tillë.

Në momentin e zgjedhjes, zoti Moisiu iu betua Kuvendit se do t’i shërbejë “….. interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar”. Ky betim shikohet kushtetuetshmërisht si një veprim që lidh postin e Presidentit me kombin, si një betim solemn që në shumë vende përbën edhe shkak kushtetues, në rast thyerjeje, për shkarkimin e tij nga detyra. Gjithsesi, unë nuk jam për të nisur një impeachement.

Nuk mund të parashikojmë sesi është përkthyer në gjuhën presidenciale “interesi i përgjithshëm dhe përparimi i popullit shqiptar”, por në një gjë jemi të sigurt, terminologjia e përdorur duhet të jetë ajo e para 3 korrikut 2005.

Le të mbetet ky dekret një aksident historik, që do të zbehë pakëz, por kurrë nuk mund të stepë dhe të shuajë aspiratën e integrimit europian, ku si kusht parësor kemi luftën ndaj krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit.



www.parlament.al
-----------------


Konflikti vazhdon
Nderkohe shumica pranon humbjen dhe terhiqet nga shkarkimi i kryeprokurorit pa harruar te ngerdheshe dhembet ndersa largohet "me bisht nder shale" nga muri ku shkoi te perplaste koken.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

Nën shenjën e Presidentit të Republikës




--------------------------------------------------------------------------------

Nga LORENC VANGJELI

Sollaku do të vazhdojë të jetë ende guri i dhembshëm në thembrën e qeverisjës së zotit Berisha. Kryeministri ka ripremtuar zero tolerancë ndaj Kryeprokurorit dhe mbrojtësve të tij, e ka cilësuar Sollakun peng të krimit dhe Presidentin si mbrojtës të tij, i ka parë të dy ata si të njëjtën anë medaljeje, por ka diferencuar qëndrimin ndaj tyre. Nëse Sollakut i tregoi derën e qelisë, garantoi se nuk do ta shndërronte Presidentin në objekt sulmi të tij. Kryeministri Berisha ja doli dhe njëherë, në vetëm pak minuta që foli, të mblidhte përpara tavolinës qeveritare në Kuvend të gjithë deputetët socialistë që protestonin pikërisht ndaj tij. Toni i tij, por dhe akuzat e njëjta me ato që përdorte kur ishte në opozitë, ka shkaktuar sërish tension, një seancë të ndërprerë dhe kërkesën për largimin e dëshmitarëve – mediave – të pranishme në sallë në ato minuta dramatike në Kuvend. ‘Dilni jashtë, ndryshe do të zbatoj kontratën’, kërcënoi me bërjen konkrete të kërcënimit të saj të mëparshëm për ndërprerjen e transmetimeve direkt të seancave zonja Topalli. Nxorrri jashtë mediat dhe brenda në Kuvend hyri sërish Garda e Republikës.
Seanca e djeshme e Kuvendit nisi nën shenjën e Presidentit të Republikës. Ashtu siç pritej, të djathtët e të majtët u ndanë prerazi; kreu i shtetit u mallkua dhe u konsiderua si ‘i lidhur me krimin’ prej të parëve dhe u konsiderua garant i institucioneve dhe u morr në mbrojtjën nga ‘akuza kriminale’ prej të dytëve. Kështu edhe kishte nisur. Në mesditë, Kryeprokurori i Përgjithshëm ka falenderuar Presidentin e Republikës që nuk dekretoi shkarkimin e tij në një sallë të mbushur me prokurorë, ndërsa mbas shpinës, në mur, qëndronte fotoja zyrtare e Presidentit të Republikës. Kjo foto është hequr nga zyra elegante dhe e mobiluar me shije e Kryetares së Kuvendit, pavarësisht se ekzistencën e saj aty e përcakton ligji. Njolla bosh në mur shpjegon edhe ndarjen përfundimtare me njeriun që vetë ish-opozita e kishte propozuar për postin e kreut të shtetit. Por kjo është vetëm ajo çka është e dukshme për shenjën e Presidentit dhe këtë fundvit që do të mbyllet po nën këtë shenjë.
Për të gjithë deputetët e Partisë Demokratike që folën për dekretin mohues të Moisiut për çështjen Sollaku, në qerthullin e personazheve të kapur nga krimi, tanimë bën pjesë edhe Presidenti i Republikës. Ajo që të shtunën e kaluar ngjante si një mundësi e pritshme, fillimi i procedurave për një shkarkim të mundshëm të Presidentit, të hënën, mbas reflektimit të fundjavës u përkthye në një rifillim të sulmit mbi Sollakun, por kësaj rradhe duke tejkaluar institucionin e Presidentit, siç e kërkon Kushtetuta.
Që ditën e shpalljes së dekretit Presidencial, por sidomos një ditë më pas, deputetët e Partisë Demokratike jo vetëm aluduan, por edhe pohuan se kishin prova dhe dispononin madje dosje edhe për vetë Presidentin. Dosje për atë vetë dhe për njerëz pranë tij. Për të përmendur më pas jashtë kamerave dhe diktofonave dhe duke përdorur si mjet komunikimi ‘median e kafeneve’ se në këto dosje kishte fakte që nisnin që nga çështje me implikime në trafik droge e deri në gudulisje e turpe me sfond seksual, dosje të cilat shpjegonin pozicionin e tij peng tek i mbrojturi prej tij, Sollaku. Ky ishte detaji që u kalua pa u vënë re pothuajse fare; opozita ishte zënë me festën e triumfit mbi Berishën, vetë Presidenti refuzoi të bëhet pjesë e lojës së përgënjeshtrimeve. Pas shantazhit indirekt me Albatros-in e të afërmve, ekzistenca dhe përfolja e këtyre dosjeve, është absolutisht skandali më i madh në ‘file’-t e shantazhit kundër Presidentit. Mbas kësaj nuk mbetet asgjë tjetër për të bërë. Tani është institucioni i Presidentit që ka nevojë për të rimarrë dhe njehërë mbrojtjen që atij vetë i garanton kushtetuta dhe imuniteti i tij. Tani është rradha që vetë Sollaku, duke tejkaluar problematikën e fatit të tij vetjak, të hetojë njerëzit që kanë guxuar të hetojnë dhe të krijojnë dosje për Presidentin e Republikës.
Me përjashtim të ndërhyrjes së ndërprerë të kreut të grupit parlamentar Majko në Kuvend, askush tjetër nuk ka pyetur se cili është ai individ, organizëm apo segment i shtetit shqiptar që ka guxuar të mbledhë prova dhe fakte kundër Presidentit të Republikës? Kush ka dhënë urdhër, në çfarë mënyrë janë mbledhur këto materiale, nëse ekzistojnë me të vërtetë, kush i ka përgjuar celularin apo ka ndërhyrë në jetën e Presidentit? Kush e ka në dispozicion këtë dosje dhe kush ja tund para fytyrës nga jo shumë larg zyrës së tij në fund të Bulevardit Dëshmorët e Kombit? Dhe e fundit, pse mbasi dosja u përmend, ajo u la sërish në heshtje, siç ndodh me agjentët potencialë, që ‘vihen në gjumë’ për t’u përdorur mbase në një moment të dytë?
Ajo që ndodhi dhe që është padyshim skandali më i madh i këtyre viteve të pluralizmit shqiptar, u harrua shumë shpejt, në harkun e një fundjave, edhe sepse ata që e hodhën në treg riformuluan llogaritë e tyre. Që nisin me citimin e Kushtetutës, neni 90 i saj, ‘Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij’ dhe vazhdojnë me faktin se në Partinë Demokratike nuk u intereson një President fajtor ose shkelës i Kushtetutës. Sepse në një rast të tillë duhej nisur procedura për shkarkimin e tij, i cili sipas të njëjtit nen parashikon se: ‘Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij’. Në sallën e Kuvendit, janë padyshim 35 deputetë të djathtë të gatshëm që të firmosin kundër Moisiut – janë të bindur se ai ka shkelur kushtetutën - por mungojnë absolutisht 94 deputetë që ta votojnë këtë propozim. Dhe mungojnë më pas edhe 84 votat e nevojshme për të zgjedhur pasardhësin e tij. Kjo ishte llogaria e ftohtë që u bë në fundjavë nga maxhoranca, edhe pse në Partinë Demokratike do të ishin mëse të gatshëm të sulmonin tashmë shkakun – Presidentin – dhe jo pasojën e tij – Kryeprokurorin.
’Edhe një herë dua ta garantoj se fundi i Sollakut do të jetë fundi që kanë patur dhe kanë të gjithë të protektuarit e tij’, kërkon t’i japë kurajë dëshpërimit të të tijve Kryeministri Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Duke dhënë shembuj edhe se informacioni që ai disponon për ‘veprimtarinë kriminale dhe të kapur nga krimi të Kryeprokurorit’ është i plotë. ‘Igli Toska ka regjistrimin e tij’, komenton Kryeministri pushimin e çështjes ndaj ish-ministrit socialist të rendit, pa treguar se çfarë është ky regjistrim me të cilin është shantazhuar Kryeprokurori, që i shkaktoi atij frikë dhe e detyroi të mbyllë dosjen e Toskës. ‘Aksident historik, që do të zbehë pakëz, por kurrë nuk mund të stepë dhe të shuajë aspiratën e integrimit evropian, ku si kusht parësor kemi luftën ndaj krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit’, tërhiqet për të sulmuar kryetarja e Kuvendit Topalli. ‘Për ne është e rëndësishme të konstatojmë se ka vullnet të plotë politik për luftë ndaj krimit, ka angazhim maksimal të strukturave përgjegjëse për ndërmarrjen e veprimeve kundër tij’, tërheq dhe lëshon në të njëjtën kohë Presidenti përpara homologëve të tij në Beograd. ‘Nuk përjashtohet mundësia të ngremë një grup hetimor të pavarur për hetimin e lidhjeve të tij (Sollakut) me krimin, një grup prokurorësh që ta hetojnë’, jep direktivë në Tiranë Kryeministri dhe në po të njëjtën ditë, të hënën, ministri i tij i drejtësisë thotë se ky grup i ‘pavarur’ e merr rrogën në Ministrinë e Drejtësisë. ‘…mund të shihet mundësia e heqjes së imunitetit dhe të bëhet hetimi për të gjitha lidhjet e tij me krimin, favorizimeve që u ka bërë organizatave kryesore kriminale dhe shumë probleme të tjera të mëdha’, përfundon kryeministri përpara të tijve, por pa shënuar se ka përmendur si rrallë herë, tre herë fjalën ‘dëshpërim’ në një fjalim të tij. Dhe pavarësisht se nuk e ka pranuar, pavarësisht se ju është betuar socialistëve se gëzimi i tyre për Sollakun është vetëm i përkohshëm, Kryeministri e di mirë se tani e tutje Sollaku do të jetë guri në thembrën e qeverisjes së tij. Pavarësisht se duke menduar një gjë të tillë, zemërata e tij në fakt ka parasysh emrin e vetë Presidentit të Republikës. Dhe pendesën për momentin që tha ‘Po’ për emrin e njeriut që do të ulej po në atë karrige që ai mendoi se po e linte në përdorim. Për një mandat thjesht të ndërmjetëm.


www.gazetashqiptare.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: "ceshtja Moisiu"

nderkohe sollaku ...

FIER/ Takim me policinë pas urdhërit të Sollakut


Prokuroria: Do rihapim dosjet e '97





--------------------------------------------------------------------------------

Kryeprokurorja e Fierit Marjeta Zaimi dje ka organizuar një takim me drejtuesit më të lartë të policisë së këtij rrethi. Gjatë këtij takimi, është kërkuar forcimi i bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve për zbardhjen e ngjarjeve të ndryshme dhe arrestimin e autorëve të krimit. Burime konfidenciale nga organi hetimor, pohojnë se në takim është kërkuar të rihapen dosjet e vitit 1997. Sipas këtyre burimeve, do fillojë nga e para hetimi i të gjitha dosjeve që i përkasin periudhës së trazirave të këtij viti, të cilat për mungesë provash, janë mbyllur apo pezulluar. Nuk bëhet e ditur sesa është numri i këtyre dosjeve të 9 viteve më parë. Takimi në organin hetimor të Fierit është bërë pak ditë pasi Kryeprokurori Thedhori Sollaku mblodhi në takim drejtuesit e prokurorive nëpër rrethe. Gjatë këtij takimi, numri një i akuzës u ka tërhequr vëmendjen vartësve të tij që të jenë sa më të vëmendshëm ndaj shqetësimeve të policisë dhe të rritin bashkëpunimin me ta. ir.ho


www.gazetashqiptare.com
 
Top